Rama dërgon 30 mjekë nga Shqipëria në Bergamo, do luftojnë koronavirusin

March 28, 2020 12:33

Rama dërgon 30 mjekë nga Shqipëria në Bergamo, do luftojnë koronavirusin

30 mjekë shqiptarë do të mbërrijnë në Bergamo pasditen e sotme për të mbështetur Italinë në situatën e emergjencës ndaj koronavirusit.

Siç raporton Corriere, mjekët do të mbërrijnë në aeroportin e Romës por do të veprojnë në të gjithë qytetin e Bergamos, ku do të transferohen.

Vajtja e personelit shëndetësor shqiptar në Itali është sipas një marrëveshjeje mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ministrit të jashtëm italian Luixhi Di Maio.

Mjekët do të qëndrojnë në Itali një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.

Sipas burimeve të Corriere della Sera, kryeministri shqiptar është shprehur se nuk mund të shihte Italinë në kaq shumë vështirësi dhe do të ndihmojë sepse shqiptarët e duan Italinë.

Sioas vendimit mjekët do paguhen 3 mijë euro në muaj dhe infermieret 2500, nga fondi rezervë i Buxhetit të shtetit.

o.j/dita

March 28, 2020 12:33
Komento

52 Komente

  1. Biometri March 28, 12:37

    Po Shqiperia sikur kerkoi mjeke nga Kina??

    Reply to this comment
    • Fasadë rilindjotase March 30, 09:22

      Po si mund t’ja heqësh mjekët shqiptarit dhe t’ja bësh peshqesh taljonit kur ata janë të nevojshëm arje ku situata është më e pakontrolluar dhe ndoshta më e rrezikshme?

      Tingëllon e ulët si shifër, por me 10 tē vdekur nga gjithsej 197 të prekur nga korona (kuota e vdekshmërisë mbi 5%), Shqupnia edosaliniste për momentin ja ka kaluar bile dhe provincës kineze më të prekur në gjithë botën me afro 5%.

      Reply to this comment
  2. labi March 28, 12:50

    Bravo kryeminister,duhet ti ndihmojme ata qe na mbajten me buke kur ne ishim ne ditet me te keqia.

    Reply to this comment
    • Maskara March 28, 13:50

      Bravo bravo
      Keshtu ben dhe keta me ne kur ishim veshtiresi.
      E dine ato shpirtrat e femijeve ne fund te Otrantos.

      Reply to this comment
  3. Lili March 28, 12:59

    Rama bile shume u vonuar per kete veprim: mjeket do kishin ndihmuar koleget te pushojne pak, po edhe do kishin fituar nje pervoje qe na duhet!

    Reply to this comment
    • Genti Itali March 28, 13:30

      Bravo ,po meqe je thuaji tu japi mascherina me shumice se kendej veshtire te gjenden. Mbase u jep ca nga ato qe i dhuroi Turku.

      Reply to this comment
  4. Ylli March 28, 13:09

    Bravo Edo….solidaretit quhet ne dite te veshtira te fqinjit !
    Ne nje fare menyre ben krenar dhe shqiptaret qe jetojne ne Itali !!

    Reply to this comment
    • Bytha me kos March 28, 13:49

      Kur paskemi luksin me dergu mjeke andej dhe para, perse duhet t rrime mbyllur ne?
      Na thuhet se spitalet jane veshtiresi dhe nuk ka lek dhe personel, ku u gjenden keta?

      Reply to this comment
  5. sapa March 28, 13:15

    Ska pesemijelekesha atje si do ja beni?a po do rrini aty dhe nuk ktheheni me.Me siguri ka plasur miku se kush do jete ne liste per te shkuar!

    Reply to this comment
  6. Altin March 28, 13:29

    Nuk e kuptoj??
    Ne nisim mjeke atje??????????

    Reply to this comment
    • Ganimet March 28, 14:25

      3 mije euro paga???
      Po cdo mendojne mjeket qe po punojne ne Infektiv???
      Cfare mesazhi u jep ketyre mjekve qe punojn me t semuret n Shqiperi ky gjeniu i Surelit keshtu?

      Reply to this comment
  7. Agimi March 28, 13:31

    Ate doktorin “floke kacurrel”, nuk ia mbaj mend emrin, e njoh. Kam qene pacient i tij ne prill te 2014. Shume komunikues, ngulmonte qe i semuri te bashkepunonte me mjekun, te arrinte te behej mjek i vetvehtes. Inteligjent, kerkues ndaj vehtes. Italia do te jete nje eksperience dhe kualifikim i nje vlere te vecante. I uroj sukses dhe shendet per te grupin etij.

    Reply to this comment
  8. Lana Tirana March 28, 13:38

    Hahaaa
    Po ne nuk kemi mjeke e infermiere ketu, si eshte kjo pune.
    Cfare farse

    Reply to this comment
  9. popull March 28, 13:40

    Ky eshte servilizmi i radhes i Shqiperise ndaj Italise. “Kur nuk ka shtepia eshte harram xhamia”, thote populli. Italia eshte ne nevoje, por ne jemi me teper ne nevoje sesa Italia. Italine ka kuptim ta ndihmojne shtetet e fuqishme si BE-ja qe e la ne balte, apo si Kina Popullore, Federata Ruse, Kuba komuniste qe iu gjenden ne keto dite te veshtira. Ne kete rast populli shqiptar mund ta ndihmoje Italine vetem moralisht.

    O Edvin, humbja e jetes se 10 shqiptareve nga koronavirusi nder 197 vete te konfirmuar si te infektuar eshte shifer alarmante. Kurse ti na derguake mjeke te perzgjedhur per te ndihmuar Italine! Per mendimin tim, ti ke marre nje vendim kriminal kunder interesit te shqiptareve.

    Reply to this comment
  10. labi March 28, 13:51

    O popull kush te tha qe Shqiperia nuk ka mjeke,ka plot me shumice,ja dhe ti je nje mjek si shume te tjere,ti je mjeku mire deri sa po i ben analize veprimit te qeverise Shqiptare,harrove operacionin pelikan,kur te jepnin miell makarrona e vaj Italianet,ja kemi borxh Italise dhe Italianeve qe priten me mijera Shqiptare ne ato vite kur mbusheshin anijet per jete me te mire.

    Reply to this comment
    • Fatmir Demo March 28, 14:12

      Z. THANO,KOLEGJIU- MIT TE GAZETES DITA PO DERGOJE DY POEZI NE PERKUJTIM TE TRAGJEDISE,SE 9 JANARIT 2004 NE OTRANTO !

      DETI ME VALE DET,O DET ME SHKU- ME E VALE, SILLME ATA QE ME KE MARE, MI MORE KUR ISHIN GJALLE, SA VITE KAM PA I PARE?! DAL NE BREG ME SHPRESE TE HUMBUR, ME NJE TUFE LULE NE DUAR, SI DIKUR KUR IU PER- COLLA, SOT ME SHPIRT TE PE RVELUAR… VJEN NJE VALE,ME THOTE CA FJALE : Lulet erdhem per te marre, t i cojme aty ku s ka var, ku rri ndezur nje pish tar… DET O DET, ME SHKU- ME E VALE… KU ESHTE UJET E DETIT ?! Ku shkoi ujet e detit, valle kush e perpiu?! Deti kish shteruar, ashv, vetevetiu… ?! KY s eshte iluzjon, as nuk eshte perralle. Ku shkoi ujet e detit. kush e thau valle ?! Mijra lule hedhur, celur permbi vale… Ska me det prej uji, kjo nuk eshte perralle a lule gedhur, celur permbi vale… Ska me det prej uji, kjo nuk eshte perralle Kalloni,na thone lulet permbi det… Detin ne e shterem, deti jemi vete..! Faleminderit Fatmir Demo

      Reply to this comment
  11. Limani March 28, 13:55

    Hë mo , si ju duket pelivan k/ministri ?!
    Me një gur ky vret më shumë se dy zogj. Është i vetëmi për këto efektet sipërfaqësore , me një furçë e bojë, i mbyll të gjitha të çarat , ndihmon BE more , mosmirënjohësen BE , kush do guxojë nesër , “ pas lufte “ të bëjë ndonjë vrejtje për mjekësinë e Edvinit ?
    Edvin , atje në Kroaci ka ndodhur një tërmet i rëndë, i paparë në 130 vjet , nis edhe atje ndonjë skuadër punëtorësh dhe u mbyll gojën edhe atyre që të telendisën për tërmetin . Si të shpëtoi kjo ty !
    Na lodhe Edvin , ju të gjithë paskeni qënë horra , ti je horri i radhës !

    Reply to this comment
    • fteri March 28, 17:08

      Horri i parë je ti= Liman ,mysliman ,llum-kazan ,bythë- tigan ,,zanati nuk e ka veç me marr ,por dhe me dhënë.
      O injorant ZHABA -e shëmtuar e blogut ,zë mend se :

      Kjo është luftë në shkallë botrore me virusin ,që po rrezikon njerzimin mbar ,të bashkuar fitojmë ,të ndarë humbasim.Bravo ,Bravo ,Bravo e MADHE -EDI RAMËS kryeministrit më i mirë i shkërdhatokracisë 30 vjeçare !

      Shqiptarët luftojnë ,shqipëria merr famë.Vlersojmë jetën ,para se të vijë vdekja,kjo është shqipëria që duam .

      Pak janë këto mjek ,por kjo është ndihmë me shpirt vllazrore e simbolike për popullin italian që na hapën dyert në eksodin e madhe të v.1990 -91 .Ky është gjest simbolik me vlera edhe për europën që të mos harrojmë njëri tjetrin në kohë rreziku ,ndihmë e dhënë me dashuri të madhe nga populli shqiptar në kohë rrezik për Italinë dhe europën .

      Ju lumtë ,djalosha vullnetar Shqipëtar po vlersoni,veten , jetën ,para se të vijë vdekja e të gjithve..

      Reply to this comment
    • Shefqet Cela March 28, 17:23

      Italia nuk përfaqëson BE – në.
      Në 97 na u gjind pranë me OPERACIONIN PELIKAN.
      Në luftën në Kosovë, strehoi kosovarë deri në përfundim të luftës.
      Vetëm në Sicilie (Comiso, ish bazë e NATO – s) strehoi 6 mijë emigrantë).
      Në tërmetin ishte e para në ndihmë dhe kontribuesja më e madhe.

      Reply to this comment
      • fteri March 28, 17:43

        Nderim Shefqet Cela ,por unë përmend ironikisht europën për harresën ndaj Italsë ,dhe gjesti i ndihmës me mjek të shqiprisë të shërbejë si këmbanë alarmi e shembulli simbolik për shtetet e bashkimit europiane si në ditë të mira ashtu të vështira ,jo politika e ndarjes e strukjes e hakmarrjes,kur kemi një armik të përbashkët fatal .

        Reply to this comment
    • xxx March 28, 17:23

      sociologjikisht, pushteti eshte oksigjeni per horrat.
      horrat jane te paret qe u aviten posteve si grenza pas mjaltit

      Reply to this comment
  12. Arber March 28, 14:14

    Bravo!
    Kemi rreth 300 mije familje shqiptare qe jetojne atje, plus qe sjellin miliona euro remitanca per familjet-amë (e rrjedhimisht edhe per shtetin shqiptar) prej 30 vjetesh!
    Operacioni ALBA…
    Operacioni PELIKAN…
    Sa here eshte çmendur e terbuar berish-qeni kunder popullit te vet, i eshte dashur Italise te na sjelle te gjitha, nisur qe nga gruri…
    Si ne, duhet te beje edhe Rumania. Per te njejtat arsye . Per pasojat e berish-çausheskut te tyre.
    Duhet te bejne edhe gjithe shtetet perendimore dhe USA, se i detyrohen Asaj per te gjitha arritjet qe kane e qe e kane zanafillen tek Bella Italia.
    Letra e vajzes mendjeholle italiane, e botuar se fundmi, flet shume….

    Reply to this comment
  13. Gani USA March 28, 14:16

    Mjeke neve n Itali???

    Ah po ne pordhët nuk na lenë ore…

    Reply to this comment
  14. Nje shqiptar March 28, 14:18

    Shume mire ka bere Edi Rama. Siamo insieme nel bene e nel male.

    Reply to this comment
  15. One 13 March 28, 14:18

    Ben politike me “gjetje”.
    Sic beri duke ven ministra e zv.ministra per shou dhe politike populizmi, jo per pune.
    Emra kot vec se jan nga Kosova etj etj
    Loz me shtetin dhe fuqite qe i jane deleguar nga vota

    Reply to this comment
  16. Meni Tur March 28, 14:21

    Ta çoj dhe te shoqen te bej shopping

    Reply to this comment
  17. VIRON XHAVARA I MBIJETUAR I OTRANTOS March 28, 14:32

    Përpara disa viteve i jam drejtuar me anë të shtypit (pasi zyrtarisht është e pamundur, sepse autoritetet italiane duke kombinuar me ato shqiptare, kanë mbyllur të gjitha rrugët zyrtare) gjykatave ndërkombëtare të Hagës dhe asaj të të Drejtave të Njeriut në Strasburg për “Masakrën e Otrantos” të 28 marsit 1997, në të cilën u mbytën 120 shqiptarë në ujërat midis Shqipërisë dhe Italisë, një nga ngjarjet më të tmerrshme në historinë tonë të shekullit të kaluar.

    Në këtë tmerr janë masakruar 120 shtetas shqiptarë, ku 50 deri 60 ishin fëmijë të vegjël dhe shumë gra.

    Mua më vranë gruan dhe tre fëmijët e vegjël, dy binjakë 4 vjeç dhe vajzën 10 vjeçe.

    I drejtohem me anë të kësaj letre të gjitha studiove të avokatisë më të forta në botë, që një ta marrë përsipër këtë proces, pasi është i sigurtë i fituar. Ato do të shikojnë se si kane bashkëpunuar zyrtarë italianë dhe të ashtuquajtur shtetarë shqiptarë së bashku kundër viktimave, si për vrasjen, ashtu dhe më vone për falsifikimin e procesit.

    Më 28 mars 1997 unë me familjen me gruan dhe tre fëmijë të vegjël së bashku me rreth 120 shqiptarë të tjerë, hipim dhe largohemi nga Shqipëria me një anije të quajtur; Kater i Radës; nga porti i Vlorës, për arsye se në Shqipëri kishte shpërthyer lufta civile.

    Nisemi nga porti i Vlorës rreth orës tre mbasdite dhe mbas afërsisht një ore mbas ishullit të Sazanit shfaqet një fregate italiane e quajtur, Zefiro. Duke parë këtë fregatë që menjëherë erdhi mbas nesh, u ndjemë fillimisht të gëzuar, pasi menduam se kjo anije po na shoqëron dhe jemi të sigurte për çdo të pa pritur në udhëtim.

    Por menjëherë shikojmë si startojnë tentativat për ta fundosur anijen me njerëzit qe ndodheshin mbi të,me ane te dallgëve të mëdha që fregata i krijonte duke u afruar shumë afër dhe disa tentativa të tjera, pa prekjen e anijes. Manovrat e fregatës “Zefiro” si dhe manovra të tjera për mbytjen e shqiptareve pa prekjen e anijes shqiptare janë të filmuara nga kamerat e Zefiros.

    Kjo situatë vazhdoi për rreth dy orë.

    Ka patur një synim që anija shqiptare me rreth 120 personat që ndodhen mbi të, të fundoset, pasi në qofte se nuk do të ishte ky plan këto anije të fuqishme kanë rrjeta metalike që të bllokojnë elikën që të mos të lëvizë asnjë centimetër.

    Mbas fregatës “Zefiro” vjen nga Brindizi i Italisë një fregatë tjetër po aq e madhe sa e para që quhej Sibila.

    Edhe kjo vendoset mbrapa anijes tonë, ( për të qene e sigurtë që ne nuk ktheheshim dot mbrapa), fillon me manovra si e para për fundosje pa e prekur anijen shqiptare. Kjo tentativë vazhdoi për pak kohë pasi filloi të errësohej, pra në momentin qe errësohet , këtu fillon plani B: të fundosej me goditje sapo të errësohej.

    Për ata që nuk e besojnë është dëshmia e një prej dëshmitareve kryesorë të kësaj masakre, Angelo Luka Fusko, botuar edhe në shtypin italian. Fusko ka folur për të gjithë urdhrat që kishte marrë dhe kishte transmetuar në drejtim të fregatave.

    Aty rreth orës 19.00 mbasdite, ku ishte pothuajse errësuar, fregata Sibila vjen me shpejtësi të shtuar pas anijes shqiptare dhe e godet dy herë nga mbrapa dhe anash. Duke e marrë zvarrë përpara e rrotullon njëherë atë bashke me njerëzit qe ndodheshin në të.

    Ata që ndodheshin në kuverte ranë në det, ndërsa gra dhe fëmijë që ndodheshin brenda neper dhoma, u fundosën bashkë me anijen në thellësinë 800 metra (merreni me mend çfarë ka ndodhur nga rrotullimi i anijes brenda neper dhoma ku ndodheshin fëmijët para se anija të fundosej.

    Avokati që asistoi në filmimin që u bë në anije na rrëfeu dhe një moment të tmerrshëm: një grua shtatzënë ka lindur fëmijën nën atë presion, në filmime dukej qarte kordoni i nënës me fëmijën, të dy të mbytur.

    Unë bashke me disa të mbijetuar të tjerë mbas goditjes e pame veten në det, pasi ndodheshim në kuvertë. Kemi notuar, pastaj hipëm në një anije dhe dolëm në breg në Brindizi.

    Më pasavokati im që quhej Xhuzepe Baffa kërkoi që ky proces të zhvillohej nga gjykatat ndërkombëtare, pasi vrasja ka ndodhur në ujërat internacionale. Por autoritetet italiane të ndihmuara nga ato shqiptare falsifikuan të gjitha letrat qe procesi te zhvillohej ne Itali (atëherë u botua në shtyp edhe një letër që kishte falsifikuar një i ashtuquajtur ministër shqiptar në ndihmë të autoriteteve italiane, që këta të justifikoheshin të ndërkombëtarët).

