Rama: Berisha, në jetë private. Asnjë rrezik për mediat që i kanë shërbyer

June 25, 2013 20:55

Rama: Berisha, në jetë private. Asnjë rrezik për mediat që i kanë shërbyer

Berishës i uroj gjithë të mirat në jetën e tij private – tha Edi Rama në një fjalim të sapombyllur nga oborri i selisë së PS-së ku mijëra mbështetës të opozitës, po festojnë fitoren në zgjedhje.

Veç Berishës, Rama tha se nuk do preken as administrate, madje as mediat që i kanë shërbyer Berishës. “Asnjë rrogëtar që i shërben shtetit me meritë, të mos ndihet i kërcënuar, asnjë media që i ka sherbyer kundërshtarit të mos ndihet e rrezikuar” – tha Rama ndër të tjera.

 

Përpara një turme entuziaste, kryetari i PS, Edi Rama mbajti të parin fjalim si kryeministër. Gjeni më poshtë tekstin:

 

Sot, ju, populli i Shqipërisë, vendosët të ma ngarkoni mua dhe skuadrës sonë kombëtare të Rilindjes, së bashku dhe në mënyrë të pandarë me partnerët tanë strategjikë të LSI, këtë përgjegjësi kaq të madhe.

Ne e pranojmë përgjegjësinë me ndjenjën më të thellë të përuljes ndaj çdo njërit prej jush! Dhe për çdo ditë nga sot e tutje, ne do të jemi me ju dhe për ju deri kur kjo përgjegjësi madhore të jetë e jona.

Unë e di që siç thotë edhe Abraham Linkoln, asnjë qeveri në botë nuk mund t’i kënaqë të gjithë dhe për gjithë kohën, por për gjithë kohën që vjen nuk do harroj që jeni ju që na vutë në krye të vendit.

Ju na besuat sepse ne nxorëm më të mirën nga vetja për të arritur deri këtu, një projekt ndryshimi për Shqipërinë, një aleancë të re për Shqipërinë evropiane, e cila provoi botërisht se ne dimë ta vëmë vendin mbi veten dhe mbi partinë.

Unë e dua këtë vend, prandaj dhe luftova kaq fort për të luftuar. Zemra ime e di se çfarë mundësish të pafundme ka ky vend për të rilindur. Këto mundësi të pafundme, tani duhet t’i nxjerrim nga çdo thellësi e shpirtit e mendjes shqiptare për të bërë më të mirën me mundësinë që na u dha për të udhëhequr Shqipërinë.

Ne do të udhëheqim, por as unë, as ne të zgjedhurit për t’u drejtuar së bashku nuk e sjellim vetëm Rilindjen që premtuam. Ndaj dua që ju, njerëzit e këtij vendi, të bëheni pjesë e skuadrës sonë të Rilindjes.

T’i ndajmë së bashku aspiratat, sfidat dhe përpjekjet për një ekonomi të rimëkëmbur përmes lirisë së konkurrencës dhe taksimit të ndershëm. Një shoqëri të rilindur me arsim e shëndetësi për të gjithë dhe jo sipas mundësive.

Pa harruar asnjë çast se sot populli sovran e ngjyrosi me ngjyrën e purpurt të gjithë hartën e Shqipërisë që nga Shkodra gjer në Vlorë, për të na dhënë mundësinë historike që ta provojmë me sjellje e me vepra se mund ta ndajmë përgjithmonë këtë vend nga ndasitë e vjetra të së shkuarës së deridjeshme.

Të nisim bashkarisht punën për t’i treguar njëri- tjetrit, por edhe botës, se kemi talentin, vlerat, vendosmërinë për t’u ngjitur në lartësinë e amanetit të borxhit që u kemi të parëve dhe fëmijëve të gjithë Shqipërisë.

Pa harruar asnjëherë se duhet të jetë liria dhe jo mungesa e saj, rruga për të qeverisur këtë vend, merita dhe jo mungesa e saj, baza për të vlerësuar çdo njeri e sipërmarrje në këtë vend.

Të vazhdojmë së bashku si një vend dhe si një komb përpjekjet drejt vendit që na takon në familjen e bashkuar të Europës, sot, kur si asnjëherë shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, jo vetëm e meritojnë, por e kanë në duart e tyre bashkimin në atë familje të madhe.

