Rama: Do luftojmë korrupsionin, në BE brenda 10 vjetësh

September 19, 2013 08:39

Rama: Do luftojmë korrupsionin, në BE brenda 10 vjetësh

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se Shqipëria do të arrijë të përmbushë kushtet dhe të anëtarësohet me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për televizionin Euronews, që ka transmetuar një kronikë të posaçme për vendin tonë me titullin “Ambiciet Europiane të Shqipërisë”, Rama ka deklaruar se shqiptarët do t’i sjellin energji të reja kontinentit të vjetër.

 

Kur mendoni se Shqipëria do të anëtarësohet në BE?

Ne kemi bërë progres mjaft të madh, por kemi ende shumë për të bërë. Shpresoj që në 10 vjetët e ardhshëm, kjo ambicie të realizohet dhe Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian me të drejta të plota.

 

Çfarë mund t’i sjellë Shqipëria Bashkimit Europian, kur ka ende shumë pasiguri lidhur me zgjerimin?

Edhe pse ishte mjaft e lodhshme, Kroacia arriti më në fund të hynte në BE. Por, nga ana tjetër, Shqipëria është vendi më pro evropian në të gjithë kontinentin. Shqiptarët e shohin me mjaft pozitivitet Bashkimin Europian. Pra, nëse ne arrijmë të anëtarësohemi, do të sjellim energji pozitive dhe entuziazëm.

 

Disa vende si Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania mund të mos jenë të bindura për anëtarësimin e vendit tuaj në BE, pasi Shqipëria ka një imazh mjaft negativ në lidhje me korrupsionin…

Deri në një pikë është mjaft legjitime. Ky debat është mjaft i gjerë. Korrupsioni ka zhgënjyer jo vetëm popullin tonë, por edhe një sërë popujsh që jetojnë rreth nesh. Nëse zgjerimi i BE-së refuzohet, atëherë ky zhgënjim do të mbetet i përhershëm ndër familjet shqiptare, serbe, maqedonase dhe malazeze. Unë mendoj se çdo vend që i bën oponencë zgjerimit të BE-së, e bën këtë për arsye më të mëdha se korrupsioni. Këto janë çështje politike që lidhen me zhvillimet në Europë.

 

Na tregoni më specifikisht se çfarë do të bëni ju? A do ta reformoni administratën publike? Cilat janë reformat që do të ndërmerrni? 

Për ne është gjithçka e qartë. Reformat vijnë përmes modernizimit. Ne duhet të modernizojmë institucionet, shërbimet, të modernizojmë mënyrën se si komunikojmë. Ne po shpresojmë që t’i bëjmë këto gjera dhe do t’i bëjmë.

 

Ju u bëtë i njohur si kryebashkiaku i Tiranës. Duke qenë se korrupsioni është i rrënjosur në çdo hallkë në Shqipëri, a do të thotë kjo se disa nga parimet tuaja kanë rënë në kompromis me të?

Unë mendoj se korrupsioni është rezultat i mosfunksionimit të sistemit, dhe nuk është në ADN-në e njerëzve. Nëse ju merrni një shqiptar në administratën britanike, ai nuk do të bëjë kurrë korrupsion, pasi kushtet dhe sistemi nuk është i tillë. Por nëse ne marrim njerëz nga ky vend të punojnë në Shqipëri, atëherë ka shumë shance që ai të korruptohet.

 

September 19, 2013 08:39
Komento

2 Komente

  1. SHQIPTARI I VERTETE September 19, 09:46

    Duhet te luftoje edhe drogen qe prodhohet ne Lazarat e gjetke si dhe trafikimin e klandestineve dhe qenieve njerezore!!

    Reply to this comment
  2. rilindje tallava September 19, 11:52

    Si tha Ben Blushi mos i beso ato qe shkruhen se do tju quajne budalla, haahhaha
    Prandaj kujdes kur degjoni te tilla premtime, se i thone poitik kurve kesaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank