Rama dhe e majta në Shkodër që nuk ka qenë kurrë e përuljes

September 6, 2019 01:07

Rama dhe e majta në Shkodër që nuk ka qenë kurrë e përuljes

Nga Bedri Islami

 

Bastioni më i rëndësishëm i PD-së në veriun e Shqipërisë është Shkodra, të cilin në kaq shumë vite e kanë stërpërdorur politikisht, por kurrë, as kur kanë qenë në opozitë e as kur kanë qenë në pushtet, nuk kanë lënë “vulën” e tyre.

Asaj ia kanë marrë votat, ia kanë dërguar njerëzit në protesta, nga të cilat, ajo e 2 prillit është tabloja reale se ku të çon çmenduria e pushtetit, të bën të zaptosh rrugët që të mos kalojë kryeministri socialist, të revoltohet me veten, por gjendja ka aq pak ndryshime,sa që të duket se koha lëviz kaq ngadalë, deri në padukje.

Shkodra mbeti një qark i keqpërdorur nga politika edhe kjo nuk ka ndryshuar as në ditët e sotme.

E vetmja gjë që pritej të ndryshonte do të ishte kalimi i pushtetit në duart e socialistëve, si një fillesë e re, por që askush nuk e dinte se do të sillte një precedent të papritur; njeriu i zgjedhur nga e majta për të qenë kryetar bashkie, pa rival dhe pa patur asnjë nevojë të bënte fushatë zgjedhore, do të ishte një ish i dënuar.

Tani, si kurrë më parë, e majta është në pushtet në Shkodër, por pushtet nuk ka. Ajo duhej të drejtonte bashkinë, por kryetari iku. Megjithëse, qoftë njëri, i pushtetit, qoftë tjetri, i opozitës, kishin dëshirën të ikë, edhe nga politika, një drejtuese që nuk të mbetet në mend për asgjë, veç dashurisë për molotovët dhe kthimin e Shkodrës në vitin 1913, përsëri gjërat duhet të presin.

E majta duhet të gjejë një zgjidhje të veçantë, të ndërtojë e sajojë gjetje ligjore; e djathta do të këmbëngulë se shefja e tyre në bashki duhet të rrijë, se zgjedhjet e 30 qershorit nuk njihen, se as 6 për qind nuk votoi për të majtën, etj kjo nuk do të ndryshojë faktin se socialistët e prekën pushtetin, por nuk e morën, dhe e gjitha për gabimin e tyre.

Edi Rama e quajti Shkodrën sfidën e tij, a thua se tani erdhi në pushtet dhe nuk ishte ky qytet ende në Shqipëri, sikur pushteti qendror i ndan parcelat e sfidës sipas versionit të vjetër, kush është me mua, është sfida ime, kush është me të tjerët, le të rrinë në fatin e vet.

Edi Rama, me një lëvizje befasi ndërroi edhe drejtuesin politik të qarkut, Ditmir Bushatin, që, në mos tjetër, ngjallte besim dhe paraqiste një figurë të gjithëpranuar, serioze, me autoritet dhe nga një familje tradicionalisht të besuar.

E majta në Shkodër ka historinë e saj, që nuk ka qenë asnjëherë e përuljes dhe e bjerrjes së mendimit. Edhe në ditët më të vështira të saj, kur mendohej se në atë qytet nuk do të kishte mendim të së majtës apo humbiste në të gjitha zonat zgjedhore, në qytet ishte gjithnjë një elitë intelektuale, sidomos e re, që nuk kishte asnjë lidhje me të shkuarën, të cilët e zgjodhën këtë rrugë vendosmërisht dhe i dhanë shpresë njerëzve se nuk do të ishte veçse i një ngjyre. Shkodra është qyteti ku PD-ja ka vjedhur më shumë vota se askund tjetër, ku votat e numëruara kanë qenë kurdoherë si ka dashur vetë ajo, ku vendet e punës janë dhënë sipas besnikërisë partiake, ku të pashkolluarit kanë sunduar mbi mendjen dhe në të cilin,”të fortët”, ishin gjysëm besnikë, që ndërronin faqet sa herë ndërronte pushteti.

Një herë që “ të fortët” u përplasën fort, zgjedhjet politike të vitit 2013, krejt e papritur për të tjerët, raporti ndryshoi. E majta mori më shumë deputetë në qarkun verior.

Tani, papritmas, Shkodra ka ofertën kryeministrore për të qenë sfida e shefit të qeverisë, por nuk ka kryetar bashkiak.

Si do e zgjidhë ajo ngërçin, kjo është tjetër gjë, por si do të gjejë rrugë sfida e Edi Ramës, kjo është rrugë tjetër.Askush nuk e di se mbi cilin program do të veprohet, por, çuditërisht, sfidën e tij Rama, përballë Shkodrës, e filloi disa muaj më parë, kur , pa e ditur askush, largoi nga qeveria dy përfaqësues nga qyteti verior.

Në vend të tyre ai zgjodhi Valdrinin dhe se kush tjetër mund të jetë eminenca gri e tij, zgjodhi vetëvendosjen e pushtetit më të lartë ndaj mendimit të sigurtë të atyre që jetojnë në këtë qytet; ai, jo padashje, e shumëzoi me hiç mendimin politik të së majtës në qytet, duke deleguar dëshirën e tij, si të një sovrani dhe mori këtë gjendje, e cila, aq sa mund të ishte e papritur, aq edhe ngarkon me përgjegjësi pikërisht njeriun që e zgjodhi dhe e ngriti në majat më të larta të pushtetit vendor ekzekutiv dhe politik.

Sfida e Ramës fillon nga ndryshimi i raportit të tij politik me të majtën në qytet, nga krijimi i një hapësire vendosëse më të ndjeshme mes tij dhe socialistëve t zgjedhur apo të pazgjedhur, nga e vërteta se jo gjithçka që rrjedh nga lart është e dobishme për ata që janë poshtë. Një njeri i vetëm nuk mund t’i dijë t gjitha, ashtu si nuk i kishte ditur, nuk mund të ndërtojë struktura të reja duke hedhur në erë ura, pa ndërtuar të reja; nuk mund të rritet autoriteti i tij si njeri  i politikës , kur ul autoritetin e atyre që punojnë e jetojnë atje.

Qeveria Rama, megjithëse ka bërë disa investime serioze në qytet, si stadiumin e ri të futbollit “Loro Boriçi” – edhe aty  hoq emri i një heroi të njohur, Vojo Kushit; ai ka investuar edhe në ngritjen e gjërave pikante, si fototeka Marubi, trashëgimi e famshme e një familje të vjetër shkodrane, por dhjetra gjëra të tjera kanë mbetur në rrugët e hapura dhe të pambyllura, në dështimin e krijimit të një infrastrukture si ka ndodhur në shumë qytete të tjera.

Shkodra, qyteti i madh verior, ndër më historikë, në mos më historiku, ende nuk ka një autostradë që kalon pranë tij dhe si duken bathët nuk do e ketë gjatë kësaju qeverisje, e ndoshta as në tjetrën. Investimi famoz deri në balldre , nisur nga Miloti, me një kosto të fantaksur, do të ishte mjaftueshëm për ta dërguar mbirrugën deri në hyrjen e qytetit, nëse do të ishte menduar për më pak hajdutëri.

Por, mbi të gjitha është krijimi i një raporti mes shefit të partisë, që në fakt e gjeti partinë të gatshme, si një dhuratë nga socialistët e vjetër, dhe, më tej, pikërisht atyre socialistëve që në tridhjetë vite kanë qenë pjesë sakrifice dhe besimi, kanë sjellur mendimin se edhe në këtë qytet, të quajtur bastion, e majta ka qëndruar dhe ka mbajtur mbi vete shumë sfida që janë më të rëndësishme se sa një rrugë apo një vijë ujitëse.

A do e bëjë Edi Rama këtë, që në fakt është një domosdoshmëri?

Ende sot qarku nuk ka një drejtues politik. Nëse për të hequr Ditmir Bushatin i mjaftuan pak minuta, për të vendosur një të ri, si askurrë, po kalojnë ditë e javë.

Nëse ai e kërkon atë përtej detit apo, edhe më tej, përtej oqeanit, do e rëndojë edhe më tej largësinë e tij nga ata që e mbajnë.

Jo gjithnjë të larguarit janë zgjedhja, edhe kur shpreson e beson se do të jetë.

Rruga e tij politike po bëhet një pstulat për këtë.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

September 6, 2019 01:07
Komento

8 Komente

  1. tallja me shtetin September 6, 01:08

    Shif Tom Doshin pas kurrizit te kryerilindasit dhe ish-te denuarit per droge dhe e kupton te gjithen o Bedri

    Kot i tjerr fjalet kaq shume

    Po hajt mo, tash qe kryerilindjoti u ba dhe aktor filmash, ma mire do shkojne punet me siguri

    Reply to this comment
  2. specialisti September 6, 08:54

    Bedri
    Askush, kur u propozua Valdrini, nuk e kontestoi kandidaturen.
    Valdrini nuk kishte lidhje me Shkodren. Baba i tij Luigj Pjetri, ka punuar ne Vau-Dejes, Koman e Fierze ( me fal edhe ne Tirane), por asnjehere ne Shkoder. Luigjin e ka permendur dikur per ingj. te zotin, Enveri e Ramizi.
    Me duket se Edi ka lexuar per Luigjin, konsideratat e tyre e vuri te birin kandidat per kryetar bashkie.
    Shkodra ka nje gje, po e pyete, te tregon me zemer kush ben per kryetar.
    E di mire ti Bedri, se jemi rritur ne nje mehalle, ne Shkoder rradhe kishte oficer e polic vendas.
    Nuk benin per force, por per mendje te ndritur, ne te gjitha fushat e jetes.
    Kot nuk thojne, ba me kene shkodran , tana i ban.
    Pse nuk e beka kryetar bashkie ne Shkoder ?

    Reply to this comment
    • Tele Norba September 6, 16:35

      ” Luigjin e ka permendur dikur per ingj. te zotin, Enveri e Ramizi” ???. KUSH MOR SPECIALISTI, e ka permendue Luigjin si inxhinier te zoten ? PERKUNDRAZI KANE THENE QE NUK DI AS SHQIP. QE TA DISH TI E TE TJERET LUIGJ PJETRI NUK KA PUNUAR ASNJE DITE INXHINIER, POR DIREKT NGA ELEKTRICIST NE HEC VAU DEJES U BE DREJTOR I HEC FIERZE.FILIALIN PER INXHINIERI E KA MBARUAR ME PAS. KA PUNUAR EDHE NE MINISTRI E KESH E NUK KA LENE GJE PA VJEDHUR AQ SA SOT KA HOTELE E RESTORANTE. Ky eshte shpirti i katundarir: vidh, grabit, vidh grabit

      Reply to this comment
  3. Optimisti. September 6, 14:17

    Zgjedhjet e 30 qershorit treguan qartë që pothuaj 90% e votuesve nuk e pranojnë qeverisjen e Ripjelljes së PS, madje edhe ata që votuon pro e bën për të mos humbur vendin e punës në administratë. Në përgjithësi veriu i Shqipërisë , në mënyrë të veçantë qarku i Shkodrës, të djathtë dhe të majtë janë anti Ramë. Jemi në të njëjtën situatë si në 97 kur jugu i Shqipërisë, veçanrisht Vlora ishte kundër presidentit të gjithëpushtetshëm Sali Berisha. Për të vënë nën kontroll Vlorën sfiduese Sali Berisha urdhëroj për të shtypur revoltën profesorin e matematikës Gazidedën duke e bër edhe gjeneral. Vetëm një mëndje e marrosur si mëndja e Sali Berishës mund të bëj atë që mezi bën për disa vite rresht një akademi ushtarake, të shëndrroj një matematicien në një gjeneral. Vetëm një mëndje e marrosur mund të urdhëroj një pseudo gjeneral të krijoj një ushtri bashibozukësh me njerëz pa inegritet nga veriu për të shtypur popullin jugor të Vlorës. Dhe në përgjigje të sharjeve nga nënat , gratë dhe motrat, të këtyre salinjëve injorantë, vlonjatët u dhanë drunë dhe mbasi i xhveshën edhe lakuriq , fare pa brekë disa, i dërguan me turp te i marrosuri Sali.
    Sot kemi kryeministrin e gjithë pushtetshëm, Edi Ramën që do të mposht revoltën pa dyfek të veriorëve shkodranë, me idenë e marrë që po gjunjëzoj shkodranët duke i detyruar të puthin dorën e tij prej padrinoje mafioz, ka nënshtruar gjithë shqipëtarët. Janë ballë për ballë, shkodranët të majtë dhe të djathtë përball një njeriu të vetëm, të marrosurit të Ripjelljes socialiste, donkishotin Edi Rama me shqytarin e tij besnik sançopançon Taulant Balla. Janë ballë për ballë, qytetaria shkodrane përball primitivitetit të një njeriu që di vetëm një gjë, thjesht të vjedh popullin e tij për të shtuar inventarin shumë miljardësh të banknotave pa jetë në bodrumet e errta të bankave të huaja.
    Dhe ashtu si Saliu, Edi Rama, komandant të operacionit për të mposhtur shkodranët ka zgjedhur Tom Doshin. Nuk dihet çfarë grade do ti ver këtij Gazidede të PS, dhe kush do të jenë bashibozukët e tij, por tani për tani, me taktikën e kalit të Trojës që në këtë rast është këshilli bashkiak, një tufë fëmrash dhe burra me natyrë fëmrash, të trajnuar nga Taulant Balla, anëtarë të këtij këshilli, kanë mar detyrën që të hapin portat që Edi Rama të pushtoj triumfues kalan shkodrane.
    Por ç’ thonë shkodranët? Jam i bindur që urrejtja e shkodranëve, të djathtë dhe të majtë, ndaj padrejtësisë që po u del si sfidë para dotë kthehet në një cunam që do të mar përpara jo vetëm truprojën e fëmrave të Gadafit shqipëtar Edi Ramës në këshillin bashkijak por edhe bashibozukët e të fortëve si Tom Doshi e kompani. Do të triumfoj qytetaria shkodrane e jo kusari Edi Rama.

