Rama publikon raportin: Këto janë çështjet që shqetësojnë qytetarët

July 7, 2017 10:12

Rama publikon raportin: Këto janë çështjet që shqetësojnë qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot raportin e parë lidhur me komentet që i kanë ardhur nga qytetarët për çështjet për të cilat ata presin zgjidhje.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Rama shkruan se tre çështjet kryesore që janë përmendur nga qytetarët janë Drejtësia, Administrata dhe Arsimi.

RAPORT PËR JU

Më poshtë keni përmbledhjen e raportit që i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për mekanizmat e Bashkëqeverisjes me Njerëzit😊✌🇦🇱

Kjo përmbledhje, ashtu si vetë raporti, është bërë nga Skuadra e Shënimeve, pas leximit dhe kategorizimit në dosje të veçanta të të gjithë komenteve Tuaja në postimin me titull: ÇFARË DUHET TË PËRMIRËSOJMË?

Komentet e mëtejshme janë të mirëpritura për vijimin e bashkëpunimit tonë. S’keni parë gjë akoma😉✌🇦🇱

Statistika të sugjerimeve Për Shqipërinë që Duam

DREJTËSI-ADMINISTRATË-ARSIM janë 3 çështjet më të përmendura duke shënuar edhe diferencë të konsiderueshme me të tjerat. Të përmendura mbi 4900 herë ato qëndrojnë në krye të listës duke bashkuar shumicën e komentuesve si fushat prioritare për katër vitet në vijim.

Nëse do të përzgjidhnim 5 çështje kyçe, ato do të ishin: DREJTËSI-ADMINISTRATË-ARSIM -BUJQËSI-SHËNDETËSI, të sugjeruara 5237 herë.

10 ÇËSHTJET KRYESUESE TË SUGJERUARA RRETH 10 MIJË HERË NË 6 MIJË KOMENTE JANË:

  1. DREJTËSI
    2. ADMINISTRATË
    3. ARSIM
    4. BUJQËSI
    5. SHËNDETËSI
    6. PUNËSIM
    7. RILINDJE URBANE
    8. SHTET
    9. EKONOMI
    10. TURIZËM

1105 komentues inkurajojnë dhe kërkojnë të ecet shpejt me reformën në drejtësi si një premisë kyçe që shtron rrugën për zgjidhjen e shumë çështjeve të tjera, që nga lufta kundër korrupsionit tek rritja e investimeve të huaja; zgjidhja e problemeve me pronat; lufta ndaj pabarazisë apo kundër abuzimeve të çdo niveli

973 komentues kërkojnë reformimin e thellë të administratës duke e ulur pritshmërinë edhe deri tek mirësjellja dhe ofrimi i informacionit të saktë. Sugjerimet se si mund të arrihet përfshijnë depolitizimin; punësimin e profesionistëve përmes meritës, qendërzimin e shërbimeve dhe digjitalizimin.

805 komentues besojnë fort se gjithçka nis me Arsimin, duke u fokusuar më shumë tek cilësia e mësimdhënies, aftësitë e mësuesve dhe mënyra e punësimit të tyre. Një sugjerim interesant ishte që përvec testimit të dijeve të mësuesve, të bëhet krahasimi i rezultateve të punës së tyre tek nxënësit dhe vendosja e pagës në varësi të këtyre rezultateve. Vijimi i përpjekjeve për forcimin dhe modernizimin e Arsimit profesional mbështetet me shpeshtësi të lartë, ndërsa Arsimi i lartë dhe universitetet përmenden rrallë

790 komentues besojnë se duhet investuar fort në bujqësi, që nga mbështetja e fermerëve për të prodhuar e deri tek infrastruktura e lidhjes së fshatrave me qytetet e tregjet apo rilindjen urbane që duhet të shkojë në çdo fshat. Një shqetësim të madh paraqet edhe kontrolli i produkteve ku komentuesit mbështesin idenë e ndërhyrjes në legjislacion duke vendosur rregulla dhe dënime shumë herë më të rrepta për pesticidet e kimikatet e dëmshme, kur ato përdoren. Siguria ushqimore është përmendur me shpeshtësi të lartë në këtë grup.

564 komentues kanë kërkuar të shihet me prioritet shëndetësia, duke vënë në qendër të shqetësimeve të tyre mjekët e korruptuar apo mungesën e ilaçeve dhe shërbimeve. Vlen për tu theksuar se në këtë grup vlerësohet me shpeshtësi të lartë nga komentuesit që ka patur ndryshime pozitive në shëndetësi, por ka ende më shumë për të bërë.

511 komentues kërkojnë hapjen e vendeve të reja të punës përmes rritjes së investimeve të huaja, ndërhyrjeve në arsim për një formim më të përshtatshëm me tregun, mbështetjen e biznesit duke ulur taksat, mbështetjen e të rinjve me fonde për të hapur biznese apo mbështetjen e bizneseve ekzistuese që punësojnë të rinjtë, si edhe shumë opsione lehtësirash të tjera për sipërmarrjet.

470 komentues sugjerojnë të ecet më tej me programin e rilindjes urbane duke e lidhur fort me përmirësimin e nevojshëm të infrastrukturës, përmirësimin e imazhit, rritjen e turizmit dhe me forcimin e ekonomisë lokale

466 komentues kërkojnë të vijohet me forcimin e shtetit në kuptimin e zbatimit të ligjeve, rregullave, kontrollit, barazisë së trajtimit të qytetarëve, shërbimeve dhe mbrojtjes së shtresave më në nevojë. Shpeshtësi të lartë mbajnë sugjerimet për të ecur më shpejt me reformat në rrugën e integrimit në BE, pasi suksesin e këtij procesi e lidhin drejpërdrejt me ekonominë, mirëqenien e tyre dhe me cilësinë e shërbimeve publike

402 komentues sugjerojnë të punohet më fort për rritjen ekonomike duke ndërhyre që nga ulja drastike e taksave e deri tek shtetëzimi i ndërmarrjeve dikur shtetërore për një shfrytëzim më të mirë të pasurive natyrore kombëtare. Shpeshtësi e lartë paraqitet me kërkesën për të vazhduar me luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiskal.

294 komentues besojnë fort tek turizmi si prioritet kryesor në 4 vitet e dyta, duke adresuar nevojat për përmirësim të infrastrukturës turistike, nxitjen e përmirësimit të shërbimeve dhe cilësisë në hoteleri, si edhe afrimin e investitorëve apo emrave të mëdhenj në turizëm, si rruga më e mirë për zhvillim ekonomik dhe punësim

July 7, 2017 10:12
Komento

16 Komente

  1. Bubicacurrel July 7, 11:21

    Sikur qeverite e meparshme dhe kryeministrat te punonin si *Rilindja ku ne qender eshte qytetari dhe sherbimet publike, as nje shqiptar Nuk do zhgenjehej dhe shkonte ne emugracion si afrikanet sirianet irakiwnet pakistanezet kurdet ec Bravo Edi Ram!

    Reply to this comment
  2. Albana July 7, 12:14

    Te denohen mashtruesit e prones prlvate te qytetareve,te cilet perdorin ligjin dhe tallen me kontratat e nenshkruara tek noteret,duke mare leje ndertimore nga Bashkia, pa pasur kapitale te mirefillta dhe potence financiare te verifikuar nga shteti.Kjo kategori
    apo firme ndertimi te perjashtohet nga tregu ndertimor
    se keta ndertuese denigrojne ne hajduteri te ligjeruar,
    me pasoja te renda per qytetaret. T’i jepet fund lojes
    se marrjes se kredise nga bangat dhe pastaj te ngarkuar jo vetem duke shkateruar pronen private, por
    bejne falimentim ne gjykate dhe i shikon si triumfatore
    te shkaterimit te ekonomive te vogla qytetare pa ju hyre
    gjemb ne kembe per vehten e tyre.Ku eshte fuqia e tyre
    pervec se ne administraten e vet shtetit?
    T’i jepet fund kesaj praktike hajduterie, nje plage e
    rende per shoqerine tone.Ne emer te inisiatives se lire,
    keto skema hajduterie nga subjektet ndertuese duhet te mbajne pergjegjesi ligjore jo vetem autoret e keyre skandaleve,por edhe ata qe firmosin lejet ndertimore
    nga Administrata Bashkiake.Shume qytetare, te vendosur ligjerisht ne keto pozita humbin pronen ,te
    cilen e sekuestron Banga, ku meret kredi e madhe nga firma ndertuese…….Patjeter qe kjo eshte e organizuar
    nga administrata e shtetit,te ashquajturit punonjes qe
    s’kane te ngopur dhe kane uri ne koke qe mos i hengeshin….

    Reply to this comment
  3. jetimet e 21Janarit July 7, 12:29

    TI DUHET URGJENT TE LESH DETYREN SE O NUK I MER ILAÇET oO I NGATERRON ME ATO TE SALISE E LIKE FLORISE!
    Shqipetaret jo idjote si puna jote kane vetem nje kerkese ate qe ta kerkuan para 4 vjeteve kur fjete me simbolin e korrupsionit Liken dhe ate qe ta perseriten kur fjete me Bashen:
    Shperndarja 100 perqind e krimit e korrupsionit ne parlament dhe zgjedhja e nje shqipetari me te moralshem e te pa inkriminuar president deri ne zgjedhjen e presidentit nga populli.
    Ti nuk mund ta rilindesh shtetin se di vetem te shtrosh e heqesh pllaka si Saliu asfalt se e kini koken asfalt se atje vidhet me shume.
    Zgjedhje urgjente te parakoheshme eeeeee me qeverri te shpetimit kombetar nga kujdut e dhjetorit dhe like florinjte sherbetore te Salise serbise dhe biberajve antishqipetare te ameriqise..

    Reply to this comment
  4. lejlek July 7, 12:32

    Por cfare thote nje punonjese shteterore ne nje zyre te gjendjes civile?!
    “Orari zyrtar eshte me 8″per te gjithe qe punojne ne shtet “ndaj po deshe”(Adelina e Kashari)t.
    Prandaj dhe meqe 99% e punonjseve punojne tek privati shtetaret te kene orare para ores 7 dhe pas ores 17 mendoj .

    Reply to this comment
  5. Loni July 7, 12:40

    Me behet qefi qe ka dale Drejtesia ne vend te pare, ka domethenie te Madhe

    Reply to this comment
  6. Robert Çamçakizi me thonj te pa prere July 7, 12:52

    O IDJOT MER KESHILLTARE TE PAPUNET NGELUR RRUGEVE QE DREJTUAN KETE SHTET TANI KTHYER NE BORDELLO.
    Te permendesh 10 fjale si papagall apo femije i lindur òyryk ne ne vend te Tete te permendesh fjalen SH T E T—eshte si te mobilosh e besh piktura ne nje ‘shtepi’ qe nuk e ke e as ke ndermend ta nderosh….

    Reply to this comment
  7. Zaho Koka July 7, 13:00

    Me keto ‘çeshtjet’ qe i mesove pas 25 vjetesh tregoja zahos ose kur te kesh nge sales apo likes po as na thua ‘òeshtjen’ kryesore:
    KUSH DO JENE PARAMETRAT KERKESAT E REQUISITET PER TE ZGJEDHUR KRYETARIN E SHTETIT SHQIPETAR 27 VJET PA SHTET1?
    Po nuk je ne gjendje ti pergjigjesh kesaj pyetje jep doreheqje e shko ne Surrel mbill peme e shtro pllaka si te vetemen pune qe di te besh

    Reply to this comment
  8. anticensurë25642654 July 7, 13:18

    pas “call center” rama bëhet dhe “sondues”si ed zaloshna ose gllupi!!
    përveç pronës, që ka lënë jash,t nuk ma mer rmëndja që të ket zë tjetër që mund të mos jetë shqetësues!!
    pra me një fjalë gjithçka është shqetësuese për qytetarët!
    pra me një fjalë asgjë nuk është në rregull??
    fajin e ka LSI!!
    PS dhe PD do ta vënë në vijë tërë shqetësimin tuaj!!
    e nxorrën LSInë në opozitë dhe tashti do të vjelin të gjitha vetë!!

    Reply to this comment
  9. lili July 7, 13:18

    vertet paska pasur kryeministri jone nevoje per facebookun edhe per nje shoqeri qe analizon FB per te vu re se cka nuk shkon ne shqiperi?
    O Tempora O Mores!
    Po sikur vete vetem nje dite te ishte prape nje qytetar i thjesht qe kerkon dicka nga administrata qe ai drejton, do te kishte kuptuar ;;;
    DUAM SHTET, po ndoshta si shume atje ne qeveri edhe ky nuk di cka eshte me qene Shtet, e cfare detyra ka shteti karshi qytetaret….
    5 itemet e para jane vetem puna e Shtetit…

    Reply to this comment
  10. anticensurë25642654 July 7, 15:45

    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

    « Back

    Reply to this comment
  11. Zzzzzz July 7, 17:22

    INTESITETI I PUNONJSVE ESHTE ME SE I PAPARANUESHMI PASI PER NJE VEPRIM QE KERKON NJE FIRME DO TE KRUYEHT ME NGADALSINE E BRESHKES PUNONJSIT SJANE TE MOTIVUAR DHE QYTETERIN E SHPERFILLIN ME NGALASINE E TYRE GJATE DHENIES SE DOK….

    Reply to this comment
  12. Konti Sbalta July 7, 18:31

    Tregojne neper perralla ,, por edhe neper filma kemi pare se dikur mbreter”te mire , popullore”visheshin thjeshte dhe maskoheshin per te mos u njohur dhe shikonin se si sillej populli ndaj pushtetit te tij e c’mendonte per mbretin e mbreterine. Sot ka nji mori mjetesh informimi qe ja lehtesojne punen qeverise per tu informuar per menyren se si ajo qeveris dhe c’mendim ka populli per kete.Zgjedhjet jane pergjigja me e plote . Ne te besuam per ato qe ke bere . Prandaj vepro dhe mos humb kohe dhe durim .

    Reply to this comment
  13. katarakti July 7, 20:51

    Metode e re qeverisese. Per here te pare gjate ketyre 27 vjeteve nje qeveri publikon kerkesat dhe pritjet qe opinioni publik ka ndaj saj. Gje e rralle dhe e shenuar. Nje ndryshim 180 grade me te shkuaren. Intuita popullore edhe nje here tjeter deshmoi se nuk gaboi kur zgjodhi Edi Ramen per te vazhduar reformat e ndryshimit dhe perparimit edhe per 4 vjetet e ardhshem.

    Reply to this comment
  14. Arben July 7, 22:27

    CFARE PRET ME NGA KY POPULL PERTAC.

    PUNESIMI ANDEJ NGA FUNDI??!!

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  15. Arben July 7, 22:50

    ORE LESHOJINI KOMENTET, BOLL JA LEPITE EDRAMES.

    Reply to this comment
  16. Sallakja July 8, 02:23

    Ik more Edi,
    lipsu tutje,
    se çoç tė pandyem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*