Rama: Çelim dyert e shkollave për besimet fetare

April 9, 2016 12:55

Rama: Çelim dyert e shkollave për besimet fetare

Komuniteti Mysliman Shqiptar festoi në një aktivitet të posaçëm ditëlindjen e profetit Muhamed. Në këtë ceremoni ishte i ftuar edhe kryeministri i vendit Edi Rama i cili teksa e cilësoi profetin Muhamed si krenarinë e njerëzimit u shpreh se atij i takon nderimi dhe vlerësimi i të gjithë njerëzve vulllnetmirë, pa dallim bindjesh fetare.

Në fjalën e tij, Rama ndër të tjera vuri theksin tek shkollat, të cilat duhet të jenë skena kryesore e luftës për dritë, e betejës për qytetërim dhe e kultivimit të vëllazërisë.

“Besoj fort se ka ardhur momenti që me kurajo, shteti shqiptar t’i çelë dyert e shkollave për njohjen e besimeve fetare. Ti çelë dyert e shkollave për t’i dhënë çdo fëmije mundësinë të armatoset me instrumentat e dijeve dhe të mos jetë viktimë e propagandave tunduese të atyre që s’kanë asnjë lidhje me profetët që i çelën rrugë qytetërimeve të sotme dhe që në emër të islamit kryejnë krime të cilat janë  të destinuara të ndëshkohen,” deklaroi Rama.

Sipas kreut të qeverisë, vetëm ushqyerja e fëmijëve me kulturën e feve, mund t’i mësojë ata të përballen me demagogët që përgjakin njerëzimin.

Teksa vlerësoi Komunitetin Mysliman Shqiptar për rolin emancipues dhe paqtues për kombin tonë, Rama bëri me dije se është gati projekti që do ta ktheje shkollën publike në një hapësirë njohëse jo vetëm për shkencat por edhe për fenë.

“Ky projekt konsiston jo në cënimin e laicitetit të shkollës por në forcimin e themeleve të kulturës laike e cila është e dobët dhe e pafuqishme të përballet me format e ekstremizmit të dhunshëm apo të atij me kostum e kravat nëse nuk arrin të pajisë fëmijët e të gjitha besimeve me instrumentin njohës për faktin fetar si gjenerues civilizimesh dhe me vëmendjen e mprehur për të mos rënë pre e tundimeve të mëdha që joshin dhe kthejnë në viktima fatkeqe të xhihadizmit apo të ekstremizmit politik vajza e djem që s’kanë fuqinë e brendshme shpirtërore se ju mungojnë këto instrumenta,“ shtoi ai.

Projekti sipas kryeministrit Rama, do të fillojë me një numër shkollash në zona urbane dhe rurale në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare në perëndim dhe lindje.

April 9, 2016 12:55
Komento

8 Komente

  1. Nishan jari me quhet kari April 9, 14:01

    Kryeministri i shqiperise qe do te hyje ne evrope mes liderit sunnit arab dhe shiiti iranian.A ka ndonje qe do ju dale per zot shqiptareve qe nuk duan as arabi as turqi????.Ky ka ikur per lesh.Shkollat fetare te fese se lige jane organizata qe pjellin ata qe hidhen ne ere.Do te vije dhe ajo dite si po shkoni se eshte bere me shume xhami se shtepi.

    Reply to this comment
  2. COHU ENVER NGA VARRI.. April 9, 15:53

    jepi EDI RAMA ne rrugen e tradhetise qe te la peshqesh shtrigu berishe ..por ti po ja kalon me shume

    AI NA FUTI NE KONFERNECE ISLAMIKE…THE THA QE SHQIPTARET KANE GJAK TURKU….

    KURSE TI “NIP VUNOI I TREDHUR” JO VETEM NUK KE FUQI TE SILLESH SI ATDHETAR POR PI I MBJELL ME SHKOLLA KRIMIN WE SALI MAVRIUT

    JU KUJTOJME O TRADHETARE TE KOMBI CA RRJESHTA ME POSHTE QE TREGONJNE SE ENVER HOXHA ESHTE BURRI ME I MADH I KOMBIT SHQIPTAR DHE ME GJERE QE HOQI BREKUSHET QELESHET DHE SHALLVARET NGA TURKOSHATET

    Ka shkaktuar shumë bujë poezia që një vajzë recitoi para ciftit Erdogan në Kalanë e Prezës.

