Rama e Meta: Do mbrojmë çdo votë, presim 80 mandate

Redaksia Online June 21, 2013 13:14

Rama e Meta: Do mbrojmë çdo votë, presim 80 mandate

Dy ditë para zgjedhjeve, kreu i PS-së dhe ai i LSI-së dolën sot në një konferencë të përbashkët shtypi. Kjo është dalja e parë e dy liderëve të PS dhe LSI pas marrëveshjes për bashkëpunim së nënshkruar në Shkodër.

Ndërsa mbeten vetëm 48 orë nga hapja e qendrave të votimit, Rama bëri thirrje që maksimalizimin e votës rozë, duke i ftuar mbështetësit të shkojnë në kutitë e votimit së bashku me një person tjetër, i cili nuk ka votuar më parë për të majtën.

“Kemi zhvilluar një fushatë fantastike me një mbështetje të jashtëzakonshme kudo, me koalicionin më të fortë, i cili garanton ndryshimin e madh. Por absolutisht as edhe një gjë nuk ka mbaruar. Edhe pse fushata ka marrë përditë e më shumë pamjen e një feste, ne do të festojmë pas fitores. Do të festojmë vetëm kur fitorja të vuloset. Në këto 48 orë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, kemi detyrë ta dyfishojmë votën duke marrë përdore një zgjedhës tjetër që nuk ka votuar herën e shkuar apo ka votuar për kundërshtarin. Mbrojtja më e sigurt e votës është dyfishimi i votës në këtë mënyrë”, tha ai.

Më tej, Rama u shpreh se për të marrë rezultatin e pritshëm, skuadra e majtë duhet të ruajë paprekshmërinë e votës së çdo aleati.

“Duhet të kujtoj të gjithë pjesëtarët e skuadrës tonë se Aleancë për Shqipërinë Europiane ka për detyrë të ruajë paprekshmërinë e votës së çdo aleati. Asnjë votë e partive të vogla nuk duhet të humbasë dhe as të tjetërsohet.

Ne jemi Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe së bashku me LSI përfaqësojmë opozitën dhe kemi barrën të mbrojmë votën e çdo zgjedhësi. Ne do t’ia dalim që të nxjerrim nga kutitë rezultatin që presim. Rezultati që ne presim është 77-80 deputetë. Ky rezultat duhet të dalë i paprekur nga kutia”, tha Rama.

Kreu i LSI-së rikonfirmoi edhe një herë se do të vazhdojë bashkëpunimin me PS dhe u shpreh i bindur për fitoren e Aleancës për Shqipërinë Evropiane.

“Rezultati është i padiskutueshëm, 80 mandate për Aleancën për Shqipërinë Europiane. Dua të konfirmoj vendosmërinë tonë për të bashkëpunuar shumë ngushte me PS, por dhe të gjithë dubletet e tjera që kanë përgjegjësitë e tyre në administrimin e procesit zgjedhor për të mbrojtur dhe një vote të vetme nga çdo tentative vjedhjeve dhe trysnie pasi dhe një votë e vetme është me rendësi për standardin e zgjedhjeve dhe këtë gjë duhet te kuptoje me mire Berisha, i cili duhet te pranoje me ne fund zgjedhjet e lira dhe te ndihme, te mos behet pengese për to. Të frenojë strukturat e policisë që janë në shërbim të strukturave te shtetet dhe PD që ti shërbejnë standardit të zgjedhjeve e pasi ka të bëjnë me fatin Evropian të Shqipërisë. Aleanca për Shqipërinë Evropiane, pas 23 qershorit do jetë më e bashkuar dhe do ecë më shpejt drejt ristrukturimit të ekonomisë familjare”, theksoi Meta.
 

Redaksia Online June 21, 2013 13:14
Komento

44 Komente

  1. [email protected] June 21, 13:32

    Populli do te votoje nr 44 me 23 qershor .Mos u beni merak shoku i autobuzit mavi se dhe kesaj radhe nk do e fitoni .

    Reply to this comment
    • lorenc June 21, 13:35

      Bashkimi i te majtes ka sjelle koalicionin me te madh historik dhe padyshim do te sjelle nje fitore plebishitare, me ne fund te sundoje populli mbi pushtetin dhe te rivendoset demokracia.
      Me 23 qershor te gjithe maksimizim te votes per PS #29 per Rilindje!

      Reply to this comment
      • ELISA June 21, 14:06

        FITORE PER TE MAJTEN E BASHKUAR, FITORE PER KOALICIONIN QE DO TE NDRYSHOJE SHQIPERINE MBAS 23 QERSHORIT”

        Reply to this comment
        • JEHONA June 21, 16:37

          E MAJTA KA NJE BASHKIM DHE SUPERORGANIZIM KETO ZGJEDHJE
          FRYMA E FITORES SE SAJ NDIHET KUDO
          ASHTU SI EDHE FRYMA E RILINDJES
          TE HEQIM KOMUNISTIN SALI E TE NDERTOJME NJE SHTET TE SE DREJTES E MIREQENIES!!!

          Reply to this comment
          • gugi June 21, 19:22

            ne fakt ka nje gje shum te mir ne ket kualcion sepse numri i votove qe nuk arrijn te krijon nje deputet kalojn automatikisht votat ne ps keshtu qe ska dal me hmbje fare ps ne ket mes!! me nje gur vret dy zogj 🙂

    • Berti June 21, 13:35

      Keta te PD e dine qe skane me mbeshtetje te populli apo gjyshi i ka bere lavazh truri, si ne kohen e xhaxhit.

      Reply to this comment
      • Martin Jaku June 21, 13:41

        ESHTE E SIGURTE SE KOALICIONI I MAJTE DO TE FITOJE ME 23 QERSHOR SEPSE KJO QEVERI QE KEMI KA 8 VITE RRESHT QE PO GENJEN POPULLIN SHQIPTAR ME PREMTIME QE NUK KA REALIZUAR ASJEHERE PER KTE DUHET TA LARGOJME KETE QEVERI DHE MENYRA ME E MIRE ESHTE DUKE VOTUAR PARTINE SOCIALISTE TE SHQIPERISE.

        Reply to this comment
        • ALIU June 21, 14:06

          shpresojme ne me te miren per keto zgjedhje!
          qofte fitorja e se majtes me te bashkuar se kurre dhe e te gjithe shqiptare
          qofte sa me e thelle kjo fitore e u befte mesim per saliun dhe hajdutet e tij!

          Reply to this comment
    • Fisin June 21, 13:37

      Kane mbetur dhe ca qene te zgjebosur webeve qe flasin per nr 44, flasin per fitore te saliut. Kete e dine dhe vete qe e kane te pamundur por vetem sa lehin kot. Populli eshte i gjithi ne nje beteje me te keqen sali e me 23 qershor do e shporre plakun hundemadh

      Reply to this comment
    • dorjeta June 21, 13:38

      Tani s’ka me asnje dyshim per fitoren e te majtes ne keto zgjedhje, ajo eshte e bashkuar dhe me e forte se kurre, nderkohe qe e djathta me e percare se kurre dhe shihni koalicionin e PD, ka mbledhur vetem funderrinat e komunizmit qe sjellin rrezimin e sali berishes dhe me ne fund pas 8 viteve keq qeverisje do kemi Rilindje!

      Reply to this comment
      • nita June 21, 19:25

        me lsi dhe me pbdnj vota do jet e blinduar saliu nuk do vjedh sic vjedh perher!! esht e sigurt qe do marrin me shum se 80 njerezit nuk po e durojm me ket sali!!

        Reply to this comment
      • cf June 21, 19:29

        un ju falenderoj perzemersisht zoti rama dhe gjith kryesia e ps qe kan vendosur te bejn kualicion me lsi se sic po shohim tani gjendjen keni parashikuar shum mir se cdo bente saliu!! mbrojtja e votave si nga lsi si nga pbdnj nuk i japi shum rrug saliu te vjedhi shum vota! dhe sigursht nese saliu svjedh vota ka me shum se mund te shkoj deri te 90 me keto pakenaqesi qe ka populli ndaj qeverisjes sali!! esht e njejta situat si ne 97!

        Reply to this comment
    • Elsa June 21, 13:39

      Me 23 qershor bej zgjedhjen e duhur voto Partine Socialiste per nje RILINDJE SHQIPTARE, voto te vetmen parti te te jep shprese per nje te ardhme me te mire se te tjerat vetem premtojne gjera qe nuk do te bejne kurre sic ndodhi ne keto 8 vite me qeverine qe kemi e cila premtoj shume ne 2005-sen, premtoj shume ne 2009-ten por nuk mbajti asnje premtim vec e dergoj vendin drejt humneres.

      PRA TE DASHUR MIQ MOS HARRONI DITEN E DIELE ME DATE 23 QERSHOR 2013 VOTONI NUMRIN 29 VOTONI PARTINE SOCIALISTE PER NJE RILINDJE SHQIPTARE.

      Reply to this comment
    • Tigri 14. June 21, 13:39

      Ky eshte koalicioni i popullit qe eshte mazhorance, Eshte koalicioni i vertete i popullit qe eshte ne shumice ne mesin e tij per te majten e qeveris padrejtesisht nej plak i lodhur.. Kjo duhet dhe do te marre fund me 23 qershor

      Reply to this comment
      • hena June 21, 14:05

        shume duruam, plot 22vjet nen tiranin dhe maskarallekun qe saliu ben, duke mbajtur peng vendin dhe duke pasurua familjen sot populli eshte ne medyshje, ne krize ekonomike dhe shqiperia eshte gri, jepi fund voto 29 dhe mbro voten

        Reply to this comment
    • Kristian June 21, 13:39

      populli nuk mund te votoje nje qeveri qe i ka vene 4 per te dyja mandatet

      meta dhe rama u treguan shume te qarte ne ate cka thane,eshte e pamundur te mposhtesh te majten kete here
      meta shoi edhe shpresat e fundit te berishes per nje koalicion pas zgjedhor me meten,e diela eshte fundi

      e diela eshte dita kur populli voton rilindje,voton nr 29

      Reply to this comment
    • agroni June 21, 13:41

      Ky koalicion eshte mbrojtja me e mire e votes sepse do sjelle maksimizimin e votave per te majten, nuk do shkoje asnje vote per saliun.
      Me 23 qershor eshte dita e madhe qe te gjithe mezi e presim, largimin e pushtetit te kalbur te saliut i cili po na rrenon dita -dites.
      Prandaj, per te mbrojtur votat tona, te shkojme te gjthe te votojme, te marrim miqte tane dhe qe me votim masiv te sjellim fitoren plebishitare te se majtes.

      Reply to this comment
    • uka June 21, 13:41

      po nese nuk fitojn rilindja e ardhmja jote do te jete edhe me e keqe me kete qeveri te pa afte sepse ka rritur dhe po rrit borxhin publik, trguesit ekonomik jane me te keqinjet e ketyre 20 viteve , taksat jane bere te pa durueshme, institucionet jane burokrate, te gjesh nje pune duhet te paguash 7 mije euro, kete do ti rrenimin e me tejshem?? te ftoj te mendosh mire para se te votosh voto duke arsyetuar jo si militant i dashur. respekte

      Reply to this comment
    • Arlindi June 21, 13:42

      fitojra eshte sa me afer eshte vetem dy dit larg partia socjaliste do ta rilindi kete vend edhe do arrij qe me 24 qershor te fillloj punen per rilindjen e ketij vendi duke patur ne krye te kryeministris edi ramen …
      #Rilindje29

      Reply to this comment
    • sd June 21, 13:50

      MERRNI VESH O NJEREZ E MAJTA ESHTE SHUMICE NE SHQIPERI AJO KA TE DREJTEN TE QEVERISE

      Reply to this comment
    • lucia June 21, 14:17

      @ [email protected] kush do voto 44 ? i ke pa statistikat apo ke pas pune ose je shume mrapa me lajmet !! ndroje kanalin ndonje here mos shif vetem ABC dhe TV KLAN se ato normal qe do ti qesin te papame po te shofesh FIKS FARE e shef se kush eshte PD !! dhe me pd vetem injorantet dhe mafiozet rrin se ska njeri me edukate dhe shpirt te mire qe te rrie te duroj tere ato krime dhe te bej sikur ska ndodh gje !!

      Reply to this comment
  2. Fieraku June 21, 13:35

    Ky eshte koalicioni me i madh i bere ndonjehere, sepse kjo eshte e keqja me e madhe qe na ka dale perpara keto 22 vjet. Eshte saliu kjo rrace regresive e politikes qe ka shkaterruar gjithcka. Besojme fort te koalicioni i se majtes qe eshte krejt i natyrshem

    Reply to this comment
  3. jori June 21, 13:37

    80 deputet do te merrni zoti rama dhe do te keni nje fitore te sigurt dhe te thelle, ju dhe skuadra juaj po beni nje pune te mrekullueshme per vendin ndaj dhe fitorja eshte pjese e juaja, urime e majta e bshkuar meriton te jete ne qeveri

    Reply to this comment
  4. Elma June 21, 13:38

    Koalicioni per Shqiperine Europiane do jete pa me te voglin dyshim fitues dhe do te vendose fatet e ketij vendi me Edi Ramen kryeminister dhe qe me aftesine e tij do te beje te mundur zhvillimin e vendit rimekmbjen e ekonomise dhe arritjen e nje standarti te larte te qeverisejes.
    Sherbime shendetesore te garantuara nga shteti dhe nje arsim qe eshte garantues neser per nje vend me njerez te afte per pune dhe qe do i sherbejn vendit ne zhvillim.

    Reply to this comment
  5. Sonja June 21, 13:41

    Ky koalicion neser do ta drejtoje Shqiperine drejt nje zhvillimi drejt nje shteti qe vertete do te jete i tille dhe jo drejt nje kaosi sic eshte bere ne keto 8 vite ndaj dhe ne sot me sshume se kurre duhet te jemi te vendosur per te votuar Rilindjen e vendit.

    Reply to this comment
  6. uka June 21, 13:48

    kete here do te fitojme patjeter per te miren dhe dobine e ketij vendi i cili eshte zhytur ne nje gjendje te rende ekonomike dhe sociale. kjo qeveri nuk ka me asgje per te ofruar ne do te fitojme per nje vizion te ri, per te bere te mundur rilindjen dhe nje here te ekonomise, te bujqesise, te shendetsise, te arsimit, te drejtesise, dhe mbi te gjitha shqiptaret votojne o per lirine nr 29 ose per dhunen policore, per vrasjet dhe dikaturen e berishes

    Reply to this comment
  7. vespa June 21, 13:57

    e majta bashek per nje fitore te madhe si kurre ndonjehere, do te jemi ne mbrojtje te votes dhe te vullnetit tone te lire me besimin se cdo gje do te shkoj mire dhe e ardhmja do te jete me e mire per te gjthe , kjo eshte aleanca per nje shqiperi me te mire, ky eshte koalicioni fitues

    Reply to this comment
  8. TILI June 21, 13:59

    bravo e mejta e gjitha bashke do te mund te shporrim kete sistem te korruptuar qe po i jep fund nenes shqiperi, do ti japim fund nje dikatori te pa fe dhe te pa udhe qe na coi drejt rruges se rrenimit, behuni te gjithe pjese e saj sepse e ardhmja na perket ne , e shkuara eshte e saliut

    Reply to this comment
    • Anastasia June 21, 14:03

      do te mbrojem cdo vote , cdo qytetar , cdo menyre korruptive qe cenon apo vjdh voten tone, 80 mandatet jane te tonat tanime, nqs te gjithe kemi heshtur sot duhet te flasim te ngreme zerin se vetem keshtu do te mund ta bejme vendin ku mund te jetojem dhe jo te mbijetojme

      Reply to this comment
  9. TILI June 21, 14:01

    njerz mos e manipuloni apo te beni te pavlefshme voten tuaj cdo gje do te shkoj me se miri, skush nuk ka te drejt te cenoj apo te hedh poshte te drejtat e qytetarit, koaliconi i majte me i fort se kurre ne nje dyluftim te fituar drejt rilindjes dhe deshtimit e rrnimit qe solli saliu #29

    Reply to this comment
  10. kevi June 21, 15:05

    Nuk do ta lejojme me Berishen te vjedhe votat sic ka bere gjtimone, eshte koha qe gjtihsecili prej nesh te kontriboje per nje Rilindje kombetare…Mos rri, por sherbei atdheut. voto Rilindjen

    Reply to this comment
  11. ergi June 21, 15:12

    kjo dyshe edo ti fitoje zgjedhjet dhe kjo eshte shume e sigurt dhe cdo shqipatr e di shuem mire kete gje dh ekjo eshte gjeja me e mire qe mudn te ndodh per shqiperine ne kete moment krize dhe shqiperie te shakterruar

    Reply to this comment
  12. ervin June 21, 15:12

    pavarsisht se cka thuhet lart e posht epr te demoralizuar popullin opozitar vota e shqipatreve esht e garantuar nga koalicioni me sp dhe lsi sepse shumica qe kane ne qendrat e numerimit nuk e le pd qe ti vjedh evotat en asnje menyre

    Reply to this comment
  13. armir June 21, 15:13

    koalicioni i majte do ti fitoje keto zgjehdje dhe kjo eshte shume e sigurt eshte shume e qarte dhe shifet ne frymen e popullit,keto zgjedhje sigurojne demokacine dhe rilindjen en vend te cilen mezi po e presin shqipatret

    Reply to this comment
  14. albana June 21, 15:14

    une per vetem ajm shume i sigurt se keto mandat edo t emeren sepse e majta shqiptare ka alternative,partia sodicalsite ka nje koalicion shume te gjere dhe shume te forte dhe kane siguri te madhe ne fitore

    Reply to this comment
  15. bertin June 21, 15:14

    askush nuk mund te venoje voten e ps pavarsisht se do mundohet apo ka frocen e puhstetit dikattorial se forca e popullit opozitar esht eme e madhe esht eme e plote dhe me e forte se kurre me pare

    Reply to this comment
  16. daniel June 21, 15:15

    prandaj cdo shqipatr duhet te mebshtese fort me vote kete fitore kete koalcicion te majte prandaj ne 23 qershor duhet t evotohet edi rma dhe aptria socdialsite ne menyre qe shqiperia te rilind

    Reply to this comment
  17. eva June 21, 15:17

    kjo qeveri do tentoje shume ti vjedhe zgjehdjet pavarsisht se nuk do ja arrije qellimit se koalicioni i majte i ka marre masat per kete gje dhe ska asje qe e ndalon kete fitore te madhe per te gjithe

    Reply to this comment
  18. drini June 21, 15:18

    ky koalicion ehst eme i forte se kurre ky koalicion e ka sigurine e fitores se kurre dhe kjo vjen nga motivimi i madh i popullit kjo vjen nga menyra sesi ajo i ka pergatitur fushaten elektorale e cila ka qene e shklqyer

    Reply to this comment
  19. visi June 21, 15:18

    te gjithe shqipatret mezi po e presin 23 qerhsorin per t evotuar 29 per te cliruar shqiperine per t esjelle nje fitore spektakolare dhe kjo do jeta nje ere e re e shqiperine nje ere e re e politikes shqiptare

    Reply to this comment
  20. egla June 21, 15:19

    shqiperia do ndryshoje me edi rmaen dhe koaliccionin e majte dhe kjo esht ee garantuar ndja askush mos ti heqe mendjen nga nr 29 i cili siguron nje fitore te madherishme dhe rilindjese per vendin

    Reply to this comment
  21. ela June 21, 15:20

    kjo dalje ishte e mirpritur e ketyre 2 kokave te koalciiconin me edi ramen kryeminsitrin e ardhshem shqipria do ndryhoje shuem edhe prej koalicionit me lsi ku do sigurohet nje fitore per te gjithe shqiptaret

    Reply to this comment
  22. sesilia June 21, 15:21

    ps dhe lsi do jene garnat per voten e cdo shqiptari dhe kjo eshte shum e e sigurt dh eshume epare qarte kjo i ben kety dy parti qe mendojen vetm per demokracine en vend dhe vetem per zgjehdje te lira e te ndeshme

    Reply to this comment
  23. kelmendasi June 21, 16:35

    LSI 26 depudete
    Aleanca Came e Dojakes 4 depudete
    FRD 7 depudete
    AKZ 7 depudete
    Gjinushi 4 depudet
    Paskal Milo 1 depudete
    Dule 4 depudete
    Ps 66 depudete
    Shuma 119 depudete
    Per Pd mbeten 21 depudete
    Kjo me kujton nje mikun tim qe ne dimer me thote se qeverija shqiptare duhet se sjelli nje milion cadra per strehim ne muajin Prill.E pyes pse?Po ja me thote degjo cfare thone partite e kryetaret tyre;
    Rama do fitojme bindeshem se paku bindeshem duhet 60%
    Berisha do fitojme bindeshem edhe kta si ps 60%
    AKZ kemi 1 milion antare + simpatizantet shkon 80%
    Topi jemi e djatheta e vertete se paku 45%
    Iliri LSI(para 1 prillit)thote se do fitoje 4 fishin e 2009 20%
    Partite e vogla te majta sips Gjinushit do fitojne 30%
    Partite e vogla te djatheta edhe keta te vertete si Topi 30%
    Dule those jemi shume minoritare edhe ky 10%
    Te perndjekurit e Gjergj Ndreces e Agron Tufes se paku 15%
    Shuma 350%
    Por ne kemi dikund afer 2 milion votues qe votojne sepse te tjeret jane ne emigrim me thote miku im.Prandaj duhet te sjelli 5 milion votues ndofta nga Kina qe ka me shumice popull dhe dikur i kishim vllezer.Duhet te jene 3 muej para qe te rregjistrohen se ndryshe 350% nuk behet vetem me prure 5 milion te tjere.
    Keshtu edhe 77-80 i Rames me Meten.Mbreme me zor bene 20 mije njerez ne Tirane e kerkojne 80 depudete

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim