Rama: Faji im që thashë “Alpin” (dhe një mesazh për opozitën)

April 5, 2018 11:55

Rama: Faji im që thashë “Alpin” (dhe një mesazh për opozitën)

 

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit ka sqaruar se kujt iu drejtua me fjalën ‘alpin” dhe pse.

“Faji im që kur thashë atëherë alpinët, nuk thashë Saliu, vajza, djali, Rrahmani, Rrahmoni, Ahmani dhe Dermoni që u shfaqën si trashëgimtarë pronash afër detit. Faji im që thashë Alpin! Në mënyrë që sipas meje ironike për ti rënë derës që do të dëgjojë, por ajo derë nuk do të dëgjojë. Ajo derë ka vetëm një trokitje që i bën derman. Drejtësia!”, tha Rama.

Lidhur me bllokimin e rrugëve nga opozita, Rama tha se ata i shtyn diçka tjetër.

“Diçka që ata e dinë shumë mirë dhe shumë shpejt do ta shikojnë të gjithë shqiptarët”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Vajta në Vlorë fola përpara të ndodhte ajo që ndodhi dhe thashë do hapim aeroportin e Kukësit. Kazani menjëherë e pasqyroi Edi Rama i merr kuksianët me të mirë u mbyll rrugën dhe u hap aeroportin. Jo mo kuksianët do të kenë edhe aeroportin edhe rrugën. Të dyja këto do të zgjidhen brenda këtij viti. Rruga e para, aeroporti i dyti.

Një gjë vetëm dua tu them kuksianëve, tropojanëve, hasianëve, por edhe të gjithë shqiptarëve.

Kemi një kulturë politike të mishëruar tek opozita e sotme që synon të prekë njerëzit në forma nga më të përçudnuara. Shpesh herë Saliu i pari, por dhe të tjerët i fryjnë këtyre dasive, jo tha ai kështu e jo tha ai kështu.

Njësoj sherreve të gangove që fusin në sherr gjithë lagjen. Ai tha kështu e ai tha ashtu.

Unë nuk jam i pagabueshëm dhe me thënë të drejtën e kam të vështirë të hesht e të mos reagoj përpara budallallëkut e injorancës.

Dhe kur budallallëku dhe injoranca bashkohen është kulmi.

Ndonjëherë unë them ndonjëherë diçka më shumë seç duhet, por asnjëherë nuk kam parasysh asnjë njeri të zakonshëm, asnjë që nga Tropoja deri në Konispol. Kurrë! Kurrë!

Faji im që kur thashë atëherë alpinët, nuk thashë Saliu, vajza, djali, Rrahmani, Rrahmoni, Ahmani dhe Dermoni që u shfaqën si trashëgimtarë pronash afër detit.

Faji im që thashë Alpin! Në mënyrë që sipas meje ironike për t’i rënë derës që do të dëgjojë, por ajo derë nuk do të dëgjojë. Ajo derë ka vetëm një trokitje që i bën derman. Drejtësia! 

Nuk dua të flas për ta se sot nuk janë këtu.

Nuk e zgjas më tutje për ta por të jeni të bindur që ju e të gjithë shumë shpejt do të shikoni si dritën e diellit çfarë i shtyn ata të dalin të nxisin zjarrin, rrëmujën dhe kaosin, çfarë e shtyn lalaxhonin dhe maçokun me çizme që të harrojnë atë që thanë që ne do të presim sa të dalin raporti e të hapen negociatat se për ne Shqipëria është më e rëndësishme sesa qeveria.

I shtyn diçka që po ndodh sot.

Diçka që ata e dinë shumë mirë dhe shumë shpejt do ta shikojnë të gjithë shqiptarët.

a.s/dita

April 5, 2018 11:55
Komento

11 Komente

  1. Drinzi Bardhi April 5, 12:28

    Me thene te drejten z. Kryeminister na ngroh kur thua keshtu. Ndjejme se me ne fund Shqiperia po behet me shtet ligjor. Deri ketu ju faleminderit. Por ju lutem mos i lini mbas dore keto qe thate, sepse me sa kuptojme i the me zemer te hapur dhe ne ashtu e marrim kete qendrim ligjir.. Tashti, sigurisht drejtesia, te fillohet nga keto qe na the. Shpresa tek Zoti qe te mbahet fjala.
    Drinzi

    Reply to this comment
  2. Koba April 5, 12:58

    Po presim me padurim te shohim si realitet ato qe thate Z.Rama.Po e mira eshte qe krahas goditjes kunder Qoftelargve qe permendet duke perfshire te dy taborret : Te Sali kriminelit dhe te Like Floririt me Mona Baxhellen ,ju sygjeroj te nisni nje lloj Vetingu dhe per njerezit qe ke rrotull ,qe shfrytezojne pushtetin dhe mburojen tende per te fituar .

    Reply to this comment
  3. ALPINI April 5, 13:44

    T I NUK PENDOHESH NDONJEHERE, THJESHT BEN SIKUR KERKON FALJE PER TE BERE ME VONE TE
    NJEJTAT GJERA. TI I PERBUZ VERIORET DHE GJITHE ATA QE SIPAS TEJE NUK DUAN TE KUPTOJNE OSE NUK DUAN TE PUNOJNE ETJ. JE VETEM NJE MEGALLOMAN DHE NJE DEMAGOG.
    KAM PERSHTYPJEN SE NUK DO E KESH TE GJATE ME ATO QE NXJERR NGA GOJA. DHE GJITHE LEVDATAT E ATYRE QE TE ADHUROJNE DO TRETEN SHPEJT. JE SHUME I TRASHE ZOTERI PER TE QENE LIDER!!

    Reply to this comment
    • I URTI April 5, 20:42

      @ Alpini thërret ; ” Dum babën ” ! ! !

      Reply to this comment
    • Shpellari i rrjedhur nga trute April 5, 20:51

      Ne se Edi Rama do i perbuzte vërtet Veriorët (gj që nuk është aspak e vërtetë) , nuk iu jepte poste teper te rendesishme , si zv. Kryeminister , minister te jashtem , te mbrojtjes , etj, , por Alpini më sipër , i fryn zjarrit të përçarjes jo pa qëllim , se e tillë ka qënë dhe mbetet politika e këtyre tre dekadave nga bajraktari Viçidolit . Këtë nuk e sheh , vetëm ai që mbyll syte për të mos e parë !

      Reply to this comment
  4. Paul Tedeschini April 5, 13:57

    Rama tërhiqet për taksën e rrugës: Nuk do e nisim pagesën derisa…
    MË: 5 PRILL 2018 NË ORA: 10:47

    Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar edhe njëherë ndjesë në lidhje me tarifën që është vendosur në rrugën e Kombit.

    Sipas tij kjo është një çështje që nuk ishte për të sjellë këtë situatë, por qeveria nuk ka pasur intuitën e duhur për të kuptuar perceptimin e banorëve.

    Ai tha se qeveria është në punë për të zgjidhur problemin që është krijuar dhe nuk do ndalet duke u kërkuar ndjesë banorëve.

    Numri i një i qeverisë në fjalën e tij tha se nuk do të futet pagesa e rrugës për banorët, nëse nuk do të gjendet një zgjidhje optimale për të gjithë.

    Por Rama nuk harroi që të ‘thumbonte’ dhe opozitën, duke thënë se ajo e ka humbur rrugën e saj.

    Pjesë nga fjala e tij

    Duhet të ishte e udhës që sot të kishim opozitën, por fatkeqësisht opozitë nuk është këtu pasi nuk është motivuar në perceptimin e banorëve të Kukësit.

    Unë nuk do të merrem me pse-të dhe si-të e opozitës që e ka humbur rrugën e tyre. Por do të merrem me shpjegimin me durim të çështjes që ka sjellë shqetësimin legjitim të banorëve të Kukësit. Ajo që duhet përsëritur nga ana ime, qysh që në fillim të diskutimit, vetëdija për përgjegjësinë time dhe përgjegjësinë tonë për pamjaftueshmërinë tonë për shpjegimin e kësaj çështje. Nuk kemi bërë sa duhet, jo se kemi qenë indiferentë dhe kemi lënë me vetëdije në harresë, kështu siç është manipuluar, por thjeshte se nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar domosdoshmërinë e sqarimit të kësaj çështje.

    Pa dashur të justifikohem u kam kërkuar ndjesë publike banorëve dhe do u kërkoj sërish sa herë që të flasë për këtë temë, por jemi nisur nga praktika ndërkombëtare. Duke qenë një eksperiencë ë parë nuk kemi qenë të përgatitur se çfarë do të sillte një risi e tillë.

    Nuk do të fusim pagesën nëse nuk sqarojmë asnjë banorë dhe dëerisa që të jemi të qartë me atë që do bëjmë.

    Do të arrijmë besoj që ta lehtësojmë barrën e tyre në mënyrë të ndjeshme dhe ta bëjmë të funksionojë sistemin. E rëndësishme është që ata të na kuptojnë ne se nuk ekziston në këtë botë, një udhëheqës apo një kryeministër apo përfaqësues i zgjedhur i popullit që të vendosë pagesa me dëshirë, apo nga qejfi i vet, që të vendosë detyrime që nuk janë të domosdoshme.

    Ata që preferojnë të duartrokiten duke gabuar dhe duka ia lënë faturën njerëzve gjatë rrugës për të ruajtur rehatin e tyre dhe ata që preferojnë të shahen duke bërë gjënë e drejtë, në funksion të së nesërmes. Unë hyj të te dytët, midis duartrokitjeve duke marrë me të mirë një komunitet, apo bashkësi të tërë siç bën të tjerët, që i lanë njerëzit ca të paguajnë dhe të mos paguajnë dhe sharjeve duke bërë sot një gjë që shumëkush mund të mos e kuptojë që është e duhura për nesër unë zgjedh gjithmonë këtë të dytën, sepse ta shohësh greminën përpara njerëzve që udhëheq dhe ta lësh popullin që të ballafaqohet me greminën si e lanë të tjerët para nesh nuk hyjnë në raportin tim me njerëzit dhe unë e konsideroj tradhti të interesit të tyre dhe të fëmijëve të tyre.

    http://botasot.info/shqiperia/865689/rama-terhiqet-per-taksen-e-rruges-nuk-do-e-nisim-pagesen-derisa-hellip/

    Reply to this comment
  5. enea April 5, 15:44

    E provoj mizerja po tani qe nuk i eci nderron taktike….klasa politike shqiptare eshte baraz me zero e per popullin as qe duan t’ ja dine….duhet te shpronsohen te gjithe sepse kane vene pasuri marrramendese ne kurrizin tone….ky kryeministri yne eshte fodull, hajvan, ironik, shperfilles m, i papergjegjeshem…100 vjet ne qendrofte ne pushtet do te thote fajet i ka Sala, hec-et i ka firmos Sala thua se eshte zgjedhur per te vazhduar programin e Sales…tash sa vjet flet per vjedhjen e te djathteve e vet i ka mbush xhepat…mjere ne qe ju kemi….
    E ajo qe me irriton me shume jane simpatizanet partiak qe i ndjekine lavderojne dhe pse vet jane pa brek vesh….keta nuk i honeps dot….

    Reply to this comment
  6. Mark .U.K April 5, 17:35

    Per fat te keq shoku Rama i keni te dyja,si budallekun e enjorancen.Po ky popull ashtu e meriton.Mire ka thene poeti yne shqi’tari trashigimtar i vuajtjes e i durimit.Duruam turkun si asnje vend tjeter.Po ashtu edhe komunizmin,te fundit ne Europ e hoqem,biles iku vete edhe pse ne fakt nuk ka ik ala.Kosovart te fundit u shkeputen nga Serbia.Nderhyni BE e Usa se ala do ishin serbet aty.Si duron ai popull te besh cfar te don e nuk ngrihet kush si kudo.Ne Ukrain ishte minus 18 e populli qendro te aty nate dite derisa zgjidhen te drejtat e tyre

    Reply to this comment
  7. fteri April 5, 19:10

    faj i Edi Ramës është se është i gjatë dhe i vrojton situatat më shpejt se të tjerët ,duke qënë më i gjatë është edhe vrapuse më i shpejtë ,dhe vrapimi më shpejt në ralizimin e reformave në shqipëri nuk u përlqen hajdutve dhe kriminelve e xhelozve politik që flenë gjumë nuk kan asnjë vizion ,nuk dinë të bëjnë asnjë punë,,vetëm të shpifin ,bllokojnë rrugët ,bllokëjn wetingu-n ,bllokojnë shqiprëinë në BE. Mos kërko asnë falje .Saliu vrau 4 protestues dhe nuk kërkoi asnjë falje . Dhe popullit ju tha : ju a bëjë edhe ju si atyre !…

    Reply to this comment
  8. fteri April 5, 19:12

    faj i Edi Ramës është se është i gjatë dhe i vrojton situatat më shpejt se të tjerët ,duke qënë më i gjatë është edhe vrapuse më i shpejtë ,dhe vrapimi më shpejt në ralizimin e reformave në shqipëri nuk u përlqen hajdutve dhe kriminelve e xhelozve politik që flenë gjumë nuk kan asnjë vizion ,nuk dinë të bëjnë asnjë punë,,vetëm të shpifin ,bllokojnë rrugët ,bllokëjn wetingu-n ,bllokojnë shqiprëinë në BE.

    Mos kërko asnë falje .Saliu vrau 4 protestues dhe nuk kërkoi asnjë falje . Dhe popullit ju tha : ju a bëjë edhe ju si atyre !…

    Reply to this comment
  9. I URTI April 5, 20:43

    @ Alpini thërret ; ” Dum babën ” ! ! !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*