Rama: Do transformojmë modelin ekonomik, marrëdhënie të re me biznesin

Redaksia Online September 19, 2013 09:22

Rama: Do transformojmë modelin ekonomik, marrëdhënie të re me biznesin

“Modeli ekonomik ka nevojë të menjëhershme për transformim”. Kështu e hapi fjalën e tij kryeministri Rama gjatë një seminari të organizuar sot paradite nga Banka e Shqipërisë.  Rama tha se qeveria ka kontraktuar një prej katër kompanive më të njohura të auditimit, për të njohur gjendjen reale të financave publike.  Ai u shpreh se qeveria e re ka nisur tashmë punën për transformimin e modelit ekonomik, duke u përqendruar në mënyrë të veçantë tek marrëdhëniet e reja me biznesin, për të nxitur punësimin. Rama theksoi se qeveria e re është e angazhuar të shlyejë borxhet e shtetit ndaj biznesit, si një mënyrë për të tejkaluar ngërçet e ekonomisë së vendit.

“Shqipëria përjeton një krizë sistemike që vjen si pasojë e neglizhimit apo mosadresimit disavjeçar të nevojave të ekonomisë në përmbajtjen e vet strukturore. Këto nevoja u bënë shumë më therëse si pasojë e krizës financiare botërore.

Nëse ishte pak e prekur nga kjo krizë në vitet e para të saj, mosveprimi nga ana e autoriteteve dhe refuzimi i vazhdueshëm për ta ndarë me publikun realitetin e ekonomisë çoi në një thellim të përshpejtuar të problemeve, rënie të eksporteve importeve, rënie të punësimit, shtim të kredive të këqija, në rënie dramatike të rritje ekonomike.

Ne kemi një angazhim dhe to të jemi besnik të tij për të nisur auditimin e sistemit të administrimit të financave. Auditimi do të bëhet nga një prej 4 kompanive të mëdha të auditimit.

Sot ne gjendemi në një situatë ku ekonomia është e ndarë në dysh, në një ekonomi të buxhetit dhe e sektorit privat, ndaj të cilit shteti ka një borxh të akumuluar.

Modeli ekonomik ka domosdoshmërinë për t’u transformuar në një model të një ekonomie të së nesërmes. Për 22 vjet, ekonomia jonë është mbështetur në remitancat, në privatizime, importet e larta dhe konsumin, pa pasur nivel produktiviteti të shoqëruar me punësim. Sot ne kemi nevojë për një ndryshim të strukturës dhe burimeve të rritjes.

Ne nuk mund të bashkëjetojmë më me këtë ngërç të krijuar nga borxhi ndaj sektorit privat. Ne po përgatitemi që një orë e më parë ta shlyejmë këtë borxh. Nuk mundemi të bëjmë sikur ky borxh nuk ekziston, aq më pak t’ia lëmë në kurriz biznesit”, tha Rama.

Redaksia Online September 19, 2013 09:22
Komento

1 Koment

  1. Perekliu September 19, 11:44

    Kaluan mbi 20 vjet tranzicion dhe ende raporti i importeve me prodhimin e vendit eshte ne favor te importeve. Ne kemi mundesi te prodhojme per nevojat tona,por edhe per eksport.Me sa kemi konstatuar prodhimet tona si kepuce, veshmbathje etj jane me te mira se ato turke dhe qendrojne me larte se prodhimet kineze.
    Mendoj te gjendet mekanizmi qe te rritet prodhimi ne vend, ku krijohen mundesira per punesime dhe valuta nuk shkon jashte.
    Gjithashtu, duhet ta clirojme ndertimin nga ngerci. Cmimet e larta per 1 m2 katror banese eshte me i larte ne Ballkan bile barazohen me disa vende te Europes,kur dihet se c’fare infrastrukture kemi.Ndertimi eshte sektori kryesor qe puneson mjaft punonjes dhe e dyta duke i dhene frymarje ketij sektori gradualisht do ulen cmimet per M2.
    Sot nuk trajtohet problemi vetem per te siguruar buken e perditeshme, ku edhe kjo tek ne sigurohet me veshtersi, por trajtohet edhe problemi i strehimit, perballimi i problemeve shendetesore et. E si mund te perballosh keto nevoja pa pune dhe kur je punesuar me paga 15-20 mije leke/muaj qe mer nje puntor.Pra problemi i pagave ne sektorin privat ka mbetur ai i viteve te para te demokracise.
    Une shtrova disa probleme si qytetar i thjeshte dhe se jam i bindur qe nuk realizohen menjehere, bile Qeveria nuk mund te hape zyra punesimi si ne kohen e Socializmit, por me mekanizmin e Ri ekonomik qe do vendoset te gjenden forma qe shoqerite te hapin aktivitete te reja dhe te zgjerojne prodhimin dhe per rrjedhoje te punesojne sa me shume njerez.
    Biznesin duhet ta konsiderojme si partner per te zgjidhur problemet e njerezve per punesim e mireqenje dhe jo ta trajtojme si burim per te mbushur arken e shtetit me gjoba dhe detyrime.Kuptohet qe arka e shtetit do mbushet me te ardhura nga biznesi, por biznesi te derdh aq sa i takon konforme xhiros dhe normes se fitimit.
    Mendoj qe Partise Socialiste po i jepet shansi per te bere shtet, per te ringjallur ekonomine dhe permiresuar mireqenjen e popullit qe i i besoj me voten e 23 Qershorit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*