    Reply to this comment
    • PO , PO September 6, 19:45

      Po mire , more OPTIMIST , kur qenka keshtu , qe 90% e popullates eshte pro me opoziten dhe kunder mazhorances se tanishme , pse nuk futeni ne zgjedhje , …., si ne ato lokale ashtu edhe ne ato parlamentare ? ! Vrasesit , me dujar te pergjakura Saliu e Lulezimi , qe nuk I kane lene kusur ketij populli , nuk kerkojne as reformim te kodit zgjedhor , as garanci ligjore brenda vendit apo asistence nderkombetare . Mua me kujtohet qe ky psikopati Edi Rama , Iu ka thene shume here ” …perpilojeni juve projekt ligjin per reformen zgjedhore dhe neve do ta miratojme pa as me te voglin ndryshim , vecse duhet ta miratoje edhe OSBE-ODHIR-ri , por opozita nuk eshte pergjegjur as edhe nje here te vetme , perkundrazi e bojkotoi fare , deri sa e braktisi parlamentin !
      Nuk e kuptoj , se me cfar logjike flisni ju te SHQUP-it !

      Reply to this comment
  4. NNP September 6, 18:50

    E para mor ti z.Bedri Shkodra nuk eshte qyteti me historik i Shqiperise por me histeriku do te qe realiste te thuhet(lexo me shume e do te bindesh per kete te vertete absolute) E duta shkodranet e sotem jane kthyer ne UFO te vertete.Ata nuk kane as din e as iman -sic thote turku.Asnjeri nuk e can koken ma per vatanin por VETEM PER SAHANIN. Me te tjerat merru ti dhe DITA jote qe te mban me buke..NJAQETA MONO!

    Reply to this comment
  5. Optimisti. September 6, 22:18

    I nerumi POPO, në këta 90% që bojkotuan zgjedhjet moniste të Edi Ramës, vetëm 5% mund të jenë militantë të PD, më pak se 1% mund të jenë të LSI, shumica e shqipëtarëve janë tashma kundër kusarëve të PD, LSI dhe të PS. Nuk ka më të djathtë as të majtë tek të cilët shpreson zoti Bedri. Sot janë ball për ball një popull i tërë i vjedhur deri në çfarosje dhe katër kusarë, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilr Meta dhe Edi Rama që u gëzojnë si Gobseku miljarrdave të mbyllura në banka. Në Shkodër të mos kenë iluzione të djathta e të majta, por të gjithë të mos lejojnë rënjen qeverisë vëndore në duart e armikut më të rrezikshëm të shqipëtarëve, Edi Ramës. O PoPo mos u ngatrro, nuk jam nga ata të SHQUP-it, jam një njeri i zhgënjyer edhe nga PD dhe nga PS sikurse 90% e shqipëtarëve, por ti më duket duhet të jesh mik me kusarin Edi Rama, ndoshta padrinua i Ripjelljes së PS do të ketë hedhur ndonjë kockë nga tepsia e tij, qofsha i gabuar se nuk i uroj asnjë shqiptari të ndershëm të jetë i tillë, qen kocka lëpirës!

    Reply to this comment
    • Rezi September 6, 23:15

      Ditmire Bushati eshte rivali qe Edi rama ja ka friken . Ai e ka nuhatur se Bushati ka simpatine dhe respektin e nderkombetareve gjithashtu dhe te shkodraneve dhe popullit shqiptar ne pergjithesi. Mos gaboj, mandati I Rames mbaron vitin tjeter, keshtu qe ai me ate filozofine e tij sic e thote ” politika eshte si loje shahu, para se te besh nje levizje duhet te mendosh per levizjen e kundershtarit” , Rama Po mundohet te “asgjesoje” politikisht Bushatin. Mendoj se me intervisten e fundit qe Bushati pati me VOA ose Zeri I Amerikes eshte nje shenje tjeter qe mbeshtet kete llogjike. Nuk e di ose mbaj mend qe Rama te kete pasur nje interviste me VOA te pakten keto 3-5 vitet e fundit. Une besoj se Po te doje USA te jete Bushati kryeministri I ardhshem, do te jete nje gje shume e mire per te gjithe shqiptaret pa dallim partie. Por te kemi parasysh se deri sa te vije koha per zgjedhjen e kryeministrt te ri, popullit I shkrete do te shikoje akoma cmendurira te tjera politike nga te dyja krahet.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*