Rama bën bilancin e ngjarjeve kulturore: Po lëmë pas një vit të jashtëzakonshëm…

January 1, 2020 18:29

Rama bën bilancin e ngjarjeve kulturore: Po lëmë pas një vit të jashtëzakonshëm…

‘2019-ta ishte viti i sprovave të mëdha, një tjetër i shkëlqyer na pret’, kështu e nis kryeministri Edi Rama, teksa bën një bilanc për vitin që lamë pas me momentet më kulminante sa i përket botës së kulturës.

Në një retrospektivë, Rama e cilëson si një vit të jashtëzakonshëm, teksa premton se 2020 do të jetë më i shkëlqyer.

“Sfiduam veten, përmbyllëm projekte të mëdha, hapëm të tjera kantiere; promovuam trashëgiminë; çuam aktivitete në gjithë Shqipërinë; ndamë mes tonë librat e zemrës; u përlotëm me ngazëllimin e fëmijëve që për herë të parë shihnin shfaqje të kukullave; ngritëm skena mbi ura e autobusë. Po lëmë një vit të jashtëzakonshëm. Bienale e artit Venecia. Opera në Park. Dhamë 1130 shfaqje. Gjirokastër restaurim kalldrëmesh, shtëpish, e ruajtje traditash. Elbasan pazari i artizanatit dhe kulinarisë. I rikthyem Vlorës qendrën historike.

Teatri i Kukullave udhëtoi në të gjithë Shqipërinë. Ritëm mbi ura. Tetori i Librit. Tirana qytet librash Mantova. Rikonstruksioni i Teatrit të Operas dhe Baletit. Biletaria online. Kullat e liruara të Krujës qendra të reja turistike. Përuruam kishën e restauruar të Ristozit, në Mbrojë. Pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit hynë në UNESCO. Një film shqiptaro rus më tekst të Ismail Kadares. Muaj i Muzikës. Po lëmë pas një vit të jashtëzakonshëm një tjetër i shkëlqyer na pret. Gëzuar 2020”, shprehet Rama.

o.j/dita

January 1, 2020 18:29
Komento

3 Komente

  1. kris 1 January 1, 19:44

    Ka harruar se hodhem dhe fishekziare

    Reply to this comment
  2. shaban January 1, 22:54

    Me duket se vetem ti si km je i kenaqur me arritjet tuaja

    Reply to this comment
  3. mirel January 2, 03:05

    Vit i jashtezakonshem. Ministria e Kultures e shpalli Lahuten me origjine serbe.
    Arritje e shkelqyer!
    Butrinti u dha me koncesion dhe koncesionari menjehere e shpalli “Zone Arkeologjike Greke”.
    E jashtezakonshme dhe kjo fitore per shqiptaret. E papare fare bile…ne Jug u vendosen tabelat rrugore greqisht shqip, dhe kerministri u tha minorikareve te Dules: Efkari sto para, para, dhe para.
    Poli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim