Rama: Ata që ju kanë gënjyer këndojuni këngën tek kutia “ku më le e ku mbete”

June 11, 2017 12:37

Rama: Ata që ju kanë gënjyer këndojuni këngën tek kutia “ku më le e ku mbete”

 

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral me banorët në Rrogozhinë tha se ata politikanë që kanë dhënë fjalën dhe kanë gënjyer të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe qytetarët të japin fjalën dhe të mos i votojnë.

Edhe diçka, e di që ju vijnë në shtëpia që ju ofrojnë apo dhe kërcënojnë. Por kur ju vijnë në shtëpia, edhe ju pritini mirë e bëjuni të njëjtën gjë që ju kanë bërë. Ju kanë dhënë fjalën dhe ju kanë gënjyer? Edhe ju jepuni fjalën, por më pas tek kutia e votimit këndojuni këngën ‘ku më le e ku mbete”, tha Rama.

Rama tha ndër të tjera se nuk do pushtet për vete, se po të donte pushtet për vete kreu i PD do ishte në çadër tani.

“Kujt thotë që ne duam më shumë pushtet më vete thojini që Luli do ishte në çadër tani dhe mezi do priste shiun se do vdiste nga dhe ne do kishim votimet në 18 qershor. Por pse nuk e bëmë ne këtë? Sepse ne nuk duam pushtet për vete. Ne duam më shumë pushtet për ju”, tha Rama.

 

June 11, 2017 12:37
Komento

2 Komente

  1. Crusader June 11, 13:01

    Po ja na thuaj o ti i kryeministrise se c’fare premtove ne 2013-en, dhe c’fare realizove. 95% e premtimeve fiasko, pra genjeve dhe nuk meriton asnje vote.

    Hajde me te tjeret dhe ti.

    Reply to this comment
  2. info analitike June 11, 18:12

    Kryegenjeshtari ne delir total.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*