Rama: Familjet në nevojë do të marrin falas matësat e ujit

January 12, 2018 17:19

Rama: Familjet në nevojë do të marrin falas matësat e ujit

Qeveria ‘Rama 2’ është zhvendosur në Lezhë në fundjavë në një mbledhje dy ditore, që është kthyer në traditë me marrjen e mandatit të dytë. Mbledhja ka si qëllim njohjen e kabinetit qeveritar me problemet e zonës. Mbledhja zhvillohet të premten dhe të shtunën, ndërsa ka nisur pasditen e sotme në orën 16:00 dhe po zhvillohet ambientet e bibliotekës.
Rama sot u prit me protesta në Lezhë nga banorët e Torovicës, të cilët kërkojnë ndërtimin e rrugës dhe hapjen e vendeve të punës. Kjo është mbledhja e parë e qeverisë për këtë vit në qarqe, ndërsa vitin e kaluar u zhvilluan dy në Vlorë dhe në Dibër.
Deklarata e Ramës pas mbledhjes
Miratuam një vendim për stimulimin e agro-turizmit, do të ketë një plan kombëtar për zhvillimin. Besoj që do të mbështesim ecurinë në këtë drejtim, pasi potencialet këtu janë realisht të mëdha. Subjektet do të pajisjen me një certifikatë të posaçme. Kemi bindjen që këtu potenciali është i madh dhe ka një hapësirë për rritjen e punësimit. Në javët në vijim do të miratojmë edhe programin për agro-turizmin.

Një tjetër vendim është ai i përcaktimit të një liste pas një procesi relativisht të gjatë bashkërendimi me kryebashkiakët të 100 fshatrave ku ne do të stimulojmë zhvillimin e integruar rural për të modelin e ri që më pas do të shtrihet edhe në pjesën tjetër të hapësirës rurale. Fishta është një prej këtyre 100 dallëndysheve të para. Ky model ka të bëjë me infrastrukturën, me ndërhyrjet në dobi të trashëgimisë kulturore.

Do ndërtohet aksi Milot-Balldren dhe Shëngjin-Velipojë, do të ketë edhe një numër projektesh në infrastrukturë, rindërtimi i terminalit të pasagjerëve. Ata që kishin marrë për të bërë këtë rrugë po inpenjohen duke stimuluar protestat. Pavarësisht se kur e kishin në dorë për ta bërë rrugën i bënë atë që nuk duhet.

Nga ana tjetër janë edhe disa projekte ujësjellësish. Duhet ët shkojë deri në fund reforma e ujit, sot ne kemi miratuar edhe një vendim me rëndësi për subvencionimin e kontratave nga shteti dhe vendosjen falas të matësve për familjet në nevojë. Është një masë brenda reformës

January 12, 2018 17:19
Komento

3 Komente

  1. info analitike January 12, 18:24

    Falas matesat e ujit? Duhet te jesh kriepsikopat qe te brockollisesh budallalleqe te tilla. Po ne cilin vend te botes u paguakan matesat e shtetit a thua se jane prone private. Sa here i teket Bashkive te nderrojne matesat banoret duhet te paguajne!!! Ore a jeni ne terezi ju!!! Jo po do te beni vetting ju qe nuk njihni as abc-ne e te drejtes se prones dhe te se drejtes civile. Po sipas arsyetimit tuaj per ato te vjetrit qe merrni me vete duhet te paguani sepse jane prone private dhe pervetesimi pa pagese quhet dem financiar ose me qarte vjedhje dhe denohet me burg si cdo hajdut ordiner.

    Reply to this comment
  2. MH January 12, 22:09

    Z.Kryeminister!

    Ketu ne perendim askush nuk blen matesa te cfaredo qe mund te duhet per matjet e konsumit te ujit,Energjise elektrike dhe te gazit.Bile dhe kazanet e plehut qe jan dy,njeri per plehrat e zakonshem dhe tjetri per ato plastike karton,te riciklueshem.
    Me avancimin e shkences dhe teknikes matesit dalin jashtperdorimit.Mos duhet qe ti riblejn perseri familjaret.Ndaj keto mbulohen nga enti qe zoteron Gazin,Plehun si dhe energjine elketrike per konsum.
    Keshilloj qe te beheni shtet sic duhet dhe jo te merziteni popullin.Materialet apo aparatet matese mbulohen nga buxheti i ketyre sipermarresve.Nese Keto damtohen e nuk funksionojne Pergjegjsin e mban konsumatori kryefamiljari.Qe veq pagimit gezon dhe njifare gjobet.Qe ia detyron sipermarresi qe ka lidhur kontraten me konsumatorin(familjarin).Keshtu duhet kuptue dhe te berit shtetin shtet.

    Reply to this comment
  3. MH January 12, 22:10

    Menyra qe vepron te duket vetja se je shpirt madh dhe po i ben ndere familjeve ne nevoje.Kjo jo vetem nuk shkon por ka brenda hipokrizi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*