Rama: Do të përmbyllim procesin e dhënies së titujve të pronësisë

September 3, 2016 12:10

Rama: Do të përmbyllim procesin e dhënies së titujve të pronësisë

Kryeministri Edi Rama vazhdoi bashkëbisedimin me të tjerë fermerë. Pas Zharrëzës së Fierit u ndal në Karbunarë të Lushnjes për të diskutuar mbi hapat që janë hedhur lidhur me rritjen e mbështetjes së prodhimit bujqësor, rritjen e përfituesve nga skemat e subvencionuese, heqjen e TVSH-së për makineritë e prodhimit që importohen, rimbursimin e TVSH-së për produktin bujqësor etj.

Kryeministri Rama nënvizioi vënien në funksionim të instrumentit të ri financiar, Fondin Kombëtar të Garancisë deri 300 milionë euro në tre vitet e ardhshme, një bashkëpunim me BERZH dhe bankat e nivelit të dytë. Një Fond ky që do të  hapë mundësi të reja për fermerin.

Janë 50 milionë euro të gatshme të cilat nëse janë projektet e duhura nga fermerë dhe investitorë në bujqësi mund të lëvrohen në investime që gjatë këtij viti.

“Fondi Kombëtar i Garancisë do të funksionojë edhe si fond garancish për interesat. Ka një pjesë të Fondit që garanton interesat. Ata që do të marrin kredi nga bankat, në një pjesë të tyre, sipas projekteve, do t’i kenë ato pa interes, sepse interesat do t’i garantojë shteti. Nga ana tjetër po ndërtojmë sportelet unike për fermerët, në mënyrë që fermerët të kenë mundësi të informohen, të konsultohen dhe të ndihmohen përmes këtyre sporteleve për projektet e tyre për financim,” – u shpreh Kryeministri.

Qeveria i ka akorduar pushtetit vendor, paketën më të madhe financiare të mbështetjes së ujitjes dhe kullimit.

“Brenda pak javësh fillon një projekt i ri për ujitjen dhe kullimin. Ai që kemi, është një sistem ujitje e kullimi primitiv. Ndërkohë që sistemi që do të fillojë të instalohet në këtë pellg dhe që do të përfshijë zonën e Divjakës, një pjesë të mirë të Lushnjës, një pjesë të Roskovecit dhe një pjesë të Fierit, është një sistem i ujitjes i mbuluar, ashtu siç janë ujësjellësit të mbuluar, në mënyrë që të mos kemi problem në të ardhmen me llumëra, me ferra, inerte etj. dhe të kemi një administrim shumë më të mirë të ujit që vjen për ujitje. Kjo falë një projekti që prej 2 vitesh kemi punuar me Bankën Botërore dhe tani fillon realizimi,” – u shpreh Kryeministri.

Një tjetër iniciativë është procesi i titujve të pronësisë, që sipas Ramës, dë të përmbyllet sa më parë.

“Do të çojmë më tutje procesin e titujve të pronësisë. Ne e kemi hapur procesin në të gjitha bashkitë, për të dhënë përfundimisht tapitë për tokën. Këtë proces do ta çojmë me shpejtësi përpara”, – u shpreh Kryeministri.

Kryeministri nënvizoi edhe vetëdijen e plotё për problemet e mëdha që ka fshati dhe ata që jetojnë me tokën, por garantoi se kanë në krah qeverinë, me një vizion dhe program të qartë për të ndërtuar ekonominë e fshatit që krijon sipërmarrje.

September 3, 2016 12:10
Komento

2 Komente

  1. Monika Kryezeza,motra e Sllobodankes September 3, 12:39

    ‘AREZAT DHE RAMEZAT’!
    Me ‘tituj pronesije’ç’fare kupton ‘antikAmunisti’EDVIN!?
    Dhenjen e titujve te ‘pronesise’ krimit korrupsionit e pushtuesve te trojeve shqipetare e gjirizin e Lalesit e tere bregdetit shqipetar ‘pronareve’ LIKE FLORISE E NERON SALISE,SPERMATOXOIDEVE TE ISH BLLOKUT E FAZLLIQ SERBISE qe bashke me ambasadore jane bere pronare te ish Shqiperise!Kerko shperndarjen e parlamentit ose jep doreheqjen e shko ne Surel po e ke marre titullin e pronesise!

    Reply to this comment
  2. Lal Prenga September 3, 15:31

    Ka dy vjet qe pres! Besoj dy jave para zgjedhjeve do e mbyllni si proces! Prita dy vjet do pres dhe nje tjeter! Interesant disa persona : o duan token e vet o s’hiqen nga lokali! E mor Tano Banushi, shakaja qe interpretove tek Fotografia eshte aktual me shume se kurre! Edhe une vazhdoj e kerkoj token time , diku mes malesh, pa rruge, pa drita, pa uje, erozioni qe po e demton vit pas viti, ferrat, njerezit qe vazhdojne ta braktisin zonen, e une? Me pashaporte kanadeze ne xhep e mbaj mendjen te Toka ime?! Po sikur te isha be deputet, pulic a gjykates do kisha marre token e tjeter kujt ne bregdet, por, perfundova refugjat e kerkoj token time?! Hapu toke hapu…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*