Rama: Drejtësia shqiptare, më e korruptuara në botë. Asnjë gjyqtar s’është gjykuar

September 23, 2014 09:49

Rama: Drejtësia shqiptare, më e korruptuara në botë. Asnjë gjyqtar s’është gjykuar

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur akuzat ndaj sistemit të drejtësisë.

Ai ka thënë se ajo është më e korruptuara në botë.

Sipas Ramës, është e çuditshme që asnjë gjykatës nuk është gjykuar.

“Sistemi i drejtësisë është më i korruptuari në botë.

E di bota mbarë, e dinë shqiptarët vetë.

Si ka mundësi që asnjë gjykatës nuk është ballafaquar me ligjin për shkak të shkeljes së ligjit nga ana e tij?

Kjo kërkon përgjigje konkrete, që do ia japin institucionet.

Ne jemi zotuar të bëjmë një reformë të thellë në drejtësi.

Do e çojmë para dhe s’do kthejmë sytë as majtas as djathtas, as të presim ata që ecin më hap breshke.

Reforma në drejtësi do sjellë rezultate konkrete për qytetarin që troket në dyert e drejtësisë.

Ndëshkim për ata njerëz të drejtësisë që çekiçin e drejtësisë e përdorin për të bërë padrejtësi”, ka thënë Rama në një konferencë për antikorrupsionin të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes.

I pranishëm në këtë konferencë, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, tha se korrupsioni është kërcënim për rajonin.

Ndërsa ambasadori gjerman, Hoffman, tha se korrupsioni nuk luftohet vetëm me biseda.

Sipas tij, duhet një punë e madhe që korrupsioni të luftohet.

 

September 23, 2014 09:49
Komento

12 Komente

  1. beni September 23, 10:04

    A ka me te korruptuar se ish gruja e hajdarit ne sistemin gjyqsor! Ju te pa korruptuarit, pse nuk e hiqni, apo esht ish gruja e nje deshmori te reme te demokracise qe esht mar me trafik droge!

    Reply to this comment
  2. info analitike September 23, 10:05

    Po per Liken a ke gje per te thene o Kryeminister “anti- korrupsion”. Kujt do t’ia lesh ne dore reformen, Likes me shoke?

    Reply to this comment
  3. drenica September 23, 10:29

    Reformim rrenjesore jo vetem Gjykatat,por edhe Shiku,Prokuroria e te gjithe strukturat audituese e Kontrolli i shtetit …..!Permbysje e egzistueseve e ringritje nga e para me brez te RI!

    Reply to this comment
  4. Arben September 23, 11:23

    Veproni pra,mos beni llogje e konferenca.Shume mire jua tha ambasadori gjerman.Cfare ju pengon?Asgje.I keni votat per ti bere ligjet dhe per ti ndershkuar mafiozet e drejtesise.
    Nuk keni nevoje fare ti pergjoni se mos i kapni kur bejne pazaret.Mjafton te merreni me pasurite perrallore qe kane bere gjyqtaret e prokuroret.Vila,apartamente,aksesore luksoze qe kushtojne sa dy-tre vjet rroge.Vetem makinat tu shohesh,te iken truri.

    Reply to this comment
  5. lugu lemes September 23, 12:47

    Fjala e vetme eshte ajo e ambasadorit gjerman hofman.
    kaq
    nje shembull i thjeshte, u evidentua vjedhja ne banke dhe ish guvernatorit, prokuroria gjeti fakte te pamjaftueshme per gjykim dhe u la i lire pasi sperben kercenim, po pasurite e tij perrallore nga i gjeti ai ; Trashegimia??????
    joooooooooooooooooo
    karrigia??????
    po
    sekuestroi pasurine Fullhajnit dhe te gjithe atyre qe nje sy i thjeshte e din qe kane vene pasuri nga karrigia.

    Reply to this comment
  6. Edmond September 23, 13:20

    Ketij nuk po i ngel pike besushmerie dhe seroziteti.Iku nje vit ne pushtet dhe per cdo gje “do te bejme” ,”do te”,”do te”,”do te” pa fund.Koncensionet qe zhvaten parate dhe pasurite tona po ato,kercet tritoli cdo dite,ndertimet ketu futet brenda punetori i llacit qe po riparon nje shtepi hallexhiu atje tutje vazhdon pallati pa letra fare,shendetesia ne vend numero.Zhvaten qytetaret duke ju rrit cmimin e korentit dhe vazhdojne maloket te vjedhin pa paguar.Legalizohen shtepite dhe vilat e 100 milioneshe te malokeve per pese lek me aksion revolucionar dhe paguaj ne te tjeret faturat e pronareve qe vijne nga Strasburgu.
    Fatkeqesi dhe gjynah qe me qytetaret dhe njerezit e mire e te urte ne kete vend te tallen ne kete fare feje legena te tille qe u moren voten.

    Reply to this comment
  7. Niko September 23, 13:22

    Nuk ka b urr nene kurr thot dhe Srazimiri te ma ve mua poshte Ashtu dhe korrupsoni nuk ka burr nene ti pres rrenjet Vetem zoti te bej mbrekulli te cohet Enveri nga varri ai po e crrenjoste korrupsionin nga rrenjet atehere shqiperia ky vend i shqiponjave do te merte frym lirisht nga perbindeshat Prokuroria dhe GJykatat qe i eshte bere ngangren keti populli

    Reply to this comment
  8. pensionisti September 23, 14:13

    Bejeni sa me pare kete te bekuar reforme ne drejtesi !! Une jam viktime e drejtesise Saliste , kam paguar shuma te medha per nje ceshtje , qe po te kishte shtet , do zgjidhej vetem nga policia , pa bere proces gjyqesor. Kam akoma frike , se per te perfunduar , fiton ai qe paguan me shume. Nuk di c’te them , nuk kam me fjale …

    Reply to this comment
    • beni September 23, 16:33

      Avokatet jane ne marveshe me gjykatsit, kush paguan me shume fiton gjyqin!!! Keshtu esht edhe puna e z.hajdari qe nuk e di se sa procese gjyqesore ne favor te ktij apo atij kush paguan me shum! A kan sy njerzit se si mijonat shkojn ne drejtim te pa ditur, vecanerisht grate e deshmorve te droges!

      Reply to this comment
  9. lutfi September 23, 15:58

    Faleminderit per informacionin z.kryeminister. Nuk e dinim qe drejtesia shqiptare eshte e korruptuar. Neser do dalesh e te thuash qe dielli del ne lindje e ulet ne perendim. E ktheve rilindjen ne rideshtim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*