Rama: Do shembim drejtësinë e korruptuar; Batuta për Messin dhe Neymar

April 20, 2017 18:41

Rama: Do shembim drejtësinë e korruptuar; Batuta për Messin dhe Neymar

Nga Durrësi ku zhvilloi një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë, kryeministri Edi Rama u shpreh se:

“Që kur kemi ardhur disa vite më parë këtu pallati i Sportit ishte i mbushur me të gjithë, sot është mbushur me votues për herë të parë. Momenti që të rinjtë të luftojnë për veten dhe familjen e tyre.

Por ata që akuzojnë kanë problemin e madh se ua vret sytë pastërtia. Sa herë Vangjushi fillon ndonjë projekt që është për të ardhmen ata protestojnë, por si nuk u mblodhën aty ku kishte plehra dhe gropa. Sepse mes plehrave dhe shesheve, ata zgjedhin plehrat dhe gropat. Nuk do të rreshtim deri ditën e fundit për legalizimin e shtëpive. Kam një fjalë për tifozët e Barcelonës; Mos u mërzisni fare sepse ju keni Messin, ata kanë Saliun, Ju keni Neymar ata kanë Lulin. As të Bayernit nuk duhet të mërziten, Realin shohim e bëjmë më vonë.

Në fund të fundit, miqtë e mi, futbolli është shfaqje, ne jemi spektatorë, dhe ska rëndësi kur mbaron shfaqja, pasi ka rëndësi gëzimi. Por beteja për 18 qershorin nuk është shfaqje dhe ne nuk kemi spektatore dhe beteja bëhet për Shqipërinë që duam, me shtet me punë, me mirëqenie dhe ku prindërit që punojnë në shtet duhet të marrin edhe më shumë sesa marrin me pagat e rritura. Prindërit që punojnë në privat duhet të paguhen edhe më mirë. Kjo është beteja e 18 qershorit.

Mes jush dhe të ardhmes ka një mur që pengoi rrugën e këtyre viteve dhe vendosjen në vend të shumë të drejtave dhe lirive dhe këtë mur do të shembin në 18 qershor.

Ky është muri i padrejtësisë që është ngritur nga gjykatës të korruptuar të lidhur me ata që janë futur në çadër nga frika e drejtësisë. Ne do të bëjmë të mundur të pushojmë nga puna të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Për të mbajtur ata në punë, Saliu dhe Luli janë gati të lënë Shqipërinë pa punë dhe investime, madje janë gati ta ndajnë nga Europa që duam”.

April 20, 2017 18:41
Komento

1 Koment

  1. Mark uk April 21, 17:23

    C paskan hequr te shkretet te rinje duke ndigjuar idiotsit e kti gomari.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*