Rama i përgjigjet Berishës: Unë nuk jam zgjedhur që t’u pëlqej juve kur flas, largqoftë

Redaksia Online September 14, 2013 21:13

Rama i përgjigjet Berishës: Unë nuk jam zgjedhur që t’u pëlqej juve kur flas, largqoftë

Kryeministri i mandatuar, Edi Rama, duke folur pas fjalimit të kryeministrit në largim, Sali Berisha, theksoi:

“Kur ha një milionë shuplaka, mendjet o të vijnë, o të ikin aq larg sa duhen vite për t’i kapur. Jo unë, jo ne, dikush tjetër, fatkeqësisht i njohur si krahu i armatosur me shifra dhe të dhëna të rreme i qeverisë së ikur, INSTAT-i, dora vetë, sapo e ka publikuar një dokument shumë interesant për këtë diskutim, që vazhdon për programin. Dokumenti thotë, se në 4 vitet e fundit varfëria nuk është tkurrur, por është shtrirë më tutje, duke përfshirë nën hijen e saj më shumë familje të zakonshme shqiptare. Nga 2008-a në 2012, sipas INSTAT-it dora vetë varfëria në qenkej rritur nga 12.4% në 14.3% çka do të thotë se edhe vetë INSTAT-i juaj pranon se 30 mijë shqiptarë më shumë kanë rënë në humnerën e varfërisë. E vërteta është ende më e hidhur, shumë më e hidhur, por për sot le të mbetemi këtu.

I nderuari zoti Kryetar i Kuvendit,

Të nderuara deputete dhe deputetë të nderuar,

Në paraqitjen time të programit të qeverisë së “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, i thashë Kuvendit se ka perënduar një kohë e vjetër dhe ka filluar një kohë e re, në radhë të parë në këtë Kuvend. Sot po e marr këtë fjalë me një provë të ndryshimit që ka ndodhur. Nuk dyshoj, se të gjithëve ju kujtohej koha, jo shumë e largët, kur ky Kuvend bëhej skena e ndërhyrjeve pa vend, pa orar, pa kriter dhe as karar antiopozitar e kryeministrit, që kapte mikrofonin pasi fliste një deputet i opozitës.

E pra, pas këtij diskutimi, gjysmë maratonë për programin e qeverisë sonë, që ndoqa fund e krye pa lëvizur që këtej, asnjë minutë s’ia mora këtij Kuvendi për t’u marrë kohë diskutantëve, jo e jo, po për të sharë sipas traditës, një deputet të opozitës edhe pse dëgjova jo pak  fjalë të pagdhendura në adresën time apo jo pak fjalime të pakalueshme në sitën etike në adresën e qeverisë. Përkundrazi kam shënuar me dhjetëra fletë me çka kam arritur të dëgjoj dhe aq sa kam arritur të kuptoj, ashtu si gjithë ministrat, nga gjithçka u mundua të thoshte deri tani opozita mbi programin e qeverisë. Ky nuk quhet kodi i heshtjes, po Kodi i Mirëqeverisjes, që duam t’i japim shqiptarëve, duke filluar që nga vendosja e premtuar e standardeve europiane të dëgjimi të opozitës dhe të komunikimit me publikun dhe me opozitën, pa asnjë dyshim. Çdo ditë të re, Shqipëria do të hyjë në këtë botë të re, sepse shumica e re do ta respektojë përditë këtë kod.

