Rama: Deri vitin tjetër do punësojmë 300 mjekë të rinj

May 10, 2018 10:23

Rama: Deri vitin tjetër do punësojmë 300 mjekë të rinj

 

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me historinë e një mjeke që ka lënë Tiranën për Korçën.

Në mungesë të mjekëve të specializuar në rrethe, ndikuar kjo edhe me largimet e shumta jashtë vendit, qeveria vendosi një bonus prej 2.5 milionë lekë të vjetra në muaj për këdo mjek që do të kthehej dhe të punonte në spitalet rajonale.

Enkeleda nuk i ka thënë jo mundësisë që i ishte ofruar, duke lënë kryeqytetin për të punuar në një spital rajonal, aty ku edhe nevojat janë më të mëdha.

Rama thekson se deri vitin tjetër në mbarë vendin do punësohen 300 mjekëve të rinj specialistë.

Mirëmëngjes, dhe me shembullin e Dr. Enkeledës, një nga shumë mjekët e rinj specialistë që falë bonusit financiar të miratuar nga qeveria, në vend të kryeqytetit kanë zgjedhur të punojnë në spitalet rajonale të vendit, ju uroj një ditë të mbarë 🌹

Punësimi i 300 mjekëve të rinj specialistë deri vitin tjetër në mbarë vendin, do të sjellë një rritje të ndjeshme të numrit dhe cilësisë së shërbimeve të specializuara që ofrohen për qytetarët në të gjitha spitalet tona.


l.h/ dita

May 10, 2018 10:23
Komento

2 Komente

  1. tironc i vjeter May 10, 12:51

    deri vitin tjeter ska ngel kokerr doktori, ja kane fut vrapit, kembet e shpejta faqebardhe sikur ka ra kolera.

    Reply to this comment
  2. Arben May 10, 14:04

    HAHAHAHHAHAHAHA,

    PO MBA NJEHERE KETA QE JANE TE PUNESUAR

    PASTAJ SHIKO TE PUNESOSH TE RINJ

    HAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHAHAH

    MASHTRIMI SHESHIT

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*