Rama: Shmangëm arbitrazhin, CEZ mund të ishte një “Vaterlo” për Shqipërinë

October 16, 2015 10:28

Rama: Shmangëm arbitrazhin, CEZ mund të ishte një “Vaterlo” për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama thotë se marrëveshja me kompaninë çeke CEZ shmangu arbitrazhin ndërkombëtar, çka mund të kishte pasoja të tjera për Shqipërinë. Gjatë forumit për energjinë, Rama theksoi se arbitrazhi mund të ishte një Vaterlo* për Shqipërinë.

“Shqipëria gjendej në një kërcënim tjetër të një beteje, të një Vaterloje në arbitrazhin ndërkombëtar ku malit të problemeve financiare për shkak të gjithë borxhit të akumuluar rrezikonte ti shtohej dhe një borxh i ri i papërballueshëm për financat e shtetit. Unë jam shumë mirënjohës komunitetit të energjisë që në atë moment aq kritik e të vështirë për vendin u bë mbështetja jonë jetike, një proces kaq transformues për një reform në një front kaq të gjerë. Falë komunitetit të energjisë, mbështetjes teknike e morale të tij , arritëm marrëveshjen me kompaninë të cilën rrezikonim të përballeshim me një arbitrazh që do të ishte Vaterloja e financave shqiptare”, theksoi ai.

Kryeministri u shpreh se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të thella në sektorin energjetik, duke u bërë vend lider në rajon në këtë drejtim.

“U përballëm që në fillim me borxhe të rënda në sektorin e energjisë. Edhe Banka Botërore, para se të ndërmerrte reformat, përcaktoi qartë se gjithçka do të varej nga ajo që do të bënim me energjinë. Kompania e shpërndarjes së energjisë, jo vetëm që ishte në prag të një kolapsi total, por edhe në kushtet e një konflikti të hapur mes shtetit dhe pronarëve privatë të kompanisë. Shqipëria gjendej në një kërcënim tjetër, atë të arbitrazhit ndërkombëtar, ku rrezikonte t’i shtohej edhe një borxh i ri i papërballueshëm për financat e shtetit”, tha Rama.

 

**************

*Humbja e thellë e Napoleon Bonapartit në vitin 1815

October 16, 2015 10:28
Komento

10 Komente

  1. kalushi October 16, 11:32

    Dmth ky e mban veten per Napolon Bonapartin tani

    Reply to this comment
    • gregori October 16, 17:39

      Por Napoleoni ne Vaterlo pesoi humbjen me te madhe te historise se tij ne Vaterlo te Belgjikes, qe shenoi edhe fundin e sundimit te tij perandorak.

      Reply to this comment
  2. bismark October 16, 11:32

    Paguam 600 milion euro se kishim frike se humbnim gjyqin??
    Edhe kete vendim bazuar te fika e ke mare o lumemadh

    Reply to this comment
  3. one 15 October 16, 11:33

    per hartime eshte i zoti Rama
    Si i behet qe keto punet e shtetit dhe politikes nuk duan poezi po realizem gerryes

    Reply to this comment
  4. D October 16, 12:35

    CEZ nje nder 5 kompanite me te medha ne EU,dhe nr 1 ne problematika qe ka hapur ne EU,nper shtete te ndryshme.E thene TROC I KA RRJEPUR,VJEDHUR,si Shqiperine,shkoi deri aty SKANDALI sa vete EU donte qe kete CEZ kompani ta SHKRINTE FARE.

    Dhe Shqiptaret duhet te Kuptojne nje gje………Mashtrimi i Arbitrazhit qe genjejne te gjithe keta politiqener,bashke me ate gazetarin topolak investigativ Artan Hoxha,qe ben tru shpelarje,pra keta Politikane nga 600.000 milione €,300.000 i kane marre ose do i marrin keta tanet,dhe 300.000 CEZ.
    te tjerat jane teori boshe.

    Reply to this comment
  5. Arben October 16, 16:39

    CEZ ESHTE FATURA QE NA LA SALI QENI.

    SALIU NE LITAR.

    Reply to this comment
  6. ne emer te popullit October 16, 16:56

    Sa ishte GJOBA O 2 METROSH.O PALLA PAGOVE GJE GJE NGA XHEPI JOT, APO SKA PROBLEM, PAGUAJNE BUDALLENJTE E VARFER.TE LUMTE O 2 METROSH , O SHAKAXHI SE NA SHKATRROVE TU QESH ME BARCALETAT E TUJA.

    Reply to this comment
  7. xxx October 16, 18:05

    U kenaqem me shakate tan kriper te koqeve te kandarit, pastaj gezimi u kthy ne mort

    Reply to this comment
  8. rina terri October 16, 18:38

    Degjo KRYEMINISTER , SHqiperise i ka ardhur koha ,dhe i ka te gjitha mundesite, te nxeresh kepucen si ne kohen e arte te ENVERIT , MJAFT ME BATUTA E KUSH I VE VESHIN BATUTAVE TUAJA, ESHTE RRITUR NJE BREZ INJORANTESH QE AS FARE SI KUPTOJNE BATUTA . , ATA KUPTOJNE VETEM SHIJEN E LEKUT TE QELBUR.

    Reply to this comment
  9. Kris 1 October 17, 03:33

    Sa mori qeverine kerceu Napoleonin.I ka ardhe mortja dhe kerkon ta shpetoje Napoleoni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*