Ju ikët nga salla pa e dëgjuar paraqitjen time të programit të qeverisë, fatmirësisht jo të gjithë dhe gjej këtu rastin t’i falënderoj ata që nuk e ndoqën atë vijë të kërrusur sjelljeje. Ikët duke sharë e dhe bërtitur. Dhe, vijuat jashtë duke u ankuar para popullit për gjuhën e urrejtjes dhe të dhunës së opozitës, por përmbajtja e fjalëve që dëgjuat sot e mot nga unë në këtë sallë nuk ka të bëjë as me urrejtjen ndaj jush e as me dhunën mbi ju. Përmbajtja e fjalëve të mia është e vërteta ime, mbi të shkuarën, të sotmen e të ardhmen. Unë nuk jam zgjedhur që t’u pëlqej juve kur flas, largqoftë. As idetë apo mendimet e mia të gëzojnë medoemos pëlqimin tuaj dhe as që qeveria që unë drejtoj t’i ngjajë qeverisë suaj, mos o Zot, që e çoi Shqipërinë në drejtim të gabuar dhe pikërisht për këtë mori ndëshkimin shembullor jo nga ne, por nga ata që u bënë 1 milionë. E, që njësoj si në atë marsin e lavdishëm, patjetër, të historisë sonë të 92-shit vendosën pikërisht, sepse siç e provuat deri tani meritoni të rrini aty dhe jo të qëndroni këtu.

Kam 15 vjet që ju ndjek pa mundësi prezence dhe as të drejtë replike në këtë sallë, ku besoj se emrin tim gjithë këto mure do ta mbajnë mend përjetësisht për aq shumë sa e keni përgojuar, cenuar, përbaltur. Personalisht, me fis e me farë. Por dëgjojeni dhe mbajeni mend mirë se çfarë do t’ju them sot;

Jo vetëm kur mora fjalën për herë të parë në këtë Kuvend, seancën e shkuar, por për aq vite sa detyra do ma kërkojë të marr fjalën në këtë sallë, personalja, fisi dhe fara e kundërshtarit s’kanë qenë dhe s’do të jenë ndonjëherë pjesë e përmbajtjes së fjalës sime. Por ama, nga ana tjetër, sa më parë ta fshini nga mendja iluzionin se unë do t’ju kursej në këtë foltore për të pabërat e lebetitshme që ka bërë keqqeverisja juaj, aq më të lehtë do ta keni të ngjiteni në nivelin e minimumit jetik të mirësjelljes mes njerëzve, këtu, në mes të Europës, dhe padyshim do t’u afroheni më shumë interesave të vendit dhe të zgjedhësve tuaj me të cilat jeni shumë larg në këtë zanafillë të jetës suaj opozitare. Sidoqoftë në të gjitha rastet sjellja juaj është zgjedhja juaj. Opozita e sotme është e lirë të mos nxjerrë mësime nga obobobo ç’i panë sytë në kutitë e votimit. Ne kemi detyrën që çdo hap ta hedhim duke mësuar nga libri i trashë i arsyeve që e çuan në opozitë qeverinë e vjetër. Në kujën që vutë pasi dolët nga salla iu ankuat publikut se nuk e kishit marrë programin. E gënjyet. Se nuk ishte e vërtetë. Pastaj ju betuat se qeverisë së 1 prillit do t’ia vinit shpatullat në mur me pyetjet tuaja. E gënjyet për të dytën herë. Megjithëse nuk ishte 1 prill, pardje. Sepse nuk bëtë asnjë pyetje. Dhe pastaj për orë e orë, të tëra, deri tani i thatë çnuk i thatë qeverisë, por programit të qeverisë dhe për programin e qeverisë asgjë nuk thatë. E gënjyet për të tretën herë. Por këtë radhë sepse nuk keni faj. Nuk keni faj sepse nuk e dini, ose të paktën e keni harruar, ka kohë, se ç’është një program qeverie që i paraqitet Kuvendit për votëbesim. A e gënjyet tre herë se tjetër ju thotë koka që keni këtu, tjetër ju thotë koka që keni te SHQUP-i, tjetër koka që keni rrotull dhe që e sjell rrotull opozitën si trup pa kokë, kjo është një pyetje të cilës mund t’i përgjigjeni vetë, kur ta gjeni kokën.

Siç ju thashë herën e shkuar ne jemi këtu për t’i ngritur kokën Shqipërisë jo për të gjetur kokën tuaj. Dhe do t’ia ngremë kokën Shqipërisë me këtë program.

Sa për shqiponjën që mori të sharat e një zonje në sallë unë e mirëkuptoj zonjën.

Të gjithë e dinë që shqiponjat arrijnë ta njohin njëra tjetrën, pikërisht, se jo të gjitha janë njëlloj. Por, ajo që zonja nuk di, dhe nuk ka faj, është se me rregullat e heraldikës dhe të shteteve serioze s’duhet të jenë identike me njëra tjetrën të tëra shqiponjat që përdorim.

Po që të mos i marrim kohë publikut dhe Kuvendit duke hyrë në të thella në punë shqiponjash besoj se mjafton për t’i qetësuar fakti se shqiponja që ka mbajtur në sup gjatë qëndrimit në kryeministri paraardhësi im, ajo e verdha e hallakatur, ishte e ndryshme nga ajo e flamurit, por nuk ishte gabim nga pikëpamja e rregullave të heraldikës. Paçka se estetikisht ishte po aq e bukur sa qeveria juaj. Ndërkohë që, siç e tha më të drejtë zonja opozitare shqiponja jonë estetikisht s’ka të sharë. Edhe qeveria jonë, po ashtu, të jeni të sigurt se nuk do ketë të sharë. Për dijeni kur programi dhe qeveria të miratohet, atëherë, as programi dhe as një dokument zyrtar i qeverisë s’mundet dhe s’do të mbajë tjetër stemë përveçse atë të Republikës. Ndërsa në logot e konferencat, ëebsite-ve dhe letrave jo zyrtare kryeministri e ministrat mund dhe do të mbajnë këtë shqiponjë. Kaq për, sot, lidhur me këtë fushë, ku mësimet e tjera do t’ju japim kur të vijmë këtu për projektligjin e ri të kësaj fushe.

Tani gjithë sa thatë sot gjithë ditën për programin gjithë përgjigjet e pyetjeve që ja premtuat popullit se do të na i bëni, që nuk i bëtë, dhe për gjithçka pastaj u detyruat të përgjigjeni vetë ju vunë në pozitën që të flisni pa kuptuar asgjë, sepse asgjë nuk keni kuptuar. Megjithatë, unë do vazhdoj t’ju dëgjoj deri në fund, nesër dhe do mbaj shënim për çdo gjë, që mund të kuptoj nga shprehjet e moskuptimit tuaj në këtë foltore. Vetëm një gjë dua t’ju them atyre që do ta marrin fjalën më tutje se këta që e morën shkuan e vanë. Mos u ngutni të thoni si paraardhësit tuaj dhe si parafolësit tuaj se s’ka në botë program si ky, se ky është hartim, se programi qeverisë janë male shifrash dhe me radhë. Mos u ngutni! Se këta që folën tani në fund kanë bredhur shumë nëpër botë, po botë demokratike në mendje nuk kanë futur. Dhe prandaj Shqipërinë nga shinat e rrugës dhe e botës demokratike e kanë nxjerrë.

Jo unë, jo ne, dikush tjetër botërisht i njohur si krahu racional i mendimit ekonomik të qeverisë, këshilltar ekonomik i paraardhësit tim shkruante sot: “Programi i qeverisë Rama ka ide racionale dhe të dobishme”. Ka shpëtuar Selamiu i shkretë, deputet nuk u bë, por gjeti kokën e vet.

Uroj që ta gjeni kokën, më herët se vonë, se përndryshe asgjë nuk do të vazhdoni të kuptoni ndërkohë që, fatmirësisht, Shqipëria e ka kuptuar që në 23 qershor se ku e keni vendin, atë vend plotësisht e meritoni.”

 

********

 

 

Fjala e Berishës në Kuvend
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij të parë në Kuvend, si deputet i thjeshtë akuzoi mazhorancën aktuale se ka shpallur epokën e rrënimit të Shqipërisë. Duke folur me tone të ashpra ndaj Qeverisë së re dhe kreut të saj, Berisha përmendi arritje të ekzekutivit të drejtuar prej tij, duke akuzuar Ramën se ka patur objektivin e tij madhor, bllokimin e integrimit. Berisha në fjalën e tij deklaroi se Rama ka bërë premtime boshe dhe se asnjë prej tyre nuk do të mbajë.

“Ka premtuar punësim, ulje çmimesh, sistem shëndetësor falas, por asnjë nga këto nuk do të mbajë. A mund të vendosë ai rendin me Saimir Tahirin? Në Shqipëri nuk ka probleme rendi. Tahiri është i lidhur me bandat më të mëdha kriminale”, u shpreh Berisha. Sipas tij, fusha më e rëndësishme për jetën e shqiptarëve është ajo ekonomike, ndërsa theksoi se Rama me politikën e tij për vendosjen e taksës progresive do të dështojë dhe do të dëmtojë jetën e shqiptarëve.

Berisha ka folur për më shumë se 30 minuta duke thyer rregulloren por kjo erdhi pas tolerancës nga kryetari i grupit të PS-së Gramoz Ruçi i cili i kërkoi kryetarit të Kuvendit të mos i ndërpritej fjala e Berishës edhe përtej kohës që ka si deputet i thjeshtë. Meta e falënderoi publikisht Ruçin për këtë gjest. Berisha pas fjalës së Ramës ashtu si dhe seancën e parë u largua me disa deputetë, por këtë herë jo në formë demonstrative por për të pushuar. Deputeti socialist e komentoi me ironi këtë moment duke thënë: “ikën për të parë Ezelin”.

Redaksia Online September 14, 2013 21:13
Komento

14 Komente

  1. Fred.Dibrani.Hamburg September 14, 21:53

    SHTRIGA-ni me duart e gjakosura e GUNGEN GERDECIANE mbi shpine,e ka vendin ne Hage.

    Sali Berisha eshte nje qenie e pabese,e pashpirt…Nga syte kembet,shkruante para pak ditesh,Mero Baze per kete te TROMAKSUR.
    Ate qe na genjeu ne me çekun e bardhe ne vitin 1992,qe mashtroi me Firmat Piramidale,qe vrau ne 1997 e ne 2011,qe dogji ne Gerdec ne 2008,dhe qe sot e ka kthyer Shqiperine ne nje Kazino te Madhe rrupalle.Un kerkoja ne gjuhen tone shqipe ate fjale qe do ti pershtatej me mire ketij njeriu qe shqiptaret e çburreruan 2 here.Ne vitin e mbrapsht 1997 dhe ne vitin e mbare 2013.Nuk e di pse,por ndoshta vujatja e gjate e shqiptarve nen pushtimin osman,dhe shpetimi nga rroberia ka lene fjalet e sakta qe i pershtaten ketij njeriu-monster.
    Sitker.Jazik te qofte more i paudhe.
    Ai iku duke lene pas nje Shqiperi te gjakosur,te rrenuar,plot dhimbje e derte,plot kriminel e vrases,plot plage e dhune.Ai iku si ajo KURTIZANJA e plakur dhe e pangopur,…qe e din mire se ditet e saj kane perenduar,prandaj per te mbajtur afer klientet e saj nuk ju kerkon me para,por ju jep çka te mundet.Saliu ju shperndau miqve dhe perkrahesve te vet pasurite e shqiptarve.Ai i mbushur plot urrejtje ndaj shumices qe e denoi me vota, kerkon ta shkaterroj Shqiperine duke e çuar shtetin drejt ores zero.Cfare duhet ti urojne shqiptaret ketij politikane te papergjegjshem??A duhet ta leme Sali Berishen ne duart e Perenidise dhe ajo te hakmerret me te,per krimet dhe te gjith dhimbjet qe i ka shkatuar ketij vendi per gati 22 vjet??Zoti kur krijoi njerzimin,jo pa qellim krijoi dhe njerzit e lig mes nesh.Perndryshe nuk do ta dinim se çfare eshte miresia.Zoti i vuri ne balle dy sy shbirues qe ndriçojne vetem kur genjej dhe mashtrojn,i dha nje hunde sopate qe nderhyn kudo,… Ligesise Berishjane ZOTI i dha dhe nje goje banale,qe sa here te nxirrte mendimet e tij djallzore,te kuptohej nga njerzit dhe te mos i besonin.Ligesia me kalimin e viteve filloi dhe te krysej nga mekatet dhe nga GUNGA-GERDECIANE qe ja dhuroi i biri.Pra i ligu Sali Berisha u kthye ne SHTRIG-an.Shqiptaret qene te denuar ta kene kete SHTRIG-anin 5 vjet President dhe 8 vjet Kryeminister.Por dhe DURIMI ka kufi dhe me ne fund shqiptaret e kuptuan se kishin te bejne me nje BURRE-SHTRIGE.Po tani çfare do te ndodhe me Sali Berishen????????Shtrigat dikur i digjnin ne turmen e druve.Keshtu na i tregonin historite gjyshet tona,kur ishim te vegjel.Dhe ne flinim te qete duke menduar se jetojm ne nje pote pa shtriga.Ndersa ne,neser do ju tregojme niperve dhe mbesave tona se SHTRIG-ani Sali, pasi na genjeu,vodhi e vrau,ne e nxorrem,… ne pension dhe ai notonte ne detin e PASURISE qe u vodhi shqiptarve..SHTRIG-ani Sali ishte dhe Deputet dhe i kthyer ne nje Kuçeder vazhdon te nxjerr zjarr e flake ne Parlament.. JOOO,….JOOO,.. Kjo gje nuk duhet te ndodhi.Shtriga-net ne vitin 2013 nuk i nxjerrin ne pension por dergohen ne Gjykate,ku hetohen dhe denohen per krime ndaj popullit te vet.
    Sitker Sali Berisha.
    Ne Hage e ke vendin more Shpirtlig.

