Rama e talli për “ilaçin kundër koronavirusit”, por ai ka një kërkesë: Dua vetëm një laborator me pajisje minimale

March 25, 2020 02:39

Rama e talli për “ilaçin kundër koronavirusit”, por ai ka një kërkesë: Dua vetëm një laborator me pajisje minimale

Kryeministri Edi Rama është mjaft aktiv këto kohë jo vetëm me mesazhet e herë pas hershme që jep, por dhe me komentet që bën në FB.

Dy ditë më parë, një komentues i ka shkruajtur Ramës se ka gjetur ilaçin për të luftuar koronavirusin, ndërsa kryeministri ia kthen me ironi, që ta çojë në Shtëpinë e Bardhë.

Qytetari: Nesër është e hënë, dita e parë e javës. Ju lutem a mund të na thoni se në cilin institucion shtetëror duhet ta dorëzoj projektin për zbulimin e substancës së aftë, për të shëruar sëmundjet virale, përfshi këtu dhe koronavirusin?

Rama: Atë nise me email në Shtëpinë e Bardhë, se nuk ka institucion shkencor hapur këtu.

 

Pas publikimit të kësaj pyetje përgjigje, në redaksinë e DITA ka ardhur një email nga Staku ku ai ka një kërkesë: Do një laborator biologjije që të ketë pajisjet minimale për realizimin e projektit.

“Në rradhë të parë desha me Ju falenderu për artikullin: “Kam zbuluar ilaçin kundër koronavirusit”, Rama i përgjigjet komentuesit: Çoje në Shtëpinë e Bardhë, se ne jemi mbyllur. March 23, 2020 09:39 “

Ishte perfekt. Së dyti jam gati t’Ju dërgoj një ekstrakt të historikut të këtij projekti ndër vite. Asht histori e rrallë. Një sagë e vertetë. Këtë e bëj për arsye të sensibilizimit të opinionit publik deri sa ta detyrojmë Qeverinë Shqiptare me ba punën e sajë.

Së treti asht detyrim i yni për të dhanë kontributin e tija çdo njeri nga ne me ato mjete që ka në dispozicion.

Botimi i një artikulli të plotë do jetë një ndihmë e madhe për mu me ja arritë qëllimit për të punu qoftë edhe për pak kohë në një laborator biologjije që të ketë pajisjet minimale për realizimin e projektit.

Unë jam i diplomuar në Fakultetin e Veterinarisë, Dega Zoteknikë, ILB, Kamëz. 1984″

 

j.l./ dita

March 25, 2020 02:39
Komento

15 Komente

  1. Kroger March 23, 11:26

    Pergjigje idiotesh!
    Me cilen Shtepi te Bardhe kerkon te tallesh ti o idiot?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 23, 12:35

      krogi nuk e njef stef stakun??
      ai ka shpikjet më të shumta tek shqipot!!
      për tërmetin ka nja një dyzinë!!
      paska zbuluar dhe për koronën!?
      këtu i jap të drejtë palloshit!
      stefi nuk është i nevelit shqiptar!!ai vetëm në amerikë mund të kuptohet!!

      stefo na ka marrë malli për “Analizë” e tua!!
      shkruaj ndonjë tek dita!!
      ke qënë fantastik te shekulli,por nuk e di përse u zhduke!
      sigurisht je marrë me studime shkencore!!
      na bëj ndonjë analizë se na morri malli!!

      Reply to this comment
  2. gjermani i fundit March 23, 13:01

    hahahhahahahhahahaaaa, Edi po ia ngec trampit stef stakun, hahahhahaaaa. trampi per vete e gjeti ilaçin e malarjes, po edhe atij fda i thote se eshte mbyllur, t’ia dergoje Edit ne Shqiperi formulen

    Reply to this comment
  3. Fat man March 23, 17:31

    po fute o Rama ta provosh

    Reply to this comment
  4. Stef Staku March 23, 19:37

    Faleminderit për artikullin Gazetës Dita. Respekt.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 25, 12:10

      stefo
      lene këtë dobiçin!po e shpike këtu ilaçin!?
      ta vjedh ky,thotë se e ka boe palloshi e jo ti!!
      shko në amerikë e mos rri kafeneve të shkodrës,atje të japin gjithçka laboratore e çtë dush ti!!me njohuritë që ke ti do të të çojnë tek “zona 51”!!
      stefo,po munde ma bo mu një rrjetë me kap aljent??
      vijën rrotull kacolles së qenit tim!!du me i kap e me i hy nëshkelma njëherë e mirë!!mbeti qeni tu leh tërë natën!!

      Reply to this comment
  5. B March 24, 05:49

    Të rroftë Zoti Rama ….

    Reply to this comment
  6. demo March 25, 04:05

    Ne e kemi pasur NISH Profarmen,Antibiotikun matane Kinostudios .E nxorren ne Reforme,e bleu Tom Doshi me duket.Shko kerkoji Tomes nje Laborator!

    Reply to this comment
  7. mirel March 25, 04:07

    Te kish mbaruar ne 84en nuk do shkruante si gjysmak.
    Dhe une do e nisja per ne klase te pare, jo ne SHB

    Reply to this comment
  8. malesori March 25, 08:09

    O kryeminister pse nuk i jep shansin individit se nuk ke cfare te humbesh. Nuk po te kerkon para nga xhepi i oligarkeve,por vetem nje laborator me preparate kimike. Apo duhet me mbajt seksret se pseudote shkolluarit e tu nuk akne lene gje ne kembe .Domosdo kur nuk ke asnje institucion shkencor ( dhe kete e thua me mburrje) drejtohu USA.UZurpatori me injorant e fatkeq i pushtetit ne kete vend dhe ne bote.Mos harro se ka NESER

    Reply to this comment
  9. hasani March 25, 08:24

    Cjane keto budallalleqe qe thoni more gazetare e komentues, po si jane laboratoret biologjike more nje llaf goje, apo duhen ca miliona per ti ngritur, po si mund te pretendoje ky staku se ka shpikur ilacin kur vete nuk ka laborato dhe nuk ka punuar kurre ne to, apo do te talle bythen me qytetaret qe po e vuajne kete pandemi. Mos perhapni keto brockulla se nuk i vlejne asnjerit.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 25, 09:42

      o cane
      me kë flet o lal??
      të del një idiot i deklaruar i njohur nga gjithë dynjaja dhe shkodra vetë, dhe idiotë dhe më të mëdhenj të thonë,”jepi mundësinë”,”provoje njëherë”!!
      çna mbytën idiotët që shërojnë dynjanë me lëng limoni të nxehtë dhe hudhra e gjethe dafine!!
      stefës i duhen laboratorë për tërmete dhe për çdo gjë që mund tia kujtoni!!ai i zgjidh tërë problemet që ka bota!!
      është gjeni,ne na duket i si çmëndur!!
      mua më duket njëlloj si rama,veçse stefa nuk i prish punë kujt,ky dobiçi na nxorri fundin!!

      Reply to this comment
      • Irfan March 25, 12:37

        Hudhrat dhe gjethja e dafines ndihmojne vertet.
        Asgje te keqe nuk kane mjekimet popullore, shpesh jane me efikase se industria farmaceutike

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 March 25, 13:01

          fane
          ke të drejtë!!edhe ajëri i pastër ndihmon,dhe uji i pastër ndihmon,dhe një gojore ndihmon!!
          POR nuk shërojnë!!
          ata tipa pretendojnë se SHËROJNË!!
          FANE nuk ta uroj,por po qe se do të jetë e nevojshme për të të futur atë tubin në fyt,të të bëjnë frymëmarje artificiale!?mos shko në spital,por shko në ndonjë mjek popullor,të të shtrijë nën dafinë e të të spërkasë me lëng limoni!!të garantoj se nuk do të të ndihet era fare!!
          po mor lal po,para indistrisë farmaceurike nerzit rronin të gjithë si pashallarë,mbi gjethe dafinash!!
          prandaj mosha mesatare ishte sa gjysma e të sotmes,sepse shkurret “shpesh jane me efikase se industria farmaceutike”!!
          shko ke fallxhorja e fshtit dhe mos u merr me kompiuter!!

          Reply to this comment
  10. Gzim Kulufi March 25, 14:48

    Panvarsisht se sa i zoti eshte veterineri ne fjale, apo nese eshte peme pa kokrra, pergjigjia e KM eshte nje sinqeritet skandaloz, nga fakti se tregon qe ky vend nuk ka nje plan per luften ndaj korones, nuk ka nje shtab te caktuar per kete pune, nuk ka laboratore te caktuar per studimin e viruseve dhe medikamenteve luftues te tyre.
    Pas kesaj pergjigje kuptojme edhe me shume. Mendoni qe nje studjues tjeter, apo disa te tille, perplasen me kryeministrine shqiptare, apo institucione te tjera perkatese, per te prezantuar studimet e tyre shkencore, apo zbulime te ndryshme! C’mbeshtetje mund te gjejne keta studjues e shkencetare tek shteti i tyre?!? Apo do te ironizohen si ne rastin e mesiperm?…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim