Rama: Askush nuk do na ndalë të nxjerrim Shqipërinë nga llumi

November 22, 2014 15:03

Rama: Askush nuk do na ndalë të nxjerrim Shqipërinë nga llumi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e sotme të opozitës përpara selisë së qeverisë.

Ai është shprehur se është i vendosur në rrugën e tij për të vazhduar me reforma duke mos u ndalur nga askush.

Asgjë e askush s’do na ndalë në nxjerrjen e Shqipërisë nga llumi i gënjeshtrave, shpifjeve, iluzioneve, hajdutërisë dhe maskarallëkut politik”!, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Më tej kryeministri thotë se mireqenia dhe punesimi vjen pasi paguhen dritat dhe nuk zaptohen hapësirat publike.

“Që të kemi më shumë punësim e mirëqenie duhet mos vjedhim dritat mos zaptojmë hapësirat publike mos gënjejmë veten që ka zhvillim pa mund!” thekson Rama.

Opozita protestoi sot kundër rritjes së çmimit të energjisë, taksave, e papunësisë.

November 22, 2014 15:03
Komento

4 Komente

  1. keni November 22, 18:05

    kete thuaje dite e perdite se nese edhe ju bini ne gjume e tregoni se pa mund behen milionat sic na tregoi qeveria e meparshme athere edhe ne do vijme para kryeministris e pasi e permenda ate ndertes fatkeqe do ti thoja zaptuesve te kaluar kurr me e kurren e kurres nuk do ja u mrrije jeta qe te uluni perseri ne kete karrige qe esht e ketij njeriu qe me ne fund tregoi se esht me i menqur dhe shume i duruar

    Reply to this comment
  2. Devolliu November 22, 18:13

    EDI RAMA dhe QEVERIA duhet të bëjnë detyrën duke çuar para gjyqit Kryekriminelin Sali megjith kriminelët e tjerë, hajdutët e vrasësit e shqiptarëve, si puna e lulërve, medinjve, farinjve, fasliçërve, kuliçërve, zenërve e tërë qenërve të Saliut, që të shpëtojë njëherë e mirë Shqipëria.

    Reply to this comment
  3. info analitike November 22, 18:44

    “Asgjë e askush s’do na ndalë në nxjerrjen e Shqipërisë nga llumi i gënjeshtrave, shpifjeve, iluzioneve, hajdutërisë dhe maskarallëkut politik”!,

    Motoja politike e nje genjeshtari patologjik ne te njejten vije me paraardhesin.

    Reply to this comment
  4. Gezimi November 23, 23:10

    Askush nuk do na ndalë të nxjerrim Shqipërinë nga llumi, por kjo nuk eshte e vlefshme kur e ke llumin brenda qeverise tende. Shqiperia e pa shprese… 🙁

    Korrupsioni vazhdon po njelloj si ne qeverisjen e Saliut, ne te gjitha nivelet dhe ne te gjitha sektoret, vetem ka ndryshu njerezit te cilet per hire te se vertetes jane me te sofistikuar se ato te Saliut dhe kane rritur edhe cmimet e ryshfeteve… pandeshkushmeria vazhdon njelloj dhe ne disa drejtime eshte thelluar, pasi ai eshte ne shnderruar ne sistem, dhe te vetmit qe e hane jane njerezit e Ilir lavatricesh (dallkauk), por ne realitet njerezit e Saliut dhe Rames kane standart me te larte korrupsioni dhe pandeshkueshmerie, duke krijuar aleanca dhe krushqira nen rrogoz mes vedit, per te vjedhur Shqiptaret.

    Te paaftet, kriminelet dhe te pamoralshmit vazhdojne te na drejtojne si ne kohe te Saliut.

    Shqiperia lengon…shqipetaret drejt largimit….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*