Rama: Borxhi që po krijon qeveria, po rrënon vendin

December 18, 2012 20:05

Rama: Borxhi që po krijon qeveria, po rrënon vendin

Lideri i opozitës ka vijuar takimet me grupet e interesit për të shpjeguar programin e Partisë Socialiste. Në një takim me përfaqësues të Konfederatës së Sindikatave shqiptare në qytetin e Rrëshenit, Rama ka theksuar nivelin e lartë të borxhit që po thellohet çdo ditë për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë. “Ky borxh ka kapërcyer 3000 euro. Ky borxh i kushton një familjeje sot 800 mijë lekë në vit për shpenzimet e borxhit. Janë 800 mijë lekë që mungojnë në ekonomi, janë 800 mijë lekë që mungojnë në arkën e shqiptarëve për shkak se shkojnë për shpenzimet e borxhit. Ky borxh është një gropë e madhe ku Shqipëria rrezikon të bjerë dhe të ndodhet në një situatë që sot ne nuk e parashohim dot”, tha Rama.
Apeli i Ramës
Sipas shefit të opozitës shqiptare vendi sot po shkon në drejtim të gabuar duke njohur regres pasi tashmë është botërisht më i korruptuari, më i papuni dhe më i pashpresë. “Ajo që ne angazhohemi të bëjmë, është që së pari të vendosim të vërtetën në themelin e punës së qeverisë dhe të marrëdhënieve të njerëzve me qeverinë, duke i dhënë fund historisë së shifrave të manipuluara të punësimit, të rritjes ekonomike të cilësisë së shërbimeve dhe duke hapur një kapitull ku e vërteta sado e hidhur që të jetë, duhet të jetë themeli i punës së qeverisë dhe i marrëdhënieve të qeverisë me publikun”, tha Rama. Gjatë bashkëbisedimit Rama foli për nevojën e një rotacioni politik në 2013-n për të mbyllur një kapitull 8-vjeçar keqqeverisje dhe sjellë shpresë nëpërmjet një vizioni e modeli të ri qeverisës. “Dua t’ju them se arsyeja pse unë jam vendosmërisht i angazhuar në këtë përpjekje nuk është që me votën e shqiptarëve të iki një kryeministër që i ka dal dhe kurrizi dhe të vij një kryeministër edhe më i gjatë. Nuk është ky qëllimi. Nuk është qëllimi as që të ikin disa që tundin një flamur blu e të vijnë disa që tundin një flamur lejla. Qëllimi është që të mbyllim një kapitull dhe të hapim një kapitull tjetër. Për këtë arsye të gjithë ju jeni shumë të rëndësishëm në këtë proces sepse të gjithë ju jeni zëra të kurajos dhe të shpresës. Unë do kërkoja që ju të bëheni zëdhënësit e këtij projekti. Të bëheni mbrojtësit e kësaj shprese dhe të bëheni fuqia e këtij besimi se gjërat mund të bëhen ndryshe dhe gjërat do ndryshojnë”, u shpreh Rama.

December 18, 2012 20:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*