    Pra procesi startoi në gjykatat italiane në Brindizi. Janë zhvilluar përgjatë 20 viteve seancat me qesharake, që zor se janë parë dhe dëgjuar ndonjëherë në ndonjë cep të botës. Kjo nuk do të ndodhte në qoftë se të ashtuquajturit qeveritarë shqiptarë nuk do të bashkëpunonin me zyrtarët italianë kundër viktimave.

    Kjo histori seancash false filloi qe me hapjen e procesit. Avokati im dhe i disa të afërmeve të tjerë të viktimave, duke parë këtë situatë, i drejtohet gjykatave ndërkombëtare, duke depozituar të gjithë materialin. Kjo ndodhi në janar të vitit 2000.

    Menjëhere pasi avokati Baffa depozitoi në Gjykatën e Strasburgut dokumentacionin, autoritetet italiane e ndjen rrezikun (pasi atje do të përballeshin më akuzën për krim të pastër kundër njerëzimit dhe pastaj do të dëmshpërblenin shqiptarët me shuma të mëdha sipas ligjeve ndërkombëtare).

    Lajmëruan avokatin menjëherë, që në një seancë të afërt zhvillohej procesi civil, pra dëmshpërblimi.

    Në një nga këto ditë të janarit, avokati im Xhuzeppe Bafa më lajmëron mua dhe të afërm të tjerë të viktimave, që të paraqitemi në gjykatën e Brindizit mbasi do të zhvillohet procesi dëmshpërblimit, por atë dite ne tronditemi pasi na lajmërojnë se avokati duke ardhur ne mëngjes për në proces ka pësuar aksident duke rënë në një humnerë dhe për pasojë ka humbur jetën (!!).

    Menjëherë mbas kësaj situate ne na largojnë dhe na njoftojnë që nuk duhet të paraqitemi me në asnjë proces në vazhdim, pasi do të përfaqësohemi nga një avokat që do të vendosi gjykata italiane në bashkëpunim me shtetin shqiptar.

    Këtu nis dhe pjesa më qesharak e këtij procesi, ku autoritete italiane të ndihmuar nga të ashtuquajtur zyrtare shqiptare zhvillojnë vite mbas viti seancat nga më të turpshmet, pa praninë e familjarëve. Është grabitur edhe dëmshpërblimi nga autoritetet italiane të ndihmuar në falsifikimin e dokumentacionit nga mafia shqiptare. Mua m’u grabit dëmshpërblimi prej 5 milion dollarësh, shifër që avokati im kërkoi sipas ligjeve ndërkombëtare.

    Pas vitit 2000 deri ne 9 Maj 2014 gjykatat italiane duke u ndihmuar nga të ashtuquajturit shtetarë shqiptarë zhvillojnë seanca, duke e mbajtur peng procesin deri ne përfundim te tij.

    Me 9 Maj 2014 Gjykata e Kasacionit e cila është dhe e fundit jep ne mënyre te fshehte vendimin përfundimtar , duke lënë në fuqi vendimin e turpshëm të gjykatës së apelit se: “Shqiptaret u Mbyten Vete”.

    Më e turpshmja është qe mbas 9 majit 2014 autoritetet italiane duhet te pajisnin menjëherë me dokumentacionin e përfundimit te procesit, si certifikatat mortore dhe vendimin përfundimtar te procesit, por këtu autoritetet italiane e mbajnë peng këtë dokumentacion edhe sot, që unë ose të tjerë të afërm të viktimave mos të kenë mundësi tu drejtohemi gjykatave ndërkombëtare.

    Pas kësaj situate (duke kuptuar që autoritet italiane tani kane zgjedhur mbajtjen e dokumentacionit te procesit me dhune),mendova t’i drejtohem kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për zhbllokimin e kësaj situate të pa dëgjuar ndonjëherë, me disa email-e njeri mbas tjetrit, ne zyrën e tij ne kryeministri.

    Duke ju lutur disa here pasi ishte shume e thjeshtë për një kryeministër dhe fundja e ka për detyrë të punoje edhe për këtë rast, pasi është rast shqiptar dhe masakra ka ndodhur kundër shqiptarëve, ky bën te kundërtën duke me kthyer përgjigje fyese.

    Këtë përgjigje ma përsëriti disa here edhe te fundit para disa muajsh (po ju rikujtoje se avokati i pjesës se dyte te procesit fals të zhvilluar në Itali, ku janë dhëne dhe vendimet përfundimtare,sot është këshilltar i zotit Edi Rama).

    Kuptova që Shqipëria dhe shqiptaret jane përsëri ne kurth edhe mbas 27 vjetësh, ku të ashtuquajturit shtetarë shqiptarë punojnë edhe sot kundër tyre.

    I kërkova Edi Rames ndihmë për marrjen e dokumentacionit nga gjykata italiane,pasi atje ka përfunduar procesi, ky me kthen përgjigje si një person i zakonshëm. Del hapur që bashkëpunon me gjykatën italiane, e cila mban peng me dhune dokumentacionin e procesit, që ne ta kemi të pa mundur zhvillimin e këtij procesi në gjykatat ndërkombëtare.

    Na kanë shkaktuar një dem, që as barbarët më të tmershëm të historive botërore që kemi lexuar dhe kemi parë nëpër filma nuk e kane bërë.

    I shkrova këta rreshta me sipër për ta bërë më të besueshëm që të ashtuquajturit shtetarë shqiptarë punojnë kundër shqiptareve, sepse Shqipëria ne qoftë se do të kishte shtet, masakra nuk do të kishte ndodhur, dhe më pas nuk do të zhvillohej një proces fals dhe qesharak.

    Më e turpshmja është që shteti shqiptar del hapur në ndihmën që u jep autoriteteve italiane për mbajtjen me dhunë të dokumentacionit.

    Një ngjarje që shteti shqiptar punon kundër shqiptarëve për “Masakrën e Otrantos” ishte organizimi q më 26 mars 2017 me rastin e 20 vjetorit të krimit. Kryeministri shqiptar del hapur me zë dhe figurë, duke realizuar një mbledhje ku fillon dhe dekoron disa italianë duke e kthyer përkujtimoren në një teatër, e mes te falënderuarve është edhe Romano Prodi.

    Kjo ishte me e tmerrshmja. Në përkujtimore u shpërndan dekorata disa italianeve te thirrur në këtë ditë, dhe nuk dërgon një notë proteste shtetit italian. Si ka mundësi ky falënderon edhe Romano Prodin, kur ky pranoi në TV TCH (shih emisionin Ekskluzive 15 nëntor 2015) në sytë e gjithë botës që ne e kryem vrasjen, por nuk ishte me qëllim?!

    Si ka mundësi që kryeministri i Shqipërisë te paktën nuk e pyet Prodin, sepse Prodi tani është pensionist). Këtë do ta bënte edhe kryeministri i ndonjë vendi që mezi gjendet në hartat e botës sepse Prodi pranoi vrasjen dhe në dosjen hetimore janë të gjitha faktet të pastra me zë dhe figurë, që vrasja është bërë me qëllim!

    Duke ju afruar fundit te këtij shkrimi u lutem të gjithëve që po lexojnë, të më nfihmojnë të kontaktojë studio avokatie të gatshme për ta marrë përsipër këtë çështje sepse na janë mbyllur te gjitha rrugët nga autoritetet italiane ne bashkëpunim me ato shqiptare.

    Shenim:Do te kisha deshire qe komentues anonime te mos lejohen,ndersa
    te identifikuar le te lejohen.

    Faleminderit zoti Adrian Thano dhe gazeta DITA, Viron Xhavara

    Reply to this comment
    • Zhapiku March 28, 14:52

      per shkrimin qe keni bere bravo ju qofte sepse i keni perkushtuar kohe sa per deshiren ke dale komplet nga te drejtat e tyre mbi anonimin e tyre.
      eshte jetike si e drejte dhe legjitime si princip anonimi i civilit qytetar.
      personalish azgje sme pengon te ve emrin dhe mbiemrin tim por ama ne asnje menyre nuk me imponohet venia e tij,sepse bie ne kundershitm me principet e demokracise(sigurisht nqse demokracia egziston).
      gjithesecili eshte pronar apo padron e vendimeve dhe te drejtave te tija.
      Personalisht si detyrohem azgje si personit tuaj por edhe GD,ndaj me çte drejte ju kerkoni diktature mbi anonimitetin shoqeror?!
      Biles ka shkrimtare qe shkruajne libra nen emra anonime mos valle don te thote qe ato jane te pa vlera.
      Ne nje koment vlere ka mesazhi qe jem nje koment dhe anonimiteti mbron ate qe jem mesazhin nga kercenime apo linçime.
      Kurajo e pune te mbare.

      Reply to this comment
    • Abdurahim Ashiku March 28, 19:17

      NJË I MBIJETUAR MBI DALLGËT E ZEZA TË 28 MARSIT ‘97

      – Sipas rrëfimit të Eduart Sulës që i mbetën mes dallgëve të Sibilës së zezë gruaja, djali i vogël, vëllai dhe djali i xhaxhait..

      Nga Abdurahim Ashiku, gazetar në Athinë

      Ulur në një ballkon lokali që zgjatet mbi det, fytyrëndriçuar nga shpata rrezesh dielli në perëndim, në shoqëri të Shpëtimit, Eqremit dhe Eduartit, gjerbim kafenë e ngrohtë servirur nga Lenci. Një çast i bukur meditimi dhe çlodhjeje. Eduart Sula më përmend Ostrenin e Vogël dhe të dy, pa u “marrë leje” të pranishmëve ngjitemi në atë kodër të bukur me shtëpi në dy pode, tipike gollobordase, zbresim poshtë për të pirë ujë të pastër gurre, ujë që i jep gjelbërim luginës deri në Tuçep e Lladamericë, madje edhe tej kufirit shtetëror, ujë që jep edhe dritë nëpërmjet hidrocentralit të Tuçepit, takohemi me Fitim Sulën dhe Duro Ibrahimin, skulptorë dhe piktorë të njohur në Dibër…
      Dhe ndërsa biseda jonë, tashmë përballë diktofonit, ecte për t’u ndalur në punën dhe biznesin e Eduartit në Saranti, fshatin e bukur piktoresk në bregdetin e krahinës së Thivas të Greqisë, në mes na futet një ngjarje që do të më lindte dhembje e do të mi mbushte sytë me lot.
      Nuk e kisha jetuar pranë e pranë tragjedinë e 28 marsit 1997. Nuk isha në Shqipëri, isha në një ishull të Greqisë fare pranë Athinës, në Salaminë ku lajmet nga Shqipëria vinin të komentuara nga gazetarë pamorë grekë që ato ditë të kobshme mbulonin tërë jugun e Shqipërisë, krismat dhe gjëmimet e të gjitha llojeve të armëve, tragjedinë kombëtare shqiptare. Gazetat e pakta shqiptare asokohe ishin të ndaluara të dilnin në tregun e Tiranës e jo më të vinin në Greqi. BBC dhe VOA, të vetmet që kishin zë deri tek ne, ato ditë nuk thanë thuajse asgjë për tragjedinë e 28 marsit…
      Më vonë do të lexoja për ngjarjen, por në kujtesë gjithçka do të kalonte si një “udhëtim në mjegull”…
      Kur Eduarti u fut thellë ngjarjes nuk guxova ta ndërpres. E lash të flasë i ngushur mes kujtimesh e lotësh. Dhe, ndërsa ai fliste unë herë e dëgjoja e herë fluturoja kujtimesh të dhembshme të marsit 1996, të një viti më parë, të atij marsi që Otrantoja kishte marrë tridhjetë djem dibranë varri i të cilëve u bë deti i zi. I bashkova të dy dhembjet dhe u ngusha në një rrëke lotësh. I përjetova atë ditë. Po i përjetoj edhe sot tek zbardh në letër tregimin e gjallë nga një i mbijetuar i tragjedisë që ndodhi njëzet vjet të shkuara.
      Lexuesin do ta ftoja që, nëse e ka detin pranë, të këpusë një lule të freskët e ta hedhë mbi ujë në kujtim të të gjithë atyre që humbën jetën mes ujërave të zeza të kohës sonë. Dhe në qoftë se nuk e ka detin pranë të ngjitet në një kodër dhe të ulë për disa sekonda kokën në shenjë kujtimi për të gjithë ata që humbën jetën, jo vetëm deteve por edhe maleve të emigracionit shqiptar në kohëkalimin midis dy shekujve…

