Rama: Do ndërtojmë korridorin Vlorë-Himarë përgjatë Jonit

April 1, 2016 17:14

Rama: Do ndërtojmë korridorin Vlorë-Himarë përgjatë Jonit

Nga Vlora kryeministri Edi Rama deklaroi se udhëtimi përgjatë bregdetit jonian, do të bëhet i mundur në sajë të ndërtimit të korridorit Vlorë-Himarë, që parashikohet të fillojë në fillim të vjeshtës së këtij viti.

Por ndërsa përmendi disa nga projektet për Vlorën, në fjalën e kryeministrit nuk mund të mungonin as batutat për vlonjatët.

 

“Pjesa e parë e rrugës së Qeparoit do të fillojë punë në fillim të vjeshtës, sapo të kryhen procedurat për ndërtimin e rrugës. Po kështu edhe pjesa e dytë do të fillojë brenda këtij viti. Është me rëndësi që të krijohet një korridor lidhës i Vlorës dhe bregdetin e Jonit, në mënyrë që të jetë lehtësisht e kalueshëm. Ndërkaq parashikohet rritja e kapaciteteve, dhe bërja e Portit të Vlorës të mundu për ankorimin e anijeve të mëdha dhe jahteve”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe tek projekti i Lungomares, duke u shprehur se nuk po ecet me ritmet e duhura.

Projekti i Lungomares po ecën me ritme të mira, por jo aq sa duhej të ecte. Shpresojmë që të arrihet objektivi që ne kemi vendosur, dhe të mbyllen punimet përsa ka të bëjë me gjithë pjesën e bregut”, tha Rama.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri bëri edhe një batutë me vlonjatët “Sado punë të bëjmë ne, vlonjatët nuk do jenë aq të kënaqur sa mos të nxjerrin bishta, se po të mos nxirrnin bishta nuk do të bënin histori siç kanë bërë deri më sot”.

April 1, 2016 17:14
Komento

1 Koment

  1. Prudentino April 1, 17:24

    Mbaro lungomaren mer legen pastaj vazhdo me te tjerat. E ke bere Vloren si qenef.
    Shkon ne Vlore dhe u flet per Vunoin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*