Rama flet për koncesionin e sterilizimit: Besoni kë të doni

January 31, 2020 18:20

Rama flet për koncesionin e sterilizimit: Besoni kë të doni

Kryeministri Edi Rama reagon pas akuzave të opozitës për koncesionin e sterilizimit, duke thënë se e vërteta nuk është ajo që thuhet.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, kreu i qeverisë thekson se, sipas tij, “e vërteta është se deri dhe DJE jo 30 a 50 vjet më parë, po dje fare pak vite më parë, mjerë kush shtrihej në një sallë operacioni se ia hapnin barkun me pinca të kohës së dashurisë shqiptaro kineze, mbuluar me çarçafë të “sterilizuar” për të larë gojën, në operacione që këtu në Shqipërinë tonë pasoheshin me një nga përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet”.

Mesazhi i Ramës:

JU KANË RROKANISUR KOKËN ME DOKRRAT SHURDHUESE për PPP-të (Partneritetet Publike Privat) dhe e keni dëgjuar shpesh edhe “koncesionin e sterilizimit”, si një gjynah të madh të kësaj qeverie të poshtër, POR E VËRTETA ËSHTË se deri dhe DJE jo 30 a 50 vjet më parë, po dje fare pak vite më parë, mjerë kush shtrihej në një sallë operacioni se i’a hapnin barkun me pinca të kohës së dashurisë shqiptaro kineze, mbuluar me çarçafë të “sterilizuar” për të larë gojën, në operacione që këtu në Shqipërinë tonë pasoheshin me një nga përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet🤮

Ndërsa sot, falë PPP-së së instrumentave mjekësorë dhe sterilizimit, përqindja e infeksioneve post-operatore ka rënë në përqindjen normale të mesatares europiane, si REZULTAT i INVESTIMIT PRIVAT që ka garantuar instrumenta mjekësorë të cilësisë së lartë dhe sterilizim të standarteve europiane👍

Ju kanë kërdisur papushim me gënjeshtrën se PPP-të janë paratë tuaja që i dhurohen privatit, POR JO, NË PARTNERITETET PUBLIK PRIVAT JANË PARATË E PRIVATIT QË INVESTOHEN PËR SHËRBIME SHUMË MË TË MIRA PËR JU, ndërsa shteti i’a shlyen privatit me këste në vite ato para dhe kur janë shlyer të gjitha, INVESTIMET KTHEHEN NË PRONË E SHTETIT😊

Ju besoni kë të doni e çfarë të doni, po ËSHTË E SIGURTË SE NËSE DO TË JU DUHET TË BËNI NJË NDËRHYRJE KIRURGJIKALE FALË PPP-së, NUK DO TË HIQNI TË KËQIAT E MËDHA QË HOQËN PËR DEKADA qytetarët e prekur nga infeksionet post-operatore (të cilat janë vetëm një prej disa të mirave të këtij Partneriteti Publik Privat).

#ShëndetësiaqëDuam🙏
#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️

l.h/ dita

January 31, 2020 18:20
Komento

22 Komente

  1. mirel January 31, 18:31

    Cfare kafshe e pafytyre qe eshte.
    Po ku na doli ky progresist qe idene e sterilizimit ja paska prezantuar dhiari i bajgave nga Rexhepaj.
    E kuptoni cdo te thote qe fshatari i Rexhepajt i ka bere leksion sterilizimi shtetit shqiptar, eksluzivisht Kerministrit Ramut? Ka mundesi qe vete ka ckulur dhembet me pinca kur ka qene me bageti ne mal dhe ja ka shtene ne mend Ramutit si arsyen e vetme pse duhet koncesioni.
    Nuk tha kot Artan Koni qe Ramuti as qe e ka idene se si behet operacioni ne Shqiperi.
    Me te njejtat mjete, dhe sterilizimi me te njejtat procese, por qe i bente vete spitali, dhe jo dhiari nga Rexhepaj.

    Reply to this comment
    • Nesti January 31, 22:36

      Rames ku i djeg bytha i shkon gjuha!
      Me ketefarsoj shkrimi sa na ka provuar katerciperisht qe kjo ppp eshte super vjedhje!
      Pse o debil me dy foto aty do na mbushesh mendjen qe ske vjedh lek me beqen!
      O kohe kandari, je i mbaruar!

      Reply to this comment
  2. mirel January 31, 18:33

    Sa para kishte ky Privati jot o Ramut?
    1500 euro ne banke.
    Sa po merr nga shteti?
    Qindra miliona pagesa.
    Pse shpif kur thua se po investon parate e tij, kur shteti e paguan dhe me perqindje me te larte sesa shpenzon?
    Kur ka Shteti aq leke, pse nuk e ben vete

    Reply to this comment
  3. Baulant Talla January 31, 18:58

    Ty ore ty do te besojme deri ne ameshim. Se ashtu si ke thene ti ka dale qe kur the per ato avionet e droges qe ishin per sperkatje mushkonjash, pastaj per shendetesi falas, pastaj per 300 000 vende pune, taksat e ulura, rritjen e mireqenies e plot tjera te verteta te provuara si te tilla tashme.

    Reply to this comment
  4. Dentisti January 31, 19:09

    A e shikoni kete kryeminister qe si justifikim per te gjithe veprimet e ytij korruptive perdor shpifje e sharje kalamajsh?
    Nuk keni faj ju,thote ky mashtrues,se deri dje operoheshit me vegla shqiptaro-kineze qe shkaktonin infeksione pas operimit,ndersa tani po perdorni vegla te miqesise shqiptaro- oligarkike qe gllaberojne cdo vit miliona euro nga taksat tona!
    Po pse duhet te dale gjiuthmone kryeministri per te justifikuar te gjitha akuzat ndaj PPP-ve?
    Ai del se eshte vete autori i tyre dhe i djeg akuza,por do vije dita t’i vjelle ato?
    Nje gje eshte e sigurte,se sa here del kryeministri Rama te mbroje nje tender,koncesion apo PPP me siguri eshte jo vetem korrupsion,por se eshte vete Rama i perfshire ne ato!
    Se po te ishte ndryshe,pse nuk dalin te bejne transparence ministrat e linjes?
    Apo ata i ka si kukulla se hesapet i ben vetem ustai?

    Reply to this comment
  5. Dentisti January 31, 19:10

    A e shikoni kete kryeminister qe si justifikim per te gjithe veprimet e tij korruptive perdor shpifje e sharje kalamajsh?
    Nuk keni faj ju,thote ky mashtrues,se deri dje operoheshit me vegla shqiptaro-kineze qe shkaktonin infeksione pas operimit,ndersa tani po perdorni vegla te miqesise shqiptaro- oligarkike qe gllaberojne cdo vit miliona euro nga taksat tona!
    Po pse duhet te dale gjiuthmone kryeministri per te justifikuar te gjitha akuzat ndaj PPP-ve?
    Ai del se eshte vete autori i tyre dhe i djeg akuza,por do vije dita t’i vjelle ato?
    Nje gje eshte e sigurte,se sa here del kryeministri Rama te mbroje nje tender,koncesion apo PPP me siguri eshte jo vetem korrupsion,por se eshte vete Rama i perfshire ne ato!
    Se po te ishte ndryshe,pse nuk dalin te bejne transparence ministrat e linjes?
    Apo ata i ka si kukulla se hesapet i ben vetem ustai?

    Reply to this comment
  6. info analitike January 31, 19:22

    Qy kendesi kriekaqol vazhdon kakarisjet e tij duke mos perfillur aspak faktin se tashme e ka humbur perhere e me shume besueshmerine tek qytetaret.
    Sado te beje 24h propagande me genjeshtra ne ERTV perseri e ka te veshtire sepse realiteti qe jetojne shqiptaret eshte nje deshmitar i forte kunder llafeve te ketij megallomani medioker. Ky duhet mbyllur ne cmendi e duhet kuruar sepse eshte i paafte te shfaqe pergjegjshmeri ne gjerat qe ben.

    Reply to this comment
    • xxx January 31, 19:59

      nuk i plas per qytetaret se qytetaret s’jane faktor. Zgjedhjet i rregullon me Lulzimin dhe nderkombetaret, kto te 2 po, jane faktor.

      Reply to this comment
    • xxx January 31, 20:00

      Qytetaret duhet me mesu si me u be faktor per kte kaqol.

      Reply to this comment
  7. Arben January 31, 20:04

    Cirkus cirkus
    Vidhe, vrije shkërdheje këtë popull, e sundon me kamxhikun e ambasadorëve, kështu që mos merr leje, nuk ke asnjë detyrim

    Reply to this comment
  8. Bastard i rilindjes January 31, 21:21

    Cfare eshte ky i fandaksur keshtu. Mjere ne dhe turma e sklleverve qe i shkon nga pas ketyre plehrave

    Reply to this comment
  9. prizem January 31, 22:24

    Kelyshet le te lehin, Shqiperia do te ece perpara…

    Reply to this comment
  10. Betoni asht gur artificial- E.Rama January 31, 23:24

    Ky e ka mbajte premtimin ekrktoral ..S’keni pare gje akoma!!! I ka tejkalue A premtoi 300 mije vende pune ky shkoj edhe ma larg 500 mije i nisi me punue jashte pse ankoheni.Zgjedhjrt e ardhshme ro punedoje edhe 1 miljon kuptohet ne jashte… skeni pare gje akoma…

    Reply to this comment
  11. Adih February 1, 00:28

    Mirel.. @………

    Mos e akuzo kot ate cunin qe mori tenderin e sterilizimit se ai kishte 1500 Euro te pakten ,por cfare do thote ky Rama, qe i dha atij centralistit 26 vjecar tenderin e unazes se RE ,qe nuk kishte fare para ,bile nuk kishte as edhe nje lopate ne inventar per te ndertuar UNAZEN e RE .Pamvaresisht te dy keta zara te Ramutit , jane pa zyr ,bile pa leptop ???
    Prandaj i nderuar Mirel ” jepi ” cezarit ate qe i takon .??

    Reply to this comment
  12. Bureto February 1, 09:54

    Për Edi Ramën të paktën si personalitet nuk kam ndonjë simpati. As e kam votuar ndonjëherë si kryetar i PS, jo e jo, por as si kryetar bashkie. Por qysh 1991 e deri më sot nuk kam parë ndonjë kryeministër apo kryebashkiak më të mirë. Mos harrojmë që jetojmë në Shqipëri (Ballkan) dhe jo në ndonjë vend nordik. Kryeministrat, ministrat, deputetët etj, janë material puro shqiptar. Nëse ato që i ngarkohen Ramës përbëjnë shkelje të ligjit, le të veprojnë institucionet ligjzbatuese dhe drejtësia. E di që do thuhet në kor: Cilat? Po ato i ka kapur të gjitha ai! Epo unë këtë nuk e besoj, jo për ndonjë gjë, por është e pamundur të ndodhë. Llallën përshembull, nuk e kishte kapur, as ata gjyqtarë e prokurorë që pastroi vetingu, të tijët nuk ishin. As KLSh, as ShISh, as ILDKPI, as Avokatin e Popullit, bile në legjislaturën e parë as kryetarin e kuvendit as maxhorancën në parlament. Për më tepër ne monitorohemi në çdo hap nga ndërkombëtarët. E di, do thoni që edhe ata i ka kapur ai! Ju qofshi që e besoni këtë përrallë!
    Tani po i përmbys të tëra ato që shkrova më sipër dhe po i bashkohemi korit antirama, jo ppr gjë, por se më konvenon. Do votoj për kë do votoni edhe ju. Inshallah fitojmë! Inshallah e shohim atë, si fillim ‘bythëpërpjetë’ dhe fund, drejtësia e reformuar ta plasë në Reç. Po më falni se desh harrova. Ju premtova që do votoj si ju, por nuk më thatë: Cili është kandidati juaj?! Cili do të jetë kryeministri i ardhshëm që do të na i pastrojë gjithë pisllëqet e Ramës dhe ne paskëtaj do jetojmë të lumtur. Papunësia do bjerë në nivele historike, do rriten rrogat dhe pensionet, nuk do bëhen tendera, konçensione dhe PPP, informaliteti do shkojë afër zeros, buxheti do dyfishohet, dhe në fund brenda katër vjetëve, ja tetë për t’i bërë qejfin vetes, do bëhemi edhe anëtarë të BE!!…dhe Kosova anëtare e OKB. E pra ëndërra në beze! Në rradhë të parë do duhet ta gjejmë atë që do na i plotësojë ato, jo aq sa numërova, por të jemi diçka më mirë se këtu ku jemi. Ai i riu, kandidati ynë pra, dhe ekipi i tij le të na mbushë mendjen se do jetë ndryshe sepse ja edhe zgjedhjet po afrojnë, qoftë ky edhe viti 2021. O burra, këtë të votojmë dhe t’i themi surrelistit, qillotistit dhe adidadasit me atlete të bardha, sikter! Se u lodhëm duke thënë këtë de. Jemi në demokraci, në atë që kemi ndërtuar vetë këto 30 vjet, dhe kryeministër janë bërë dhe bëhesh vetëm me votë. Ka edhe një mënyrë tjetër, me ‘revolucion’, por ai ekziston vetëm në mendje të marrosura e të liga si të Salehut. Por edhe sikur të mos jetë ai inspiruesi, le të ngrihet populli vetvetiu dhe ta bëjë atë ‘revolucion’. E keni pyetur? E do ai? Nëse po, pse nuk ngrihet? Po nëse do të ngrihet, ju a do jeni në mes tyre? E kishit një rast në dhjetor 2018 me studentët, po nuk e bëtë. Vetëm Basha e Monika tentuan, por e patë se ç’u bënë studentët! Kështë pra. Ashtu siç na ka mësuar dhe kryetari ynë i shtetit, Shkëlqesia e Tij, hajduti i çetës së korruptuar të tranzicionit, “me qetësi dhe dashuri” të presim dhe të votojmë me mend në kokë, në qershor 2021 (ndoshta dhe më përpara, aq më mirë), për atë që duam, por jo vetëm për Ramën, jo! Se pastaj kujt do t’i ankohemi, popullit, që e quajmë ndryshe dhe Sovrani?!

    Reply to this comment
    • info analitike February 1, 12:42

      Bureto, Shqiperia nuk ecen perpara pikerisht se ka njerez qe mendojne si ti. Me kujton ata syresh qe ne kohen e kumandarit mendonin se me vdekjene tij do te merrte fund Shqiperia.
      Ke permendur si institucione te pakapura KLSH, Avokatin e Popullit, ILDKP, SHISH , a s’me thua cfare pushteti vendimarres kane keta? I ke lexuar denoncimet e KLSH-se per shkeljet ne dikasterete e ndryshme? Cfrae kane sjelle ato si pasoje? Asgje! Po Kuvendin e ke pare si eshte katandisur? Kalohen ligje e reforma per te cilat askush nuk ka dijeni madje as vete depuetet sepse u mjafton te ngene kartonin per t’iu bindur sulltanit qe i ka vene ne ate karrige.’,Personalisht kam qene ne ato protestat e dhjetorit 2018 ne perkrahje te studenteve e nuk pashe as Bashe e as Monike.. Me erdhi keq se shume kolege pedagoge nuk paten guxim te dilnin ne krah te studenteve, ashtu si disa te tjere militante u hakmoren ndaj studenteve me vleresimet ne provime. Ndoshta une jam ca me i lire e i pavarur nga koleget e mi se tashme jeten time e kam ndertuar jashte Shqiperise. Sa per alternativa mjafton te hapesh syte se ka djem e vajza shume me te mire se qy kendesi kriekaqol. Po te permend nja dy emra si Endri Shabani, Erion Kristo por edhe gazetare si Koloreto Cukali. Ne vend qe te presesh se cfare do te bejne te tjeret filloje nga vetja, kur te shkosh te votosh, voto per ate person qe te ngjall me shume besim tek zona jote elektorale packa se ajo vote do te vidhet apo tjetersohet nga muneruesit e partise nen brohoritjet “termet”, “termet”. enferret, salinjte dhe edinjte lindin pikerisht nga mentalitete si ky i yti, derisa u duket vetja te pazevendesueshem.

      Reply to this comment
      • Bureto February 1, 14:34

        @Info!
        Më vjen keq, por nuk e ke lexuar mirë komentin tim, sepse e ke lexuar me pasionin antiramë. Dhe unë jam, por nuk jam pasionant. Jam më shumë me këmbë në tokë. Shoh realitetin politik. Ai është i tillë që nuk ndjell besim. Sa për dijeni në i lexon komentet e mia do arrish të perceptosh se ku ‘notoj’ unë. Po përsëris veten dhe më vjen zor, por nga korriku i 1992 nuk kam votuar asnjëherë në çdo palë zgjedhjesh as PS e as PD, këto dy gjysmat e bajgës PPSh (kështu i ka quajtur D. Agolli), jo për gjë por për lidershipin e tyre. Për LSI as që bëhet fjalë. Po për kë votoj unë. Po ja për ato alternativa të reja që shfaqen, por që ‘sovrani’ ynë dele, nuk i voton. Si shembull, në zgjedhjet e 30 qershorit, votova jo për E.Velinë, por për Arben Skënderin e BD. Dhe kështu për këto lloj alternativash partish kam vazhduar këto 28 vjet. A kam fituar? Jo! Po ç’të bëj atëhere, të mos votoj? Nisur nga parimi amerikan se ai që nuk voton do qeveriset nga ata që votojnë, unë votoj. Të tjerë, bile shumë, nuk votojnë dhe ua lënë vendi militantëve, hajdutëve etj etj, për të administruar paratë dhe pronat tona. Ndaj pra për alternativa të reja, për dhe njerëz të rinj, flas e shkruaj gjithmonë. Por për arsye moshe dhe të tjera arsye objektive, ajo alternativë nuk mund të jen individë si unë, siç psh. ti më sugjeron. Unë jam në Shqipëri, jo jashtë si ju dhe e njoh shumë më mirë realitetin, bile dhe qeverisjet shpesh edhe nga brenda tyre. Arrivistët nuk shkulen po nuk i hoqën. Ata e mbajnë me thonj atë që kanë arritur dhe në sajen tonë. Po e përsëris si dhe në komentin e parë. Me votë, vetëm me votë largohen. Njerëzit të dalin në votime dhe t’i votojnë kundra këtë klika, gjoja të djathtë e të majtë, që kanë uzurpuar çdo gjë. Mos u lodhni kot Ramën nuk e heqin dot orekset apo komentet tona nga tastiera. Më rekomandove si alternativa, disa emra. Po ndalem tek njëri. Para ca kohësh nën siglën e një NGO apo OJF, Erion Kristo, organizoi për një temë të caktuar një protestë para kryeministrisë. E di sa veta grumbulloj as 10, dhe i pezmatuar para kameras shfriu se ky vend nuk bëhet. Dhe kaq. E pastaj? Pse me emisionin e tij ‘Bardh e Zi’ , në TV Scan, bëhesh alternativë?!…Apo Koloreto Cukali, me shkrime gazetash do konkurojë për kryeministër? Jo mor jo, politika përveç se njerëz të mençëm, të ndershëm dhe me karakter të fortë, shkurt idealistë të pa epur, kërkon mbi të gjitha njerëz të aksionit, karizmatikë, të palodhur për të arritur kauzën e tyre. Për këta flas unë. E pra Edi Rama nuk largohet me frymën e shenjtë, por me një apo disa personalitete si ata që përmenda, por që të jenë më të aftë se Rama, kryeministri i sotëm, në këtë punë. Këtë mundësi hëpërhë, nuk po e shoh unë. Kjo ka qenë edhe ‘quint esentia’, pra thelbi i komentit tim, që u bë dhe shkak për replikën tuaj. Shpresoj, me kaq të jem mirëkuptuar. Në avancë, gjithsesi ju faleminderit!

        Reply to this comment
        • info analitike February 1, 17:49

          Bureto nuk kishte asnje pasion anti-Rame ne komentin tim por thjesht iu pergjigja pikepyetjeve te tuaja ne lidhje me pohimin “Rama eshte me i miri nder kryeministrat ne kete 30 vjecar” apo “ai nuk rrezohet vecse me revolucion”
          Shoh se tek ti mbizoteron nje fryme dorezimi Erion Kristo mbledh pak, Edi Rama nuk rrezohet. A te kujtohet se cfare shansesh kishte Rama te vinte ne pushtet dikur dhe si e perzune nga partia keta qe sot i lepihen? Ja pra qe politika eshte arti qe ben te pamunduren te mundur. Kritika ndaj zullumeve te pushtetit eshte gjithnje e shendetshme, te pakten keshtu funksionon ne vendet me nje demokraci te konsoliduar, prandaj nuk eshte asnjehere vone e sadopak qe te jene zerat kritike. Nuk e di nese te kujtohet kur une komentoja mbi Ramen e sapozgjedhur kryeminister se si m e suleshin ne kete forum duke me akuzuar si salist e lloj lloj epitetesh. Sot po ata njerez apo nofka i shoh qe i jane turrur Rames. Sot per sot Rama-Veliaj-Basha-Berisha-Monika-Ilir fitojne sepse vjedhin vota dhe kane mbyllur sistemin zgjedhor duke i mohuar qytetareve te drejten e zgjedhjes.

          Reply to this comment
  13. anticensurë25642654 February 1, 10:10

    he lum ne për këtë fenomen gjenialiteti lindur në rrethinat e bllokut pra në qëndër,e më në qëndër të tironës që i ndrejtohet të nëpërkëmburve të tij si me pas qon haxhi qumili,dhe mjekrën e ka si ai,”JU KANË RROKANISUR KOKËN ME DOKRRAT SHURDHUESE”!!
    he zotërues fantastik i fjalës katnare,por të trashë,fare,fare(si do thoshte i madhi brruçe)!!
    pthu hale muti!!

    Reply to this comment
    • Doku February 1, 18:36

      Keto genjeshtra dhe mashtrime te paturpshme qe Rama i ben si pjese e propagandes per te mbyllur dosjen e dorezuar ne SPAK, jane nje fyerje e paskrupullt per cdo mjek dhe shqiptar te thjeshte i cili ka dy pare mend ne koke.
      Sepse:
      1. Kirurget shqiptare nuk kane operuar kurre me pinca elektricistesh dhe dare kuajsh, por me instrumenta kirurgjikale profesionale dhe ato instrumentat kineze te kohes se monizmit kane qene shume me jetegjate se sa keto te PPP qe jane faturuar sa frengu pulen per te rritur fiktivisht kostot e koncesionarit.
      2. Ajo fotoja aty “e te djeshmes” nuk eshte autoklav, por pajisje e thjeshte aerosterili, tjeter gje komplet. Kur autoklavet kane qene te rinj, instrumentat funksionale dhe rregulli rregull, infeksionet e plageve kane qene shume me pak se sa jane sot me kete PPP. Me ato mjete kane operuar Petrit Gace, Besim Elezi, Mentor Petrela, Mustafa Xhani e Pellumb Karagjozi, dhe nuk ka vdekur askush nga infeksionet sepse steriliteti ka qene i garantuar.
      3. Normal, autoklavet dhe instrumentat konsumohen e duhen rinovuar cdo 10-12 vjet. Here pas here ne keto vite kur jane ndertuar spitale te reja jane blere edhe autoklave edhe instrumenta kirurgjikale dhe dihet mire sa ato kushtojne. Nese keto pajisje blihen ashtu sic jane blere edhe me pare dhe sterilizimi administrohet me norma dhe rregull nga drejtuesit e spitaleve te cilet Rama dhe ministri i kane ne varesine e tyre, standarti i ketij procesi eshte i garantuar.

      Rama-Beqja ne vend qe te rinovonin kete gjendje te amortizuar me kostot normale qe ka ky proces, krijuan PPP-ne per te bere nje vjedhje rekord e te pashembullt askund ne bote. Per nje investim ne autoklave dhe instrumenta jo me shume se 10-12 milione euro, PPP-ja merr per cdo operacion mbi 180 euro per nje pune qe ne Shqiperi sipas specialisteve nuk kushton me shume se 3-4 euro. Vetem ne nje vit PPP-ja i ka marre shqiptareve 17 milione euro per 90 mije operacione. Ne 10 vjet fatura e PPP shkon 160-170 milione euro per te njejten pune qe po te administrohej nga spitalet nuk do kushtonte me shume se 15-20 milione(pajisje, instrumenta te rinj dhe kosto sterilizimi per 900 mije operacione).

      Reply to this comment
  14. Beqiri February 1, 20:08

    https://www.zeriamerikes.com/a/beqaj-shendetesi-shqiperia-/3203448.html
    Unë po besoj Zërin e Amerikës per këtë temë. Pasi Beqaj dërdëlliti gjatë e gjerë për të mirat e kësaj afere gjigande korrupsioni, gazetarja ja preu shkurt: boll me këto brockulla, nuk ju përgjigje pyetjeve që të bëra dhe KOHA JOTE MBAROI.
    Deri më sot një qëndrim të tillë të qartë akuzues në studion e saj VOA e ka bërë vetëm për dy persona: Ilir Metën dhe Ilir Beqen.

    Reply to this comment
  15. Pinca e vjeter Shqiptaro - kineze... February 1, 22:18

    Nje aparat sterilizimi autoklave i ri , modern i fimave te njohura Miele apo Siemens kushton nga 3000 – 5000 € copa (sikur 1000 autoklava te blehen me cmim maximal pra
    5000 € (me shumice edhe Gjeka qe shet presh e din se ka zbritje) bajne 5 miljon € me matematijen thjeshte e shkolles komunizmit mund te arrijme te zbulojme se kujt duhet me i besue…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim