Rama: Do bëjmë histori suksesi, në fund të vitit do kemi rezultat ekonomik më të mirë se në 2019

May 15, 2020 20:09

Rama: Do bëjmë histori suksesi, në fund të vitit do kemi rezultat ekonomik më të mirë se në 2019

Pasditen e kësaj të premteje, kryeministri Rama mbajti komunikimin e drejpërdrejtë me qytetarët në Facebook  dhe Instagram. Rama foli për masat që do të merren në vijim, si dhe për situatën aktuale të rritjes së rasteve me koronavirus në vend.

Në përfundim të fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se me “durim dhe mund t’ia dalim deri në fund.” Po ashtu ai u shpreh që nga shtatori, nëse nuk do të kemi ndonjë valë tjetër, do të mbledhim të gjitha forcat për marrë vrullin sërish.

Kryeministri u shpreh me optimizëm se në fund të vitit do të kemi rezultat ekonomik dhe financiar sipas parashikimeve, më të mirë se vitin e kaluar.

Sipas tij, “vitin tjetër do të bëjmë një histori suksesi.”

Rama u shpreh: “..Rezistencë deri në kalimin, uroj me sukses, të sezonit turistik. Nga shtatori nëse nuk kemi ndonjë valë tjetër, do të mbledhim të gjitha forcat e do të marrim vrullin e nevojshëm. Në fund të vitit do të kemi rezultat ekonomik dhe financiar sipas parashikimit, më mirë se në fund të vit të kaluar. Vitin e ardhshëm do bëjmë një histori suksesi.”

 

l.h/ dita

May 15, 2020 20:09
Komento

10 Komente

  1. goni May 15, 20:21

    Edhe sivjet si nga mot,karagjoz.

    Reply to this comment
  2. Zigur Qarri May 15, 20:36

    Po,do bëjmë një histori suksesi,kur te legalizohet kanabisi per”qëllime mjekësore”,kur te legalizohet kokaina per qellime
    ansore,kur t’mos jete vetem Abi Bank kompani offshore.

    Reply to this comment
  3. S May 15, 20:39

    Ky flet brockulla qe nuk i beson as vete. Duket si propaganda qe behej ne Bashkimin Sovjetik ne vitet 70.

    Reply to this comment
  4. KORÇARI May 16, 00:33

    Histori Droge do bësh ti, dhe Histori korrupsioni ,vjedhjeje dhe shkatërrimi do bëjë [email protected] Veliaj

    Reply to this comment
  5. Fisniku May 16, 07:26

    Histori suksesi!
    Histori suksesi!
    Histori suksesi!
    Keto pallavra mashtuese qe hedh ky njeri delirant dhe i papergjegjshem nuk ka guxuar t’i heshte si tollombace asnje lider boteror i ndonje vendi nga me te zhvilluar ,ndersa ky tallet me nje popull te tere!
    Kush je ti,qe paske ne dore llampen e Aladinit,qe ato qe ke bere mbrapsht per 7 vjet,dashke t’i zhdukesh per 6 muaj?
    Po kur qenke kaq i zoti zotrote,pse nuk ke qene ne gjendje te japesh vetem nje urdher te thjeshte,qe nuk kerkon asnje lek,qe e gjithe administrata qendrore dhe vendore te zgjidhe ne vend te gjitha ankesat e qytetareve dhe ndaj zyrtareve fajtore,qe zvarrisin apo bejne padrejtesi t’u jepen masa ndeshkimore deri pushim nga puna?
    Pse nuk e ben kete gje kaq te theshte,por qe eshte thelbi i demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi?
    Kur nuk ben kaq gje,pa leke,kur zotrote harxhon mijra ore llogje kavaje ne facebook etj me turli lloj njerezish e nuk u jep asnje zgjidhje,si do t’u zgjidhin ankesat e njerezve zyrtaret e tu te pa afte,militante tru shplare partie dhe te korruptuar?
    Pallavra zoteri,pallavra!
    Ke 7 vjet qe shkaterrove me ndergjegje shtetin ligjor,ke rrenuar demokracine dhe ke nxjerre jashte loje administraten qendrore dhe vendore!
    Je fatkeqesia jone,o Rama!

    Reply to this comment
  6. h May 16, 08:09

    Zoti KM,nëse ta ka thënë Guvernatori Sejko,është gënjeshtër nga injoranca.
    Shqipëria është e fundit në gjithshka,dhe e fundit do ngelet.

    Reply to this comment
  7. Gertruda May 16, 08:37

    E degjoni o njerez kete mashtrues?
    Duroni thote ai,se ne fund te vitit do hani me luge floriri!
    Se te gjithe te demtuarit nga termeti do kene hyre ne shtepi te reja,se do zhduket korrupsioni,se te gjithe femijeve te vegjel do t’u garantohet cerdhe,kopesht,kend lojrash,lulishte,biblioteke,kend sportiv etj ne cdo lagje,se do arrestohen te gjithe te korruptuarit,hajdutet,se do zhduken te gjitha PPP,tenderat e koncesionet me kosto katastrofike,se nuk do kete me krim te organizuar etj,etj!
    Po te besoj per nje moment,o kryeminister bojaxhi,por a mund te besh nje gje me te thjeshte akoma:
    -Pastrimi i Tiranes te behet vetem gjate nates ,qe qyteti te gdhihet i pastert dhe i lare ne mengjes!
    Qe firma e pastrimit te mos pastroje vetem rruget kryesore,por ta beje kete duke filluar qe nga hyrja e pallatit,se per kete pune paguajne te gjithe qytetaret taksa!
    Ne se edhe kaq gje nuk e ben dot,je i mbaruar o bojaxhi mashtrues!

    Reply to this comment
  8. mali May 18, 14:13

    Nga anet tona thone :E ka pire pa uje.D.m.th.e ka zene rakia e forte dhe s’di c’fare flet.Shtete te fuqishme USA,Gjermani,Kina,Japona ,UK,po dridhen te frikesuar per te ardhmen ekonomike te botes ,ky toni na flet per suksese ekonomike.Po ta mare vesh Trumpi kete ,do ta beje Edi Ramen staf te WH.Urime Edi!ja hodhe bythes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim