Rama: Edhe kërriçi i Sanço Pançës do i kishte zili marrëzitë e Berishës

Redaksia Online December 11, 2012 12:55

Rama: Edhe kërriçi i Sanço Pançës do i kishte zili marrëzitë e Berishës

Rritja në mënyrë alarmante e borxhit publik ka qenë sot kryefjala e diskutimeve në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, kryetari socialist, Edi Rama, tha se niveli i borxhit është rritur me 2.1 miliardë dollarë.gjatë 4 viteve të fundit.

“Qeveria ka ndërtuar një buxhet të ri me prezumimin se nuk ka kufi të borxhit. Sot ne nuk jemi thjesht përballë një borxhi të rritur në mënyrë të jashtëzakonshme, por jemi përballë një borxhi që është bërë i papërballueshëm për vendin, një borxh që ka shkuar për të financuar korrupsionin. Shqipëria ka rënë 42 vende në klasifikimin e Transparency International nga dita kur kryeministri i sotëm është ulur për të qeverisur Shqipërinë me duar të pastra”, tha Rama.

Foto e postuar sot ne profilin e Rames ne Tuiter

Duke iu referuar takimeve të ditëve të fundit në fshat e qytet me qytetarët dhe bizneset e vogla, Rama theksoi se shqiptarët janë zhytur në borxhe të njëri-tjetri.

“Në Lushnjë dëgjova dëshmi që i kam dëgjuar në çdo njësi të Tiranës, në jug e veri të vendit. Do të sjell një shprehje të një pensionisteje që del përditë për të shitur perime sepse ka djalin pa punë dhe djali ka gruan sëmurë. “Na vunë borxhet përpara, këto arka që shikon ne shkojmë dhe i marrim me borxh. Përpiqemi që edhe të lajmë borxhin, edhe të mbajmë shtëpinë, ndërkohë që borxhi rritet për ditë”. Rreth 150 milionë euro janë borxhet që  qytetarët kanë marrë në dyqane, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë. Ata që i kanë dhënë janë qytetarë që janë edhe ata në borxh e distributorët”, tha Rama.

Sipas kreut të PS-së, kryeministri Berisha flet për vende të reja pune që nuk ekzistojnë dhe për këto marrëzi ia kalon edhe kërriçit të Sanço Panços për marrëzitë e tij .

Kërriçi i Sanço Panços do të ishte tronditur nga zilia përballë marrëzive të kryeministrit në përpjekjet për t’i shitur populli të vet një produkt që nuk e ka”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-së theksoi se me ardhjen në pushtet pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, socialistët do të rivendosin tavanin e borxhit.

 

Redaksia Online December 11, 2012 12:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*