Rama: Breshkat e mia quhen “Fatosi” dhe “Saliu”, do më shoqërojnë edhe në detyrën si kryeministër

Redaksia Online July 6, 2013 09:15

Rama: Breshkat e mia quhen “Fatosi” dhe “Saliu”, do më shoqërojnë edhe në detyrën si kryeministër

Kryeministri i ri, Edi Rama, shprehet se socialistët ishin të bindur për fitoren në zgjedhje, por  kanë mbetur të befasuar nga revolucioni  i heshtur që u shpreh me votë në 23 qershor. Në një intervistë për gazetarin Baton Haxhiu, në “Klan Kosova”, Rama tha se me votën e tyre,  shqiptarët treguan se nuk duan të vazhdojnë me politikën e dasive të vjetra.

“T’ju them të drejtën, ne ishim përgatitur për të fituar, por edhe ne jemi të befasuar pozitivisht nga ky revolucion i heshtur me votë e shqiptarëve. Mbresa më e fortë vjen nga harta e Shqipërisë, e cila është e gjitha e purpurt nga veriu deri në jug, si një shprehje e qartë vullneti që shqiptarët nuk duan të vazhdojnë me politikën e dasive të vjetra, as me dasinë e vjetër të së shkuarës komuniste dhe as me dasinë e më të vjetërve, që e kanë ushqyer shumë armiqtë e Shqipërisë, veri-jug”, shprehet ai.

Rama është pyetur edhe për breshkat që mbante dikur në zyrën e tij si kryebashkiak i Tiranës.

“Breshkat do vijnë me mua në zyrën tjetër, patjetër. Historia e tyre është shumë e thjeshtë. Një miku im artist, kishte qenë në Senegal, shumë vite më përpara dhe më tregoi që njerëzit që kanë probleme me astmën, dhe unë kam pasur probleme me astmën, është mirë që të mbajnë breshka në vendin ku rrinë. Një natë duke u kthyer nga Elbasani, pashë nën dritat e makinës një breshkë që po kalonte rrugën. I thashë shoferit “ndalo dhe merre” dhe e morëm breshkën. Pastaj e morëm edhe një tjetër. Të dyja, sepse nuk mund të kishim Fatosin pa Saliun dhe kështu u pagëzuan dhe pastaj më shoqëruan në udhëtimin tim dhe janë këtu me mua”, thotë ai.

Ndërsa në lidhje me ngjyrën e zgjedhur për fushatën që i parapriu fitores, të cilën Berisha e ka etiketuar si “mavi”, Rama thotë se lejlaja e Rilindjes është një bashkim i të kuqes me blunë, si një simbolikë e fundit të ndasive mes shqiptarëve. “Ngjyra e purpurt është në fakt ngjyra që bashkon të kuqen dhe blunë dhe ne sot kemi një koalicion, që shkon nga e purpurta tek e kuqja, por njëkohësisht që ka detyrë madhore që i bashkoi shqiptarët përmes një rrugë të re komunikimi me ta dhe përmes një mënyre të re shërbimi ndaj tyre, pa i ndarë në ne dhe ata, pa i ndarë në ata të veriut dhe këta të jugut, duke çuar përpara atë mision që shqiptarët na ngarkuan me votën e tyre për t’u dhënë fund dasive dhe dhënia fund e dasive është guri i themelit në rrugën që ndan tranzicionin nga Shqipëria evropiane”, thotë kreu i PS-së.

Redaksia Online July 6, 2013 09:15
Komento

10 Komente

  1. Edi Rypi July 6, 09:58

    Mos u mer me Fatosin o rryp. Ai te beri njeri dhe te veshi se ishe pabreks.

