Rama kallzon Vokshin: Ja akuza mbi tenderat në Shëndetësi që “ndezi gjakrat”

January 23, 2016 15:00

Rama kallzon Vokshin: Ja akuza mbi tenderat në Shëndetësi që “ndezi gjakrat”

Pas akuzave të përsëritura nga ana e deputetes demokrate Albana Vokshi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, zyra e kryeministrit Rama thotë e ka kallzuar atë:

Në një njoftim për media nga kjo zyrë thuhet:

“Zyra e kryeministrit informon publikun se ka ndermarre hartimin e kallzimit te deputetes Albana Vokshi per vepren e shpifjes. Deputetja e Partise Demokratike ka marre persiper sektorin e prodhimit te baltes se shpifjeve per cdo nisem te qeverise ne fushen e shendetesise.  Ne aktivitetin e saj te vazhdueshem prodhues ajo ne menyre te perseritur perfshin emrin e kryeministrit. Zyra e kryeministrit ka te gjitha arsyet e bazuara ne prova e fakte, per te besuar se fatkeqesisht deputetja Albana Vokshi i perket kategorise se shpifesve profesioniste te nivelit te larte politik ne PD, si famekeqinjte Paloka dhe Ristani.  Keta te fundit u provuan si shpifes per perdorim partiak nga Gjykata e Larte e Shqiperise, pasi nuk arriten te provojne perpara trupit gjykues asgje tjeter pervec faktit se shpifin per llogari te partise se tyre.”

Madje kryeministri do japë dorëheqjen nëse deputetja Vokshi vërteton se ato që thotë e shpif janë të vërteta:

“Ka ardhur koha qe Gjykata e Larte te kaloje ne siten e gjykimit te saj te pavarur e te paanshem edhe akuzat e deputetes ne fjale.  Njesoj si ne rastet e shpifesve Paloka dhe Ristani, kryeministri Rama shpreh publikisht gatishmerine e tij per te dhene doreheqjen, jo vetem nga detyra po edhe nga aktiviteti i tij politik, nese deputetja Vokshi do te provoje ne gjykate se shpifjet e saj ndaj kryeministrit nuk jane te tilla.”, shkruhet në njoftimin e ardhur nga zyra e kreut te qeverisë.

Ka shumë gjasa që lëvizja e Ramës të jetë e lidhur me një dokument ‘delikat’ të ekspozuar nga Albana Vokshi një ditë më parë.

Dokumenti është i shkëputur nga raporti i KLSH-së dhe tregon se kompania koncesionare e Check UP-it, në pronësi të biznesmenes Vilma Nushi, ka përfituar transferta të paligjshme paraje nga shteti sepse është paguar për një punë që nuk e ka kryer.

Bëhet fjalë për 1.7 milionë dollarë që sipas deputetes Albana Vokshi është  konstatuar në letrat e prezantuara nga vetë kompania e Nushit.

Deklaron Vokshi:

“Tabela e kapur nga KLSH-ja, tregon shumën që i është paguar Vilma Nushit për muajt mars-nëntor. Sipas kësaj shume, 5 miliardë e 554 milionë, i bie që qenkan kontrolluar 318 mijë persona, duke e ditur se kostoja për një person është 17 mijë lekë. Por sipas të dhënave zyrtare nga institucioneve shëndetësore shtetërore, numri i të kontrolluarve është 216 mijë persona.”

Më pas Vokshi sqaron:

“Dhe më e rënda është se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk ka ushtruar deri tani asnjë kontroll, por i ka marrë të mirëqëna shifrat e Nushit. Pra Edi i ka dhënë Vilmës para sikur e kanë bërë check-upin 318 mijë persona. 1 miliardë e 700 milionë lekë më shumë se sa shërbimi që ka ofruar. Janë vjedhur nga paratë e shqiptarëve 1 miliardë e 700 milionë lekë për 9 muaj.”

Sipas raportit të KLSH-së, kompania koncesionare po merr lekë nga shteti për punë që nuk i ka kryer, madje lekë në paradhënie.

KLSH raporton se janë vetë shifrat e deklarimeve shtetërore ato që kanë zbuluar diferencën e 1.7 milionë dollarëve.

January 23, 2016 15:00
Komento

13 Komente

  1. alphade January 23, 15:18

    Rraseni ne burg kete baxhelle te 97-tes, kur vraponte e shurrosur per te hypur ne avion dhe
    t’ja mbathte nga syte kembet ….!!!

    Reply to this comment
    • opozitar i sfilitur January 23, 22:26

      baxhelle ndoshta eshte, por fakti i KLSH a qendron?
      dikur thoshim pse PD nuk merret me faktin por merret me Ramen dhe dajon e tij?
      Me te njejtin standard do vazhdojme?
      Pyetja eshte: Jane vjedhur apo nuk jane vjedhur keto 1.7 milion euro?
      Ne sapo beme namin per 200 mije ne nje mesazh te Metes
      Me pare biznesmeni Ansar fliste per 3 milion euro te Argites qe i donte vajza
      A duhen gjykuar te gjithe njesoj apo do bejme militantin e verber ne komente?

      Reply to this comment
      • . January 23, 22:30

        alphade
        ndoshta duhet rrasur n burg Ilir Beqaj, si mendon?
        Apo cilido qe ka firmosur ti jepen 1.7 milion euro per pune te pabere nga parate e gjakut shqiptar zonjes qe permend raporti i KLSH

        Reply to this comment
        • kalushi January 23, 22:31

          mos ti marim dhe kaq seriozisht keto raportet e KLSH se dihet sa kot ia fusin ata.
          pse nuk ndiheshin kur e kishte qeverine Sali zgjyra?

          Reply to this comment
  2. . January 23, 15:18

    cfare njoftimi patetik dhe medioker.
    me ta shpif
    kush i shkruan keto letyra ne zyren e kryeministrit?

    Reply to this comment
  3. albi January 23, 16:02

    o zot sa femer e shpifur dhe kafsh po ti thuash ke frik se ofendohet kafsha nga kjo

    Reply to this comment
  4. Preng Pjetri January 23, 16:03

    Mire zoti Rama thote se dorehiqe nga te gjitha funksjonet politike.
    Nese zonja Vokshi verteton akuzat e drejtuara ndaj min shend dhe kryeministrit.
    Po ne te kundert kjo deputja e pd se a dote kete më te drejten morale dhe ligjore te perfajsoj organin me te larte ligjeveneves te Shqiperise?
    Kame besim se zoti Rama nuk dote heshte perpara ketyre akuzave poshteruese.
    Respekte per ju kryeminister model.

    Reply to this comment
  5. Loni January 23, 16:54

    He t mart dreqi brekt he, ec tani tregoj dhe gjykacit tani ato qe llamatit vend e pa vend ,se mos te cion ndonje muaj ne burg

    Reply to this comment
  6. info analitike January 23, 17:31

    Ore Vokshin mund ta urreni sa te doni por kjo nuk do te thote qe Beqaj nuk eshte hajdut me cizme. Ne kete deklarate nuk specifikohet se per cfare konkretisht ka shpifur Vokshi. Me kete logjike i bie qe te jene “baxhella” edhe “rilindesit” qe u paditen nga Vokshi dhe femijet e Berishes. Keshtu eshte kur moralin tashme e bejne te pamoralshmit. Me e keqja eshte se ka akoma njerez qe i ndjekin nga pas te verbuar nga militantizmi.

    Reply to this comment
  7. reda January 23, 17:36

    femer e ndyre, oturaku i Sali Berishes, shpifese e pa pare, arrogante, e ka fytyren sa nje kungull kosove

    Reply to this comment
    • Xha Temja January 23, 23:52

      E drejte Reda por ke harruar te shtosh edhe info leshin (analitikun p.dh-ist)qe i bje erre uturakeve te SHQUP-it, Respekte

      Reply to this comment
  8. hajduti i kombit January 23, 22:56

    sikur ramen ta kishte padit GRIDA por ty nuk ta var njeri moj bullafiqe

    Reply to this comment
  9. Fillori January 23, 23:17

    E c’te bei e shkreta Vokshi?. A e dini ate historine e lepurushkes me breshken ? Po ua kujtoj une.Lepurushken e ndiqte dhelpra e cila ishte gati ta gllaberonte dhe per t’u mbrojtur u fute ne nje ferre te dendur, ku dhelpra si me trup me te madh nuk futej dote. Kur lepurushka e kenaqur kujtoj se shpetoi, ndjeu se nje breshke, bajagi e rende,i hypi siper duke i bere ate qe nuk e pandehte. Te dilte na ferra?????,..po dhelper qe e priste????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*