Ka qenë deri këtu një ëndërr e gjatë. Tani së bashku duhet ta bëjmë realitet, pa harruar në asnjë hap se duhet të jetë gjithëpërfshirja dhe jo përjashtimi i pakicës, shpirti i kompromisit, që mund të rilindë Shqipërinë si anëtare të denjë të familjes evropiane.

Miqtë e mi, nuk ka pikë dyshimi se duke parë flamujt e fitores të valëviten sonte nga Kukësi në Gjirokastër, duke dëgjuar brohoritjet e mbështetësve tanë anembanë vendit, duke parë që gëzimi ka pushtuar zemrën, mendjen e fytyrën e çdo opozitari, edhe unë ndjehem thellësisht i ngazëllyer si ju.

Por, ky gëzim i merituar nuk do të krijojë dot vende të reja pune për të rinjtë, as shërbime më të mira shëndetësore, as rrugë më të sigurta, kjo fitore nuk është mbërritja, por vetëm nisja.

Kjo fitore është era e ndryshimit që fryn lirisht në gjithë Shqipërinë, por tani nis puna për ta bërë ndryshimin që të mbërrijë në gjithë Shqipërinë e rrënuar.

Ky ndryshim, që të gjithë duam, s’do të vijë brenda natës, nuk do të mbërrijë as kollaj, sepse siç e kam parë në rrugën e jetës sime, asgjë e mirë nuk vjen kollaj, duhet të duash ta arrish, por duhet të punosh dhe sakrifikosh fort për ta arritur.

Të gjithë bashkë treguam deri këtu se duam fort që Rilindja të ndodhë, tani të gjithë bashkë duhet të punojmë dhe sakrifikojmë fort që ta bëjmë atë të ndodhë.

Dhe ne do të punojmë fort së bashku, si një skuadër, si një skuadër e madhe, që fort ka fituar vetëm të drejtën për t’u vënë në provë, ndërsa nesër do nisë punën për të fituar provën.

Më ka qëlluar të them deri dje edhe fjalë të papëlqyeshme për paraardhësin tim, siç ai ka thënë jo pak për mua. Kjo ndodh në betejën politike, por ndodh edhe më shumë në demokraci të pazhvilluara si e jona, ku pushteti i popullit degradon rëndom në shfaqjen e pushtetit të një njeriu.

Unë sonte dua ta falënderoj për çdo gjë të mirë për të cilën historia do e vlerësojë me një objektivitet më të madh se unë dhe i uroj të gjithë të mirat në jetën private në vazhdim.

Dhe tani që zgjedhjet përfunduan, dua ta bëj shumë të qartë se vullneti im është që t’u shërbej me përkushtim të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre që votuan për fituesin.

Votën plebishitare që morëm në këto zgjedhje unë nuk e konsideroj si triumfin e palës sonë dhe aq më pak si triumf personal, përkundrazi, shumica marramendëse që na dhanë shqiptarët më bën edhe më realist për sfidën që duhet të fitojmë përmes qeverisjes sonë.

Pjesë e kësaj sfide është që asnjë zgjedhës i palës tjetër të mos ndjehet keq, asnjë rrogëtar që i shërben këtij shteti falë meritës së tij, të mos ndjehet i kërcënuar, asnjë burim mediatik që ka mbështetur alternativën e kundërshtarit të mos ndjehet i rrezikuar.

Të gjithë meritojnë respektin tonë dhe të gjithëve do u provojmë se ndryshimi s’ka ardhur për t’i bërë keq askujt që nuk ka bërë keq duke shkelur ligjet e këtij vendi.

Motra dhe vëllezër,

Ky është momenti më krenar i jetës sime.

Por, midis krenarisë që ndjej për veten dhe përunjësisë që ndjej për besimin që keni tek unë, fiton thellë përunjësia.

Unë do të jem kryeministri juaj, por edhe kryeshërbëtori juaj.

Detyra do jetë imja, pushteti do jetë i juaj.

Unë s’do ta harroj këtë, por ju lutem, mos e harroni as ju!

Jo për mua, por për të mirën e Shqipërisë, që duhet të rilindim së bashku.