    Reply to this comment
  2. Bora July 6, 11:50

    Hahaha

    Reply to this comment
  3. zekthi July 6, 12:13

    Ka nje dallim te madh ne permbajtje, ne rrugen qe ndoqen drejt pushtetit te partive apo ne krye te qeverise midis EDI RAMRS dhe Saliut dhe Fatosit.
    Saliu dhe Fatosi ( ashtu si edhe kryetaret e partive te vogla – xhuvelist e cekist etj) ishin te emeruar dhe qendruan e qendrojne , ne krye te partive nga pushteti monist qe po rrezohej dhe nga fijet e fshehta te tij.
    Mbi kete rruge ata bene karieren e tyre me filozofine qe binin nga komunizmi.
    Edhe sot Saliu po e emeron kryetarin e PD-se vet, siç beri Ramizi me ate.
    Fatosi kur u largua nga PS, kerkoi qe nga jasht ta rrezonte Edi Ramen per te emeruar ate qe donte ai vet ne krye te Partise. Nuk e realizoi dot edhe per vizionin e shumices pozitive te partise socialiste.
    Edi Rama si njeri i pa perkulur ne vullnetin e tij, si njeri kembengules per te realizuar idete e tij dhe te ekipit , qe kur u ul ne vendin e kryebashkiakut, u berball me luften brenda partise socialiste. Doli fitues duke rindertuar Tiranen.
    U perball dhe mori drejtimin e Partise socialiste ne nje konkurence dhe lufte te ashper dashakeqe edhe i dorehequr, nga ish kryetari i emeruar i PS-se, Fatosi.
    Edi Rama doli fitimtar ne te gjitha betejat elektorale te bashkise e te pergjitheshme te vitit 2009,2011. dhe pushteti i saliut me ndihmen e Nanos , i pervetesoi ato.
    Ne 20013 , Edi Rama , me mbeshtetjen mbare popullore, me gjithe luften e pushtetit te Saliut , dhe te Fatosit me transferimin e deputeteve te tij tek Saliu per t’i mbajtur qeverine dhe per ta mbajtur ne pushtet fitoi zgjedhjet
    Gjithe partia socialiste dhe aleatet qeverises ,nuk e quajn kete fitore nje triumf euforik , por e vleresojn drejte , si nje pergjegjesi qe u ngarkuan shqiptaret per ta sjelle vendin ne normalitet dhe per ta futur ne rrugen e drejte evropiane.
    Ja pra ndryshimi i Edi Rames i cili erdhi ne krye te pushtetit ( bashk me aleatet e majte ) me konkurence dhe me voten e lire shqiptareve.

    Prandaj Qeveria e shqiptareve me Edi Ramen kryeminister do te dije te punoje per Shqiperine dhe shqiptaret dhe nuk do te punoje per rrethin familjar dhe oborrin e tyre.

    Saliu edhe ne emertimet e perditeshme dhe me nderkombetaret thoshte ” Qeveria Time “.
    Ajo tjetra thoshte ” Qeveria e Brishes “, Parlamenti tem ”
    Privatizim edhe ne emertime, dhe per shqiptaret kishte mbetur vetem varferia ,poshterimi dhe te vriteshin ne rruge kur protestonin.

    Reply to this comment
  4. EURO MALOKU July 6, 12:21

    PAS BRESHKAVE KRYEMINISTRI DO TE MERRET ME QYTETARET!!!!?
    NUK E KUPTOJ NENTEKSTIN…NDIHMEEEEEEEE!

    Reply to this comment
  5. Ben July 6, 13:25

    Nuk eshte mire te ndryshohet menyra e te menduarit dhe e te folurit?

    Reply to this comment
  6. Gramoz July 6, 13:40

    edi rypi me vjen keq po qenke me te vertet ryp,,,si nuk gjykoni njehere me nerva te qeta ,e pastaj argumentoje po me nerva te qeta ,si mundet te gjykohet ne kete mynyre kur puna dhe mendja e edi rames beri gji the ate mbrekulli qe tirana eshte ajo qe eshte sot po fatosi yt zoteri nuk me thua ne cilin aspekt te qeverisjes se tij shkelqeu qe te pakten te mbaJME mend ….per opingat qe mbathi dhe u aratis nemaqedoni per korupsionin qe e futi ne sistem ,per historine qe qe me vjen mbrapa per kazinote qe luante parate e shqiptareve …nuk te kujtohet ty zoteri qe sa e mori ky aventurjer cdo gje shkoi mbrapsht ..a nuk te kujtohet ty qe i pari qe ka dhene alarmin .per dy njerezit me gative te politikes shqipetare nano -berisha ka qene mendje ndrituri rexhep qosja ..dhe ja e vertetoi koha qe keta sharlatane e katandisen kaq keq .prandaj zoteri edi rama me fatosin tend jane vite drite larg njeri tjetrit .nese ju kini ndonje debulese per te puna juaj por mos u bej cinik se edi fale aftesive te tij nuk ka asgje te perbashket me te ..qe te jem i sinqerte me ju une jam i djathte por jo i berishes sepse ai nuk eshtei tillepor une kisha nje deshire qe te fitonte rama e me se fundi deshira mu realizua…rama eshte punetor njeriut i ki inat po jepi gjithmone hakun ..ndryshe je cmirezi inatci .dhe keto vese te keqija nuk nzjerin askend ne krye faleminderit

    Reply to this comment
  7. veti July 6, 14:11

    kujdes rama,

    se ai tosi eshte pd-ist dhe ja hyp ai salliu – dhe denohesh per nxitje prostitucioni.

    Na bej nja dy foto te te dyjave – por vishi sipas shijes se tyre – nuk e di si do ti mbushesh salliut te ngreje dy gishta lart – apo merr ato te kavajes.

    te fala
    veterineri koleg i topit

    Reply to this comment
  8. Tani July 6, 17:49

    Nje milion vota .Asnje shprese per ata qe jane kundra .Rreshtore 3 here ne dite hajduteve te votave.Vetem Rama e shpeton Shqiperine.

    Reply to this comment
  9. Mark uk July 7, 08:27

    Kujdes se cfar I pate then Nano nje kolegut te vet.Kam ne sirtar bre..t e gr..es tane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*