    Reply to this comment
    • tani September 15, 11:59

      gjera shume te verteta o fredi por duhet te bejme kujdes edhe nga ky tjetri se jane te gjithe kelyshe komunistash

      Reply to this comment
  2. Horri i Bulevardit September 14, 22:01

    Editoriali i Mero Bazes, eshte ajo qe i thote te gjitha, pozita dhe vecanerisht Gramoz Ruci, po tallet me Opoziten, duke ja lene deputetit kandidat per burg, fjalimin pa afat.
    Gramoz Ruci dhe pozita e dine mire se kur e le deputetin te flase sa te doje, do te dale tek vetvetja dhe pozita ka menduar se mbas gjithe atyre oreve te lodhshme, le ta lejme kllounin deputet, te na argetoje pak. dhe e degjuam, foli dhe kryeministri dhe i tha qe nje miljon shpulla, ishn ato qe te lane ty ne ate pozicion dhe kur u ngrit zoti Taulant Balla, deputeti, iku, iku se e di qe Balla eshte ai qe ja ka nxjerr per hundesh korrupsioni deputetit dhe kalamanjeve te tij spurdhjake.

    Reply to this comment
  3. Horri i Bulevardit September 14, 22:13

    Paloqja: Zoti kryetar pthe po na jepni fjlalen me thume neve dhe juve te mazoranthes, po flithni me pak?
    Neve na e keni dhene fjalen tre here dhe mazorantha athnji here, kjo ethte thkelje e te drejtave te opotdhites.
    Kush mund te me thote sa litra uje ka pire deputeti sali, se sa here qe e nxirrte kamera, e shifja vetem me goten e ujit ne goje.
    Mos peshtyma i ka lene shendene dhe goja i kerkon uje per tu njomur?

    Reply to this comment
  4. Marin September 14, 23:08

    Shpresome se se shpejti do te ngrihet Gjykata Supreme e RSH, ku Sali Berisha te jape llogari per te gjitha krimet monstruoze te tij.

    Reply to this comment
  5. hawk September 14, 23:15

    Fjala e Rames e pelqyeshme…Mbase per faktin se duke degjuar Berishen thashe: Do ta perballoje njeri kete psikopat qe dhe ne renie thote: JAM AQ LARTE SA PO CUAT DUART DO KAPNI KO…ET E MIA..?! Kete hajdut ordiner qe dhe ne “kohen e koshiences” do te “hipnotizoje” turmen me “numra” si HOUDINI duke pervetesuar pasurite publike…Ndersa per kohen e fjalimit ne dispozicion te tij u be gabim..Eshte e padrejte te trajtosh Berishen ndryshe,kur vete e percaktoni si deputet te thjeshte..Nje njeri i tille dhe pa “favore” autosugjestionohet duke kaluar ne “universe paralele”…Ky njeri i jep jete nje shprehje qe ja kam nisur personalisht me leter: ATE QE S’E LE TE VDESESH ,S’TE LE TE RROSH…Mendoj se kjo s’eshte ide e Gramozit me shume se e “mjeshtrit” qe po e detyron dhe Ramen te dale nga vetja duke u “moderuar” me teper se c’duhet…’Mjeshtri” qe po pergatitet per President pasi tatoi pulsin ne Kuvend per votat qe mund te siguroje…”Mjeshtri” qe “falenderoi” Olldashin pasi ky i citoi gjithe c’ka kishte “vjelle” per “aleatin” … Thone qe paraja s’te ben “njeri”,por kete mos e thoni ne pranine e “Mjeshtrit”,pasi qualifikohet si “federal crime”… !!

    Reply to this comment
  6. tim September 15, 00:14

    Z. Rama nuk kam c’te komentoj ne fjalen tuaj briliante, te qarte si drita dhe plotesisht te vertete dhe nha zemra. Keshtu vazhdo…dielli I mire duket qe ne mengjez… dhe ky shtator eshte mengjezi yne ku dielli po shkelqen fort…falemnderit!

    Reply to this comment
  7. sazan September 15, 02:45

    Edi kam besim te ty si individ se do te na besh popull me dinjitet.

    Reply to this comment
  8. Ballshi September 15, 03:38

    Bravo Edi ! I dhe ate qe meritonte . Guximi dhe logjika jote ,jane per t’u admiruar. Keshtu i do mushka drute . Mos u tremb para cdo lloj presioni. Ke 70% te shqipetareve me vehte. Le te grije dhe ulerij Sali Berisha . Jane gerhamat e fundit te tij.

    Reply to this comment
  9. nastradini September 15, 06:56

    PSE SALI KRIMINELI DUHET TE LEJOHET TE VAZHDOJE TE FLASE?

    si nje BOS mbi BOSAT, si nje gjel maje plehut duke shkelur cdo rregullore apo ligjet e funksionimit te Parlamentit? Ne vend qe maxhoranca aktuale te filloje proceduren e NDESHKIMIT nga Drejtesia e Munguar per krimet monstruoze te pushtetit te tij mafioz te Sali Berishes mileti qe dha voten me sinqeritet te papare deri tani po perballet me CIRKUN e radhes te Gramoz Rucit dhe Ilir Metes. Ilir Meta dhe Gramoz Ruci nuk jane zgjedhur me votat e shqyptareve per ta kthyer Kuvendin e Shqypnise si nje hale publike personale e Saliut dhe e PD-se ku mund te vjelle mllefin e humbjes se tij. Per kete “bamiresi” alla Fatos Nano duhet te kelthase edhe gjithe media shqyptare. Per keto shkelje te rregullores se Kuvendit duhet te ngrihet ne kembe Shoqeria Civile shqyptare ne menyre qe dhe Gramoz Ruci te kuptoje se nuk mund te komandoje ai Kuvendin si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes apo Fatos Nanos, si nje Dinosaur Prehistorik i Partise se Punes. Per te mos lejuar rikthimin e Saliut me kale te bardhe si ne 2005-n pasi i kishte vene zjarrin Vatanit ne 1997 dhe 1998, por per ta nxjerre para Drejtesise se Munguar per krimet monstruoze te tij sic veproi Kroacia me kryeministrin e saj hajdut Sanader. Bota dhe BE-ja e pershendeti Kroacine per kete vendim dhe e pranoi ne gjirin e saj. Ne vend te ketyre ligjore per luften me korrupsionin shqyptareve u eshte servirur nga Koalicioni Fitues CIRKU me tigra dhe luane prej letre. Dhe fjain kryesor e ka Edi Rama Gramoz Rucin si kryetar grupi dhe ben deklarata te cuditshme ne media per NDESHKIMIN e krimeve te Saliut. Prandaj edhe nastradini thote qe eshte mjaft e cuditshme sjellja e maxhorances ne Kuvend qe duket si nje femije i vogel qe justifikohet papushim tek prinderit per fajet e tij.