June 25, 2013 20:55
Komento

34 Komente

  1. fat man June 25, 21:01

    Po ata qe i ka debuar PD nga administrata dhe i ka zevendesuar me militante partiake si do t’ja besh zoti Edi. Mos e dridh pa e marre detyren ke shansin historik, te cosh Shqiperine ne BE. Ajo administrate partiake e vodhi dhe e katandisi vendin duke cuar ne buze te gremines.

    Reply to this comment
    • eri June 25, 21:17

      PD-se tashme i duhet te rilinde dhe kjo eshte koha me e mire kur mund ta beje sepse thjesht i duhet te bashkohet me frymen e rilindjes qe ekziston ne gjtihe shqiperine

      kjo eshte atmosfera perfekte,kjo eshte dita kur ne ia dalim!
      Shqiperia triumfoi,rilindja triumfoi

      Reply to this comment
      • Besnik June 25, 21:30

        Saliu tashme i perket te shkuares dhe nuk ja vlen qe te merresh me te. Por per te gjitha krimet dhe korrupsionin qe kane bere ministarat dhe familja e tij duhet te dalin perpara drejtesise.

        Reply to this comment
      • Sneki June 25, 21:32

        E vetmja gje qe nuk duhet te beje Rama eshte qe te beje ate qe beri Berisha. Nuk duhet qe Rama te beje nje sistem si ai i Berishes,. Kjo eshte kerkesa e vetme qe kerkojme nga ai, per te tjerat vijne vete me vone.

        Reply to this comment
      • ursula June 25, 21:34

        Sot qe mori fund pushteti i saliut, u cliruan edhe mediat qe ishin nen kontrollin e tij, nuk do te kete me media papagall te nje qeveri, as media qe keq informojne opinionin publik, por do te kete media qe do te jene zeri i qytetareve dhe demokracise.

        Reply to this comment
      • gjergji June 25, 21:42

        Berisha tashme s’perben rrezik per asnje, ai eshte i zhveshur nga pushteti, ai me PD nuk rrezikojne me as parlamentin e ri, sepse do te jete nje mazhorance kushtetuese.
        Ai tashme ben mire te mos paraqitet ne parlamentin e ri fare, le ta marre ate rroge, se s’duam t’ia shohim me bojen, ta harrojme njehere e mire megjithe c’katandisi keto 8 vjet.

        Reply to this comment
      • Renis June 25, 21:51

        Kjo nuk do te jete nje qeveri inati dhe hakmarrje, do te jete, ashtu sic esht premtuar dhe po tregohet, nje qeveri e njerezve, nje qeveri e drejte dhe ne ssherbim te popullit. Per kete kemi nevoj, per kete votuam Edin.

        Reply to this comment
      • Kristian June 25, 21:52

        Fjalimi i rames sot ishte i shkelqyer,prekes
        Tregoi per kundershtarin ate respekt qe nuk e ka treguar kurre sali berisha,tregoi se qe ne kemi bere zgjedhjen e duhur se ne e cuam voten tone atje ku duhej

        sot shqiperia do perfaqesohet me nje tjeter imazh ne bote,nje imazh per te cilin une kam besimin e plote se do te jemi shume krenare

        Reply to this comment
      • elio June 26, 15:59

        Nuk na duhet PD, eshte alternative e vjeter dhe jo e denje per opozite. Shqiperia ka aq mendje te linde opozite te shendoshe qe te sfidoje dhe kontrolloje cdo force politike…Rrofte Shqiperia…

        Reply to this comment
    • Lori June 25, 21:22

      opo te futet populli socialist ne pune… se kane njerzit 8vjet qe skane te hane buke.

      ashtu sikurse u hoqen keta njerz nga puna ashtu te rivihen…..

      nese kete nuk e bene rama, personalisht besoj se do jete dicka e gabuar per

      mbeshtetesit e tij, te cilet gjithashtu do ndihen te zhgenyer…dhe nuk do ja harrojne! ! !

      Reply to this comment
    • @fat man June 25, 21:25

      Edi Rama do te ngreje nje administrate ne baze te meritokracise, do te punesohen njerezit qe jane te afte profesionalisht dhe qe do te jene ne administrate per t’i sherbyer puneve te shtetit dhe jo pushtetit te nje familje sic ka ndodhur deri me tani.

      Reply to this comment
    • una June 25, 21:49

      ja ky eshte njeriu qe po bashkon popullin si kurre me pare ne nje te vetm , ai po jep shembullin me te mire te nje fitoreje te madhe dhe te merituar duke dhene mesazhin se kjo ehste nje rilindje per te gjithe shqiperin dhe te gjithe qytetaret

      Reply to this comment
    • fenomeni June 25, 22:19

      E ka fjalen per ato puntore te ndershem e me merite….

      Reply to this comment
  2. lorena June 25, 21:09

    Tani berisha i perket se shkuares, ai nuk eshte me pjese e jetes tone, ai nuk do te dale me neper media te na caje derrasat sic ka bere keto 8 vite. Shpetuam me ne fund, endrra jone ka filluar te behet realitet, per nje shtet demokratik drejt rruges se integrimit ne Europe.

    Reply to this comment
    • lorenc June 25, 21:24

      Nuk do te ndodhe mrekullia o lorena. Rama me kete fjalim sapo amnistoi Berishen per gjithe krimet qe ka bere deri me sot. Nga sot do i duhet te vazhdoje me kulturen e pandeshkueshmerise kur kusaret e hajduterit e LSI te fillojne te plackisin Shqiperine sic bene gjate 4 vjeteve kur ishin me Berishen. Cikli do vazhdoje nqs Rama vazhdon ne rrugen e ish-kryeministrave socialiste.Mos ndeshkimi i krimeve te politikaneve sjell rrenim ne gjithe shoqerine shqiptare.

      Reply to this comment
    • roni June 25, 21:51

      edi rama po ve nje rregull qe ne kishim vite eqe e donim , nuk po perserit saliun qe sa fiton heq njerz nga puna por kush eshte me merite le te rrim me emerite , kush eshte i paafte dhe militant te dali jashte e te shkoj te rri me saliun se nuk ka me pune

      Reply to this comment
  3. liri June 25, 21:13

    po perne qe nuk kemi gjetur pune pasi nuk ishim antar te partis demokratike nuk kemi te drjt te fillojm pun duke zevendesuar mlitantet e pd

    Reply to this comment
    • hena June 25, 21:57

      KRENAR DHE KRENARI NA DHUROJ SOT EDI RAMA DHE SKUADRA E TIJ E RILINDJES, KRENAT PER VLOREN DHE SHKODREN , KRENAR PER DY VENDE HISTORIKE , KRENAR QE LIDERI SOT NA BERI TE KUPTOJME SE HISTORIA ESHTE VEC NJE SHQIPERI E ZHVILLUAR , JA PSE PO ARRIHET KJO FITORE ME BASHKIM

      Reply to this comment
  4. eri June 25, 21:15

    ky eshte shembulli i kryeministrit qe meriton shqiperia,ky eshte shembulli i njeriut qe ne mertonim te kishim ne krye

    krenare per ty Edi Rama,krenare per vlerat qe ti perfaqeson,ne jemi me ty,ne besojme tek ty!
    Rilindja triumfoi mbi rrenimin

    Reply to this comment
    • WENDI June 25, 21:57

      JENI NJE KRYEVEPER, FITORJA SDO SHUME MEND PER TU KUPTURA, CDO GJE ISHTE NE KUFIRIN E SE BUKURES,VENDI TANIME E MORI VENDIMIN KETE DUAM RILINDJE NGA VERIU NE JUG , SJEMI TE NDARE HISTORIA DHE SHQIPERIA NA BASHKON

      Reply to this comment
  5. Lorena June 25, 21:27

    Edi Rama e ka deklaruar qe asnje vend pune nuk do te cenohet atij qe e ka marre ate vend pune ne baze te merites dhe aftesive profesionale. Kjo ishte pa diskutim nje nga gjerat qe vleresoi populli kur ia dha voten numrit 29!

    Reply to this comment
    • WENDI June 25, 21:59

      ja veriu ja dhe jugu tashme jane nje, nje simbolik e bukur zoti rama , politik te bashkuar po ben rama me bashkepunim e gjtheperfshirje per te gjithe,
      ky eshte lideri i parties socialiste , ky eshte lideri qe kerkojme, ky eshte edi rama magjik dhe surprizues drejt fitores se madhe

      Reply to this comment
  6. cama June 25, 21:29

    bravooooo ramaaaa je njeri i madh pa dyshim….ky ishte fjalimi me i bukur….me perendimoreee….me i moderuar…..me i duhuri per ket vend….me madhshtori qe kame degjuar gjate ketyre 22 viteve nga nje politikannn…. nje fjalim i niveleve te larta evropianee…ja per keo fitove kaq bindshem,,,,te duan te majte e te djathteee sherbej me devocion atyreeeee…rilindjeeeeeeeeeeeeeeeeee

    Reply to this comment
    • gerti June 25, 22:03

      diplomat dhe mirenjohes, me perulje dhe entuziast populli spo e linte te fliste nga gezimi, jemiiiiiii te paarritshem dhe te rilindur ne shqiperin e bukur dhe te varfer per te gjithe ne , nje vlere me shume do te kemi me kete kryeministre dhe ndaj puna ecen mbare

      Reply to this comment
  7. cama June 25, 21:32

    shqiptaret meritojne nje te ardhme me te mireeeee , me te begatet ,,,me te ndritshme ,,,, me te gezueshmee….uroj te punosh fort qe tua shperblesh mbeshtetin qe populli te dhaaa,,,,,, besoj se do te punosh fort sepse e do kete vend dhe nje njeri qe e do kete vend mund ta beje ate,,,nje njeri qe ka vizion dhe ideal me bindje perendimor mund ta beje atee…rilindjeeeeeeeeeeeeeee

    Reply to this comment
  8. Horri i Bulevardit June 25, 21:35

    Rama behu burre dhe denoi vrasesit dhe hajdutet. Edhe garden e tyre te propagandes. VENDOS DREJTESI! MOS U SHMANG NGA KJO DETYRE E VESHTIRE!

    Reply to this comment
    • N.VJOSA June 25, 22:00

      Sidoqoft, Rama foli shume bukur!
      Nje fjalim b r i l a n t në nje rast te tille te nje vote t ë r m e t !
      Por futja e Baces se Krimit ne burg, si V r a s ë s,
      Mendoj se eshte ora e se Vertetes per shqiptaret !
      Nje administrate e re me konkurse a f t ë s i e !
      Nje Gjykate me profesioniste qe ikane per Perendi Drejtesine,
      Nje shtet ne funksion te popullit, jane detyra qe RAMA SI TALENT I NJE PUNETORI DHE ORGANIZATORI TE PALODHUR,
      DO TA ÇOJE PERPARA SHQIPERINE, DUKE E FUTUR NE BASHKESINE E SHTETEVE TE EUROPES !
      Po Don Kishotin e keni pare gjekund, pse nuk po e pranon Humbjen pas Ngjales qe i futi S o v r a n i !???……
      Nje Ere e re po fryn per Shqiperine dhe Kosoven!
      Rama do qeverise qe Shqiperia dhe Kosova te bashkpunojne pa kufij, si nje shtet i vetem!
      Rrofte Socialdemokracia shqiptare!
      Rrofte S H Q I P Ë R I A, P E R Ë N D I A J O N Ë !

      Reply to this comment
  9. Migjeni June 25, 21:55

    RILINDJA FITOI
    Edi Rama njihet si njeri punetor dhe di te qeverise!
    Kete e ka treguar qe kur ishte ne bashkine e Tiranes dhe i dha nje faqe te re Tiranes
    Kete do ta tregoje ne ditete e qeverisjes se tije duke mos lene pas dore asnje qytetar te shqiperise.

    Reply to this comment
  10. CEZ hajdut June 25, 22:00

    une denoncoj Kryetarin e Doganes se Shkodres Ormir Rusin i ardhur ne krye te doganes si militant partiak,ish kryetar i PD se shkodres,i paditur,i paafte,i korruptuar,favorizues i monopoleve partiake,njeri qe ka bere cmosin te frenoje biznesin e ndershem per t’iu dhene mundesi monopoleve te Partise Demokratike…Ky njeri duhet te nderrohet urgjent ….Dogana e Shkodres ka patur shume eksperienca pozitive me drejtore te tjere si Skender Dizdari,Esat Callmori apo Olsi Kabashi….
    Ormir Rusi duhet te hiqet urgjent nga puna !

