Rama e nis ditën me buxhetin 2018: Investim për arsimin, sportin dhe rininë

November 28, 2017 09:34

Rama e nis ditën me buxhetin 2018: Investim për arsimin, sportin dhe rininë

Kreu i qeverisë Edi Rama, e ka nisur këtë 28 nëntor me një postim ndryshe në rrjetin e tij social Facebook, i cili nuk ka të bëjë aspak me simbolikën e kësaj dite.

Rama i ka uruar shqiptarëve një ditë të mbarë teksa është ndalur tek buxheti i vitit 2018.

Përmes postimit të tij, kryeministri thotë se fokusi i këtij buxheti është tek arsimi, sporti dhe investimet për rininë.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë video mbi mbështetjen e rritur për arsimin, sportin dhe rininë me Buxhetin 2018, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

November 28, 2017 09:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*