Rama dhe Meta takohen në Pogradec me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin

May 16, 2015 21:38

Rama dhe Meta takohen në Pogradec me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin

Pas trazirave në Kumanovë, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Parlamentit Ilir Meta kanë zhvilluar një takim në Pogradec me liderët politikë shqiptarë në Maqedoni.

Siç mund të shihet nga këto foto, i pranishëm ka qenë kreu i Partisë Bashkimi Demokratik Për Integrim, (BDI) Ali Ahmeti dhe kreu i Partisë  Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni, Menduh Thaçi.

Prezent gjatë takimit ka qenë dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili mësohet se ka qenë dhe organizatori i këtij takimi.

Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” raporton se takimi nuk ka shërbyer për unifikimin e faktorit politik shqiptar, siç mund të ishin pritjet e shqiptarëve, por përkundrazi, mësohet se ka shkaktuar ende më shumë përçarje dhe pakënaqësi. Kjo pasi përfaqësuesit shqiptarë të ftuar në takim nuk ishin njoftuar paraprakisht me axhendën dhe me emrat e pjesëmarrësve të tjerë, gjë që përveç “befasisë” që do t’i priste në Pogradec, do të shkaktonte edhe një incident.

Mësohet se kreu i PDSH­së Menduh Thaçi ka braktisur takimin pasi kishin mbërritur krerët e partive joparlamentare, Ziadin Sela, Vesel Memedi dhe Bilall Kasami. Thaçi nuk ka pranuar të ulet në një tavolinë me krerët e partive më të vogla, pavarësisht këmbënguljes së kreut të qeverisë shqiptare që ai të qëndronte dhe të ishte pjesë e samitit, raporton Zhurnal. Kreu i PDSH­së është larguar i lënduar pasi siç mësohet Rama në takimet e mëparshme kokë më kokë me dy liderët shqiptarë, kishte deklaruar se nuk mbështet formimin e subjekteve të reja politike.

Ndaj takimi në formatin e sotëm, me pjesëmarrjen edhe të partive më të vogla, është vlerësuar nga të pakënaqurit si “në kundërshtim me deklarimet dhe përcaktimet e Ramës dhe qeverisë së Tiranës që vota shqiptare në Maqedoni të ruhet unike dhe të mos copëtohet”. Sidoqoftë, me apo pa Thaçin, takimi ishte destinuar të dështojë.  Takimi do të mbaronte ashtu siç nisi, pa një rezultat konkret, konkluzion dhe mesazh politik.

Në ngjarjet në Kumanovë, humbën jetën 22 vetë duke përfshirë dhe dëme të mëdha në lagjen e Trimave si pasojë e përplasjes së forcave qeveritare dhe të policisë me grupin e armatosur me uniforma.

1

May 16, 2015 21:38
Komento

24 Komente

  1. Zogu May 16, 21:43

    Bela e madhe kur te genjen mendja. Njesoj si Berisha edhe Rama Meta mbasi e ndriten me shqiptaret e Shqiperise po shohin ti japin nje dore edhe atyre te Maqedonise. Populli do BUKE te haje dhe keta hajduter i shesin dengla…..! Ne 21 Qershor do ta shohim nese jemi nje popull hajvan apo politika na trajton si te tille. Votoni kunder Berishes Rames Metes,oooo mileeet…..

    Reply to this comment
  2. D O K L A T I May 16, 21:56

    NESE BOTA E SHPALL GRUEVSKIN SI DIKTATOR. NESE MINIWSTRA E PUNEVE TE MBRENDESHME JEP DEKLRATA TE TILLA NDAJ SHQIPTAREVE ATEHERE SI E KAN EMRIN LIDERET E PATRIVE SHQIPTARE QE JANE NE KOALICION TE PERBASHKET.

    Reply to this comment
  3. pegaso May 16, 22:10

    EDO……aliu duket qarte qe esht i trembur….mundohu te vesh ne baraspeshim gjatesine trupore me volumin kubik te bythes kryeministrore….ekuacion me tre te panjohura…detyre e veshtire shtepie….PER ty Edo….me vjen keq…nuk do te doja kurresesi te isha KM sot…duhet vepruar .me gjak shqip jo me gjak shqup….zgjidh e merr Edo…deshe biciklete ja ta dhame..jepu kembeve…pa batuta-
    Pordhe me rigon…..Me vjen keq nuk do te doja te jem me kembe ne kepucet e tua….