    Reply to this comment
  11. Naim Frasheri June 26, 03:10

    Edi nese vertete do ta falesh Gjarprin ,mos harro se nje Dite do te te kafshoje ,dhe do behesh Pishman ,mos e harro ,ndaj bej ligjin qe kriminelet Gjarperinj te mos helmojne me popullin Shqiptar.

    Reply to this comment
  12. Ericson June 26, 05:56

    Nje fitore e popullit shqiptar qe e derrmoi skjapin plak e idhnak e kryenec te PD-se Salahudin Berishen (te shpikur nga Ramiz Alia) ,nje nga personat politike qe duhet te jape hesap para gjyqit,qofte edhe per vepren penale flagrante te vrasjes se kater demonstruesve paqesore,e jo sic thote Edi Rama qe i uron gjithe te mirat ne opozite!

    Deri me tani, e kemi share veten si nje popull te perulur ndaj dhunes shteterore te E.Hoxhes , e me pas te nje fare Salih Berisha,qe tmerroi dynjane me SHIK- un e tij gestapovist, me maloke ‘trima” kur s’kishte te tjere,

    Shihni nje film te Hollivudit, ku shqiptaret jane qepur pas shkembit e nuk dallohen fare ,sikur te jene pjese e tyre e dikush thote me alarm:

    -Atje, atje …shqiptaret!

    Keta ishin shqiptaret e qemotit e jo si keta dhjeramanet e sotem,qe nuk mbajne ere shqiptari, sidomos nje e ashtuquajtur elite politike e partiake,jashtezakonisht e pocaqisur, e lidhur fort pas parase ,kozmopolite pa kuptim kur jane ruralet e botes!

    Me ne fund triumfoi guximi qytetar shqiptar per te shporrur njehere e mire me vote Salih Berishen,nje mangup politiko-ordiner , i cilli mund te kishte pesuar edhe fatin e Gadafit!

    Gazetare qe mund te meritojne cmimin “Pulitcer” ne realitetin e posacem shqiptar jane Mero Baze dhe Adrian Thano, me kopertinen e “Dita”-s, te mrekullueshme, njekohesisht lajm e analize edhe per analfabetet e Salihit.

    Me madheshtorja eshte qe u shporr nje autokrat plak komunisto-neofashisht,i eger,folklorik ,qesharak e me mendesi maloke per te qeverisur !

    Kush pandeh se me fitoren e merituar plebishitare te popullit shqiptar Edi Rama do te jete nje kryeminister luajal ndaj votuesve te vet e ka gabim,pasi ka neperkembe nje Ilir Meta,i cilli ka shpetuar per qime nga ndeshkimi gjyqesor.

    Shpohem ne hunde,sic i thone nje fjale, po te mos diktoje I.Meta ne qeverine e qeverisjen e PS-se.

    Ky hipopotam ,qe ne emer te “integrimit” ,u bashkua me Salahudinin, ne 2009 -en nuk e ka problem ,qe me votat e fryra te PS-se te kercenoje vete PS-ne e te bashkohet me mbeturinat e Salahudinit ne Parlament.

    -Atje,atje…shqiptaret!

    Reply to this comment
  13. L. Itali June 26, 08:17

    Fjalim jo tërësisht pozitiv dhe në përshtatje me devizën Rilindje!Sidomos pjesa ku “askush të mos ndihet keq…nëse nuk ka shkelur ligjet…, as mediat…” që,të financuara brutalisht nga monstra e 21 janarit,prodhuan kolapsin politiko-ekonomik që pasi zjeu e u deprimua,pas vjedhjes se votave me 2009,u pergjak e keqtrajtua gjer sa shpertheu me vote me 23 qershor dhe rrezoi si kufome shpellarin qe “i urohen gjithe te mirat!”,kur nënat qajne bijte e vrare dhe femijet kerkojne me lot ne sy,baballaret! Në Shqiperi është zhvilluar lufte civile shkaktuar nga Berisha per pushtet okult dhe pasurim familjar!Betejat tashme kanë perfunduar pergjakshëm dhe Sovrani ka vendosur kujt i takon fitorja!Por lufta civile ka lënë rrënoja morale dhe papastërti lebetitëse në të gjithë vendin!Shteti i rrenuar,thënë një ditë më parë në daljen publike,kur folët për fitoren e garantuar,së pari kërkon pastrim,si kërkojnë rrënojat në një qytet kur është hedhur në erë nga paranojakë a Neronë të kohës! Ndaj nuk ka vënd Rilindja,me mospastrimin total të berishizmit,kësaj murtaje qe për më shumë se 20 vjet rroposi Shqipërinë dhe shqiptarët!Nuk bëhet fjalë për nostalgji të totalitarizmit të vetvdekur,por as për lejim të berishizmit,prodhim ramizist i tejshkatërrimit nuk mund të pranohet…Ndaj administrata berishiste e krijuar pa meritokraci dhe intelektualitet moral duhet shpartalluar;rikthyer në prapavijë per riciklim demokratik!Kjo sepse është paaftësia e saj dhe qenëzimi pas Berishës që solli votën rrevoltë dhe të rrevoltuaret e thane fjalën e tyre për shkatërrim total të berishizmit,si sëmundje e madhe në shoqërinë shqiptare! Rilindje nuk do të thotë riciklim kufomash që tashmë qelbin shtetin shqiptar!Rilindje nuk do të thotë as të vendosen militantë partiakë qê zyrat e punësimit të PS a LSI,duhet ti ngjitin pa meritë profesionale,intelektuale dhe natyrisht dhe politike në drejtim të shtetit të mjer shqiptar! Nëse kjo fjalë dhe këto ide thuhen për publik dhe “mëshirë”të humbësve shkatërrimtarë;sërish gabohet dhe tregon se edhe Edi Rama ka paqartësi pastruese,mbi kufoma dhe qelbësirë morale të vjetërsisë së ikur,kërkon të vazhdojë Rilindjen!Vetëm në pleh mbijnë lule,por gjithmonë plehu është mbetet posht,kur lulja buis!Rilindja pas 23 qershorit ka shperthyer lulëzimin dhe gjethet e saj të blerta nuk duhet të kenë kurrsesi pleh!Ai tashmë sherben,por poshtë,nen tokë,aty ku realisht ndodhet dhe kurrsesi të ngjitet lartë,berishizmi dhe “ushtria”e tij e marrosur që bie tashmë erë… Së fundi,urimi Berishës,krejt allogjik,sentimentalizëm i pamotivuar,përbaltje e të vrareve dhe zhdukurve prej tij…Natyrisht drejtësi për ata duhet dhe ky premtim duhej bërë…Konfuz,Rama!Duhet korrigjim!….

    Reply to this comment
  14. shqipfolësi June 26, 08:31

    Bëni durim o njerëz të mirë. Ligji do vërë çdo gjë në vend. Mos u mërzisni. Le ta shijojmë këtë Fitore të merituar këto dy ditë. E majta me Z. Rama tregoi një pjekuri të jashtzakonshme duke filluar me fushatën e përgjithshme, programin e partisë, me mitingun madhështor përmbyllës Shkodër-Vlorë deri tek ky fjalim i fundit qytetar dhe fisnik!
    Të presim dhe çdo llomotisë bajraktari nekro-politikan në ikje, e më pas të fillojmë me këmbë të mbarë PUNËN! Le ta ndërtojmë edhe ne shqiptarët Vendin tonë të Mrekullueshëm, me gjithë këto pasuri natyrore që e djathta e shkatërroi pa mëshirë dhe pa pikë atdhe-dashurie.
    Le ti japim leksionin e rradhës nekro-politikanëve se vendi është i të gjithë shqiptarëve! Pasuria kombëtare është e të gjtihë shqiptarëve! Se ne mendojmë për fëmijët e nesërm! Se ne qytetarët mendojmë për të ardhmen e këtij vendi, që të mos vdesë kurrë më nga dora bajraktare!

    Reply to this comment
  15. poshte saliu June 26, 09:00

    N Q S nuk denohet berisha luli mediu xeni (familja)dhe te tjere per ato que kane bere pa i permendur ne detaje ,atehere kjo semundje qe mbolli sali serbi nuk eshte sheruar por perkeqesuar Rama dhe socialistet qe erdhen nefuqi me voten e popullit te mbajn premtimet edhena , per ndyshe ;;;;;;;;

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*