“Rama dhe Basha janë takuar në Paris me ndërmjetësinë e djalit të Sorosit”

March 21, 2019 23:53

“Rama dhe Basha janë takuar në Paris me ndërmjetësinë e djalit të Sorosit”

Në një postim në rrjetet sociale, avokati Altin Goxhaj ka ngritur hipotezën e një takimi të mundshëm midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas Goxhaj, të dy krerët e partive më të mëdha në Shqipëri, ditën e djeshme, kanë qenë së bashku në të njëjtin vend, në Paris.

Më tej ai shton se me shumë gjasa do të kemi një pazar të dytë Rama-Basha.

Pjesë nga postimi i tij:

“Edi dhe Alex dje paradite konfirmuan vendodhjen e tyre: PARIS! Ndërsa Luli: BRUKSEL (veç 2 orë larg)!  Edi u nis në mënyrë të çuditshme nga Rinasi krejt vetëm pa asnjë axhendë takimesh! Kush mund t’a detyronte Edin të nisej krejt vetëm dhe pa dëshmitarë? Po ashtu, Luli 2 ditë më parë u nis drejt Brukselit po vetëm fare, pa dëshmitarë! Po dje Alex Soros postoi në instagram vendodhjen e tij: PARIS! Pra PYETJA nuk është a u takuan dje në mbrëmje vonë Luli me Edin buzë Senës! Pyetja është çfarë roli kish i treti në takim: Alex Soros? Çfarë përmban “Marëveshja e 17 Majit të Dytë”?”

o.p. / dita

March 21, 2019 23:53
Komento

16 Komente

  1. besa v. March 22, 01:39

    u katandiset te degjoni dokrrat e Altin Goxhajt?
    heren tjeter do na jepni c’thote Fahriu apo Zeni…
    pse kaq poshte ore Kadri?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 22, 11:01

      po ti përse aq besë moj v.??
      mos vallë nuk të kanë tradhëtuar nja njëqind herë??
      ti je si ato gratë që thonë”unë e shoh burrin që më tradhëton,por u në i besoj gjithnjë!verbërisht!”??

      Reply to this comment
  2. demo March 22, 03:22

    Estrada portokallise nuk eshte thjesht ESTRADE.Eshte realitet.

    Reply to this comment
  3. fteri March 22, 06:44

    Ata mundë të bisedojnë nuk është e nadaluar ,por fshehtësia e takimit dhe mungesa e trasparencës në lidhje me çfar është biseduar në këtë takim është e dëmëshme për popullin.

    E para L.Basha duhet të dalë para gjyqit për vrasjen e katër protestuesve kur ishte ministër i brendëshëm 11janar 2011,dhe për vjedhjen e 250 milon euro rr/kombit ,nuk mund të jetë në krye të PD-së .Ajo parti duhet nxjerr jasht ligjit për krimet e të zezat që ka bë ndaj shqiprisë.Dhe Edi Rama nuk ka këllqe që ta reabilitoi ,as Lulin ,As Saliun ,as PD-në .
    PD-ja e re duhet rinovuar e larguar të gjitha ata që kan njollosur atë ,kryetarja e re duhet jetë Rudina Hajdari ,kjo do nihet tashë e tutje si opozitë.

    Reply to this comment
    • Arp March 22, 14:42

      Rudinaaaa.Nje idiote qe as nuk dinte te lexonte ate leter qe ja kishin shkruar telegrafistet e huaj?.Zot na ruaj.Nje patetizem i vertete.

      Reply to this comment
  4. Ca bohet kshu mer yahoo... March 22, 07:17

    Mire qe e publikoni, po pse mundoheni ta degjeneroni lajmin te nderuar ditare?

    Pse mballosni brenda shkrimit fjale qe ngjallin dyshime si “hipoteza” apo “ka gjasa”?

    Mesazhi i avokatit eshte fare i qarte. Aty nuk ngrihet pikepyetje per takimin midis dy kryecadristave. E vetmja pasiguri nga ana e tij duket se eshte prania e filantropit junior.

    Ne raste te tilla, ku supozohet se kemi te bejme me allishverishe te te gjitha kategorive dhe sferave, perfshi ato politike, financiare, etj., nje gazete serioze, e pavarur, dhe mbipartiake (e keni lexuar sloganin e BILD?), do kishte filluar urgjentisht nga investigimet. Sado te kushtueshme qofshin ato!!!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 22, 10:21

      jaho
      një shtet ka disa rregulla!!
      besoj se këtë e di fare mirë??
      një nga këto rregulla është që kryetari i qeverisë,pra në rastin tonë i pari i vëndit,nuk mund të largohet nga vëndi pa mbrojtje!!pra ai nduhet të ketë dikë që ta ruajë,që ta kontrollojëëëëë!!
      sepse në këtë dynja!!
      nuk i dihet se çfar ndodh!sepse në këtë dynja nuk i dihet se çfar bën ai që ka në dorë fatet e një vëndi!!
      ky idioti ynë,nuk pyet për asnjë lloj rregulli sikur të ishte në shtëpi të vetë dhe në harrem të vet!!
      kjo mjafton për të ndërtuar një lajm!!
      por nëse në të njëjtën kohë dalin të dhëna të tjera!?
      pra një ndërmjetës është dhe ai në të njëjtin vënd!?ndërmjetës që ka marrë shpesh pjesë në takime të tilla të fshehta.nëse pala tjetër është po ashtu shumë afër!?
      atëherë përse nuk duhet ngritur hipoteza??
      mund të jetë dhe një rastësi e trefishtë,por mundësia është që të mos jetë aspak një RASTËSI!!
      JAHO KOHA DO TA VËRTETOJË!
      unë jam për takim të pregatitur dhe jo për një rastësi të trefishtë!!

      Reply to this comment
      • Topa bore... March 22, 13:26

        Qarte Ceno, bile une do te doja te shtoja, se pas takimit te trefishte mund te kete pasur takim special dhe me ndonje nga ata shoket e dikurshem te idealit. Eh sa ka zanati mer lal…

        Topa bore hedhin shoket tane, “bardhesi” thelle ne shpirt…

        Reply to this comment
  5. Lili March 22, 07:56

    I takon shqiptareve me iu thane mjaft me!shkoni te sorosi edhe çliroheni shqiptaret nga diktatura e juaj

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 March 22, 10:13

    “Luli me Edin buzë Senës! ”
    me kujtu urën e vjetër,shtëpinë e vjetër, dua të them,të ramës??
    këta janë e njëjta trupë teatrale vetëm se nuk e pranojmë ne!!ata kujtojnë se ne si popull jemi idiotë!!
    dhe kanë plotësisht të drejtë!!
    kanë dhënë aq shumë të dhëna për të zbuluar pisllëqet e tyre,janë mbuluar me llum kokë e këmbë,dhe ne çbëjmë??
    themi janë të pastër si dëbora!!
    seicili për ndyrësirën e tij!të kuptohemi!!
    këta kanë për të na rrjepur dhe ne do shpresojmë të jemi gjithnjë në ëndërr!!
    fati i tyre i mirë!!
    gjej gomar dhe mshoja!!

    Reply to this comment
  7. Popullore March 22, 10:23

    Sido qe te jete puna, Partia Socialiste duhet ta shkarkoje me vote Kryetarin e saj dhe te zgjedhe nder 10 kandidaturat me te pershtatshme se ai. Edi eshte leter e djegur ne Unazen e Madhe.

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit March 22, 10:47

    jane takuar ne nen nje ure ilegale. te maskuar dhe me dokumente fallso. I tha Edi, “ç’kemi mo artist? Si i ke nga shtepia?” – “Mire -ia ktheu artisti-ti si je plako? Se u beme merak. U dha lajm andej nga Shqiperiai qe tu rrit içik tensioni”, “ishte loja artisto, ndryshe nuk dilja dot nga Rinasi”. Nderhyri Aleksi, çuni i Aleksandres duke bere elozhe per Roskovecin, qe ne viziten e fundit iu duk tepke si Toskana. “Nuk zbrite ca me poshte o Lekso, te shikoje Marinzen qe e le ne bisht Dubain- i thote Edi ne gjermanisht, qe Luli ia perktheu ne frengjisht dhe pastaj Rama ia perktheu ne anglisht. Sapo rane dakord qe te benin nje skeme te marreveshjes qelloi qe nje turist kaperceu borduren dhe zbriti poshte per te bere shurren. Kur nxori celularin qe te bente nje selfie, u prish plani. Tre djemte u shperndane si me komande, te bindur qe turisti i maskuar si japonez ishte i derguari special i Doktorit dixhital nga Shqiperia.

    Reply to this comment
    • Kaparin xhaxho, kaparin... March 22, 15:36

      Si mer gjimon i qeka prish plani xhonglerit? Te boj i semuri simulant gjithe ate rruge me lloj lloj sakrificash dhe maskimesh dhe te dali me presh ne dore ca si e pabesueshme.

      Pastaj me ate turistin qe po sperkaste me shurre urren ilegale mos ja fut pordhes se selfiet piktori i bo vetem me makaronin.

      C’ne kamarieri ne ate mes? A ka “te derguar special” me te mire se ai? Apo ka shkuar me i servir LEKsit no i kafe alla turka, se te shtrydhmet i kan dale prej qefi?

      Ec gjimono, ec. Nuk e di se sa tasa me grosh ke thare nga dje deri sot. Jo per gje po si shume na ke parfumosur keto dy ditet e fundit…

      Reply to this comment
  9. Jimi March 22, 12:47

    Takime te tilla politikanesh ne bote nuk jane surpriza, por per politikane te nje vendi si Shqiperia keto takime jane intriguse. Megjithate qe diten e pare te ketij konflikti Rama e ka deklaruar hapur uljen ne nje tryeze dialogu dhe jo rrugeve te botes por ketu ne Tirane. Qe duhet te dialogojne kjo eshte e domosdoshme, por pse jashte Shqiperise, kjo te intrigon!?

    Reply to this comment
    • Gjimi me playstation March 22, 14:52

      Ke nje gabim ne te koceptuar Gjimi. Ma merr mendja se je akoma adoleshent. Ata qe permend ti jane politikane qe i perkasin nje shteti ku funksionon ligji. drejtesia dhe cfaredo rregulli shteteror. Jo se ata jane me te zgjuar se ne. Se dhe ne kemi patur dikur shtet, ndoshta dhe me te fuqishem se ata. E kupton se cdo te thote shtet ti Gjim? E kupton se cdo te thote politikan ti Gjim? E kupton se te besh te tilla krahasime eshte njelloj sikur t’i kesh thene trunit “ik e pirdhu”?

      Reply to this comment
  10. tomorraku March 22, 17:20

    Ama Ky Goxhaj e paska perhapur kete lajm?!,krejtesisht i rreme ,sepse ky vetem lajme te tilla perhap!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*