Rama: Bashkia e re e Gramshit, një transformim real

September 21, 2016 11:40

Rama: Bashkia e re e Gramshit, një transformim real

Bashkia e re e Gramshit, deri para tre vitesh një qytet krejt i harruar, sot po jeton një transformim real, me qytetin që po kthehet çdo ditë e më shumë në një qendër urbane me hapësira publike dinjitoze për banorët.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama sjell imazhe nga kantieret e rilindjes urbane të Gramshit. “Bashkia e re e Gramshit, deri para tre vitesh një qytet krejt i harruar, ku makinat parkoheshin në qendrën e qytetit dhe nga të katër anët shihej rrënimi nga braktisja e qeverisë në Tiranë; sot po jeton një transformim real, me qytetin që po kthehet çdo ditë e më shumë në një qendër urbane me hapësira publike dinjitoze për banorët, që përveç jetës sociale më cilësore, përfitojnë dhe një rritje të vlerës së pasurisë së patundshme”, shkruan Kryeministri Rama.

Edhe rruga e re që lidh Gramshin me Elbasanin, sipas tij, është realizuar në dy vjet me standarde të shkëlqyera dhe i ka dhënë një frymëmarrje të madhe qytetit, duke lehtësuar ndërlidhjen e gjithë kësaj zone me pjesën tjetër të vendit dhe duke e bere lidhjen me Tiranën në më pak se 90 minuta.

“Këto zhvillime të mezipritura rrisin dukshëm nevojën për ta shtrirë më tutje, më shpejt transformimin, duke kultivuar dëshirën e njerëzve për të vazhduar të investojnë në biznese të vogla e në ferma, për të parë përtej kufijve asfikues të qytetit të vjetër në hapësirën e madhe të bashkisë së re, e cila ka një natyre të mrekullueshme dhe potenciale reale zhvillimi”, përfundon. Rama.

September 21, 2016 11:40
Komento

1 Koment

  1. populli vlonjat September 21, 15:55

    O z.Rama po mbase je deputet i Vlores mor derebardhe,ktheji syte ketej se dhe nje lungomare qe fillove ,po shkon 4 vjete spo mbaron!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*