Rama: Ndryshime Kodit Penal, do mbrojmë popullin nga të pabindurit

April 8, 2020 23:33

Rama: Ndryshime Kodit Penal, do mbrojmë popullin nga të pabindurit

Kryeministri Edi Rama paralajmëron masa të reja shtrënguese për jetën sociale të vendit.

Ai shkruan se brenda 15 prillit qeveria do ketë gati një tjetër paketë me rëndime të reja penale që do miratohet në Kuvendin e Shqipërisë.

Postimi i plote i Edi Ramës

Masat e reja shtrënguese, për të cilat po përgatitemi t’i drejtohemi parlamentit për ndryshime në kodin penal & rrugor të republikës së Shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e qytetarëve.

Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cënuar shëndetin e askujt.

Brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në kuvendin e Shqipërisë

l.h/ dita

April 8, 2020 23:33
Komento

15 Komente

  1. Kevin April 8, 17:28

    Po hymë në diktaturën më të egër që ka njohur historia e njerëzimit.

    Corona virus është mjeti që fuqitë okulte në bot bën për të arritur në kte diktature.

    Reply to this comment
  2. mirel April 8, 17:43

    Te pabindurit!?
    Jeni ne rregull o.popull shqipkar?
    Ua mori parate e termetit, jua vodhi te gjitha nje me nje, 1 miliard euro, dhe tani do ju fuse dhe ne burg qe te mos e hapni gojen.
    Kjo eshte gallata me e madhe e luajtur me ndonje popull. Nderkohe qe Italia po planifikon zbutjen e masave re izolimit ky planifikon te mobilizoje Kuvendin, ( qelbesirat), qe te burgosi popullin.
    Thirrini mendjes shqipkare, se ju ka mberthyer per gryke fort. Popull idiot

    Reply to this comment
  3. Big Saleh April 8, 18:03

    I shkreti ngeli duke kopju dull çakaçukun edhe pse po ta marrësh në kompleks ështe një vit drite larg tij. Pash zotin red-aktoro ma boj një nder të vogël. Si do ishte sikur t’i bonim nje peshqesh special se sidomos tani që ky ka marr kot dhe ja ka kalu dhe shokut saleh ?

    http://www.pi-news.net/wp-content/uploads/2009/11/pc_maulkorb.jpg

    Reply to this comment
  4. On April 8, 18:49

    Bota po leron ky shtengon…..njerezit do varferohen o trim…..nuk eshte pune kjo…..bej ndonje gje me te zgjuar….ne vend te ndalosh ndertimet….ktu ku jam njerexit levizin ne parqe…..

    Reply to this comment
  5. info analitike April 8, 19:10

    Po per ata qe genjejne dhe fshehin te dhenat apo bejne propagande nen petkat e gjendjes se fatkeqesise natyrore duke shkelur kushtetuten a do te kete burg?
    Po per ata qe vazhdojne tenderat e kapen gafil a do te kete burg?
    Po per ata qe favorizojne tahorrat a do te kete burg?
    Lista eshte shume e gjate po thelbi eshte se nje hajdut qe kercenon me burg nje popull te tere eshte kulmi i maskarallekut.

    Reply to this comment
  6. Zigur Qarri April 8, 19:28

    Degjoni degjoni,ju flet kryebudallai i”rilindjes”,Edvin Escobar D’Rama.Te pabindurit do te denohen me burg,ndersa te burgosurit do ti dergojm per nja tre Muaj me pushime ne Shtepi,se nuk kemi as edhe nje kokerr Leku qe ti mbajme me buke.Leket qe na dha BE,nuk di se ku shkuan.
    24/03/2020 “Qeveria miratoi aktin normativ për lirimin me qëndrim të përkohshëm në shtëpi, të të dënuarve me rrezikshmëri të ulët dhe që vuajnë nga një sëmundje që krijojnë terren ndaj Covid-19. Ministria e Drejtësisë kreu një analizë të detajuar të situatë shëndetësore në sistemin e burgjeve. Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, qeveria miratoi një akt normativ për të karantinuar në shtëpitë e tyre për një periudhë 3 mujore, të gjithë ata të dënuar me vendim të formës së prerë, që prej datës e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, u ka mbetur pa vuajtur nga dënimi deri në 3 vjet burg dhe të gjithë ata të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë që me datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, pra sot, u ka mbetur pa vuajtur 5 vjet dënim, por që duhet të jenë baraz ose mbi moshën 60 vjeç, që vuajnë nga një sëmundje kronike, e cila i bën më vulnerabël ndaj virusit Covid-19, të vërtetuar me dokumentet mjekësore përkatëse”.

    Reply to this comment
    • NUK KENI PARE GJE AKOMA April 8, 21:35

      Masat duhen te jene ne propocion me paleten e ndihmes . Ca mund ti thuash nje familjari te papun qe nuk mer asnje ndihme nga shteti mos dil ne rruge vdis nga uria ne shtepi. Shqiperine ky njeri e ka krhyer ne nje kamp te madh perqendrimi , me burg nuk i tremb dot te varferit , pasi ne burg nuk paguan qira , drita , uje , taksa , ushqimin sido te jete e kane te garantuar atje . Keshtu si ka vajtur puna njerezit do vene me qejf ne burg , burg na eshte bere dhe shtepia ,

      Reply to this comment
      • Erli April 8, 22:00

        Jane 400 të infektuar gjithsej me koronavirus dhe 4000 të gjobitur për shkelje karantine. Zyrtarisht, kemi 10 here më shumë budallenj se të sëmurë.

        Reply to this comment
    • Zigur Qarri April 9, 19:21

      Ups, prape rreshkita une debli.

      Reply to this comment
  7. lesi April 9, 10:14

    Bravo Edi shkerdhej te pa bindurit
    kjo eshte lufte jo loje
    jepi pa meshire se kafshet
    vetem drurin duan

    Reply to this comment
  8. asd April 9, 18:12

    Dihet qe ky eshte psikopat por tani po gjen hapesire edhe per te levruar sadizmin e tij.

    Reply to this comment
  9. EVDAL NURI. April 9, 18:18

    Paketa me masat qe do te shtohen eshte e arsyeshme, por duhet te kihen parasysh disa shqetesime qe vrehen . Levizja sidomos e pensionisteve behet nga halli . Jo te gjitha nevojat plotesohen.
    Jo kudo masa dhe dhune. Dhuna eshte force shkatrimtare , eshte force e te dobtit, perdoret atehere kur mbaron arsyeja !

    Reply to this comment
  10. Guri Naimit D. April 10, 09:18

    Me të lumtë AVDAL-(i Mëncuri)- Nuri. sa shkruani…
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim