Rama e nis ditën me një premtim të mbajtur: Ja sa punësuam në 3 vite
Nga Arkiva
Kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë edhe sot urimin e një dite të mbarë për të gjithë qytetarët ku i ka dhënë dhe lajmin e mirë se vijon rritja e punësimit dhe dhe rënia vazhdueshme e papunësisë.
Në statusin e tij në Facebook, Rama shkruan se në 3-mujorin e tretë të vitit 2017, ka rreth 220 mijë të punësuar më shumë se 3 mujori i parë i 2014.
Kreu i qeverisë bashkangjitur statusit të tij ka publikuar një artikull të INSTAT mbi anketën tremujore të Forcave të Punës.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë që vijon rritja e punësimit dhe rënia e vazhdueshme e papunësisë duke shënuar për 3-mujorin e tretë 2017 rreth 220 mijë të punësuar më shumë se 3-mujori i parë 2014, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan ai.
Edi Rama e ka natyre, nuk genjen.
Por…kam frike se e genjejne: ne rastin e ketyre shifrave, te te punesuarve,
mos i kane dhene numrin e shqiptareve qe kerkojne azil ne Gjermani, si numra te punesuar?!
ose, mos ia kane raportuar si te punesuar numrin e atyre qe merrnin pjese ne seleksionimin e pergatitjen e hashashait…
E clironi nga kjo barre keqkuptimesh Edi Ramen…
E vertet e ka fjalen per ata qe u punesuan ne drog.
“Dajrexhinjte e Politikes” as nuk mashtrohen dhe as nuk genjehen.
Ata VETEGENJEHEN !
Duke genjyer vetveten, ata kujtojne dhe besojne verberisht se keshtu genjehen dhe te tjeret.
GABOHEN !
Si fansa facebook-u & co., ata “jetojne” brenda nje BOTE VIRTUALE, te bombarduar me aq fantazira, spekullime, dhe genjeshtra, sa cdo gje qe degjojne, lexojne, apo u shfaqet para syve, ata e konceptojne dhe e trajtojne (fillimisht) si “FAKE”.
Nese per ta dikur BOTA REALE ishte e prekshme, ajo per ta sot nuk ekziston me.
LIBRI I SURRATIT i ka izoluar viktimat komplet nga realiteti. Te qendruarit larg njerezve te prekshem dhe vetmia gjithnje e ne rritje i ka mesuar qe cdo gje ta peshojne vetem me kandarin e tyre konceptual, tashme te keqdeformuar, difektoz dhe te pariparueshem.
A ja vlen te intervistosh me kot per numrin tejmase te larte papunesise ne “Edistanin” e dembelave te dobishem te kafeneve?
A ja vlen te besh nje “recherche” te shpejte per papunesine, kur vetem portale te pavarura raportojne per mega-skandale te tilla si ky me poshte?
Lexim te… trishtueshem
Nëna rrëfen orët e qëndrimit me vajzën 5-vjeçare në qëlinë e komisariatit Nr.3
Nga L.Progni
E arrestuara për vjedhje të energjisë elektrike tregon sjelljen flagrante të efektivëve të policisë ndaj vazjës së mitur
Nëna e arrestuar bashkë me vajzen e saj 5-vjeçare ka rrëfyer tetë orët e qëndrimit në komisariatin nr. 3. Në një intervistë ekskluzive për “Ora News” shtetesja N.N. tregon për pasojat që ka lënë tek fëmija qëndrimi për tetë orë në qelitë e komisariatit të policisë, duke theksuar se vajza ka refuzuar për disa ditë të ushqehet. Ajo thotë se për tetë orë fëmija nuk është ushqyer dhe ka qëndruar nën presionin e efektivëve të policisë ndërkohë që në të njëjtën qeli kishte edhe dhjetë persona të tjerë. Nëna e arrestuar bashkë me vajzën e mitur tregon në intervistë detaje të kësaj ngjarjeje të pazakonte të mbajtjes në qeli të një fëmijë 5-vjeçarë.
Pjesë nga dëshmia e gruas së arrestuar
“Më thanë hajde të shkojmë te rajoni i policisë, sepse ti ke kryer vepër penale dhe duhet të mbahesh në burg. Vajza e kuptoi se dëgjoi policinë që tha do t’ju arrestojmë dhe do t’ju fusim te kjo dhoma. E hapën derën dhe në të po qëndronin më shumë se 10 vetë të ndaluar, po në atë ambient qëndroi edhe vajza ime 4 vjeçe se 5 nuk i ka bërë akoma, për 8 orë me radhë.
E di cili ishte kujdesi i tyre? Kujdesi i tyre ishte kur donin të ma merrnin fëmijën me dhunë, e kapën për krahu dhe e tërhoqën. Unë i thashë: Mos guxoni fëmijën tim ta tërhiqni ashtu.
Kur vajza kërkonte për të ngrënë e për të pirë, ata i thoshin: Rri urtë, mos fol, mos bërtit se po vjen kontrolli të shikon ty që je brenda dhe na pushon nga puna.
Vajza ishte e terrorizuar dhe herë pas herë qante, i dhimbnin këmbët, trupi, nganjëherë e kapte edhe temperatura, djersitej nganjëherë bëhej akull dhe gjendja e fëmijës u përkeqësua… Ajo nuk ka ngrënë deri sa kam dalë unë nga aty.. Nuk e di sa ka qenë ora. Sa për atë që u tha se ishte dhomë e përshtatshme ajo që qëndroi vazja ime, në qoftë se atyre i duket dhomë e përshtatshme, le t’i çojnë fëmijët e tyre, qoftë edhe 2 minuta sa po i rezistojnë aty…
I thashë që e kam rilidhur vetë energjinë elektrike pasi unë nuk mundësi t’i paguaj, sepse vetë e pa punë, pa asistencë, pa ndihmë nga askund. E kam fëmijën e vogël edhe dritet i rilidha vetëm për fëmijën e vogël, sepse po të ishtë për vetë do të rrija me qiri. Kur të shkoj te shtëpia prap do t’i rilidh.”
O Edo, po Ministri i Punes cfare mendimi ka ai per papunesine?
Apo i eshte bashkuar dhe ai ARMATES ?
Hahahaha ca gallate
Edi ka hall se mos mbetet vet pa pune 😉