Rama: Drejtorët e 61 bashkive do largohen nga puna nëse nuk përmbushin objektivat

March 30, 2018 13:54

Rama: Drejtorët e 61 bashkive do largohen nga puna nëse nuk përmbushin objektivat

 

 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë drejtorët dhe punonjësit e 61 bashkive të vendit se do të humbasin vendin e punës nëse nuk përmbushin objektivat.

Duke folur për punësimin, shefi i ekzekutivit deklaroi se qeveria ka si objektiv punësimin e 25 mijë personave që kanë dalë nga ndihma ekonomike dhe që janë të gatshëm të punojnë.

“Për çdo drejtor dhe punonjës në 61 bashkitë e vendit objektivat do të jenë të matshme dhe kush e arrin qëndron në punë, kush nuk e kap, i hap rrugën dikujt tjetër. Kemi objektivin e 25 mijë të punësuarve si punëkërkues që kanë dalë nga ndihma ekonomike ose jo, por që janë të gatshëm të punojnë. Do ketë dëshmorë, ky objektiv me patjetër të realizohet”

Sipas tij, sfida e punësimit është e vështirë, fillon nga kapacitetet e vendit për punë, sa njerëz e kanë kualifikimin për punë.

“Kemi riformatuar skemën e punësimit, janë 10 mijë njerëz që duan të punojnë. Ne do t’i paguajmë ata që duan punë dhe janë të gatshëm që për të marrë punën të trajnohen. Do t’i paguajmë më shumë se sa mesataren e ndihmës ekonomike, me gjysmën e pagesës së papunësisë. Në vend se të rrinë në shtëpi, mund të marrin pagesën dhe të shkojnë të trajnohen. Menjëherë pas trajnimit personi do rekrutohet në punë. Pagat janë ende të ulëta në Shqipëri, por unë i përçmoj ata që përqeshin njerëzit që shkojnë dhe punojnë me një pagë të ulët. Paga më e ulët është shumëfish më e lartë se ndihma ekonomike”, deklaroi Rama.

l.h/ dita

March 30, 2018 13:54
Komento

2 Komente

  1. info analitike March 30, 16:16

    U bere bajat o kripepsikopat!

    Reply to this comment
  2. perkthyesi March 30, 18:22

    Zoti Rama! Kryetareve te bashkive dhe sidomos administratoreve, duhet tu vini afat per paisjen e njereve me tapite apo dokumentat e pronave, dhe jo si deri me sot, qe i keni lene te livadhisin, abuzojne e te mos punojne fare per ate qe paguhen. Ne mos respektim te afateve, medeomos te lene detyren, se fundja, per ate po i paguajme. Kjo mendoj se duhet bere urgjentisht, ndryshe, kthimi i pronave te te zotet, do te shkoje ne Kalendat greke, si dhe do kete kosto politike per partine tuaj. Mos harro, se keni 5 vjet ne pushtet, dhe kesaj pune i a keni varur….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*