    Reply to this comment
  10. butrinti September 15, 08:38

    E pate xhozken ,hahahahahahahhahahahhahahahah tamam si “fantazma e plani 3+4 “.Mos moj zocke ,mos e lesho veten keshtu ,se jo per gje ,por gjithe ai vrere ,e di sa te kish shemtuaraaaaaaaaaaaaaaa….Dhe mire si politikane ,qe ke deshtuar ,po po deshtove dhe si femer ……….qenke ber per meshire . Ku do ti gjej paret Edi Rama ,per shendetesine ,per arsimin ,,per ekonomimine ?????? Shume e thjeshte pergjigjja ….Do tua a mar juve dhe gjithe atyre ,qe i kan te pajustifikuar ,pasurite ,dhe derdhjet bankare si ketu dhe jashte ……………….E dhimbshme …………Por duhet ber ……….. Per sa i perket ,aritjeve te ish qeverise …………….juve mire mendja ,por ju kan len dhe syte …………..Rruge si ne boten etrete ..,mjerimi ka mbuluar gjithevendin ,arsimi per toke ……diploma fallso ……Ju quani aritje vetem betonizimin eshqiperise ………..pallate pa kriter ,12,e 15 kateshe ,…po pse mor haramer ,,Kina do te vij ketu ???Ju vete ekeni len krimin te lire ….qe populli i shkrete te meret me kronikat edites …dhe te le pas bemat tuaj ………..Por gjyhnaet eketij populli do bien ,mbi ju te nderuar sot opozitar ………………I nderuar Kryeminister ……………..mos te te dridhet qerpiku nga ata ……….pemen qe ka kokra ,,,,,ate godasin .Suksese !!

    Reply to this comment
  11. Tori Hoxha September 15, 08:52

    hahaha o Ed Rama~o yll bote !!!!! 🙂

    Reply to this comment
  12. Librazhdi qytet i bukur September 15, 11:06

    Une nuk e kuptoj se si e duan programin opozitaret. Fjalimi ishte nje zberthim analitik i programit, dhe se dyti, ne tavoline e ka patur sejcili deputet programin me shifra dhe afate.
    Nuk me pelqen qe pa filluar nga puna ti ndersehesh Qeverise pa te drejte, kur duhet bere e kunderta, te ndihmohet per te realizuar objektivat qe ky vend te hyje ne Europe, te rritet punesimi dhe mireqenja dhe mbi te gjitha te vendoset Rendi. E cilesoj kete te fundit se po vriten sikur te jemi ne lufte. Vriten per nje gervishje makine, per nje grindje te castit, per nje vije kulluse te ujit, per shtyrje gardhi. Me nje fjale, detyra e pare duhet te jete te dalim nga “lufta vellavrasese”, te tjerat vijne pas.

    Reply to this comment
  13. saaaaaaaaaaaali September 15, 18:41

    saaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaali

    cfare “doze” kishe marre dje, ishe gati ne delir o monster
    shume shpejt do i kthesh “patkojte nga dielli” nga…………….. damllaja

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*