Rama drejt aeroportit të Stambollit kur dy kamikazët hodhën veten në erë

June 28, 2016 22:46

Rama drejt aeroportit të Stambollit kur dy kamikazët hodhën veten në erë

Dy shpërthime të fuqishme dhe disa të shtëna me armë kanë tronditur mbrëmjen e djeshme Turqinë e pikërisht zemrën e Stambollit aeroportin ‘Ataturk’.

Dy kamikazë kanë shpërthyer veten në brendësi të aeroportit pikërisht në sallën e mbërritjes së pasagjerëve, duke lënë 28 të vdekur dhe 60, tashmë të konfirmuar nga ministri i turk i Drejtësisë, ndërsa dhe numri mund të rritet.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta përpara se në pistën e aeroportit “Ataturk” të ulej avioni i Turkish Airlines ku ndodhej kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj me stafet e tyre.

Avioni ka prekur pistën e “Ataturk” në 23:10 me orën lokale dhe nuk ka pasur asnjë problem për delegacionin shqiptar.

Sapo ka prekur tokën turke kryeministri ka komunikuar me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ku ka qetësuar këdo që ka pasur shqetësim për situatën. Ai thotë se çdo gjë është në rregull.

Më vjen shumë keq për shqetësimin e krijuar dhe shumë faleminderit për mesazhet e panumërta. Gjithçka ok nesër vizita zyrtare në Ankara” shkruan Rama në Twitter.

Kryeministri sot do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Ankara me ftesë të Presidentit Erdogan, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit.

Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë bëjnë me dije se nuk ka të dhëna për shqiptarë të përfshirë në atentat./DITA

2

June 28, 2016 22:46
Komento

4 Komente

  1. Haqimi June 29, 08:19

    Po nga ata kamikazet qe i komandon rrjeti i Berishes se bashku me Fabriken qe e prodhoi kete Terminator a kaishte?????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????? E pas ketaj nje grup nga FBI-ja me kerkesen tone drejtuar ambasades mike do te vershonin e do te nxirrnin konluzionet tashme bajate se “nuk ka gisht Salhija me kamikazet e tij nen vartesi brenda Ballkanit”!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. anticensurë 25642654 June 29, 09:04

    më bëhet qefi që paska shpëtuar çuni i tironës,por nuk e pamë askund që të lajmërohej se do të shkonte të takonte erdon”Kryeministri sot do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Ankara me ftesë të Presidentit Erdogan, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit.”?!
    e çuditëshme se normalisht për takime të tilla flitet deri në trapçarje!!
    përse tërë ky sekret??
    apo ka mundësi ti presë ndihmat për xhaminë dhe parlamentin??
    ndoshta i ka prishë punë nipi i atij nazistit gërk??e mo ai ministri i jashtëm gërk kacia a si e ka emrin!?

    Reply to this comment
  3. Mark uk June 29, 09:25

    Nuk bjen rrufeja ne tra la la jo.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*