Rama: Është koha që të dhurojmë gjak e jo të derdhim

June 14, 2014 14:01

Rama: Është koha që të dhurojmë gjak e jo të derdhim

Kryeministri Rama dhe stafi i tij kanë dhuruar sot gjak për personat në nevojë. Në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, Rama tha se nga sot dhurimi i gjakut do të shndrrohet në traditë. Rama, një dhurues gjaku i hershëm, që nga koha kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, apeloi që të gjithë qytetarët të dhurojnë gjak.

“Duke qenë një dhurues gjaku i hershëm,”- tha Rama, -“një traditë që ne e ndërtuam në Bashkinë e Tiranës për shumë vite, besoj shumë se ky është një detyrim i të gjithëve. Të gjithë duhet ta dinë se jo vetëm nuk ka asnjë problem, por përkundrazi, bën mirë. Pra, jo vetëm bëjmë mirë, por edhe na bën mirë”.

“Kjo Kryeministri, boll ia ka bërë gjakun ujë popullit dhe është koha tani që të japë gjak nga këtu dhe jo më të derdhë gjak. Në këtë holl të Kryeministrisë, ne do ta çelim këtë traditë nga sot dhe çdo vit do ta bëjmë traditë dhurimin e gjakut”, tha ai.

 

 

June 14, 2014 14:01
Komento

5 Komente

  1. Naci June 14, 14:19

    Aktualisht populli po vuan per gjak, po kushe e piu? Kushe e derdhi? Kushe po luan? Kush fiton……….Ed Rama mire qe po dhuron gjak….po gjakun e atyre te vrareve dhe te poshteruar nga klika vrastare Berishiane populli kure do e marrin vesh…..apo perseri vapa iken me gushtin….

    Reply to this comment
  2. populli June 14, 19:15

    gooolll

    Reply to this comment
  3. Mark uk June 14, 23:58

    naci: Edi Rama i coj aty per karriken e tij.Me vjen qe shkuan

    naci:Edi Rama i coj aty per karriken e tij.Me vjen keq qe shkuan si qeni ne rrush thot populli ne nje fjal te urte.Vertet gjak dhuroj po nuk do perdoret se ka me droge ne gjake.Gjeti rastin se gjoja jan shpifje se cfar eshte folur per te.

    Reply to this comment
  4. Ardi June 15, 08:45

    Mqs nuk mund te dhurosh gjak mbi moshen 50 vjet,mbi 50-vjecaret duhet ti heqin te drejten vetes per te dhene kontributin ne KM.

    Reply to this comment
  5. mir June 15, 11:59

    sa vjec je ti mark uk,,,,,,,,,,,,,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*