Rama dhe Tsipras sot në Londër (detajet e takimit)

July 10, 2018 09:11

Rama dhe Tsipras sot në Londër (detajet e takimit)

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Londër takimin me homologun grek Alexis Tsipras.

Dy kryeministrat ndodhen në Londër në kuadër të punimeve të procesit të Berlinit.

Takimi do të zhvillohet në orën 17:20 dhe do të zgjasë rreth 40 minuta.

Në qendër të bisedës pritet që të jetë marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar dhe çështjet e tjera të vjetra mes dy vendeve.

Sipas mediave greke, Tsipras nuk është gati për të firmosur marrëveshjen me Shqipërinë pasi po përballet me një mori kritikash nga opozita e vendit të tij pas paktit me Maqedoninë.

Një situatë e tillë mund të shtyjë për pak kohë firmosjen e marrëveshjes me Shqipërinë.

o.j/dita

 

July 10, 2018 09:11
Komento

1 Koment

  1. Drinzi Bardhi July 10, 11:48

    Kushedi se dhe sa kohe do degjojme, apo me drejte do te lexojme ne mediat tona te njejtat gjera, dikur thuhej: Tralala zura nje gale”. Per te tjerat kuptojini vete tung.
    Drinzi Bardhi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*