Rama flet me shifra: Ulje e re e taksave për biznesin e vogël dhe agroturizmin

June 18, 2018 08:59

Rama flet me shifra: Ulje e re e taksave për biznesin e vogël dhe agroturizmin

Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne, me paketën fiskale qershor 2018, duke thënë se garanton më shumë lehtësi për sipërmarrjen.

“Me këtë pasqyrë të uljes së re të taksave për biznesin e vogël, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor dhe investimet në Agroturizëm apo në Energjinë Diellore, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Në videon e publikuar prej tij thuhet se, tatim fitimi për bizneset me të ardhura deri në 6 milionë lekë, ulet nga 15% në tre herë më pak.

Nënvizohet se 91% e sipërmarrjeve e kanë tatim fitimin 0% ose 5%.

Sektori energjetik në fushën e energjisë diellore, përjashtohet nga Tvsh për linjat teknologjike, makineri dhe pajisje.

Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor do të përfitojnë rimbursimin e Tvsh në masën 20% dhe tatim fitimi do të reduktohet nga 15% në 5%.

Sipërmarrjet e licencuara në sektorin e agroturizmit, ulje të tatim fitimit nga 15% në 5%.

Uljen e Tvsh për shërbimet e akomodimit. Bëhet me dije se përjashtohen nga taksa në infrastrukturë e ndërtimeve të reja me qëllim agroturizmin.

l.h/ dita

 

June 18, 2018 08:59
Komento

3 Komente

  1. vasili June 18, 10:29

    Ky i gjore nuk po e kupton qe sa vjen dhe ben spektakel bajat,duke i qendruar zhvillimeve shqiptare ne siperfaqe:
    Biznes,biznes,por cfare cilesi dhe madhesi biznesi:
    Puntoret punojne te pambrojtur nga ligjet e punes,te terrorizuar nga pronaret,qe i shkelin ato ligje me te dy kembet;sa vjen dhe shtohet numeri i bizneseve qe i shmangen tatimeve dhe taksave,kapitali perendimor me te drejte vazhdohet te ndihet me te i trembur,per te investuar,pervec atij te diktatorit aziatik,qe ka helmin brenda.
    Aparatciket e Rames,vazhdojne te paraqesin te njejtat fytyra,qe po i mbyt rutina dhe akrabelleku.
    Ngrihu nga uturaku,qe te ndjesh eren e vertete,si po funksionon shteti afer dhe larg.
    Po te vazhdosh,si tani te mos i njohesh,apo te besh sikur nuk i njeh problemet dhe ti atakosh ato,me nje staf te ri energjik dhe te afte,po te vazhdosh tu rahesh krahet oligarkeve te eger,per te shtuat fitimet vetjake(pasi apartciket e tu i tolerojne ose per pa aftesi ose bashkepunojne me ta,kundrejt puntoreve te pambrojtur),ahere do te vazhdosh te mbytesh ca nga ca nga vetvetja,duke marre vazhduar te marresh dhe shtetin me vete.

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro June 18, 12:55

      Kujt po i flet o Vasil vellai, eshte ne ekstaze ai i gjati , e ja kapluar Deliri i Madheshtise. Ndersa populli e ka hanger dhe akoma e ha sapunin per djath.

      Reply to this comment
  2. Adih June 18, 12:50

    Vasili @……….
    I ka ulur taksat per turizmin ,eshte shejtan budalla ,se ka investuar vete ,Dhe nen emrin e Z.MANES qe i ka vene NOFKEN BILIARDJER ,i shkojne punet sahat zvicerian pashahit te Shqiperise ,por sdihet si dhe sa do shkoje ???!! .Pse mo z Vasil ,budalla e di ti ate ? Duhen para te tjera per ta betonizuar komplet bregdetin se 70 % me keqeardhje eshte betonizuar .Eshte teoria ai qe ka leket , ai do jete ne politike , sot e mot . .!!!.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*