Rama dhe Basha, në tryezën e drejtësisë

October 5, 2014 14:54

Rama dhe Basha, në tryezën e drejtësisë

Që reforma në drejtësi është një domosdoshmëri, kjo është një teori që nuk e kundërshton askush, por jo të gjithë janë të një mendjeje, se si duhet kryer kjo reformë, çfarë institucionesh duhen prekur dhe si duhen prekur, për ta mbajtur sistemin e drejtësisë sa më larg nga ndërhyrjet politike, por sa më pranë llogaridhënies dhe eficencës.

Për të gjitha këto pikëpyetje madhore, Presidenti Bujar Nishani, në koordinim me qeverinë, ka thirrur një tryezë të madhe pune, ku ajo që të bie menjëherë në sy është gjithëpërfshirja.

Bujar Nishani, Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha do të jenë së bashku për gati një orë e gjysëmë, për të shprehur secili pikëpamjet se si duhet kryer reforma. Të paktën kjo është axhenda që duhet të respektojë secili, por nuk do të ishte surprizë, nëse do të dëgjohen vetëm akuza, se si palët, sa herë kanë qenë në pushtet, kanë zgjatur duart për të vënë nën kontroll sistemin e drejtësisë.

Megjithatë ka një garanci se kjo tryezë do të ketë disa konkluzione të përbashkëta për rrugën që duhet ndjekur për kryerjen e reformës në drejtësi. Dhe garancia vjen nga partnerët kryesorë ndërkombëtare: Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës nëpërmjet Komisionit të Venecias, të cilët do të monitorojnë çdo hap të reformës në drejtësi.

Megjithatë ka ende diçka të rëndësishme, që nuk është bërë aspak e qartë dhe pritet që të marrë një përgjigje nga tryeza e së hënës. Sa do të jetë i përfshirë Parlamenti në reformën për drejtësinë? A do të jetë një paketë që do të prodhohet në Parlament, si për shembull reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, apo do të jetë një paketë e diskutimeve ekstraparlamentare?

Për sa kohë opozita do të qëndrojë jashtë Parlamentit, tryeza e së hënës duhet të parashikojë përgjigje edhe për këto pyetje./TCH

October 5, 2014 14:54
Komento

2 Komente

  1. Strazimiri me paruke October 5, 15:22

    Cdo reforme behet brenda kornizes se Parlamentit, qytetaret kane bere zgjefhjen e tyre me vote, per te cilen do te jepet llogari ne v. 2017,.te tjerat jane pallavra, sidomos kur keto idiotizma drejtohen nga Kapter Jari.

    Reply to this comment
  2. DOKLEATI October 5, 16:49

    Po e pyer Basha Meten. Cka te bej.
    A ije me Berishen a me Ramen.
    Une nuk kam koke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*