    Poezia është një thirrje patetike për xhihad dhe e vendosur në kontekstin shqiptar është një retorikë për luftë fetare.

    Njohës të historisë së Erdoganit thonë se ai është arrestuar nga policia turke si islamist pikërisht se ka recituar dikur këtë poezi, ndaj dhe është prekur nga inskenimi i Prezës.

    Eksportimi i problemeve emocionale politike dhe personale të presidentit të Turqisë në Shqipëri, është mirë të shmangen

    Por meqë jo gjithcka është në dorë tonë, së paku ndaj tyre të mbahet qëndrim.

    Kjo poezi është e mjaftueshme për të kuptuar se është e tepërt të bëjmë dhurata të tilla në raste vizitash.

    Vjersha është qartëisht nxitje e urrjetjes fetare dhe dikush duhet të përgjigjet kur shkelet Kushtetuta.

    Lexojeni:

    Ej krenaria e botes islame, presidenti yne , prijesi yne Rexhep Taip Erdogan.

    “Minaret tona mos i ler pa ezan o Allah
    Ose thirrni ketu ata qe bejne mjalte
    Ose mos na ler pa zgjojte e bleteve
    Ketu jane pa ze minaret
    Vendin qe eshte bere mysliman, mos e ler pa mysliman o allah
    Ketu trupi eshte pa dashuri o Allah
    Na jep fuqi, mos e ler pa luftetar sheshin e xhihadit o allah
    Vitet qe presin heronjte, mos i ler pa heroj o allahu im
    Te dime te dalim kunder armiqeve
    Neve mos na ler pa shpirt o allahu in
    Ose ndaje vendin e mbetur pa kerrkend, ose mos na ler pa coban o allahu im
    Ti mos na ler neve pa ty, pa uje e pa ajer o allahu im
    Vendin qe eshte pjekur me myslimane, mos e ler pa myslimane o allahu im”

    Vajza që përloti Erdogan: Ishte rrëqethës ai moment!

    Blendina Dibra, nxënësja 16- vjeçare e Medresesë së Shkodrës, recitoi në përurimin e Xhamisë së Prezës, duke bërë që Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan të shpërthente në lot.

    “Kishte lutje që i drejtoheshin Zotit, por që nuk ishin vetëm vetjake, por për gjithë popullin, kombin
    “Nuk e prisja atë reagim, duke parë sjelljen e politikanëve dhe liderëve, nuk ma ka marrë mendja kurrë. Momenti kur ai fshiu lotët, ka qenë rrënqethës”, thekson ajo.

    Erdogan ishte në inaugurimin e Xhamisë së Prezës, kur Blendina recitoi një poemë patriotike me tone islamike, të cilën Erdogan e kishte lexuar së fundmi në televizion.

    Sipas gazetës turke Hurriyet, ceremonia u kthye në një miting politik, pasi të pranishëm ishin mbi 8 mijë persona.

    Një studente recitoi një dua nga poeti nacionalist turk Arif Nihat Asya, që vdiq në vitin 1975.

    Erdogan dhe e shoqja Emine nuk i mbanin lotët.

    Kur Erdogan e pati recituar vetë këtë poemë me rastin e 100- vjetorit të fitores së turqve në Galipoli në Luftën e Parë Botërore, u kritikua pasi po shfrytëzonte historinë dhe fenë për pushtet personal.
    COHU ENVER NGA VARRI DE NA MBIU BARI

    Reply to this comment
  3. arusha April 9, 19:17

    A do te mesojn femijet per pedofilin e muhametit, per rahje hallall te grave, per sakatime, etj, etj…

    Reply to this comment
    • SKORPION April 9, 20:50

      Do mesojne per pedofilat e sotem me tapi qe i permend papa Francesku e jo per ato qe ta ka enda te shpifesh ti torrollak.

      Reply to this comment
  4. gjergj kastrioti April 9, 20:05

    stop islamizimit te trojeve dhe gjuhes shqipe–rama ka vite qe i eshte futur vepres islame te erdoganit duke lejuar kanceerizimin e vendit —-popull zgjohu merre ram islamistin denoje per krim ndaj—-iliris—-kristiane nga politikan eshte kthyer ne —imam—rrofte gjergj kastrioti

    Reply to this comment
  5. demo April 9, 23:25

    Vini drynin xhamive!Kush e lejon tvsh te transmetoje koncerte propagandistike fetare me shterraqe mediokerr si kastriot tusha.Propoganda fetare,komuniste,xhihadiste,terroriste jane te ndaluara ne Shqiperi.Le te mbyllen ne xhami dhe polici bashkise t`i vere drynin,qe te mos degjohen jashte!

    Reply to this comment
  6. vjola April 10, 00:20

    KURRE ne shkolla feja .Nezdini te beni gjera per se mbari per kete komb me mire mos beni asgje BEJE me referendum.

    Reply to this comment
  7. Kasandra April 10, 02:59

    Projekti për promovimin e fesë në shkolla
    Nëse kryeministri shqiptar Edi Rama do t’i kishte lexuar Biblën dhe Kuranin nuk do t’a propozonte kurrë futjen e tyre në shkollën laike shqiptare. Si u forcoka laicizmi duke promovuar shkrimet e shenjta që predikojnë të kundërtën e shkencës, padrejtësinë, pabarazinë, përçarjen në segmente fetare, luftën kundër armikut të tyre kryesor-jo fetarëve, dhunën e egër fetare për forcimin e mbretërisë së Zotit të tyre mbi tokë, duke i mbuluar ato me vizionet e profetëve, mrekullitë imagjinare, përrallat fetare dhe fjalët e ëmbla të “dashurisë së Zotit për bijt e tij”?! Nëse ai i di të gjitha këto, atëhere i ka vënë vetes një pikëpyetje të madhe.
    Ai nuk do ta bënte një propozim të tillë nëse do ta dinte se klerikët në vendet e zhvilluara përpiqen për të penetruar me programet e tyre në shkolla dhe në politikën shtetërore apo ndërkombëtare por përgjithësisht ndeshin në rezistencën e ligjit dhe të nivelit të lartë të pushtetarëve përkatës, arsimtarëve, shkencëtarëve, laikëve, jofetarëve dhe shoqatave të tyre. Nëse ai i di edhe këto, atëhere pikëpyetja është më e madhe.
    Ai sot ka shkelur mbi gjakun dhe sakrificat e patriotëve shqiptar për ngritjen e shkollës laike shqiptare si pasuri kombëtare dhe pjesë e modernitetit botëror që ka si tipar ndarjen e shtetit nga feja dhe mbrojtjen e lirisë së besimit si për të gjtha liritë e tjera të njeriut; ai ka shkelur mbi besimin dhe inteligjencën e votuesëve të tij dhe të mbarë popullit shqiptar. Ai qoftë që mendon ta mbajë këtë barrë në ndërgjegjen e tij.
    Ai sot ka treguar mungesë konsiderate dhe arrogancë duke vendosur vetë pa të drejtë për një çështje kardinale që meriton diskutimin dhe miratimin nga të gjithë segmentet e shoqërisë (që ia kundërshtuan projektet e “Parqeve me motive fetare”) duke krijuar dyshime të forta për arësyet e një lajthitje të tillë.
    Ky projekt ogurzi është një goditje e rëndë për të ardhmen e shqiptarëve në rrugën e përparimit. Futja e fesë në shkolla është rruga e trullosjes dhe nënshtrimit ndaj Zotit dhe regjimit, jo rruga e demokracisë, unitetit dhe lirisë.
    Ky lajm sot është vrastar, shkakton dhimbje dhe indinjatë, dhe ka vetëm një përgjigje: të ndalohet me çdo mënyrë realizimi i këtij komploti në formë kompromisi fetaro-laik. Kasandra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim