Rama: Do i dërgoj Metës sërish dekretin e Sandër Lleshit

November 8, 2018 21:54

Rama: Do i dërgoj Metës sërish dekretin e Sandër Lleshit

Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet nga “beteja” me Presidentin, Ilir Meta për emrin e ministrit të Brendshëm.

Kryeministri ka njoftuar se do të presë afatin 7 ditorë dhe do të kërkojë sërish nga kreu i shtetit të dekretojë edhe njëherë, Sandër Lleshin si ministrin e ri të Brendshëm.

Rama ka thënë se do ti paraqesë sërish kandidaturën e Lleshit në mënyrë që Presidenti të krijojë bindjen e plotë për këtë kandidat.

“Do presim afatin 7 ditorë. Por do i dërgojmë sërish dekretin e Sandër Lleshit, ku do ia propozoj për Ministër të Brendshëm dhe do e shoqëroj më një letër dhe një relacion të mirë sqaruar dhe me referenca ligjore. Do i japim mundësinë Presidentit që të futet në binarët e Kushtetutës dhe që ky precedent të mos krijohet më”, ka thënë Rama.

Rama i ka dhënë përgjigje dhe kritikave për votimin e Ilir Metës si President. Ai ka thënë që Presidenti ka mbajtur qëndrim për tu lavdëruar deri në shtunën.

“Dhe ata që thonë, ja e sheh votove Liken, ja çfarë bëri Likja. Por e them që kemi votuar kandidatin për Presidenti më të mirë për rrethanat. Deri të shtunën që bëri këtë ngjarje, ka qenë president i barazpeshuar dhe për tu lavdëruar.

Pjesë nga intervista:

Ju si opinionistë dhe gazetarë jeni të lirë të mos e besoni, se ju dhe ata që bëjnë punën tuaj paguheni për të mos besuar, por në 90 minuta më Presidentin, ai nuk ka hapur asnjë temë tjetër, dhe as nga ana ime nuk do të lejoja që për një çështje të tillë të diskutohej një tjetër se janë pa lidhje.

Do presim dhe 7 ditë të tjera, dhe koha që presidenti ka pretenduar që i ka munguan, do të jetë e plotë.

Ai duhet ta dekretojë sepse nuk ka një çështje themelore, thashë që nëse Presidenti nuk ka një axhendë të fshehtë apo është në një lojë politike, dhe unë nuk ka arsye t’i besoj këtë, atëherë s’ka arsye të mosdekretohet një person që i ka të gjitha atributet, dhe ka një pastërti që as opozita nuk arriti dot të hidhte një saçme të vetme ndaj Sandër Lleshit.

Nëse nuk e dekreton?

Politika është shah nuk është dam, pra fjalën e fundit mos e thuaj të parën dhe jepi tjetrit mundësi të jetë pjesë e procesit dhe mos e dëmto procesin.

Dhe ata që thonë, ja e sheh votove Liken, ja çfarë bëri Likja…. Ne e kemi votuar Ilir Metën, e votuam në një kontekst tjetër se nuk kishim votat, siç do thonin disa, por unë nga ana ime se po votonin figurën me të përshtatshëm, dhe deri të shtunën kur bëri këtë ekstravagancë antikushtetuese, ai ka qenë një president i përmbajtur në fjalë, dhe realisht ka qenë I lavdëruar.

Presidenti ka të drejtë të ketë një opinion të ndryshëm nga ne, prsh për Teatrin.. por për këtë gjë ai s’ka pse t’i vejë vetes një njollë…

 

v.l/ Dita

November 8, 2018 21:54
Komento

4 Komente

  1. C'a bohet kshtu November 8, 22:25

    E moret vesht o milet keto DY Kurvat do te merren vesh per here te dyte……. pas ndehyrjes se Evropes Kurves Plake (Knut qe nuk e keput).Po ne kerkesen e dyte a do te kete udherrefyes Likja per dekretimin?????? e Lleshit.
    Jemi shtet LIGJOR apo shte Kurvash, po ja lyp edhe nje here se do ma jape, a thua se kemi te bejme me baxhellen Monika.

    Reply to this comment
  2. MH November 9, 00:42

    Meqe asht ba norme nderhyrjet ne punet e brendeshme te diplomacive te akredituara ne Shqiperi.Si qellim ndihme per ndertimin e shtetit shtet.Do ishte shume pozitive.Qe diplomacia Amerikane ti dergonte Metes nji gicilim me 2-3 gishta ne anesoret e brive.Mbas kesaj Rama ti dergonte edhe njihere Metes per dekretimin e z.Sander Lleshit.

    Reply to this comment
  3. Samiu November 9, 08:00

    Dili popullit hapur z.Kryeminister e ke per te pare se si do te mbeshtesim!Toto Liken e ke peshqesh nga kinezet e radhes ne bashkepunim me kryekrimin “burre shteti”per te penguar me ço kusht marrezine tende per ti çuar drjt birucave kriminelet e hajdutet e ketij vendi,mos do te thuash qe edhe Visho Gazideden e zgjodhe zotrote se ishte kandidatura me e mire, apo perseri kinezet e radhes ku Ty te detyruan edhe ta dekorosh per bemat e 97-tes!E kuptojme pozicionin tend te veshtire por asin(popull) rruaje deri ne fund nen menge se vetem keshtu mund ta fitoshe kete beteje ku ndeshet drit me eresiren,morali me amoralitetin,i ndershmeri me halabakun ,atdhetari me kriminelet qe pasi e vrane e e privatizuan kete vend tani pjesen e pabindur duan ta shein ose falin tek fqinjet qe mos te kene pengesa !Shtyi morrat e mos i lere te shumfishohen se ndryshe do te te hane e do na hajne!Ata kane me vehte per ushqim hapje qe ua servir fabrika qe i prodhoi e qe u vjel parate e vjedhura me lobime!Nuk mund te kete brenda nje kllouni edhe fytyre qesharake edhe seriozitet,ndaj tregoi vendin se ke elektoratin popull me vehte!

    Reply to this comment
  4. Lili November 9, 13:48

    Sami,perfundoj koha kur ky e kishte popullin me veti…
    Sot ky bashke me qeverite e tij skandaloze,prej rastit xhafaj tahiri tek rasti bushati api kumbaro,eshte nje tallje me pipullin shqiptar.
    Ky si femije i lasdruar me probleme desiquilibri psishik sa ma shume i thuash mos,ngul kembet,e ne kete rast ngul kembet mbrapsht.
    Se mendon se eshte alpha e omega jo vetem i shqiperise po i botrs,kur ne te vertete bota tallet me te e me capri’et e tij..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*