      * * *

      Më thatë se jeni nga Ostreni i Vogël në malet e bukura të Gollobordës. Ç’far të kujton Ostreni ?
      Unë jam me origjinë nga Ostreni i Vogël. Jam lindur e rritur në Patos të Fierit. Shpesh herë babai dhe nëna na çonte në Ostren për pushimet e dimrit apo për ato të beharit, na çonte më shumë për tu njohur me vendlindjen e babait, një vend i bukur, vend i mirë, sidomos në ato vite, një vend i begatë…
      Sa vjeç je ?
      – Tridhjetë e gjashtë.
      Kur ka ikur familja juaj nga Ostreni ?
      – Babai im ka ikur në vitin 1955. Ka ikur si murator, zanat i të gjithë gollobordasve. U vendos në Fier, në Patos. I dhanë një shtëpi dhe punonte në ndërtim bashkë me mamanë. Kaluan vitet, në vitin 1966 lindi vëllai i madh, Fiqiriu. Në vitin 1970 linda unë. Ngelem në ato vite në Patos dhe vazhdojmë edhe sot e kësaj dite në atë vend.
      Si vazhdoi jeta juaj nga Patosi e deri në Saranti ?
      – Unë mbarova shkollën tetëvjeçare në Patos. Merresha me sport, me futboll me ekipin e para të rinjve të Patosit. E doja futbollin. U stërvita fort, me lodhje të mëdha, kapa normat dhe shkova në shkollën e futbollit “Loro Boriçi”. Pesë vjet i kalova në mjeshtërinë sportive. Në të njëjtën kohë vëllait tim, pasi mbaroi shkollën e mesme të naftës në Patos, i doli e drejta për studime të larta në Tiranë dhe mbaroi studimet për inxhinieri nafte. Mbaruam në të njëjtën kohë unë shkollën e mjeshtërisë sportive kurse ai fakultetin e inxhinierisë së naftës. Mbaruam në vitin 1989.
      Erdhi viti 1990-1991. Shqipëria hyri në rrugën e ndryshimeve. Si e përjetuat dhe çfarë rruge morët ?
      – Si të gjithë të rinjtë e atyre viteve edhe unë mendoja për diçka më tepër, për liri më tepër. Ideja dhe mendimi më çonte tek emigrimi. Unë, me disa shokë, në shkurt të vitit 1991, morëm rrugën e kurbetit. Katër ditë udhëtuam në këmbë dhe erdhëm në Greqi
      Ku u vendoset fillimisht ?
      – Në fillim isha në Athinë. Ndeja tre-katër muaj. Por duke parë se gjithçka ishte e zymtë, nuk mund të përballohej, u shpërngula dhe erdha në periferi të Athinës, në bregdetin e Thivës, në Saranti. U njoha me një grek vendas dhe fillova punën në lokalin e tij. Duke punuar, duke përvetësuar edhe gjuhën, zakonet, u bëmë pothuajse njerëz të këtij vendi edhe ne.
      Sa vjet ndeje këtu ?
      – Këtu ndeja nga viti 1991 deri në vitin 1996
      Më pas ?
      – Më pas u ktheva në Shqipëri. Thashë të krijonim variantet dhe të punonim në Shqipëri, në vendin tonë. Vajtën 5-6 vjet larg, nuk na mbante më kurbeti. Të rinj ishim. Në vitin 1994 u martova. Martesa pati një djalë. U kthyem në Shqipëri për të punuar e jetuar atje… ( tund kokën mendueshëm dhe sytë ia mbërthen detit, diellit në perëndim )
      …Nëntëdhjeteshtata na i prishi të gjitha planet, të gjitha ëndrrat. Filluan trazirat. Humbëm shumë lekë nëpër firma. Jeta u bë shumë e rëndë. Nuk mund të jetonim më prapë aty. Nuk na mbante dot më vendi. Na lindi ideja të largoheshim, të iknim prapë, bashkë me familjen, me gruan dhe me djalin. Të shpërnguleshim, të iknim diku në një shtet që mund ta quanim një çikë më evropian, më të lirë. Në Greqi emigrimi ishte më i mbledhur, më i kontrolluar, më i vështirë, kishte racizëm dhe ksenofobi më shumë se sa në vendet e tjera të Evropës. E vendosëm të iknim në Itali edhe për shkak të asaj gjendjeje që u krijua me krismat, hasmëritë, vrasjet, dhunimet e ndryshme që shfaqeshin kudo gjatë janarit, shkurtit, marsit. Vendosëm të iknim në Itali me anije, me skaf me çfarë të mundnim. Këtë mënyrë e gjetëm nëpërmjet një anijeje në Vlorë, më 28 mars 1997, bashkë me familjen time, me djalin e xhaxhait 17 vjeç, me vëllanë tim Fiqiriun. Ai nuk donte të shpërngulej, donte të më shoqëronte deri në Itali dhe të kthehej prapë, por s’ishte e shkruar të ndodhte ajo…
      Erdhi kjo, anija e zezë siç i thonë dhe na mori. Ishim gjithsej 105 veta në anije. Jemi nisur nga moli i Vlorës drejt Italisë nga ora tre e gjysmë – katër, mbas dite. Pothuajse të gjithë njerëzit ishin me familje, me fëmijë, njerëz që donin tu largoheshin trazirave, zhurmës së madhe që kishte kapur Shqipërinë në ato ditë…
      Duke ecur në det, pas dy orësh na shfaqet një anije e madhe italiane e cila ishte brenda ujërave shqiptare, mbrapa Sazanit dhe po na shoqëronte. Na bënte sinjale që ne nuk i kuptonim nëse duhet të ndalonim apo jo. Deri në këtë moment ata ishin shumë paqësorë. Po ashtu edhe ne duke ngritur flamurin e bardhë, duke nxjerrë e treguar fëmijët në bord. Në një moment na lë kjo anije dhe shikojmë që drejt nesh po vinte një anije, nga ujërat italiane drejt ujërave tona. Kjo ishte anija ushtarake “Sibila”. Ajo na merr nën patronazh për të na shoqëruar. Kjo na mori në një mënyrë shumë agresive. Na priste rrugën, flisnin në megafon në gjuhën e tyre, italisht. Nuk e di se çfarë flisnin dhe thoshin. Ne, gjithnjë me atë idenë që të shkonim drejt Italisë dhe atje do t’i nënshtroheshim ligjeve e rregullave që ka ai shtet. Nuk e di se kush e drejtonte anijen tonë por ne ecnim drejt Italisë duke iu shmangur shpesh herë edhe goditjes së anijes se na dilte përpara duke bërë zik-zake nëpër det….
      …Rreth orës shtatë, shtatë pa një çerek, isha jashtë bashkë me gruan dhe disa miq të tjerë në bord. Fëmijët dhe gratë ne i futëm tek dhomat e poshtme të anijes që të jenë ngrohtë. Në këtë moment del një shoku im dhe më thotë “të lutem, më ka zënë deti, futu bashkë me gruan tek dhomat ku rrinë fëmijët dhe gratë dhe më nxirr një çikë gruan jashtë se unë nuk mundem”. Në këtë moment futem bashkë me gruan. Poshtë kisha edhe djalin që flinte gjumë bashkë me djalin e xhaxhait kurse sipër në kuvertë ishte vëllai. Po zbrisnim shkallët dhe gruaja vajti direkt për të marrë gruan e shokut tim për ta nxjerrë jashtë. Në këtë moment dëgjoj një goditje të fuqishme, një tronditje të madhe. Kthej kokën nga dera për të dalë lart sipër shkallëve…. Punë sekondash… Shikoj një rrymë të madhe uji që na goditi. E kisha kapur gruan prej dore por rryma ma merr nga dora dhe e përplas brenda në dhomë. Për dy- tre sekonda çdo gjë mbyllet në errësirë, mbytet në ujë…
      …Isha kapur pas hekurave të shkallëve. Nuk e shkëputa dorën. Duke mbajtur frymë, duke u munduar, duke dhënë shpirt, si i thonë shqip, u mundova, u përpoqa dhe gjeta derën për të dalë. Kur dal jashtë shikoj se çdo gjë ishte mbytur. U ndodha në sipërfaqe të detit, midis dallgëve të ftohta të dimrit. Shoh se çdo gjë ishte e përpirë nga dallgët. Kishte ngelur një pjesë e anijes akoma në sipërfaqe, e përmbysur, anije që nga çasti në çast shkonte drejt fundosjes. Përmbledh forcat dhe hidhem në not duke bërtitur, duke dëgjuar klithmat tmerruese të njerëzve, thirrjet e emrave të njerëzve të tyre të dashur. Dal në sipërfaqe me mendjen se gruaja, djali, vëllai dhe njerëzit e tjerë mbetën aty brenda. Thërrisja vëllanë pa marrë asnjë përgjigje. E mblodha veten, përmblodha forcat, notova për të kaluar vorbullën e mbytjes së anijes, vorbull e cila mori me vete shumë njerëz, përveç atyre që ishin brenda dhomave. Duke notuar, kishte shumë dallgë, kishte tetë ballë det, duke notuar, duke hapur njerëzit e mbytur me duar. Shikoja njerëzit e mbytur midis dallgëve dhe njerëzit e gjallë duke klithur e thirrur të dashurit e tyre, gra, vajza, djem të rinj. Ajo anije kishte 25 fëmijë nga mosha tre muajsh deri në dy vjeç. Të gjithë nënat ishin nëna të reja, me fëmijën e parë.
      Notonim me shpresë të ndonjë ndihme. Ishim në Kanalin e Otrantos, sapo kishim kaluar ujërat tona, ishim në ujërat ndërkombëtare. Pashë shumë njerëz që notonin, pashë edhe tre djem që ishin kapur në një nga fuçitë që mbajnë anijet. Dallgët e çonin fuçinë në anë të kundërt me anijen që na goditi. Pas çdo dallge shikonim vetëm drita se ishte natë, errësirë. Shikonim dhe u drejtoheshim me not dritave. Ata ishin dritat e anijes që na goditi e cila pasi na mbyti nuk qëndroi por iku. Notonim me shpresë se mund të shpëtojmë. Kur po ndienim se forcat po na binin, forcat fizike, shpirtërore, biologjike, po mbaronin të gjitha, në atë moment kthehet anija, pas afro një ore, dhe nxjerr dy varka, nga ato varkat e mëdha të ndihmës së shpejtë. Varkat nuk i dërgon për të mbledhur njerëzit rreth e qark që thërrisnin e bërtisnin për ndihmë por i mban të lidhura pas trupit të anijes. Na thërrisnin “hajdeni këtu”. Si mund të vinte një njeri i mbytur, i shkatërruar fizikisht e moralisht, deri atje? Hidhnin edhe salvaxhente, nga ato shpëtueset. I hidhnin në krahun e kundërt nga shkonte dallga. Ato në vend të afroheshin tek ne largoheshin prej nesh, humbnin në errësirë e detit. I hidhnin vetëm sa për sy e faqe. Kush arriti deri tek varkat ishte me fat…
      Kur arritëm, ushtarët e asaj anijeje, ata që kryenin detyrimin ushtarak u munduan jashtëzakonisht shumë për të na ndihmuar, për të na ngjitur në anije. Rrëzuan disa rrjeta litarësh që të hipnim sipër në anije sepse ishte anije fregatë e madhe.
      Kur ngjitem në bordin e anijes, me atë ndjenjën e asaj që ndodhi, fillova të shaja në italisht duke u thënë kriminelë, na vratë fëmijët dhe gratë. Në këtë moment hidhet një që më vonë e mora vesh se ishte kapiteni i anijes dhe na thotë “kriminelë jeni ju dhe jeni të arrestuar”. Në këtë moment, dikush nga marinarët i kundërvihet kapitenit dhe i thotë “ Çfarë kriminelësh janë këta kur në anije gra e fëmijë kishte”? Kapiteni e përzuri me të bërtitura. U mblodhëm dhe nga koha e gjatë që u ndodhëm në det, në mes dallgëve dhe ujit të ftohtë të marsit më ra të fikët…
      Kur erdha në vete mora vesh se na kishin ndarë në dy dhoma duke na dhënë ndihmën e shpejtë. Shpresë kisha se mos vëllai im kishte shpëtuar. Duke njohur edhe fizikun e tij, të rrahur me punën e me detin, mendoja se do të kishte shpëtuar. Ishte e kotë. E kërkova në dhomën tjetër se në dhomën ku isha unë ai nuk ishte. Iu shmanga marinarëve që ishin aty dhe shkova tek dhoma tjetër. Edhe në atë dhomë nuk gjeta njeri. Gjeta vetëm atë shokun që mu lut për të nxjerrë gruan nga dhoma. E pyeta dhe ai më tha “Mos kërko se të gjithë janë poshtë, në det, janë të mbytur”. Atëherë e s’takova trurin. Çdo gjë kishte mbaruar. Prisnim që edhe vetë ne, nga mënyra e të sjellit dhe trajtimin që na bënte kapiteni bashkë me tre katër të tjerë rreth tij, nuk e di se çfarë ishin oficerë apo nënoficerë të pësonim të njëjtën gjë. Sjellja e tyre ishte e tillë që edhe ne duhet të ekzekutoheshim për të humbur gjurmët e krimit të tyre.
      Pas afro një gjysmë ore, nuk mund ta llogaris mirë kohën, na thërret kapiteni, na zgjedh nja katërmbëdhjetë djem të rinj, na merr nga anija dhe na fut në një skaf nga ato të guardia di financia që kontrollojnë detin. Brenda ishin katër ushtarakë, dy nga të cilët ishin me automatikë, kurse dy të tjerët, njeri fliste me radio dhe tjetri ngiste skafin. Na bënë një udhëtim shumë shumë të dyshimtë. Udhëtuam një orë, një orë e gjysmë, kohë e cila po të ishte për të na çuar në Brindisi ishte më se e mjaftueshme. Ata duhet të na çonin për një gjysmë ore, e shumta. Gjatë udhëtimit na kërcënonin duke na thirrur e bërtitur “ Mos lëvizni ! Do t’ju godasim”. Flisnin me qendrën me radio dhe pyesnin se çfarë do të bëjnë me ne. Nga ana e tjetër e radios thoshin të vazhdonin rrugën. Në një moment, pas një bisede në radio skafi bëri një kthesë dhe na çoi drejt Brindisit. Siç mësuam më vonë, ishte fati ynë që dikush kishte marrë në telefon një nga këta ushtarët dhe ishte lidhur me dikë në tokë dhe pasi ishte marrë vesh gjithçka nuk u bë asgjësimi ynë.
