Rama-demokratëve: Hajdeni votoni vettingun, kyç për hapjen e negociatave

July 27, 2016 21:42

Rama-demokratëve: Hajdeni votoni vettingun, kyç për hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur deklaratën e përbashkët të BE-së dhe të SHBA-së duke thënë se kjo është e vërteta.

Sipas Ramës, deputetët e PD duhet të vijnë në Kuvend për të bërë detyrën për miratimin e ligjit kyç (Vettingun).

 “E bojkotuan me muaj të tërë Komisionin e Reformës në Drejtësi dhe tani thonë s’kemi lexuar as projektligjin e Vetingut të gjykatësve e të prokurorëve, as 6 ligjet e tjera bazë për fillimin e zbatimit të reformës!

Ankohen se një dorë e zezë po prish konsesusin, sepse u kërkohet thjesht të bëjnë detyrën dhe të vijnë në komision për të mbyllur sa më parë ligjin kyç (Vetingun); pa të cilin Brukseli nuk i hap dot rrugë rekomandimit për hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë!

Dhe vazhdojnë akuzat qesharake direkte apo të nënkuptuara, kundër një komploti që e paskan shpartalluar me fuqinë imagjinare të një konsensusi, të cilin në fakt e dhanë (kur u ça muri shurdh i Shqupit e ishin bërë 94 votat e nevojshme) mu në zgripin e humnerës së pasojave të rënda, politike e personale, që i prisnin në raport me SHBA e BE, pas 21 korrikut, të gjithë ata që do votonin kundër reformës”, shkruan Rama në Facebook duke postuar edhe deklaratën e plotë të përbashkët të BE-së dhe SHBA-së.

July 27, 2016 21:42
Komento

6 Komente

  1. alphade July 27, 21:52

    Personalisht do te desheroja qe drafti i reformes ne
    Drejtesi te miratohej me 94 vota ose me Referendum
    me qellim qe te gjithe ata qe do te dilnin kunder te fute-
    shin ne “Black List” ,mirpo i shpetoi Ilir Floriri pedeistet
    qe i kendoi poemen :
    “U mbyt gjemia me federale, o burra shpejt o kush mund te dale …!!! Pacet fashizmi e vinceremos se iku koha e
    babaqemos …”

    Reply to this comment
  2. ALBAN DEGA July 27, 23:51

    OPINIONE

    KONSENSUS “KESHTU E ASESI NDRYSHE” APO… !?

    – A mund te kete konsensus me nje “bande gangsteresh” qe nuk ka konsensus brenda radheve te saj…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si?

    Me konsensus”Keshtu e nuk ka rruge tjeter” ” Sic themi ne e asesi ndryshe”, ” O me ne o me armikun e kllases… Rruge te mesme nuk ka” sic thoshte shoku Enver!
    Po a eshte ky konsensusi, mirekuptimi, marreveshja!?
    Kurrsesi!
    Ky eshte diktat i mirefillte! Diktat 24 karat… Jo konsensus!
    Me konsensus Sali Berisha dhe taborri i tij politik e familjar kuptojne diktatin…
    E diktati eshte thelbi i diktatures jo i demokracise!
    Nuk kane konsensus brenda familjes se tyre politike PD-se e koalicionit te saj e lehin nate e dite per konsensus me mazhorancen vetem per ta vonuar, vetem per ta sakatuar, vetem per ta sabotuar, vetem per ta zhbere, vetem per ta cformuar krejt shpirtin e qellimin e Reformes ne Drejtesi!
    Me lutje!?
    Miresine, lutjet, tolerancen, mirekuptimin… Partia Demokratike domethene Sali Berisha i sheh, i kupton, i vlereson si dobesi, si frike, si nenshtrim… e i shkel me kembe !
    Ndaj ai si nje femije i keq i llastuar dhe i lazdruar pertej permasave te vet durimit kinez te shqiptareve dhe vete nderkombetareve, ben te fortin, ben garipin, ben trazovacin qe kthen permbys e ben rrokopuje shtepine e perbashket te shqiptareve!

    Leva e Arkimedit? Jo! Leva e Sales!

    Si!?
    Nepermjet leves se sundimit te Sali Berishes, pandeshkueshmerise qe ia ka dhene vetvetes e bandes se tij nepermjet Ligjit me barbar te tiranise Ligji jam une!
    Nepermjet kushtetues se Sali Berishes” Ne Saliu, Me Saliun, Per Saliun!” dhe klanin e tij politik e familjar!
    Nepermjet marrjes peng e venies nen kontroll te plote te cdo hallke te shtetit ligjor nga gjykatesi me thjeshte e deri tek Kryetari i Gjykates Kushtetuese, qe para se te vishte togen e zeze me vetem 71 vota shkoi e u fal tek Sali Berisha, nga prokurori i fundit e deri tek Kryeprokurori i Shqiperise,.. Nga Arben Aliaj e deri tek Plepisti Gjin Gjoni, sot multimilioner, duke shitur drejtesi e deri tek Presidenti kapterr i SHQUP-it po me 71 vota te trafikuara e te shitblera!
    Ja pse Basha e juristet e SHQUP- it duan dhe kembengulin qe Vetingun ta beje pikerisht Gjykata Kushtetuese , 90 per qind e komanduar prej Berishes e jo aleatet tane strategjike e miq te sterprovuar te shqiptareve si popull e te Shqiperise si shtet pa perkrahjen totale, te te cileve Sali Berisha kurre nuk do ta kishte pare as ne enderr kreun as te shtetit e as te qeverise shqiptare !
    Ndaj nuk thote kot sovrani kur behet jevgu mbret se pari vret baben e vet !

    Cila eshte zgjidhja!?

    Eshte miratimi urgjent i Reformes ne Drejtesi me konsensusin e sovranit qe votoi ne menyre plebishitare me mbi nje milione votat e lira te shqiptareve me 23 qershor 2013 dhe me 15 qershor 2015!
    Konsensusi i sovranit shqiptar eshte i panegociueshem e i patjtersueshem!
    92 per qind e shqiptareve jane per Reformen ne Drejtesi si premtimi solemn i PS-se LSI-se etj. gjate fushates elektorale te 23 qershorit 2013, si e vetmja rruge per te luftuar korrupsionin dhe vendosur shtetin ligjor be Shqiperi!
    Askush as PS, as LSI asnje politikan nuk ka atribut te shkele mbi vullnetin dhe voten e sovranit qe eshte kyci dhe themeli i sovranitetit te shtetit shqiptar!
    Korrupsioni masiv dhe impuniteti ishin aresyet kryesore e ketij plebishiti mbarepopullor qe i shkaktoi nje Vaterlo te vertete ” bandes se gangstereve” dhe “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit”!
    A ka zgjidhje tjeter?
    Nese mazhoranca nuk eshte e afte ta kryej kete mision te shenjte te sovranit ajo duhet tia ktheje mandatin atij dhe te shpalle jo vetem zgjedhje te parakoheshme parlamentare por njekohesisht edhe Referendum mbarepopullor per Reformen ne Drejtesi!
    E vetmja e “keqe”qe mund ti vije Shqiperise eshte se ato do te shumezonin me zero opoziten destruktive e shtetrrenuese te Mareshallit te Beogradit dhe RIA-s ruse!

    Enough it’s enough… Boll me!

    Cdo lutje per konsensus, per bisedime ( pazarlleqe ) te reja politike do te sillte jo vetem vonesa te reja, por edhe cenim te metejshem te thelbit dhe qellimit madhor te Reformes ne Drejtesi pet vendosjen e shtetit ligjor ne Shqiperi, sic ka ndodhur te pakten kater here gjate ketyre 15 vjeteve te fundit!
    Enough it’s enough, thone miqte dhe aleatet tane strategjike amerikane! Boll me!
    Edhe durimi kinez i Ambasadorit te nderuar amerikan, Shkelqesise se tij Donald Lu ka nje kufi!
    Cdo marreveshje okulte Edi Rames e Ilir Metes vec e vec apo se bashku me Sali Berishen do te ishte antishqiptare e antiamerikane! Pse?
    95 per qind e shqiptareve e duan e perkrahin SHBA- ne e BE-ne si aleatet strategjike dhe miqte e sprovuar te shqiptareve si komb!
    Proamerikanizmi eshte nje kult per shqiptaret jo vetem be Shqiperi, Kosove por kudo ne Bote.
    Asnje politikan nuk ka as fuqi e as tager te dale mbi kete kult te shqiptareve

    SHENIM: SHKRUAR E BOTUAR PER HERE ME 27 MAJ 2018

    Reply to this comment
  3. drion July 28, 01:59

    Kush ve bast qe: Rama do te dali perseri bllof ne kete ceshtje sic doli ne 21 korrik ?
    Ka ardhur koha te filloje te besoje se eshte shume pak si politikan ne krahasim me Bashen apo Meten.
    Jam gati 500 euro bast.
    Email [email protected]
    Basti me paypal (pagesa), kriteret: dy deri ne tre gazeta te nivelit te pare ne BE dhe US. Opinioni i tyre pas procedures se 7 ligjeve.

    Reply to this comment
  4. Kariz Matik July 28, 08:06

    Hakdeni te pime nje kafe. Kyc per status quone!

    Reply to this comment
  5. lori July 28, 08:10

    JAM PLOTESISHT DAKORT ME MIRATIMIN E LIGJIT KYC (VETTINGUN),POR NUK JAM DAKORT ME PJESEN E NEGOCIATAVE QE PERMENT KRYEMINISTRI,PASI E KEMI NDIGJUAR PREJ MESE 20 VJET RRJESHT E DO TE DOJA TI DREJTOJA NJE PYETJE EDIT :PER KE NEGOCIATA E KE FJALEN ;?PASI GJYSMA E POPULLATES ESHTE JASHTE KUFINJEVE TE KETIJ VENDI ,JU SI KLASE POLITIKE ME RRETH 65 PARTI JENI JO NE EUROPE POR PERTEJ SAJ,NDAJ LERI DENGLAT E FUTJUNI REFORMES SE DREJTESISE SI SHTYLLE BAZE PER NgRITJEN E SHTETIT TE SE DREJTES DHE MOS TE TE GENJEJE MENDJA SE PO MIRATOVE DRAFTIN NE LETER U BE DREJTESIA SE TI E NDERTON DITEN E ALEANCA LSL TA PRISH NATEN SE BASHKU ME EXPERTET E ME URRITHET QE KANE ZAPTUAR E KAPUR PER FYTI KETE SHTET!DIKUR NJE I MENCUR QE ZOTROTE E NJEH MIRE PATI THENE “NUK ESHTE INDIVIDI POR SISTEMI QE KA FAJ,SE PO KETA INDIVIT NE KOHE TE NDRYSHME VEPROJNE NDRYSHE”!!!!!!!! MOS HARO QE PODESTA PO VJEN NE PUSHTET PERTEJ ATLANTIKUT E “NENA DHIJA”NUK PYET PER KECAT POR PER LIKET E LU-te!

    Reply to this comment
  6. Michele July 28, 10:41

    Bash-isha,kjo pisqolle e zbrazur e Beli-Sarishes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*