Rama: Askush s’e merr peng reformën në arsim, pse u vonuan pagat

February 14, 2018 12:09

Rama: Askush s’e merr peng reformën në arsim, pse u vonuan pagat

 

Kryeministri Edi Rama në një takim me senatin e Universitetit të Tiranës theksoi se askush nuk e merr dot peng reformën në arsim.

Sipas tij, universiteti e ka problemin me veten, pasi reforma e arsimit të lartë i ka dhënë autonomi të zgjeruar.

“Askush nuk e merr dot peng reformën, as me shfaqje as me firma. Problemi themelor që sot universiteti ka është me vetveten, nuk është as me qeverinë as me legjislacionin. Universiteti sot ka një sfidë të re që është një autonomi e zgjeruar, në letër, e zgjeruar. Debati që do të doja të bëja me universitetin, senatin, rektorin, dekanët, profesorët është ca duhet të bëjë qeveria më shumë për të garantuar këtë autonomi të zgjeruar, dhe jo si qeveria të hyjë të ndajë engjëjt nga djajtë të bëhet me disa kundër disave dhe histori të tilla që kanë të bëjnë me një të kaluar që mund të ketë shumë mendje në universitet po nuk ka lidhje as me mua e as me qeverinë”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për vonesën e pagave të pedagogëve, problem që sipas Ramës erdhi si pasojë e një debati mes ministrisë së Arsimi dhe asaj të Financave për trashëgimin e grantit të pakushtëzuar.

“Vonesa e pagave është një shembull shumë i qartë i faktit që reforma është sfidë edhe për ne që e kemi udhëhequr dhe e kemi kthyer në legjislacion. Sepse na ka vonuar ne vetë si qeveri një debat midis ministrisë së Arsimit dhe të Financave, për çfarë? Për trashëgiminë e grantit të pakushtëzuar. MASR në këndvështrimin tim me të drejtë këmbëngul që granti i pakushtëzuar trashëgohet automatikisht dhe administrohet nga vetë universiteti, ministria e Financave këmbëngul që ‘po, të trashëgohet” po çdo vit duhet një aprovim i Ministrisë së Financave për trashëgueshmërinë”, thotë Rama.

a.s/dita

February 14, 2018 12:09
Komento

13 Komente

  1. Drejtesia pa Parti February 14, 12:30

    Eh, mor’ vella,
    ku marrin vesh shqiptaret,
    ke tere keto vite ti
    qe u thua se Qeverria eshte E Pavarur nga Populli, dhe ata s’te besojne dot!
    Edhe pa rroga do rrini,
    kjo eshte Sfida!
    Kjo eshte vashkeqevwrisja!

    Reply to this comment
    • adri February 14, 15:37

      Edi rama eshte kryministri I paafte dembel qe qeveris shqiperine. Nga Ky mund te presesh cdo gje. Ai nuk e ka problem per asgje shet detin, jep token shqipetare per varreza grekeve, don te beje marreveshje me Serbie qe punon Nate e dite kunder kosoves.

      Reply to this comment
      • Xha Teme February 14, 18:16

        adri,
        Ore mytyber qe as lexon, as degjon dhe as meson. KM po ua thote troc. Universitetet kane autonomi te plote dhe Qeveria nuk mund te behet pjese e maskarades qe po ndodh brenda Universiteteve. Ti halucinant kalon te shitja e detit, varrezat e ushtareve greke dhe “marreveshjet kunder Kosoves”. Merr ilacet dhe qetesohu. Lexo edhe mesazhet e kuqe te Salianjit me G.D dhe do te shplodhesh more kokedruri i SHQUP-it

        Reply to this comment
        • mirel February 14, 22:17

          O xha Teme.
          Hajduti qe shet detin, shet dhe Universitetin.
          Po ju jeni vemje te paevoluara dhe do ngeleni funderinat e ballkanit.
          Bota do ju percmoje se nuk keni dinjitet per te qene njerez te civilizuar, por shtaze pylli ne gare per privatizime.
          Kete po ben Ramuti qe po perdor shtetin per ta shitur te gjithe te privati.

          Reply to this comment
  2. Ekonomist February 14, 13:08

    – Vonesa e pagave eshte shembull shume i qarte i faktit qe reforma eshte sfide edhe per ne qe e kemi udhehequr dhe e kemi kthyer ne institucion – (!)
    Jane “shpjegimet” alla-Halldup te nje kryeministri harbut qe nga Ekonomia nuk merr vesh me shume se gomari nga muzika.

    Reply to this comment
  3. Kryeministeri ka shume te drejte . February 14, 13:12

    Nqs do shikojme nivelin e ktyre mesuesve pra Pedagogeve qe pellasin gjasme kann ngel pa buke , se cfar kann prodhuar gjate gjithe ktij tranzicioni ,
    Diploma fallso , te shkolluar fallso , qe kane degjeneruar institucionet ku jane punesuar duke u bere ne nji far menyre nji rrezik per te ardhmen e vendit .
    Shif kudo ne cdo fushe se cfar kane prodhuar kto vite . Gjykata .Prokurori.Politike.Media . Art. e kudo ,dicka e tille qe i ngjan nji Bote Tallava kudo .

    Veten nji nivel Europian Shkollash ,
    perbere nga mesues e nivel Europian Pedagogjie
    mundet te vendos bazat e shendosha te nji te Ardhme Shqiptare ,perndryshe kta qe jane sot ,qe pervec parase e pasurimit nen alibine e te dhenit shkolle studenteve con ne katastrofa kombetare ,nuk mbijeton dot si Kombe .

    Reply to this comment
    • mirel February 14, 22:19

      Diplomat fallco jane produkt i shtetit fallco. As me shume e as me pak.
      Po te paktem Universiteti Shteteror ka ngelur me profesionali nga te gjithe privatet.
      Qenie shtazarake qe i jeni kthyer shkaterrimit te cdo gjeje.
      Qelbesirat e Evropes

      Reply to this comment
  4. Eduarti February 14, 14:04

    Shtttt…ju flet Edi Rama!
    E ka kollaj fare…Deshtimet i quan Reforma!

    Reply to this comment
  5. info analitike February 14, 15:45

    Qy edhe deshtimin me te turpshem e pershkruan si sukses te papare. Natyrisht vetem militantet i besojne perrenjve psiqike te kriepsikopatit. Ore po i ngrihen te gjithe kundra e ky akoma vazhdon kuturisjet e tij te marrezise.

    Reply to this comment
  6. ,,, February 14, 18:24

    Ti vini anes Ed Rames
    Jepini tastieres sa keni nge

    Reply to this comment
  7. info analitike February 14, 19:08

    Ore nje pietje nga salla. Qy kriepsikopati a ka punuar ndonjehere tek privati ose si privat dhe cili ka qene rendimenti i tij? Natyrisht nuk i referohem shitjes kontrabande te ikonave buze Senes por nje pune serioze me taksa te paguara e me fatura ashtu sic propagandon ai.

    Reply to this comment
    • mirel February 14, 22:21

      Jo, ky kryePiSi punon ne shtet si privat.
      Kaq shume kane rene shqiptaret sa nuk kuptojne me cdo te thote shtet.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*