Rama: Berisha vodhi zgjedhjet për të vjedhur vendin

Erion Habilaj December 20, 2012 19:48

Rama: Berisha vodhi zgjedhjet për të vjedhur vendin

Pas raportit të grupit të ekspertëve të Uashingtonit se 1.3 miliardë dollarë kanë dalë nga Shqipëria 5 vitet e fundit, kryesocialisti Edi Rama akuzoi qeverinë Berisha për përfshirje në veprimtari korruptive e evazioni fiskal që i kanë hequr vendit një shumë të madhe parash. Për liderin e opozitës ky raport jo vetëm e rendit Shqipërinë përkrah vendeve më të korruptuara por thellon çdo ditë e më shumë varfërinë në familjet shqiptare. Duke akuzuar demokratët se kanë ardhur në pushtet duke vjedhur votat Rama kërkoi që në 2013 shqiptarët të zgjedhin alternativën e majtë. Për kryesocialistin “Rilindja kombëtare” do të nxjerrë nga kriza shqiptarët, vendi do të anëtarësohet në Bashkimin Europian, ndërsa Berisha do të kthehet në  opozitë.

Reagimi i Edi Ramës

“Ajo çka është me rëndësi themelore, është se këto 1.3 mld dollarë janë paratë e shqiptarëve. Ja pse rrënohet Shqipëria ndër të tjera. Ja ku ikin paratë e borxheve që kryeministri i merr për rrugë dhe rrugët i le përgjysmë. Ja si ndodh që borxhi publik rritet në kurriz të shqiptarëve, ndërkohë që shqiptarët përfitojnë vetëm rënie të fuqisë blerëse dhe asgjë tjetër. Ja pse buxheti i shtetit që kryeministri e quan buxhetin më të madh të shtetit nuk ka lek për personat me aftësi të kufizuar nuk ka lek për pensionistët dhe as transportin e mësuesve në fshat, për pastrimin plehrave. Sepse paratë shkojnë tek vendet “of shore”, parajsa e parave kriminale, ilegale”, u shpreh Rama. Duke akuzuar qeverinë për nivelin e lartë të korrupsionit, Rama tha se  viti 2013 do të jetë viti kur PS do të vijë në pushtet për të ndryshuar Shqipërinë. Ai tha se në zgjedhjet e 23 qershorit, Berisha do të shkojë në opozitë dhe Shqipëria do të ecë përpara në procesin e integrimit. Dy ditë më pare grupi i  ekspertëve të anti-korrupsionit ne Uashington , “Global Financial Integrity” publikoi gjatë periudhës kohore 2005-2010, nga Shqipëria kanë dalë më shumë se 1.3 miliardë Dollarë.

Erion Habilaj December 20, 2012 19:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*