Rama falenderon Bashën: Do respektoj marrëveshjen me opozitën e re

June 27, 2017 19:37

Rama falenderon Bashën: Do respektoj marrëveshjen me opozitën e re

Në fjalimin e fitores, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Lulzim Bashën duke theksuar se ai vendosi “Shqipërinë para interesave të vendit.

Rama deklaroi gjithashtu se do të vijojë të respektojë marrëveshjen e 18 majit me opozitën e re. “Duke pasur një fitues kaq të qartë në zgjedhje, do duhet pak kohë për të parë nëse fryma e marrëveshjes që shpëtoi zgjedhjet, nuk është tretur. Por unë dua ta rikonfirmoj publikisht dëshirën për ta pasur marrëveshjen politike të 18 majit një busull orientuese në marrëdhëniet me opozitën e re. Dua ta falenderoj sot Lulzim Bashën pasi më 18 maj vuri Shqipërinë të parën. Siç e shohin të gjithë, marrëveshja është ajo që është”, tha Rama.

Nga Edi Rama

-Shqipëria ka folur troç, shqiptarët kanë vendosur qartësisht me një votë kuqezi. Ata kanë zgjedhur të ardhmen dhe na kanë thënë se Shqipëria që duam është mbi të majtën dhe të djathtën.

 -Ne do qeverisim me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës. Sfidat e Shqipërisë sot nuk janë sfida socialiste apo demokrate, por janë sfida shqiptare. Janë sfida të vjetra dhe të reja, të të njëjtit atdhe, nën të njëjtin flamur kombëtar, për familjet dhe fëmijët e së njëjtës tokë, ku jemi lindur jo të majtë dhe jo të djathtë, por të njëjtë në gjak, të njëjtë në gjuhë dhe të njëjtë në vazhdimësinë e historisë: thjesht shqiptarë.

-Duke u përulur përpara të gjithë atyre që na zgjodhën, qytetarëve socialistë, demokratë, pa parti, të moshuar dhe të rinj, nga veriu në jug, duke falenderuar të gjithë ata që e kryen detyrën e lartë të pjesëmarrjes në zgjedhje, u them të gjithëve se fitorja është e Shqipërisë dhe merita është e njerëzve të zakonshme të këtij vendi.

-Barra e përgjegjësisë është e imja në radhë të parë, për të mos harruar se shqiptarët nuk zgjodhën për Shqipërinë që kemi, por për Shqipërinë që duam.

-Na votuan më shumë jo se ne nuk kemi të sharë, por sepse duan të provojnë deri në fund sa më të mirë mund të jemi ne nëse do e kemi të vetëm timonin në rrugën drejt të ardhmes. Në vend të një koalicioni që ndan tepsinë e pushtetit, shqiptarët kanë zgjedhur një koalicion të drejtpërdrejtë me ne.

-Për ne, të zgjedhurit, nuk mund të ketë një nder më të madh. Për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, nuk ka investim të madh. Ndaj mos e dhëntë Zoti që këtë vendim ta marrim si një kupë futbolli dhe të kuptojmë të gjithë se që nga sot, prioriteti ynë është i parë është ndryshimi, për të korrigjuar dhe përmirësuar nga vetja jonë në radhë të parë.

-Mos qoftë e thënë që konkurrentët tanë, të zgjedhur prej atyre që nuk na zgjodhën ne, t’i shohim si armiq të mundur. Nuk kemi fituar një kampionat, por kemi marrë një detyrë shumë të vështirë. Ata nuk kanë humbur një kampionat, por kanë marrë një detyrë jo të lehtë.

-Katër vitet që vijnë, nuk duhet të jenë një lojë tjetër politike se kush e ka fajin për çka nuk shkon mirë, por një përpjekje e përbashkët shqiptare për ta bërë Shqipërinë më të mirë.

-Ne duhet të veprojmë, dhe të veprojmë që tani e në vazhdim me shembullin tonë dhe populli shqiptar do të shikojë kush do të bëjë të njëjtën gjë, jo me fjalë, por me vepra. Unë jam i gatshëm, prandaj dua t’u them udhëheqësve të partive të opozitës, fushata ka mbaruar, shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Tani është koha për të vënë veten në dispozicion të tyre dhe Shqipërinë përpara partisë, prioritetet e vendit përpara interesave tona politike. Është koha për të vënë flamurin përbashkues kuqezi të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit përpara flamujve të feudeve tona politike. Është koha të gjejmë forcën e arsyes për të punuar në interes të njerëzve dhe t’u marrim atyre më pak kohë nga lloqet e katundit tonë politik.

-Motra dhe vëllezër, e ardhmja që duam nuk vjen, por arrihet. Sa më shumë të bashkëpunojmë për të ardhmen, aq më pak e shkuara do jetë pengesë për Shqipërinë që duam.

-Ky besim i madh që më është dhënë dhe na është dhënë nga kaq shumë njerëz, edhe përtej kufijve ndarës të partive, mesazhet që kam marrë nga votues tradicionalë të PD dhe njerëz të pavendosur, miq të shumtë në emigracion, më sjellin këtu sonte jo me grushtin e mbledhur, por me dorën e shtrirë ndaj opozitës dyngjyrëshe. Unë nuk jam naiv, nuk po ëndërroj asgjë të pamundur, thjesht mendoj se nëse do të jemi pak më shumë shqiptarë, pasardhës ca më të denjë të etërve të këtij kombi, dhe pak më pak politikanë, pjella difektoze të një kapërcimi historik që e ka munduar shumë këtë popull, asgjë nuk do e ndalte Shqipërinë për t’u bërë zonja e rëndë.

-Mjafton të mos harrojmë se detyrat tona janë të përkohshme dhe atdheu i përjetshëm dhe e ardhmja bëhet më e afërt për gjithë vendin.

-Këto zgjedhje nuk ishin perfekte, por ishin më të çliruarat nga pesha e traditës sonë jo aq të lumtur të traditës zgjedhore. Disa acarime artificiale gjashtë fushatës përbën një përjashtim, që më mirë të mos kishte ndodhur, por nuk i cënon arritjet e këtij procesi zgjedhor.

-Pa dyshim as marrëveshja ime me kryetarin e opozitës pas një periudhe të zgjatur konflikti politik, ku u rrezikuan edhe zgjedhjet dhe stabiliteti i vendit, nuk ishte perfekte, por siç kam besuar deri dje, besoj edhe sot se ajo marrëveshje e ka gjithë potencialin për të mos u fashitur si ëndrra e një nate vere, ku opozita e qeveria duhet të jenë të bashkuara për interesat kombëtare në rrugën drejt Europës që duam.

-Duke pasur një fitues kaq të qartë në zgjedhje, do duhet pak kohë për të parë nëse fryma e marrëveshjes që shpëtoi zgjedhjet, nuk është tretur. Por unë dua ta rikonfirmoj publikisht dëshirën për ta pasur marrëveshjen politike të 18 majit një busull orientuese në marrëdhëniet me opozitën e re. Dua ta falenderoj sot Lulzim Bashën pasi më 18 maj vuri Shqipërinë të parën. Siç e shohin të gjithë, marrëveshja është ajo që është.

-I falenderoj partnerët ndërkombëtarë për gjithçka që bënë, dhe e bënë me forco të jashtëzakonshme, që Shqipëria t’ia dilte kësaj force, pasi 38 ditë më parë ky dukej një mision i pamundur.

-Nesër është një ditë e re dhe për mua e gjithë socialistët, puna nis me një barrë shumë më të rëndë se ajo që kishim dje. Prandaj më lejoni t’ju shpreh të gjithë atyre që u angazhuan në fushatën tonë kuqezi, mirënjohjen tonë më të thellë. Shumë faleminderit të gjithëve.

June 27, 2017 19:37
Komento

10 Komente

  1. Eri June 27, 20:02

    C’fare thote marreveshja?!
    Asnje vec jush s’e di!

    Reply to this comment
  2. 666 June 27, 21:44

    Ja ku e nxori dhe koken edi tradhtari!!! Per te gjithe budallenjte qe besonin ne sinqeritetin e edit! Per te gjithe budallenjte qe besonin se ne e kishim nga inati kur thonim se edi ka shitur te majten! Ja ku del vet dhe deklaron se mbeshtet lulin dhe pazarin qe bene bashke! E quan lulin si burr qe kishte shqiperine ne zemer???!!!! Ashtu si beri dikush tjeter kur e quajti lulin burre shteti. Keta te dashur shqiptare, nuk jane politikane, keta jane hajdute e vrases qe tallen me ne per te bere lojerat e tyre dhe te vazhdojne te vjedhin. Edi eshte tradhtari i se majtes.

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic June 27, 21:52

    Te lumte More Gjigandi I Par5tyise Socialiste te Shqiperise.
    Ti dine mjafte mire te vlersoshe edhe kundershtarin p[olitike.
    Ti dine mjafte mire te vlersoshe edhe elektoratin tende dhe te gjith shqiperin.
    Fushates i dhe dimensione kombetare. Kjo ishte nje admirim qe asnje force politike nuk e ka arritur.
    Je i falenderuar jo vetem nga umne pore nga i gjith votuesit shqiptare.!

    Reply to this comment
  4. Adri June 27, 22:48

    Ik more legen se me marrveshjen qe bere fitove vet e hodhe ne gremin Bashen.
    Ke dale me simbolet e Pd,ke dale ne fushat me shallvare a tuta si i thone,ke hedh ndonje batute aty ketu.Asnje program nuk ke paraqitur para elektoratit.Keni blere vota me thase.Po shume mire ja ke bere se ky popull keshtu eshte mesuar.Per 4 vjet nuk hape nje vend pune,rinia mori rruget e botes sepse ti mor legen nuk jua krijon asnje mundesi qe te punojne dhe jetojne me dinjitet ne Atdhe,fute ne burg varfanjaket qe nuk paten para per te paguar energjine ( ti nke qene refugjate ne Franece dhe e di qe te varferve jua paguan shteti uje e drita,ti ka paguar dhe ty), milioneret,kriminelet,hajdutet e drogaxhinjte i stimulove dhe u bere me ta.Turp te kesh te blesh vota ne 2017.Ti e di qe ketij pushteti nuk i shihet hajri.

    Reply to this comment
  5. MH June 28, 00:54

    Mire mire.
    Bani marrveshje dhe koalicion si ta doje qefi.Por je para provave te forta qe i vetem ke TIMONIN ne duar.
    Duhet te zgjidhesh te pakten 3 probleme kyce qe i pret populli shqiptare.
    E para.Gerdeci.
    E dyta. 21 janari.
    E treta.Shitja e detit
    Mbas ketyre 3 qeshtjeve.Kemi grupin e dyte qe perfshine:
    Rruga e kombit,Remzi Hoxhen.Etj,etjera ne varg e vije.

    Reply to this comment
  6. perkthyesi June 28, 08:40

    Perfundimisht, Rama lider modern dhe vizionar! Per aq kohe sa ne PD do te vegjetoje Berisha, dhe te tjere Berishiste, e ardhmja e ketij formacioni politik, do te jete e zymte, dhe si rrjedhim, ardhja e saj ne pushtet, i takon se ardhmes se larget! Natyrisht, kjo konsiderohet fatkeqesi!

    Reply to this comment
  7. Mark uk June 28, 09:35

    Ke te drejt Rama per cfar thue per Bashen.Pa aftesia e tij si dhe bandat e droges te lan ne pushtet.Me programin tuaj si dhe siedhjet tuaja si te nje rrugaci as Rama vehten nuk do kishte votuar.Po kshtu eshte gatuar ky popull.Dole lakuriq ne plazhe publike me femer shqiptare e ky popull ju votoj.Dole si rrugac fyeve medja e ke munde e prap ky popull ju votoj pamvarsisht se i bleve me parat e droges.Mire ja ben kti populli se kshtu e meritojn.Duan komunizem dhe ju jua sodhet ma se miri.Ju e ….. nanen tuaj po nuk i fute edhe ne koperativa bujqsore.Lexim shtypi te detyruar,Mos harro edhe zboret dhe aksion me goditje te perqendruar per dite te djela.Me pas kujdes kllasen puntore per aksione cdo te diel ne ndim te fshatkt.

    Reply to this comment
  8. anticensurë25642654 June 28, 09:40

    një fjalim që duhej të ishte mbajtur 4 vite më parë!!një frymë që duhej të kishte filluar të zbatohej 4 vite më parë!
    shpresoj që të mos jetë ajo që thotë neti vjosa”politikanit mos i dëgjo fjalët”!!shpresoj që ky të vazhdojë në frymën e këtij fjalimi(gjë që më duket pak e mundur,sepse me metën po flet si foli me berishën 4 vite më parë)!!
    një nga dyshimet që më bëjnë që të mos ta shoh si të mundshme vazhdimin e kësaj fryme është “paktit të cilit i qëndron”prijsi ynë largpamës dhe me poturre sportive!!
    si e thotë dhe komnetuesi i parë Eri,”KUSH ËSH¨TE KY PAKT”??
    në ’97 leka zogu shkoi në universitet dhe në fjalën e tij me studentët ju tha se ai do ta “bënte shqipërinë lule”,një student e pyeti se çfar reformash kishte ndërmënd të bënte,si do tia arrinte kësaj!!
    si i mënçur që ishte leka i tha,”mu më ka mësu baba dhe juve nuk jua them”!!
    dhe palloshi ynë i tironës vazhdon e flet për një pakt që askush nuk e di,askush nga ata që kanë dhënë votat nuk ja ka idenë,por që rama e mban sekret!!
    dhe këtë palloshi ynë i tironës e quan demokraci!!
    megjithëse dhe erdogani të njëjtën gjë thotë për turqinë dhe për vete!!
    në demokraci vota kërkohet për atë që ti premton se do të bësh,jo për atë që mendon se do të bësh!!mendimin nuk e lexon dot askush!kurse paktet e lidhura mes dy kryetarëve të dy partive dhe të mbajtura sekret nga masa,tregojnë një pakt hajdutësh,një pakt të ndyrë!!
    këta “ënjgjëj”që nuk e kanë problem të mburren për çdo lule të mbjellur në fund të botës,mbajnë të fshehtë një pakt mes tyre,që po të ishte se është i pastër nuk do të kishin bërë gjë tjetër veçse do të përpiqeshin të merrnin meritat e bërjes së tij!!
    fushata më idiote në botë u mbyll!!fitoi kryetari i partisë në pushtet!!për rrjedhojë mbetet dhe kryetar partie dhe K/ministër,tashti të presim se çdo të dalë!!
    ps:jam krenar që isha një nga ata që zgjodhën si mënyrë votimi votën e zezë të horrit putanë të kombinatit duke vlersuar farsën zgjedhore me”“Koha e maskarenjve, Shqipëria e shqiptarëve”!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*