    Reply to this comment
  4. urimi May 16, 22:46

    pse ne pogradec dhe jo ne tirane?

    Reply to this comment
    • LOVE May 17, 10:51

      ne Pogradec ka nje peshk qe quhet koran
      ca i jargosur dhe shume i erret ,perafersisht si ngjala
      efekti eshte ne doren e nje kuzhinieri ekspert ….si Likja
      ka dhene prova qe me te mbajne karrigen te gjithe ,
      sidomos pas ndonje gjakderdhje .

      Reply to this comment
  5. pegaso May 16, 23:03

    Urimi …cfare rendesie kavendi.bishtin..rrota ta ze njelloj si ne tirane ashtu dhe ne pogradec…mos e thente zoti te te zihet bishti ngerc

    Reply to this comment
  6. Eduina May 16, 23:09

    Nje tavoline plot me bandite antishqiptare, njerez te stervitur per tja futur popullit te vet. Uroj Zotin te hane te gjithe Levrekun nga mbrapa.

    Reply to this comment
  7. Lena May 16, 23:25

    Fati i shqiptareve ne duart e tyre…….

    Reply to this comment
  8. lili May 17, 00:14

    Qeveria shqiptare e qevertia kosovare asnje cent nuk e dhane per ringritje e shtepive ne kumanove?

    Reply to this comment
  9. Shqipe May 17, 02:47

    Shume keq. Ju i nxoren ne prite shqiptaret njelloj si Sali berisha

    Reply to this comment
  10. Lazgushi na pergjon May 17, 03:43

    Pegaso…
    ke hapur nje subject te cilit Edi i ka ikur prej kohesh…dhe ka shkuar aq larg sa…nuk kthehet dot pas!
    Aq me shume kur u ul deri tek veshi i Ilir Metes.
    Politika kete gjelle ka: ne vend te Arber Xhaferit do takosh Menduhin, qe eshte po aq i korruptuar sa Metja…
    Shpresojme se edhe Rama ka nenshkruar per detyra shtepie dhe nuk presim me Refleksione prej tij…
    Lazgushi rri e pergjon atje me tej. Ia zuri ne goje Cucin, por pa emerin e vete. Edi ia quajti QEN, dhe ia vuri pas opozites, sikur te mos dinte fare se si fliste poeti me te…
    Poeti do ngrihej dhe do shkonte ta vaksinonte, qe e ngaterruan ne fushate elektorale…

    Reply to this comment
  11. skifteri May 17, 06:19

    Takimet te behen zyrtare ne Tirane per zbardhje te kesaj ngjarje te rende kriminale kunder jetes shqiptarve,e dyta nuk ka zbardhje te ngjarjes kriminale,duhet nje hetim nderkomtar per humjen e jetes se njerzve pasi ka mashtrim per te mbuluar te verteten ,kjo duhet kerkuar nga lideret shqiptar te maqedonise.zbardhje te plote te ngjarjes kriminale,dhe kerkesa per te vene para pergjegjesise autoret.~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

    Reply to this comment
  12. gjergj May 17, 06:29

    Duhet sa me shpejt te veproje shteti shqiptar deri tani nje indiferenc e paspjegueshme
    Qendrimi i Rames shume indiferent per çfare ju zgjodhem ju.Edhe njehere leri llogjet
    Duhet te mbrojme me cdo monedhe te drejtat tona.O Rama populli eshte shume i prekur
    Po ta quash vehtem vertet ne baze atehere do ta shohesh me mire te verteten.Prandaj vepro sa seshte vone leri zenkat me president dhe opozite por behu bashke me ata per qellimin e perbashket.

    Reply to this comment
  13. Anti-llumi.... May 17, 07:56

    Kur e kane bythen pisk, llumi bashkohet,…. per t’ja futur popullit…..Ne kohe te qeta, llumi “sulmon” njeri-tjetrin, prape…..per t’ja futur popullit…..Ne fakt ky eshte “ekuacion” me te gjitha te panjohura….Duhet fshire ekuacioni, dhe duhet nje veprim artmeti i thjeshte….nje plus nje baraz me dy….

    Reply to this comment
  14. fred May 17, 08:10

    Ore eshte e vertete qe po torturohen ata djem shqiptare qe u dorezuan. Apo jane thjesht spekulime. N.q.s. eshte e vertete si i ze vendi Ahmetin dhe Thacin…

    Reply to this comment
  15. shqyptari May 17, 08:23

    Po Like Floriri, Mbreti shqyptar i ryshfetit c’do ne kete foto? Ja dhe llogjika e thjeshte e fotos:

    SI E KA ZGJIDHUR LIKE FLORIRI KONFLIKTIN NE MAQEDONI

    Likje Ryshfet albanezi i jep fshatarit nga Maqedonia Gruevski ne shuk ryshfeti si ajo qe kishte marre nga videoja e Dritan Prifitit qe Edi Rama tha atehere qe e gjithe Bota e degjoi me veshe dhe e pa me sy, pra pasi fashatari Gruevski te kete marre ryshfetin e Like albanezit, ky fashatar qe kujton se eshte ringjallur me Aleksandrin e Madh shkon tek kryespiuni i KGB-se Putini ne Moske me nderhyrjen e bolshevikut stalinit Lavrov per t’ja spjeguar Kremlinit se shqyptaret jane pinjolle te Enver Hoxhes, qe mbolli dhe implementoi MURTAJEN bolshevike ne keto troje revolucionare dhe qe festojne si te marre 29 nentorin e ZI jugosllav te Tito komunistit dhe vajtojne nate e dite si kukumjacka pylli per deshmoret gjakatare te Enverit dhe per LANC-in kriminal te tij qe vrau dhe masakroi ushtaret aleate angleze ne Kanalin e Korfuzit pikerisht me urdher nga Moska dhe Beogradi. Ku do te gjeje Rusia besnike me te medhenj te kauzes se tyre bolshevike te Internacinales Komuniste qe eshte pjese e programit te PS+LSI?

    Prandaj ka shume gjasa qe Moska dhe Beogradi pas ketij takimi te zbuse poziten e saj kur te shikoje ne takim Like Floririn, Mbretin e Ryshfetit shqyptar te Korrupsionit.

    Reply to this comment
    • beni May 17, 09:01

      Or nastradin aga!
      Per te sjell ne krye te shqypnis ahmet zagollin ishin te mire russet e sllavet per ty kur vjen puna tek putin tash per tash u thua bollshevike?
      E dredhke si kurvat e njelloj si ato bordellot e frances ku shkonte rama!

      Reply to this comment
  16. Pëllumb zaimi May 17, 10:21

    Takim me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve dhe me S P I U N E T e Gruevskit e të Jankullovkës!!! Cili mund të jetë rezultati i një takimi të tillë ? Ai që ishte? Spiunët u kthyen te padronët dhe me gisht në gojë mbetën këta tonët ! Duhet një qasje ndryshe me shqiptarët në Maqedoni ? Duhet t’ju hiqen qafe spiunët pastaj me të parë e me të bërë. Tung!

    Reply to this comment
  17. Shkumbin May 17, 10:36

    Felliqesirat kuvendojne bashke, deri sa t’ju vije nje dite rradha….

    Reply to this comment
  18. Darius May 17, 10:57

    Poker Spiunesh.
    Kush eshte AY qe do te prishe rehatllekun e pushtetit e vjedhjes per ca dyfeke,pavaresisht se vriten disa SHIPTARAT??
    Keto takime jo zyrtare jane sinjale per Kremlinin qe dergojne kukullat e politikes shqiptare……”ne po mundohemi te qetesojme situaten,Berlinit dhe Washingtonit ja kemi lene ne dore,te jete per ne 1000 vjet ymer ka maqedonia me gjithe Gruevska,per ne Gruevski te beje ca te doje me ciflikun e vet,ne nuk nderhyjme,do bejme pak llap llap per konsum te brendshem politik,sic kemi bere gjithmone keto 100 vjetet e fundit”

    Pavaresisht se ne Shqiptaret si popull mbase duam qe gjarperin duam ta kapim me duart e Berlinit apo Washingtonit,ne skemi asgje ne terezi ne cdo aspekt,ushtri,ekonomi,politike…etj.
    Ne jemi akoma me llastiqet e Colit te Debatiku,ose GJUAJ DHE NJEHER PA DO TA SHOFIM,se pastaj njeher do kthejme bythen nga Turku e kur ai nuk do beje gje,do kthehemi nga Usa,dhe ata po nuk bene gje,ateher do fillojme te hame njeri tjetrin si me Haxhi Qamilin qe ne nje takim zyrtar shkonin dhe qeveria e Durresit dhe qeveria e Vlores.

    Reply to this comment
  19. POPULLI.... May 17, 11:48

    Llumi i kombit bashkohet ne kohe krize, paçka se deri dje shanin njeri tjetrin deri ne shtate brez, bashkohen …per t’ja futur popullit te vet….Ne kohe paqe ky llum “sulmon” njeri-tjetrin, por prape …per t’ja futur popullit….Keto fekale turko-greko-sllave, duhen fshire nga bota politike dhe publike, sepse perdite e me shume po e çojne kombin drejt humneres…

    Reply to this comment
  20. mirel May 17, 13:09

    ketij budallait tone, sipas Jankullovkes, I duket vetja si Skenderbeu, vetem me ndryshimin e madh, qe Skenderbeu eshte shqiptar Hero, qe i kendoi turkut shpaten mbi shpine, ky tjetri eshte nje laro qe ka vajtur per nje “kafe” me trashetare te Shqiperise.
    Me vete ka dhe gjakun e kater viktimave te Likes, gjak qe e shohim te kulloje cdo dite qe likja flet ne parlament ne emer te popullit qe e viktimizon kur te doje.
    Atehere pyetja eshte si e gjykojne Gruevskin kjo bande kriminelesh..si armik te shqiperise apo si aleat ne viktimizimin e shqiptareve.

    Reply to this comment
  21. SuloKapedani May 17, 14:07

    Shqipètarèt nè maqedoni janè tè pèrçarè prandaj duhet patjetèr bashkimi i tyre nèpèrmjet pèrfaqsimit me nje parti tè vetme e krijuar rishtas.Kèshtu si janè katandisur asgjè nuk kane nè torbèn e patriotizmit shqipètar dhe shtimit tè urrejtjes nga maqedonasit te ndihmuar nga makineria udb serbe.Shqipètar ,bashkohuni sa nuk èshte vone.E ardhmja shqiperia autoktone ne bashkimin europian.

    Reply to this comment
  22. Vëzhguesi F May 17, 17:01

    Une kam nje mendim lidhur me kete takim ndryshe nga disa lexues qe kometojne ketu duke filozofuar dhe bere matematike te tipit futja kot si ky “Pegaso”, ketij tjetrit qe e mbeshtet me merin e poetit te madh, apo nastradin shqyptarit qe po nuk e lidhi me bolshevizmin dhe Enver Hoxhen nuk mund te beje asnje koment.
    Dua te theksoj, megjithe rezervat dhe kundershtimet e mia per Ramen, Meten dhe mazhorancen aktuale, une gjykoj se takime te tilla mes lidereve shqiptar jane te nevojshme dhe te domosdoshme.
    Por….
    Gjithmone ka nje “por”, kur e di qe je nje notar fillestar dhe kerkon te kalosh detin me not.
    Spontaneiteti dhe veprimet spontane, si nje produkt i nje mendimi te diktuar nga rrethane te ndryshme, apo te çastit, mund te kete vlere vetem per te kaluar nje kohe relaksi te pamotivuar dhe te paorganizuar. Ne qoftese ky takim do ishte thjeshte se pse ishte fundjave dhe do te kalonin nje dreke bashke, atehere qellimi eshte i plotesuar.
    Por kur behet fjale per zgjidhje ngerçesh te akumuluara, kur behet fjale per çeshtje madhore te unifikimt te faktorit politik shqiptar, kur behet fjale per gjetjen e rrugeve demokratike per te organizuar dhe zhvilluar luften politike, lufte e cila i sherben dhe mbijeteses perballe nje diktature rraciste, spontaneiteti dhe takimet apo veprimet spontane me teper prishin se sa rregullojne pune.
    Takimet e tilla jo vetem qe duhet te jene te planifikuara, te mireorganizuara, te miremenduara, por dhe produkt i nje sere minitakimesh bilaterale me te gjitha forcat politike te faktorit shqiptar te interesuar dhe jo duke shfrytezuar faktin se je kryeminister, kryetar parlamenti apo president i Shqiperise.
    Ndaj do ta konsideroja kete takim dhe frytet e deshtimit te tij si nje gabim foshnjarak politik, qellimi i te cilit ishte ndoshta dhe padyshim i mire, por menyra e gabuar, madje dhe vendi i gabuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim