Rama: Do shkatërrojmë koorporatën e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar

October 6, 2014 09:35

Rama: Do shkatërrojmë koorporatën e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në tryezën e thirrur nga Nishani për reformën në drejtësi, ka thënë se Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me këtë system drejtësie.

Sipas tij, gjyqtarët dhe prokurorët janë kthyer në një koorporatë.

Por, ai u shpreh se qeveria është e vendosur t’ia nxijë jetë kësaj koorporate.

“90 % e shqiptarëve besojnë se në Shqipëri nuk ka drejtësi. Në 20 vite askush nuk ka nguruar të shprehë vullnetin e mirë për të bërë reformën në drejtësi, por ja ku jemi pas 20 vjetësh me këtë sistem drejtësie, ku s’ka ku të shkojë më keq. Ta harrojmë që Bashkimi Europian na pranon me këtë sistem drejtësie.

Ne mund të bëhemi të zhurmshëm, mund të bërtasim dhe të themi Kushtetuta s’na e lejon këtë apo po shkelet pavarësia, ne mund të gënjejmë gjithë ditën njëri-tjetrin, por ta harrojmë se Bashkimi Europian na hap dyert për të qenë pjesë e tij me këtë sistem drejtësie”, tha Rama.

“Ne nuk munjd të tolerojmë më që koorporatat e prokurorëve dhe gjykatësve të shesin drejtësinë si mall, ne nuk mund të tolerojmë më që qytetarët që nuk kanë lekë të mos marrin dot drejtësinë qoftë për çështjen e pronës, apo të kërkojnë drejtësi për djalin e vrarë apo vajzën e përdhunuar, por përkundrazi nga këta gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar rivriten dhe ripërdhunohen në dyert e gjykatave, apo nga fakti se krimineli lirohet nga burgu për krimin që ka kryer.

Ne jemi të vendosur që t’ua nxijmë jetën këtyre prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë zgjedhur të mos bëjnë drejtësi”, tha Rama.

October 6, 2014 09:35
Komento

37 Komente

  1. Sandri October 6, 09:56

    Te lumte,Rama!

    Reply to this comment
    • lutfi October 6, 15:23

      I lumte per cfare? Per populizem? Kemi hyre ne vitin e dyte te qeverisjes dhe po te njejtat premtime degjojme si ne kohen kur PS ishte ne opozite.

      Reply to this comment
    • rezart October 6, 17:19

      Zoti kryeminister!
      Nuk duam fjalime,por VEWPRIME!
      Per ne ish USHTARAKET nuk keni bere ASGJE deri me sot!
      A e dini ju se Ligji per STATUSIN E USHTARAKUT eshte qepur me MBALLOMA mbi 30 here gjithnje ne DEMIN TONE??
      A e dini ju se STATUSI I USHTARAKUT nuk eshte zbatuar asnje DITE per ne dhe sot e 20 e ca vjet kerkojme nga gjykatat e nuk gjejme drejtesi??
      A e dini ju,se per 3 vjet rresht,nga 1996 deri ne 1998-ta NUK KEMI MARRE PADREJTESISHT ASNJE QINDARKE NGA PENSIONI,QE NA TAKONTE???
      A e dini ju se per 20 e ca vjet KLIKA Berisha me interpretime MAFIOZE na ka mbajtur cdo muaj nga 20% te pensionit tone??
      A e dini ju se nga 2009-ta e deri me sot,KLIKA e Berishes na e uli pensionin e PARAKOHSHEM me 70 mije leke ne muaj duke na barazuar me PASTRUESIT E RRUGEVE???
      A e dini ju se pervec te gjitha ULJEVE KRIMINALE,qe na ka bere KLIKA BERISHIANE per 20 vjet,prej 2009-tes e deri me sot na ka shpallur DEBITORE dhe na mbajne edhe 20% te tjera nga pensioni yne???
      KUR DO KUJTOHENI,zoti kryeminister te HIDHNI POSHTE ME PERBUZJE TE GJITHE LIGJET DHE VKM-rat kriminale te Berishes kunder nesh???
      Kam 5 vjet qe sorollatem neper gjykata per pensionin tim te papa guar nga 1996 e deri me sot,por GJYKATESIT DHE EKSPERTET KONTABEL NE BASHKEPUNIM ME ATA JANE TALLUR ME MUA!
      Me kane hartuar 3 AKTE EKSPERTIMI PER 5 vjet!
      Te parin ma caktuan DEMSHPERBLIMIN 18 MILION LEKE TE VJETRA per 20 vjet,te dytin ma caktuan 5 MILION LEKE TE VJETRA dhe se fundi 2 MILION LEKE TE VJETRA!
      Ne nje kohe qe kam shpenzuar per Gjykaten,Avokatet,Ekspertet 2,5 MILION LEKE NGA BUKA E FEMIJVE E MIJ!!!
      Vetem JURISTET E ISSH-se nuk erdhen per 1 vit rresht per arsye te pa arsyeshme,por KULMI I POSHTERSISE eshte se ata vazhdojne te mbrojne VEPRIMET E TYRE ME NJE POSHTERSI TE PASHOQE,NDONESE GJYKATA E APELIT ka dhene QINDRA VENDIME KUNDER TYRE DHE PRO USHTARAKEVE!!!
      SHPORRINI KETA JURISTE NGA ISSH-ja dhe vini njerez profesioniste e jo SERVILE RROGTARE!!!

      Reply to this comment
  2. pensionisiK October 6, 10:03

    Kur do te ndodhe shkaterrimi i te ashtuquajtures ”drejtesi ” se mezi po presim ” ?? Une per nje ceshtje civile shume te thjeshte , kam paguar aq sa vlen pensioni im per 10 vjet dhe akoma nuk ka mbaruar , sepse avokate e gjykates qe korruptuar , e kane komplikuar ceshtjen aq shume , per te marre akoma lek ,se jane mafie qe punojne se bashku fshehurazi. Kam frike te ankohem , se kundershtari im paguan me shume dhe une humb gjyqin. Kerkoj ndihme , se si une ka shume e shume te tjere.

    Reply to this comment
  3. petrit October 6, 10:04

    Eshte krejtesisht normale per nje kryeminister te nje vendi demokratik qe te deklaroje se do te luftoje me force per ngritjjen e nje sistemi te drejtesise se pamvarur qe i pergjigjet ligjeve te shteti, duke bere nje reforme ne drejtesi.
    Por eshte e pa pranueshme qe nje kryeminister ne menyre pergjithesuese e paragjykuese te flase per “korporata” te prokuroreve e gjykatesve te korruptuar, qe ai si te ishte nje kryeprokuror e kryegyjqtar absolut, do te te mohoje Kushtetuten e do t’ju a beje jeten te zeze silitdo jurist qe ai ka bindjen e tij personale qe eshte i korruptuar.
    Drejtesia regullohet me ligje dhe me ligjin themelor te nje vendi qe eshte Kushtetuta.
    Asnje vend demokratik i Europes, cfardo perceptimi qe te kete per drejtesine ne Shqiperi, nuk do te pranonte qe drejtesia te “reformohet” duke shkelur ligjet e kushtetuten.

    Reply to this comment
  4. korabi October 6, 10:21

    Shkatrroe more legen , se u bere gazi botes do bej kete do bej ate 1 vit asnje reform , kryeminister pa portofol ske byth te heqesh Visho Ajazin boshnjakun qe po ben kerdin me gjoba qe nga kryeministria e deri te krimineli me i madh , te ke pergjuar edhe gruan ca mut burri je ti qe nuk mbron familjen tende , kishim besim tek ty more qarraman , po na dole karnaval…yyyyyyyyyy zgarte e mutit e cmendet popullin more dobica pjell e keqe …

    Reply to this comment
    • arber October 6, 13:22

      e shikon o korab ku e futi salici shqiperine .
      nu eshte kollaj prandaj besoni e mos shani .

      Reply to this comment
      • korabi October 6, 19:54

        arber
        Sala me karakurve se ky ,nuk behet as me kete qeveri shqipria mo vlla , nuk behet aleanc me ilir meten qe vodhi floririn , keta duhen marr zvarr sic u mor gadafi po hajt se do u vi ora te te gjithve te majt e te djatht… pershendetje

        Reply to this comment
    • Zefi October 6, 13:59

      O Petrit kushtetuten e kan bere njerezit e jo zoti nuk eshte as bibel e as kuran qe nuk mund te ndryshoi pas 20 vjetesh qe eshte miratuar ajo. Ndersa per ju kokboshi korab i biri i sali vicidolit je nje injorant nje legen qe shan njerzit qe punojne dhe mendon se ato qe shkatrroi sala per 20 vjet u bekan aq kollej per nje vit kur sala ka 100 % drejtesine, presidentin shikun e prekurorin , nuk behen gjerat e reformat me frymen e shenjte po thirrni mendjes ju legenat e pd dhe tegjithe injorantet e amatoret e politikes si puna juaj, ju skeni mend per vete e jo te mesoni qeverine si te punoi , sipas oreksit te njerit apo tjetrit.

      Reply to this comment
  5. Ai qe kerkon drejtesi October 6, 10:30

    Tryeza qe ka thirrur Nishani, eshte inicuar nga PD. Dihet qe PD me lidershipin qe ka, nuk eshte e interesuar te kete drejtesi, por vetem kriminalitet, pasi ne drejtim te PD-se jane kriminelet qe kane vrare dhe perdhunuar popullin shqiptar.
    Si mund te rregullohet drejtesia, kur ne kete tryeze eshte edhe Gjin Gjoni, shembulli i padrejtesise ne gjykatat tona.
    Nuk behet drejtesi me kete gjyqtare, mos besoni ne tryeza farse.
    Drejtesi, do te vendoset atehere kur gjyqtaret te mos zgjidhen nga politika, por nga populli.

    Reply to this comment
  6. labinot October 6, 10:52

    Rama nuk duhet te shkonte ne tryezen e Nishanit dhe Gjin gjonit.

    Reply to this comment
  7. andromeda October 6, 11:19

    Gabim ! Shkatërro më përpara kreun e drejtësisë shqiptare duke filluar nga Llalla e deri tek Nishan gjytyrymi. Amendime kushtetuese me forcën e kartonit të mazhorancës dhe zgjedhje plebishitare për kreun e shtetit dhe të organeve të drejtësisë-KLD, kryeprok. etj. Përndryshe drejtësia do vijojë të zvarriset ndërmjet interesave bipolare të politikës dhe pandëshkueshmëria do të bëjë qejf.Ky nuk është populizëm, por dëshirë dhe vizion e 90 % të shqiptarëve për të ndërtuar një shtet të së drejtës.

    Reply to this comment
  8. orienti October 6, 11:22

    ..Rama do te shkoje ne ç’do tryeze ,se nuk eshte zgjedhur t’i beje fresk askujt,por ka nje qellim,nje detyre ,nje premtim qe pavaresisht..,se shahet nga shumekush,..tek ai shpresojne..,sepse fjala e tij nuk ndahet nga kendet ,por eshte e drejperdrejte..

    Reply to this comment
  9. Shpresa October 6, 11:50

    Po kujt ja thua !!!.Demagogjia e radhes perderisa asgje derin tani .Po mir me sistemine drejtesise se paska ca ligje qe te pengokan po me administraten cfare te pengon qe jane mbushur zyrat me njerez qe vetem punen e tyre nuk bejne dot . Shikoni Hipotekat ,beni nje sondazh dhe pyetini njerezin a jane te kenaqur nga sherbimi ne keto zyra , a ka ne to pune apo sorollatje pa fund per te dale atje ku duan ata , njelloj si neper proceset gjyqsore zvarritje pa fund . Shikoni konkurset dhe licensimet e Notereve , me keq nga sa i la Halimi , Ai e filloi shitjen e licensave te Notereve dhe Ministri po e vazhdon me tutje atje ku e la paraardhesi , cdo muaj vende te lira per Notere . Boll se u lodhem vetem me fjale .Kur te filloni ti gjeni punes njeriun me konkurse dhe kritere atehere do te mund te besojme se filloi nga “a-ja” .

    Reply to this comment
  10. fshatari October 6, 11:52

    Kjo nuk mund te quhet drejtesi por vetem PADREJTESI. Shume njerez te ndershem nuk gjejne te drejten e tyre nga vampiret e ketyre instutucione qe jan sklever te parase te kriminalitetit dhe te poshtersis. Nqs duam te krijohet shtete gjithshka duhet te filloj si domosdoshmeri shkarerimi i kesaj foleje me shushunja

    Reply to this comment
  11. Pëllumb zaimi October 6, 12:39

    Kur peshku qelbet nga koka, e para hiqet koka dhe jo Bishti z. Rama!? Kini gati një vit e gjysëm që flisni në kohën e ardhme dhe jo në të tashmen,-” do ta shkatërrojmë korporatën… Do të punojmë natën… Do ta shpiem para gjykatës… Do t’i japim lopatës… Do ta, do t’i, do ta,do t’i dhe… hiç !? Përkundrazi shohim tryeza,tryeza,tryeza me… Me kë do té thoni ju? Me,me,me…kokat e qelbura të peshkut “drejtësi” që na serviret nga,nga,nga… Bishti !?? Hajde,gëzohuni shqiptarë,prapë mot do të kemi tryeza me kokat e qelbura? Mbaj shënim “Dita”? Nderime!

    Reply to this comment
  12. Pëllumb zaimi October 6, 12:44

    @@@ Kur peshku qelbet nga koka, e para hiqet koka dhe jo Bishti z. Rama!? Kini gati një vit e gjysëm që flisni në kohën e ardhme dhe jo në të tashmen,-” do ta shkatërrojmë korporatën… Do të punojmë natën… Do ta shpiem para gjykatës… Do t’i japim lopatës… Do ta, do t’i, do ta,do t’i dhe… hiç !? Përkundrazi shohim tryeza,tryeza,tryeza me… Me kë do té thoni ju? Me,me,me…kokat e qelbura të peshkut “drejtësi” që na serviret nga,nga,nga… Bishti !?? Hajde,gëzohuni shqiptarë,prapë mot do të kemi tryeza me kokat e qelbura? Mbaj shënim “Dita”? Nderime!

    Reply to this comment
  13. drejtesia October 6, 12:51

    o Ed Roma po te del nga burgu edhe ai miu i kuq i Kamzes…mos u merr me me llafe …ti merresh me llafe ata jane marre me shkelma egrushta ndaj teje – mos i harro… se imame e frangaj, nanra, e rristaner eshte mbushur vendi prodhim skarco i derrit te vicidollit.

    Ata vrasessit e 21 janarit jane ne shtepi – ka ka vend te BOTES qe vrasesi denohet me arrest shtepie …eshte TURPI I KUVENDIT nga ka dale kjo QEVERI.

    Kaloi nje 1 vite me DOKRRA.

    Reply to this comment
  14. Horri i Bulevardit October 6, 13:29

    Berishianet jane futur si komentues ketu ne Dita dhe me e bukura eshte, se deklarojne se heren tjeter, sja jap voten Edi Rames.
    Berishianet e kane pare se gazeta Dita, ka marre si mision, te shkaterroje duke denoncuar, korrupsionin berishian dhe per kete, Saliu u ka dhene urdher, komentoni ne Dita, si antiberishiane.
    Komentusa te doktor rrumpalles, sa do te komentoni, se fshihni dot marrezine tuaj.
    Edi Rama, do tju zbythe juve, me gjithe korrupsionin, qe ju instaluat.

    Reply to this comment
  15. arif October 6, 13:36

    Po mire o mire,po mos e marin shtrenguar keta dhe denoin hallexhinje kote,per te then ja qe kemi denuar. Se keshu e beri dhe Fatosi me pike si kooperativa e Enverit. Prekuroret e kishin me vite burgu,dhe e hani hallexhinjte per puna 5 fishe burge,kurse miqte me lek dilnin per 1 jave. Prandaj kujdes se kur ndeze zjarri djege dhe te njomin me te thatin

    Reply to this comment
  16. Arben October 6, 13:38

    Po kur o byrazer se na zune veshet lesh me te degjuar denklarata.

    Reply to this comment
  17. LALI October 6, 13:47

    me mire vone se kurre

    Reply to this comment
  18. LORA October 6, 13:56

    6 tetorin 2014 do ta ngul fort ne kujtese.Premtimi i Kryeministrit tim tash me ngroh zemren,por ende jo mendjen.Kur t’a shoh dhe prek permbushjen e ketij BETIMI,,,,,,uroj qe t’a shoh.

    Reply to this comment
  19. iri October 6, 14:00

    Urime gazetes Dita, vertete dite qe mos te kesh kurre nate ..! Eshte bere kjo tribune e mendimit te lire qytetar, zedhenese e pa epur e merkezavd qe ka populli .Me shume vonese, por me ne fund erdhi rasti qe po e presim jo per tu hakmarre , por per te besuar se mund te kemi e te bejme shtet ku qeni te njohe te zotin si thote nje shprehje e vjeter popullore, ku qytetarit md drejtesin e vendosur ti rritet siguria per jeten punen pronen .Drejtesia e famshme shqiptare I ngjan nje gomari te cale ku nuk te con asgjekundi .Deri tani me kete drejtesi kane fituar hajdutet, kriminelet , te korruptuarit, vagabodet , trafikantet e pa numert te droges te armeve, te mishit te bardhe , trafikantet politike ne cdo fushate zgjedhore, qeveritaree nepunes te larte qe na jane bere pashallare pa punuar me vila e me pasurira te panumurta.Keta prekurore e gjykates majmune, te poshter e te degjeneruar jane lene te lire mixis tyre te bejne si u do b…a.Duhen reforma , po , duhen , po dhe gjithe perfshirje po me ke me kete opozite , me keti ins .te drejtesise me kete president, kurre nuk besoj se do behet ajo qe duhet.Duhet bere revolucion , permbysje totale , ne njeres e ne legjislacion , e ne se nuk duan ata qe kane bisht e dore brenda si p.d , apo te tjere te behet referendum populli te vendose per menyren modelin e reformes.Sali Berisha e keqja me e madhe e ketij kombi nuk fle , ai ka politizuar ekstremisht e I mban lidhur pas vehtes inst e presidences , gjykatat, prekurorine shish,etj , ka deformuar p.d.e ka lene pa mish e pa kocka, e nuk do te behen ndryshime se ruan menderen e tij.Ne keto rrethana, nuk duhet humbur kohe , jo pamvaresi e jo gjitheperfshirje , terma keto per perdorim publik si bythesperdredhje, per ti iku qellimit kryesor Z, Edi Rama dhe Ilir Meta jeni ne momentin e sproves tuaj , tani do duket
    erkushtimi atdhe dashuria respekti per popullin e sdomos per ata qe u kane votuar.Kam bere rreth 1000 k.m.rruge per kete gje., mbeshtetjen e keni totale e plebishitare.Cdo vonese, kosto e rende per Shqiperine per partite ne mazhorance, e me keq per te dy ju…!

    Reply to this comment
  20. Kris October 6, 14:01

    Tani e kuptoj Salin qe dha alarmin: Kapeni horrin e bulevardit se na e mori piktori.
    Megjithate Pd doli me e forte se ka horra boll sa ti jape dhe partive motra PS dhe LSI.

    Reply to this comment
  21. iri October 6, 14:06

    Kerkoj ndjese per disa gabime , nga nxitimine rreshgin e dyte e te trete te lexohet “zedhenese e pa epur e kerkesave qe ka populli,. Flmnd.!

    Reply to this comment
  22. lejleku October 6, 14:10

    Kenget e ringjalljes
    Te lindet nje njeri
    ………………….
    per nje gen te ri —
    Te lindet nje njeri!
    Pa yll ne ball
    …………………..
    Te dali nje njeri!
    Te mekembi nje Kohe te Re !
    Te krijoje nje Epope!
    ……………………….
    –Te gjitha kombet po dehen n’ epope te veta,
    flake e zjarrmit te tyne na i perzhiti ftyrat
    dhe neper to nje nga nje po shtohen rrudhat,
    e nen kembe e mbi krye po na ik jeta…….
    ………………….

    Migjen

    Reply to this comment
  23. Doktor Mortis October 6, 15:02

    Bla bla bla bla……….

    Reply to this comment
  24. Meteh October 6, 15:37

    Z.RAMA:Deshiren e ke te madhe per te bere SHTET & te shpartallosh KORPORATEN e drejtesis,por je von.Ke & pengesa nga brenda kualicionit & kete e dim.Por ketu qendron zotesia juaj & besimi i 1 miljon votuesve te 23 qershorit.Populli po ju pret te filloni FURTUNEN nda sistemit te drejtesise se korruptuar 99.99%.

    Reply to this comment
  25. Mark uk October 6, 15:47

    Po Rama do jete koha e mire,nese nuk ka re.O Rama ke nje vite qeverisje e flisni si ne fushat elektroale.Nuk thuhet ma do ta bejm,po e beme.

    Reply to this comment
    • LORA October 6, 16:34

      Idhulli jot ka 24 vjet qe thote “DO TE” dhe ben krejt te kunderten e atyre qe premton.
      Edi Rama,deri sot,nuk na ka genjyer per c’ka premtuar.

      Reply to this comment
  26. Santana October 6, 15:57

    Or shqiptare drejtesine nje vendi nuk e ben as Presidenti e as Kryeministri e as ngjyrat e politikes se qe ne kete moment e keni vrare drejtesine.Drejtesise nuk i ka rene kurre rruga per ne Shqiperi ku vazhdon sistemi feudal e klanor ne te gjitha sferat.

    Reply to this comment
  27. MERIMANGA E KUQE October 6, 19:22

    zhduk nishanin e visho liken qe komandon maloku plak matuf e te tjerat vijen ne vije vete

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*