Serbia reagon ndaj deklaratës së Erdogan për Kosovën-Turqi

Redaksia Online October 24, 2013 23:53

Serbia reagon ndaj deklaratës së Erdogan për Kosovën-Turqi

Autoritetet serbe reaguan dhe dënuan ndaj deklaratave të kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan,  “Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë”, të bëra gjatë vizitës së tij të mërkurën në Kosovë – raporton Zëri i Amerikës.

Kryeministri Erdogan qëndroi në Kosovë për të marrë pjesë në përurimin e terminalit të ri të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, ndërsa vizitoi edhe qytetin e Prizrenit.

Ministria e jashtme serbe tha se deklaratat e tij nuk mund të pranohen si miqësore dhe ato janë ndryshe nga qëndrimet e shprehura nga zyrtarët më të lartë të Turqisë. “Të gjithë në botë e dinë se Kosova është fjalë serbe dhe territor serb, madje edhe ata që kanë pranuar këtë kuazi-shtet”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë serbe të punëve të jashtme.

Kryeministri Erdogan, mbështeti të mërkurën bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke vlerësuar se ato do të ndikojnë në vendosjen e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit që sipas tij do të shndërrohet në truall të miqësisë e vëllazërisë.

 

Redaksia Online October 24, 2013 23:53
Komento

11 Komente

  1. gurish October 22, 18:25

    Po spiuni i vjeter i serbeve Sali zgjyra, te njejtin mendim ka me Beogradin/ sikur nuk e kam degjuar te llapi shume per kete teme

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi October 23, 08:08

    Kujdes z. Rama nga kërkesat fetarizuese e islamizuese me te cilat erdogan përpiqet te na indoktrinoje e pastaj te na ndikoje. Boll i kemi këto kisha e xhami që na çajnë veshët mu në mes te tiranës me altoparlantet e shkencës jo me zërin e zotit!?

    Reply to this comment
  3. dardani October 23, 12:31

    Turqia beri marreveshje me serbet ne kurriz te shqiptareve dhe i degdisi ata ne Anadoll. Turqizoi me detyrim 6 milione shqiptare. Ruajti lidhjet miqesore me shtetin kriminal serb. Nuk e ndihmoi Kosoven ne luften kunder serbeve, madje mbajti lidhje normale me Serbine. Pas luftes shtiret si mik per te na grabitur pasurite dhe per te na bere vasal. Turqia qe s’hyn dot ne Europe na perdor per interesat e veta. Eshte biznes turk me thike mbas shpine dhe me interesat turke dhe neo-otomane.

    Reply to this comment
  4. beni October 23, 14:52

    Mardhenjet ekonomike jan nje ceshje e ndersjellte nga te dy palet,dhe nuk kan te bejn me ceshtjet fetare,kur nje partner ekonomik ndermer nje vendim,qe shtetit tone i intereson cmimi dhe afati, kualiteti e cilesia e produktit,atehere nuk kemi te bejme me gjuhen e fese!
    Kryeministri Turk Erdogan mundet tu vere kushte popullit te tij,por jo nje populli tjeter,ku admiron per tu antarsuar ne EU e bashkuar!
    Pra ti leme hapesire bashkepunimit ekonomik,por jo atij politik,per ku admiron Shqiperia!

    Reply to this comment
  5. Mark uk October 23, 19:28

    Nuk thon kote mall turk hesapi.Na pushtoj ndrroj besimin me forc nuk lejoj shkollen shqipe.Drejtuesi tan shkojn e hyj my..e.

    Reply to this comment
  6. Tomorri October 23, 20:24

    Ku e gjete vella ate more Rama. Nuk po dime cju ka pickuar por me cpo beni po na habisni.
    Njeri i quan vellezer tjetri nga keta zgjodhi njerin per vella , ne cna mbetet si popull !
    Ti besojme historise ? Skenderbeut? Rilindasve? Luftrave per pavaresi? Ismail Qemalit?
    Apo ju dhe Haxhi Qamilit qe doni Baben.
    Nuk kemi degjuar ne Europe ti thote njeri ish pushtuesit vella.
    Turqia mund te jete vend mik por jo vend vella.
    Me kete llogjike i bie qe Kosova dhe Turqia jane njesoj per ne.
    Pastaj habitemi pse jemi kaq inferior me te huajt , me kete sjellje servilizmi dhe perulje te liderve tane populli vetem pret nga do na coje era e ardhshme.
    Asnjehere sdo jemi te zot per te ndertuar dhe drejtuar anije vete.
    Nuk eshte Turqia e forte por eshte qeveria jone e dobet .
    Zgjidhja seshte Erdogani , jemi ne .
    Lideri duhet te udheheqe dhe jo te qaravitet.
    Te nisesh per Europe me karburant Turk nuk e besoj se do na lene te arrijme ne destinacion.

    Reply to this comment
  7. evropiani pa mentalitet turk. October 24, 09:05

    po mentalitet te kalbure ka edhe edi rama kure quana vlla armikun e te gjitha kohrave te shqiptarve.qe te 3 te thaqi-erdogan-rama jane ne LISTET e ZEZ internacionale si KRIMINEL ORDINER ISLAMIK.erdogani me politiken turke ka qfarosur 45000 kurd qe kerkuar pakez DEMOKRACI ne 30 vitet e fundit,ket e thojne te gjitha TV-te e MEDIUMET globale.thaqi njeri qe urrene brutalishte identitetin e KOMBIN SHQIPTAR,njeri i nfture si kontrabandues DROGE e i perfolure ne ter boten si trafikante i ARMEVE iei akuzuar per shitje te ORGANEVE-VESHKEVE.rama nje rrugaq bulevardeve KOKA e MAFIS SHQIPTARE i njohure nderkombtarshit si nje BOMBE e kurdisur per shtetin shqiptar,ku me 21 janare tentoje ta PERMBYSE SHTETIN SHQIPTAR.kta 3 persona jane te pa deshirueshem dhe urrehen nga te gjitha shtetet demokratike ne BOTE.

    Reply to this comment
  8. Sali Komunisti. October 25, 04:26

    Edin e morem vesh se e ka vlla Erdoganin, p Sales cfare i bie t’a kete, nuk po na e sqaron ne FB dora vete sb, apo Saliu eshte kopil dhe i bie qe te mos e kete gje, kjo ka me shume mundesi.

    Reply to this comment
  9. lisdushku October 25, 09:49

    Vargojt e vjeter te ndryshkur te halldupit aty ishin,hajt ti fusim nje te ndricuar nje llak maniqyr e ti veme si byzylyke ne duar,sic beme me Janulla Anastasiun dhe komitetin musliman shqiptar,mjekerzinjte e shpirtzinjte e sketerrave te Afrikes>Greket dhe Shqete e ballkanit ate presin,te fillojne dhe nje lufte tjeter ballkanike demek po perzene turqit nga ballkani

    Reply to this comment
  10. Horri i Bulevardit October 25, 19:52

    Druzhe Dacic, mos u kastigo, se eshte Saliu me saleshat qe jane vene ne alarm, ti vetem ngerdheshi dhembet njehere Saliut dhe pastaj rri dhe degjo se Saliu e ben punen me mire se ty me kosovaret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*