      Kur zbritëm na prisnin shumë gazetarë, njerëz të medies nga e gjithë bota. Pas kësaj njohjeje botërisht të tragjedisë trajtimi ynë filloi më ndryshe por vetëm në atë moment. Pas një jave trajtimi filloi në të njëjtën ide siç e kishin në fillim kur na goditën duke na thënë se ju ishit një anije me kriminelë, e mbushur me armë dhe që kishit ardhur për të bërë terror në Itali. E çfarë terrori mund të bënim ne duke i dërguar Italisë fëmijë ? Po i çonim fëmijë Italisë, nuk po i çonim armë dhe kriminelë. Edhe prokurori i Brindisit tha që mua më kanë thënë se ju keni qenë një anije me kriminelë, me armë dhe të tjera. Arma më e madhe atje ishte biberoni i fëmijës, arma më e fuqishme që mund të përdorej kundër Italisë ishin biberonët që u gjendën më mbrapa në anije…
      Pastaj na futën në një kazermë që kishin qenë dikur policët italianë, aty na strehuan na dhanë ndihmën e shpejtë mjekësore. Ata të hetuesisë na merrnin shenjat e gishtave sikur ne të ishim banda më e madhe që mund të ekzistonte. Nejse ato ishin gjërat formale që ata bënin si shtet.
      Më mbrapa erdhi ambasadori jonë në ato vite Pandeli Pasko i cili, për mendimin tim u mundua jashtëzakonisht shumë, pavarësisht nga forca që kishte si ambasador. Në atë kohë shteti ynë ishte inekzistent, një shtet siç ma tha një gazetar anglez duke na marrë në intervistë:
      “E di si është puna or mik. Po të kishte ndodhur jo me kaq por me një shtetas të vetëm anglez Italia në këtë moment do të ndahej përgjysmë, por ju jeni shqiptarë “.
      Kaq fjalë tha edhe iku. Më dha të kuptoj që ne jemi kot. Në ato çaste ne ishim popull kot që kushdo mund të dilte, kushdo: italian qoftë, grek qoftë, siç edhe e kanë bërë, të vriste, të priste, të bënte çfarë të donte me këdo shqiptar. Bile, mund të them, edhe presidentin mund ta trajtonte si një njeri pa identitet fare.
      Kërkesa jonë më mbrapa ishte thjesht nxjerrja e anijes dhe nxjerrja e të vërtetës. Për të nxjerrë të vërtetën duhet të nxirrej anija nga fundi i detit. Deri në ato vite nuk kishte dalë një anije e tillë nga 850 metro thellësi ku kishte rënë ajo.
      Në këtë kohë na u ofruan, mua personalisht por edhe të tjerëve shuma parash që kjo çështje të mbyllej, të lihej ashtu siç ishte. Kjo do të thoshte që ata njerëz që u mbytën të liheshin në fund të detit. Gjithë kjo tragjedi të kalohej në heshtje dhe ne të gëzonim ato pare që na jepte Italia. Këto unë i refuzova ashtu siç i refuzuan të gjithë me radhë. Kërkuam që këto para të hidhen në nxjerrjen e të vërtetës. Dhe nxjerrja e së vërtetës bëhej me mënyrën e vetme, nxjerrjen e anijes nga fundi i detit. Pse? Se ata thoshin se atje ka armë, kurse ne thoshim që atje ka vetëm fëmijë dhe bebilina e biberonë që i jepet një fëmije, ushqime për fëmijë dhe asgjë tjetër më shumë, mor as edhe një thikë po të them, një thikë që mund të thoshe se e kisha marrë për të qëruar një mollë. Pse ? Se ashtu u nisëm. Ishim të gjithë familjarë, u nisëm për një qëllim, për të jetuar sa më të lirë, sa më të qetë. Nuk u nisëm për të bërë terror.
      Me kalimin e kohës, me gjyqet, morëm një avokat, më pas morëm një tjetër, u ndërruan avokatët. Pastaj u turrën avokatët dhe politikanët, çdo gjë përreth ashtu siç edhe na dukej por edhe tetëdhjetë për qind ishte e vërtetë, që të gjithë u turrën për të zhvatur diçka nga kjo ngjarje, nga kjo fatkeqësi që njerëzit, asnjë, as politikan i vendit tonë, as…si mund ta them, përveç miqve dhe shokëve tanë, njerëzit tanë që erdhën me gjithë mend nga ana njerëzore për të na përkrahur, asnjë person tjetër juridik si mund ta themi, nuk erdhi për të na përkrahur. Të gjithë erdhën për interesat e tyre. Vjen presidenti i Shqipërisë në ato vite Rexhep Mejdani, se më vonë u nxor anija, dhe do të bëhej njohja e viktimave dhe e sendeve të tyre. Aty ishim mbledhur të gjithë ne që shpëtuam, të afërmit e atyre. Vjen Mejdani dhe thotë që të mos flasim keq për Italinë se Italia ne po na mban me bukë. Çdo të thotë kjo? Pse duhet të vdesin 81 vetë që të ushqehen të tjerët? Iu drejtova me një pyetje të thjeshtë zotit Mejdani të rrethuar nga bodigardët e vet:
      “Atëherë fëmija im, këta 81 vetë që u mbytën sipas jush qenkan baras me një vapor miell që solli Italia në Shqipëri? Janë fëmijë të një qytetari të thjeshtë, të një shqiptari të thjeshtë kurse fëmija jot, që është fëmijë presidenti duhet të kapi dy vaporë patjetër. Atëherë pse nuk e jep ti fëmijën tënd në këmbim të dy vaporëve me miell që të ushqehen shqiptarët?”
      Aty u krijua një konfuzion. Ne ishim edhe të irrituar…
      Nejse, iku ajo punë. Nuk shikonim asnjë interesim nga shteti ynë. Më pas çdo gjë u bë me mundësitë tona, me miqtë, shokët tanë që kishim. Kapëm ndonjë avokat në të cilët ne nuk kishim edhe fort besim. Pse? Si mund që një italian të gjykojë veten e vet. Jo italian por kushdo, një njeri të gjykojë veten e vet? Nuk mund ta gjykojë drejtësisht. Kështu që nga mosnjohja dhe mos përkrahja u detyruam të merrnim avokatë italianë dhe siç edhe sot e kësaj dite akoma, kur kanë kaluar dhjetë vjet, dhe ngjarja ka ngelur po ashtu: Me kapitenin e anijes të lirë duke bredhur me limuzinën e vet, vilave të veta, me fëmijët e vet vikendeve dhe duke shijuar jetën e tij private. Dhe ne duke menduar akoma se 24 persona nga ata që u mbytën nuk u gjendën. Dhe duke menduar akoma se ku do të jenë vallë këta njerëz që nuk u gjenden.
      Nga familja juaj kush u gjend ?
      Gruaja, djali dhe djali i xhaxhait tim, u gjendën, kurse vëllai nuk u gjend se ai ishte lart në bord. Të gjithë ata që humbën ishin ata të bordit që qëndronin në anije sipër. Vëllai im dhe 23 të tjerë nuk u gjendën. Ata u shpallën të humbur….
      Më vonë, me një dekret të parlamentit, nga një luftë e madhe edhe nga ana jonë, edhe nga opinioni, edhe nga shtypi e media. E vetmja ndihmesë nga ana e medies ka qenë gazeta Republika. Ata na kanë përkrahur në çdo ambient, në çdo përvjetor duke e kujtuar këtë ngjarje dhe duke e nxitur shtetin tonë që të dali e vërteta në radhë të parë, të merren masa për ata që e bënë këtë tragjedi. Kush e organizoi këtë vrasje?
      Vëllai a kishte fëmijë ?
      Jo, nuk ishte i martuar. Më i madh se unë ishte por nuk ishte martuar. Ishte inxhinier në naftë. Punonte bashkë me një shok të tij i cili ishte bashkë me të në anije.
      Në Itali sa kohë ndenjët?
      Në Itali, nga momenti që ndodhi tragjedia unë ndeja afro një muaj. Nuk mund të rrija dot më aty. Doja të ikja patjetër por nuk na lejonin sepse nuk kishim dokumente, pasaportat e gjithçka na kishin humbur në det. Ishim edhe të survejuar. Çdo hap yni kontrollohej nga policia italiane. Kudo që shkonim, bile më ka thënë një fjalë avokatja, që më mbushi me dyshime. Më tha që për çdo lëvizje duhet të më njoftosh mua ose prokurorinë e Brindizit, përndryshe do të kesh pasoja. Përse duhet të kisha pasoja? Pak vranë ata, donin të vrisnin akoma?. Donin të na eliminonin edhe neve një nga një dhe mos hapej çështja? Ata akoma ishin me idenë që ajo ishte anije me kriminelë nuk ishte anije me njerëz paqësorë.
      Nga Italia ku shkove ?
      I vetmi mendim ishte të kthehesha në shtëpi. Kisha lënë dy prindërit e mi, dy pleq të vetëm të cilët e morën vesh tragjedinë nëpërmjet televizionit. Ata më luteshin të kthehesha menjëherë. Në të vërtetë desha të shkëputesha fare. Për mua në atë gjendje që isha nuk ekzistonte as Shqipëri, as botë. Nuk doja të dija se kam vend a s’kam dhe se nga jam. Doja të zhdukesha përfundimisht, të ikja diku ku të mos më njihte njeri, të mos…
      Por, disa miq që mu ndodhën pranë, më mblodhën si i thonë, dhe u detyrova të kthehesha prapë. Ika nga Italia me një avion ushtarak. Në këtë kohë lidhej një marrëveshje për atë misionin e famshëm “Alba” që do të vinte në Shqipëri, gjasme do na rregullonin italianët ne, do të na rregullonte bota. Po nuk u rregulluam vetë ne nuk na rregullon njeri në botë or burrë. Po hajde, ashtu i bënin politikanët tanë punët. E mendova ikjen edhe nëpërmjet ambasadorit, Pandeliut, i cili më afroi me ata ushtarakët edhe mua. Ai vetë më shoqëroi deri në Tiranë. Aty me xhipin e tyre të ushtrisë më ka shoqëruar deri në shtëpinë time me tre njerëzit e vet.
      Vajta në shtëpi (loton)…
      Ua tregova ngjarjen njerëzve të mi ashtu siç ishte. Ata thoshin jo ka shpëtuar ky, jo ka shpëtuar ai. Në të vërtetë asnjeri nuk kishte shpëtuar përveç meje nga fisi im dhe familja ime. Kështu edhe ata e ndanë mendjen.. Ai çast ka qenë shumë i vështirë për mua dhe prindërit e mi…
      Pastaj, më vonë, u detyrova të shkoj prapë në Itali. Krijuam një shoqatë, “Shoqata e 28 marsit” e cila filloi të organizojë dhe të punojë për të nxjerrë në pah këtë ngjarje, për të sensibilizuar opinionin për ngjarjen, për tu thënë se ndodhi kjo tragjedi dhe mos u gënjeni nga fjalët. Anija doli në sipërfaqe pas tetë muajsh. Trupat e pajetë erdhën në Shqipëri. I varrosëm në vendin tonë, me një ceremoni madhështore që e bëri vetë populli shqiptar. Se e ndjenin prandaj edhe e bënë. Ajo ishte një nga tragjeditë më të mëdha që populli ynë nuk e kish jetuar aq ashiqare, duke të të vrarë për hiç gjë.
      Kam shkuar disa herë në Itali, më dhanë edhe soxhornon, edhe atë të survejuar dhe të specifikuar për probleme të drejtësisë, duke u paraqitur herë pas here në degët e policisë italiane. Për mua pak rëndësi kishte më emigrimi, ndenjja atje. E vetmja rëndësi e atij dokumenti ishte që unë të shkoja e të denoncoja ngjarjen tragjike në proceset e pafund gjyqësore që bëheshin për ngjarjen.
      Kjo vazhdoi deri në një far kohe kur pastaj, jo u lodha, po u zhgënjeva dhe besova tek ajo që peshku i madh e ha të voglin. Se pas kaq viteve mund të them se asnjë, asnjë, asnjë politikan i atyre viteve nuk merrte mundimin të merrej me këtë tragjedi. Kështu që ishte e kotë. Sa mund të luftoja unë kundra një shteti? Lufta ime ishte si një pikë ujë në mes të detit, ishte gjë e kotë. Edhe jeta po më merrte shumë teposhtë…
      Kështu u detyrova të shkëputesha. Në vitin 2000 u ktheva prapë këtu në Greqi. Krijova familje të re, jetë të re. Jam martuar dhe shyqyr zotit tani kam tre fëmijë. Jeta ime pothuajse ka ndryshuar një çikë: Jo një çikë por shumë. Edhe jeta e prindërve të mi, pavarësisht se ata janë më të shkatërruar dhe të brengosur nga kjo tragjedi dhe nuk mund të ndryshojë kollaj. Po ajo, si i thonë, fëmijët e mi në sytë e tyre, sikur u sjell një çikë më shumë lumturi. Vazhdoj të jetoj këtu në Greqi me familjen time, I qetësuar.
      Kur e ke filluar punën në këtë lokal të bukur buzë detit ?
      Lokali e ka emrin Faros. Është psarotaverna Faros në një bregdet të Thivës që quhet Saranti, fshat me pak banorë vendas por me shumë shtëpi që muajt e beharit mbushen me turistë. Ka njerëz që vijnë dhe e frekuentojnë këtë plazh. Punoj në këtë restorant. Jam bashkëpronar me një grek. Punojmë të dy këtu. Në marrëdhënie me lokalin pothuajse i gjithë personeli është nga vendi im, nga Shqipëria. Në muajt e beharit punojnë deri në shtatë vetë, që janë shqiptarë. Dy-tre janë bullgarë, grekë. Gjatë dimrit kam vetëm dy veta në shërbim, një djalë, Lencin edhe një grua që e kemi në kuzhinë, e cila jeton këtu me burrin dhe familjen. I shoqi është peshkatar. Kalojmë mirë. Mundohemi të punojmë sa më mirë duke i plotësuar klientelës të gjitha kushtet. Kuptohet edhe në favor të biznesit tonë.
      Ju faleminderit, me suksese dhe përshëndetje babait dhe nënës.
      Faleminderit juve!

      Bisedoi Abdurahim Ashiku
      Gazetar Athinë

      Shënim: Eduart Sula tani ndodhet në Tiranë…

      Reply to this comment
  18. Dash March 28, 15:02

    RESPEKT per fatkeqsine tende qe eshte edhe fatkeqsi e te gjithe shqiptareve……………….

    Reply to this comment
  19. Shume mire ke vepruar z-KM ne ndihme te Italise March 28, 15:30

    Respekt per kte veprim Uman drejt nji populli mik
    si Italia ,

    qe po shkojne e ndihmojne Kineze – Cuba-n etj

    popuj qe s’kan asji lidhje me popullin italian

    nderkohe qe ne Shqiptareve na lidhe jovetem Historia

    por me shume se kaq.

    Nji veprim mjaft njerezore i qeverrise Shqiptare .

    Rrespekt z.KM

    Reply to this comment
  20. Jo vetëm shatë ,por dhe lopat "fteri" March 28, 15:46

    Bravo ,Bravo ,Bravo e MADHE -EDI RAMËS ,pak janë këto mjek ,por kjo është situata vllazrore simbolike ,por dhënë me dashuri të madhe nga populli shqiptar në kohë rreziku të jetës qytetarve ne Italinë ,ju lumtë koncepti “vlerso jetën ,para se të vijë vdekja” .

    I uroi mjekve tanë të guximshëm, vullnet dhe punë të suksesëshme në Itali për kontributin e solidaritetin për mposhtjen e koronavirusit ,rrugë të mbarë nga Rinasi,Vafshi shëndosh e mirë .
    Të ndeoni shqiprinë dhe të kthehen shëndosh e mirë.

    Reply to this comment
  21. isi March 28, 16:05

    Rama do te bej buj se sben, i esht bere si tip semundje…si duket e ka magjepsur momenti kur erdhen mjeket nga kuba ne rome

    Reply to this comment
  22. Jo vetëm shatë ,por dhe lopat "fteri" March 28, 16:16

    Bravo ,Bravo ,Bravo e MADHE -EDI RAMËS !

    Shqiptarët luftojnë ,shqipëria merr famë.
    Pak janë këto mjek ,por kjo është ndihmë me shpirt vllazrore e simbolike për popullin italian që na hapën dyert në eksodin e madhe të v.1990 -91

    Të mos harrojmë se me mijëra shqiptarë u dyndën drejt porteve italiane. Bari ishte qyteti që priti numrin më të madh dhe u detyrua që emigrantët ti strehonte.
    Nuk duhet të harrojmë ,ndihma Pelikan e v. 1997-98,mbajti shqiprinë në këmbë ,Tërmeti 26 nëntorit 2019 etj.

    Kjo ndihmë është fare e vogël për kombin Italian dhe europian në këto kohë rreziku për jetë a vdekje me Covid-19,që ka gjunjëzuar botën .
    Ky është gjest simbol edhe për europën të mos harrojmë njëri tjetrin në kohë rreziku i dhënë me dashuri të madhe nga populli shqiptar në kohë rreziku të qytetarve ne Italinë . ju lumtë DOKTORA vullnetar Shqiptar po vlersoni jetën ,para se të vijë vdekja .

    I uroi gjithë djemve tanë të guxim, vullnet dhe punë të suksesëshme në Itali për kontributin e solidaritetin në mposhtjen e koronavirusit .Rrugë të mbarë nga Rinasi,Vafshi shëndosh e mirë .
    Të nderoni shqiprinë dhe të kthehen shëndosh e mirë.

    Reply to this comment
  23. C'a bohet March 28, 16:34

    …hedhin vrer per nje ndihme qe po bejme per Italine,……
    Ne fakt merreni si te doni kjo ndihme eshte per shqiptaret ne kete shtet jetojne 1 milion bashkeatdhetar.
    Mosmirenjohes plehra.

    Reply to this comment
  24. fteri March 28, 16:55

    Moderator botoje komentin

    Reply to this comment
    • . March 28, 17:00

      Thirrje Moderatorit: Ky eshte komennti i fundit qe ti botohet ktij. Gjuha qe perdor eshte e padenje ketu. T gjej shoket ne media te tjera qe ia lejojne kete fjalor.

      Reply to this comment
  25. Nje i varfer nuk mund te ndihmoj nje te pasur ! March 28, 17:15

    Shqiperia si rrezultat I korrupsionit 30 vjecar ka mungesa te theksuara per mjek te kualifikuar per infermier Kjo eshte nje vrime e zeze nje grope e madhe qe nuk mbulohet duke derguar gjasme per ndihme 30 doktore !!!!
    Ah medet medet ku ka vajtur truri I kryeministrit !! Shqiperia eshte e rrenuar ! Disa muaj me pare Kryeministri tha se do te marr puntore nga Afganistani nga Afrika sepse nuk ka puntore per ndertimin e shtepive Tani do te dergoj doctor ! !! Ketej me Andra lloma lloma, te qepura keq ketej andej Fudull te medhenje per te ndihmuar Italine !

    Reply to this comment
  26. . March 28, 17:30

    mjere ne nga KryeMaskarai KM thuaj, kusure per te hequr ne ket bote

    pisa

    Reply to this comment
  27. Zigur Qarri March 28, 18:48

    Bravo Rama, mos degjo lehjet e zagareve shqupisa.

    Reply to this comment
    • Zigur Qarri March 29, 00:20

      Hahaha…zagari i”rilindjes” i thote bravo Kryeministrit drogaxhi,atij qe mblodhi rreth vetes te gjith llumin e shoqerise shqiptare.
      Mashtruesi”rilindas”ka problem me indetitetin,me Atësinë,ashtu si Edvin Escobar D’Rama qe akuzoi Gruan,se Gregun e ka me
      Babain e tij,prandaj edhe nuk ja njohu Atësinë.Durrësi mund të quhet si qyteti i origjinës së Edi Ramës. Në këtë qytet, në Lagjen
      Kala, ka jetuar familja e Edi Ramës për tre breza, që nga stërgjyshi i Edi Ramës Grigor Rama, djali i tij Kristaqi i parë, më pas djali i
      këtij Vlashi, dhe i fundit djali i Vlashit, Kristaqi i dytë, babai i Edi Ramës. Çuditërisht, ose ndoshta jo, Edi Rama nuk flet kurrë për
      shtëpinë e tij në Durrës, e as është shqetësuar ndonjëherë për restaurimin e saj.Interesi i vetëm i Edi Ramës sa i përket origjinës
      durrsake të tij ishte që të zhdukte gjurmët e turpit familjar të tij, që kishte lidhje pikërisht me shatërvanin. Pas martesës së bujshme
      për kohën në Durrës të gjyshit të Edi Ramës nga babai, Vlash Rama, që ishte shoferi personal i Presidentit dhe më pas i Mbretit Zog,
      me kamerieren e Pallatit të Zogut, Veronika Maria Kolombi, e njohur si dashnorja e Ahmet Zogut, gjyshit të Edi Ramës i ndodhi një
      incident që ka të bëjë pikërisht me këtë shatërvan.Një mbrëmje vere, disa të rinj durrsakë, e kapën Vlashin dhe e hodhën në
      shatërvan duke i thënë që të lante atje turpin që kishtepranuar të martohej me dashnoren e Ahmet Zogut, madje të pranonte
      si të vetët edhe dy fëmijët e lindur nga kjo martesë. Ngjarja u bë shkak për krijimin e shumë barcoletave në Durrës.I pari që u
      përpoq ta hiqte shatërvanin ishte babai i Edi Ramës, Kristaqi,i cili kishte arsye të forta për ta bërë këtë gjë. Atë natë që babain
      e tij Vlashin e hodhën në shatërvan, ai ishte duke u kthyer në shtëpi nga një festim me disa miq të tij servilë zogistë, të cilët e
      kishin ftuar për darkë pas lindjes së djalit të tij të parë, që ishte pikërisht Kristaqi, për të cilin thuhej se ishte djali i Zogut.Kristaqi
      i cili ishte skulptori i oborrit enverian, u përpoq që ta largonteshatërvanin me djallëzi, duke bërë projektin e një monumenti për
      Kryengritjen e Haxhi Qamilit, që do të vendosej në qendrën historike të Durrësit. Kulmi i suksesit të këtij rebelimi islamik, të cilin
      Enver Hoxha e shikonte si një lëvizje shoqërore progresive, kishte qenë pushtimi i Durrësit, kryeqytetit të Shqipërisë së kohës.
      Prandaj, arsyetonte Kristaqi, Enver Hoxha do të pranonte me kënaqësi idenë e tij. Kështu zhdukej shatërvani i urryer. Por as Enver
      Hoxha nuk shkoi kaq larg, kështu që shatërvani shpëtoi paq. Atë e hoqi djali i Kristaqit, Edi, kur u bë Kryeministër.Tani është thënë
      se shatërvani do të restaurohet dhe do të zhvendoset në një pjesë tjetër të qytetit. Por, siç e di mirë Kryeministri Rama,objektet e
      qendrës historike të një qyteti, nuk mund të zhvendosen kështu, duke deformuar urbanistikën historike të qytetit. A nuk ishte vetë
      Rama që dikur, në nisje të karrierës së tij politike, siMinistër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ia filloi ndërtimit të kultit të tij personal
      me projektin e famshëm “Kthim në identitet” për qendrën e Tiranës? Përse për qendrën e Durrësit duhet vepruar ndryshe? Merret
      vesh,për këtë ka vetëm një arsye, që të harrohen turpet e familjes Rama.

      Reply to this comment
      • Zigur Qarri March 29, 01:22

        Perfundimisht une Zigur Qarri ketu siper jam rrote kar-abushi qe ju ha kohen me idiotesira.

        Reply to this comment
        • Zigur Qarri March 29, 10:27

          Hahaha…debili i”rilindjes” e pranon vete qe eshte “rrote kar-abushi”,ashtu si drogaxhiu!Zagaret e “rilindjes” ne krize indetiteti!

          Reply to this comment
        • mirel March 29, 18:28

          Po ti je dhiare e Dule Ramutit qe goja te rri vetem te c.ri.
          Kujton se nuk e dime qe je prizem, mollosi, nje shqiptar, pickuditese, Anda, nje qytetar, nje dhiar, nje kockanjar minorikar..nje hapes varrezash, nje puthabyth i ramut bajges..
          Ju e keni te shkruar ne goje kush jeni

          Reply to this comment
  28. Arben March 28, 19:11

    Paratë i pagoi nga llogaria Bahamas Olsi Rama apo paratë tona???!!!!!

    Reply to this comment
  29. Gzim Kulufi March 28, 19:33

    Mos i ka derguar si ajo ne dasem! Pa veshje speciale, pa mjete, pa maska, pa e pa te gjitha! Dhe, na rrofte ndihma … shou, desha te them!

    Reply to this comment
  30. Neri March 28, 20:00

    Ka mundësi që ne shqiptarët të jemi populli më servil e më lëpirës në botë?

    Reply to this comment
  31. labi March 28, 20:17

    Disa nga komentuesit me duken si Edi Paloka,nese keni me Ramen eshte e drejta juaj,po eshte cudi se si shpesh po ben bam,dhe kete here e beri ate qe duhet,miku i mire ne dite te keqia,dhe i tregoj botes edhe pse te varfer po jo mosmirnjohes.

    Reply to this comment
  32. Kasandra March 29, 14:51

    Besa – Besë!
    Besa për shqiptarët është fjala e nderit, zotimi për të vepruar së bashku për një qëllim, një “zotim që nuk e tret dheu” ndaj familjes, komshiut, shokut e mikut, ndaj kujtdo që troket për ndihmë dhe besë por edhe ndaj vendeve fqinjë dhe aleancave për mbarëvajtje, përparim e mbrojtje. Morali i Besës Shqiptare vjen nga shekujt me legjendën e Kostandinit e të Doruntinës.
    Moralin e Besës e përcolli brez pas brezi edhe Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu i pamposhtur. Eshtë “fakt se në vitin 1461 Skënderbeu u nis për në Itali me një pjesë të kavalerisë së tij të lehtë, dhe arriti atje në momentin më kritik për mikun (dhe aleatin) e tij Ferdinandin trshëgimtarin e mbretit të Napolit Alfonsi i V-të.” Princi i Tarantanos i shkroi që të mos shkonte se me atë kavalerinë e lehtë do të shkatërrohej fare përballë armikut të armatosur rëndë, por ai iu përgjigj se ai ishte “mik virtyti, jo fati”. Atje Skënderbeu korri dy fitore ushtarake, një në Barletta dhe tjetra në Trani.”
    Ndërkohë u lajmërua se osmanët e kishin thyer armëpushimin. “Atëhere Skënderbeu u kthye fluturimthi nga Napoli në Krujë dhe brenda një muaji u dha fund tri ekspeditave osmane. (Kristo Frashëri, Historia e Shqipërisë, 1964, f. 81-82).
    Përshëndesim aktin e Qeverisë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali për të ndihmuar në luftën kundër Kovid-19, jehonë e traditave tona të pavdekshme që na japin nder e krenari. Përgëzime dhe suksese 30 vullnetarëve tanë të mrekullueshëm. Kasandra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim