Rama denoncon “sulmin e vemjeve” ndaj shkodranit që bashkëpunoi me PS

Redaksia Online March 10, 2013 14:14

Rama denoncon “sulmin e vemjeve” ndaj shkodranit që bashkëpunoi me PS

Kreu i PS-së denoncon “sulmin e vemjeve”, siç e quan ai dënimin që PD u ka bërë familjarëve të Arbis Vjerdhës, sportistit që pranoi të kontribuonte në programin e rilindjes për sportin. Në blogun e tij, Rama shkruan se rasti i Vjerdhës është historia e përditshme e shkeljes së të drejtave të njerëzve për shkak të bindjeve politike.

“Arbis Vjerdha, 37 vjeçar, i martuar me dy fëmije. Kampion i shumëfishtë kombëtar, si dhe fitues i shumë turneve ndërkombëtare në karate. Kampion botëror dhe europian në Kick Boxing. Shkodran. Pranon ftesën e Fidel Yllit për të kontribuar për draftin e programit tonë të Rilindjes së Sportit. Vjen edhe në Konferencën Kombëtare të Programit për një Rilindje Shqiptare ku flet për sportin duke ngritur peshë sallën me fjalë të thjeshta e humor tipik shkodran. Paguan menjëherë pasojën e bashkëpunimit me opozitën e shpallur armike nga pushteti. I heqin vjehrrin dhe vëllain nga puna. Vjehrri anëtar i PD dhe drejtor i bujqësisë për qarkun Shkodër, por me dhëndrin bashkëpunëtor të armikut! Historia e këtij kampioni që ngre flamurin shqiptar nëpër botë dhe në atdheun e tij trajtohet armiqësisht me libër shtëpie, është fatkeqësisht historia e përditshme e Shqipërisë së marrë peng në lirinë e saj. Është historia e përditshme e shkeljes brutale të lirive e të drejtave të njerëzve të këtij vendi për shkak të bindjeve a mosbindjeve të tyre. Po edhe më keq, është historia e një hakmarrjeje primitive që prek familjen e të afërmit për të kallur frikën përreth. Kjo histori do marrë fund pas 23 qershorit. Liria, konkurrenca dhe merita do jenë vlerat me të cilat do marrë formë Shqipëria e rilindur. Ku njerëzit e suksesshëm në punë, sipërmarrje, shkencë, art apo sport do vlerësohen lart për suksesin e tyre dhe nuk do cenohen kurrë për mendimet, bindjet, përkatësitë e tyre politike. Kjo është rilindja që duam!”, shkruan Rama.

 

 

Redaksia Online March 10, 2013 14:14
Komento

9 Komente

  1. Vezhguesi March 10, 14:34

    Vazhdo me Fidel Ylli ti se mire e ke nisur.
    Po pyete mer nje here Fidelin kur e ka lexuar per here te fundit nje liber.
    Vlere intelektuale Fideli? Si keshtu ?
    Pa pyete nje here cfare i benin PS-se ky me ata vllezrit Dhelpra nga Berati ne kohen kur mbushi gjithe Tiranen qe kam dashnore gruan e Leka Meksit?

    Reply to this comment
  2. Mangalem March 10, 14:56

    Vellezrit Dhelpra,jane monument i pacenueshëm i historise se sportit beratas,dhe sidomos socialisti Gazment Dhelpra dhe Hajri Dhelpra,jane krenari e socialisteve beratas,ndaj thashethemet ndaj tyre,merri mbrapa pasi jane edhe shembull ndershmerie!Me vjen mire qe Rama mbron fort kete trim e kampion Shkodre,qytet i marr peng nga krim Berisha si thote me te drejtë nje nga analistet me të mire ne blog,i persekutuari dhe i pavleresuari nga KASTA,Stef Staku qe gjej rastin ta pershëndes per koncizitetin e komenteve te mbrekullueshme!Shkodra e pushtuar nga shpellari Berisha,kete rradhe do te clirohet perfundimisht dhe do ti bashkohet qyteteve te tjera shqiptare ku shquhet Vlora titanike,Berati historik,Durresi legjendar dhe Tirana kryeqytet!Perpara,perpara,per ti shkaterruar shpellaret e Berishës edhe ne Shkoder!Jam i sigurt se Rama do triumfoje dhe ne do bejmë shtetin modern dhe europian!

    Reply to this comment
    • Vezhguesi March 10, 15:19

      Vertet?
      Atehere le te na tregojne si benin trafik klandestinesh ne kohen kur minister i brendshem ishte Agron Musaraj, ose kokaine me … Kazazin, ose trafik kinezesh tek Bar Amerika.
      Edhe ti po thua qe Fideli eshte intelektual ?
      Ushtar ne garde dhe ka mbaruar IKF me korrespondence.
      Me keta do beje Rama Rilidje?

      Reply to this comment
  3. ILIR March 10, 14:56

    Edi Rama te kishe bere premtimin e mundshem se me marrjen e pushtetit me 23 Qershor keta te dy punonjes ti kethesh ne vendet e punes. Eshte nje e drejte e tyre por njekohesisht i ben mire edhe ceshtjes. Po e jep kete mendim nje qytetar me bindje te majta qe eshte hequr nga puna perjudhe me pare ne moshen 63 vjec nga rregjimi Berishjan dhe ne shkresen e largimin nuk jepet asnje motivacion.E ta premtoje kete problem ( pra vendosjen ne pune te dy te larguarve ne Shkoder )ndonje kandidat per deputet i Partise Socialiste ne Shkoder ). Mbaresi ne zgjedhjet e 23 Qershorit.

    Reply to this comment
  4. Ira March 10, 15:51

    Ai rastesisht e ka emrin ose eshte Fidel Ylli. Thelbi eshte qe jane pasanike dhe me kryesorja se si i kane bere keto pasuri, cfare leshimesh, bashkepunimesh, kompromisesh, mekatesh, madje edhe krimesh, te ditura apo te pa ditura, kane bere para se te jene pjese e PD ose PS.Duhet ta dime dhe per kete nuk ka asnje diskutim se kaq pasuri e grumbulluar ne kaq pak vite, ka si baze kryesore grabitjen tone, me rrjedhoje, varferine, madje urine, me pak siguri per jeten, drejtesi, pra me pak shkolla, me pak rruge, me pak sherbim shendetesor, me pak rroga dhe pensione me te vogla. Ketu nuk diferencohet askush, pavaresisht se ku i del llogaria te rreshtohet me PD apo PS.NQS Rama ka permendur Stakun, do te thote qe ose nuk eshte i informuar, ose nuk eshte i zoti te analizoje asgje.

    Reply to this comment
  5. kokpalari i 21 janarit March 10, 16:07

    Rama e ka problem te mbroje njerezit qe jane ne nje llogore kunder se keqes. i duket sikur nuk eshte detyre e tij. Ky ehte nje nga problemet me te medha te tij si lider. Ne rastin e ketij shkodranit, me ne fund ka bere dicka ndryshe ne kete drejtim. Me behet qejfi. njerezit kane nevoje per vemendje dhe solidaritet sepse po luftojne me te keqen duke sakrifikuar shume nga jeta dhe pasuria e tyre. Mirepo vemendja e Rames shpesh haperdahet ne idiotesite qe shperndan ne eter Saliu sipas parimit “hedh nje budalla nje gur ne pus…”. Forca shkodran, kushdo qofsh dhe kudo qofsh. Mos e jep veten dhe lufto. Bashke me ne te tjeret

    Reply to this comment
  6. leon68 March 10, 16:33

    Me mire te merremi me hallet e njerzve se sa me pasurite dhe jeten e te tjereve sepse do benim dicka me humane.Nuk pushohet nga puna nje njeri vetem se eshte opozitar sepse kjo mund te na ndodhi edhe ne ose cdo lloj familjeje tjeter

    Reply to this comment
  7. InBlu April 29, 13:28

    Ci keni keto akuza per vellezerit Dhelpra…e si mund te thuhet per ta qe jan mar me pislliqe kur ata i njeh e gjith shqiperia per njerez qe si kane bere keq asnjeher njeriu dhe jo e jo te jene marre me gjera te tilla…Turp !Turp !Turp!

    Reply to this comment
  8. altion dhelpra August 17, 18:14

    Per sa i perket ketij flliqesires Vezhgusit i them te te laje mire gojen e mendjen kure ze ne goje vlezerit dhelpra se kane qene e do te mbeten krenaria e ketij vendi ne sportin qe kane ndjekur se sa peshojne medaljet e tyre ti o vezhgus nuk peshon as me gjithe familje

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*