Rama çel bashkëbisedimet në Kryeministri

December 6, 2013 09:33

Rama çel bashkëbisedimet në Kryeministri

Kryeministri i vendit, Edi Rama, do të kryejë bashkëbisedime të përmuajshme dhe të hapura me qytetarët në Sallën e Hartave në Kryeministri, duke filluar që nga e diela, e cila përkon me Ditën e Rinisë. Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. “8 dhjetori është Dita e Rinisë”, shkruan Rama. “Në 8 dhjetorin e largët të vitit 1990, nisi Lëvizja Demokratike, që kulmoi me dorëzimin e regjimit komunist përballë kërkesës së studentëve për të pranuar pluralizmin politik dhe që çoi më pas në rënien përfundimtare të diktaturës. Në këtë 8 dhjetor, në praninë e një grupi nxënësish e studentësh të shkëlqyer dhe për të kremtuar Ditën e Rinisë, Kryeministria çel edhe serinë e përmuajshme të bashkëbisedimeve të hapura të Edi Ramës me qytetarët në Sallën e Hartave. Jeni të ftuar ta ndiqni këtë takim jo vetëm përmes televizionit e radios, po edhe duke marrë pjesë aktive me pyetjet tuaja në “Facebook” e “Twitter”,shkruan kryeministri.

December 6, 2013 09:33
Komento

2 Komente

  1. derdimeni December 6, 10:47

    Nuk të mjaftojnë rrjetet sociale ty, more shoku Edi, apo thjesht sa për show edhe ky takim.Futja P…

    Reply to this comment
  2. bilal camurri December 7, 02:30

    Edi Rames i takon,se eshte perfaqesues autentik i levizjes se dhjetorit dhe mendimit te lire,jo Sali maloku qe u dergua atje nga sigurimi per tu vjedhur partine studenteve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*