Rama flet për operacionin më të rëndësishëm të këtij mandati: Luftë frontale kundër informalitetit

August 31, 2015 11:49

Rama flet për operacionin më të rëndësishëm të këtij mandati: Luftë frontale kundër informalitetit

Kryeministri, Edi Rama gjatë një konference për shtyp ka folur për Samitin e Vjenës dhe për reformat që qeveria do të ndërmarrë me nisjen e shtatorit. Rama deklaroi se nga nesër nis beteja ndaj informalitetit, ndërsa më pas do të vijohet me reformën në drejtësi dhe ujësjellës.

Kreu i qeverisë e cilësoi luftën ndaj informalitetit “operacionin më të rëndësishëm të këtij mandati”.

“Lufta frontale kundër informalitetit, e cila nuk nis nga zero por kalon në një fazë të dytë vendimtare për të ulur informalitetin në një nivel të pranueshëm. Do të jetë jo luftë kundër biznesit, por aleancë me biznesin që paguan taksat dhe në mbrojtje të konsumatorit”, deklaroi kryeministri.

Njëkohësisht me këtë reformë, Rama tha se do të nisë edhe reforma në ujësjellës. “Reforma e sistemit të ujit të pijshëm do të jetë reformë e thellë strukturore dhe do të bashkohet shumë fort në avantazhin e madh që na ka krijuar reforma territoriale”, tha ai.

 

August 31, 2015 11:49
Komento

16 Komente

  1. kryetari kAmentuesve idjote August 31, 11:55

    INFORMALITETI FILLON NGA ‘SHTETI’!
    P:SH—Nje ministri e quajtur e ‘integrimit’ 25 vjet me se meret nga mengjezi ne darke’ e sa i kushton ne vit femijeve te pa ngrene shqipetare nga er melinda tek Mjlinda,nga ShQina tek Gjoshja!!!!??Ke marre detyre qe nuk e mbajne shpatullat e tua me luften ‘antikAmunimit’.Sala e ‘mbajti’ QURRAVINE se shiti SHQIPERINE!

    Reply to this comment
  2. LIkja August 31, 11:56

    Ky KM tjeter gjera na premtoi, dhe te tjera gjera po ben. Keto aksionet nuk i permendi ne fushate. Ne fushate na bente premtime te tjera dhe asnje nuk ka realuzuar. Qe te harrojm premtimet ky na jep keto shfaqje. Flet edhe per arritje te medha pale. Edi Rama duhet te largohet sa me shpejt se po behet shume i bezdisshem. Nuk pranon asgje ky njeri. Kam frike se po e con ne gremin vendin.

    Reply to this comment
  3. shoku " Hekuran " August 31, 12:12

    Filloje luften frontale nga VIPAT !!! Hiq nga drejtimi disa hajdute femra ( me te cilat besoj je zhgenjyer si gjithe popullsia ) ne dogane dhe tatime dhe vazhdo pa kompromis luften kunder informalitetit!

    Reply to this comment
  4. Uskania August 31, 12:42

    Pa luftën kundër informalitetit nuk ka shtet, nuk ka mirëqënie, nuk ka shpresë.Shumë ekipe qeverisëse, psh Sarkozi, e nisën me uljen e rrogave të veta.Pse na duhen 140 deputetë dhe jo 80?A mund të jepet kjo përgjigje?Po ta krahasojmë sipas numrit të popullsisë, Italia, me këtë koefiçientin tonë, i bie të ketë 2500 deputetë dhe Kinës i bie të ketë një asamble me 60 mijë deputetë!
    Po hallka të pafund drejtorishë ndërqeveritare, nëpunësish që “vrasin miza” në pushtetin qendror e vendor, dublime funksionesh e punësh, ushtarakë të tepërt etj?Është e vërtetë që duhet një fond konsumi, por këto lekë le të hidhen për përkrahje sociale, rritje pensionesh e pagash, punë publike etj.
    Kryeministri thotë se duhet ta ulim informalitetin në kufinjtë e lejueshëm.Synimi duhet të jetë që të mos ketë fare informalitet, zoti Rama.
    Sa për luftën kundër informalitetit, duhet një betejë e vërtetë, ose, siç thuhej në komunizëm, “qilizëm”.Nuk ka pse t’i vijë kujt keq pse i merren taksa (na falni për shembullin), Sadri Abazit apo Paulin Sterkajt dhe “Kastratit” e Samir Lames, apo atyre që fitojnë miliona dhe dalin e bëjnë karshi duke i prishur paratë për luks nëpër botë.(Dihet se si përfundon paraja e vjedhur, haram).Ata që mbrojnë hajdutët ose janë vetë hajdutë, ose kërkojnë rrumpallë në këtë vend.(Rompo di pale!)
    Por pa ligj, nuk bëhet asgjë.Një ligj i mirëmenduar, i fortë, gjithpërfshirës duhet të hartohet e miratohet, mundësisht nga të gjithë.Jo vetëm i vogëli të vihet para ligjit psh.kasapi dhe shitësi i peshkut, por edhe i madhi, prodhuesi i kromit dhe i çimentos.Jo vetëm nëpunësi i thjeshtë, por edhe kryetari i bashkisë dhe ministri.
    Po nuk u kryen dhe zbatuan reforma të thella për taksat, ujin, mjedisin apo për vetë standartin e jetës, jo më nuk kemi shpresë të jetojmë këtu, por do hidhemi nëpër male e dete më keq se më 1991.
    A nuk është turp që, edhe pse u trumbetua fikja e furrave të gëqeres që ndizeshin me goma të hedhura, ata vazhdojnë të qelbin zonën e Krujës?!!!A nuk është turp që priten e shfarosen pyjet, që ndotet Elbasani?Si ka mundësi që nuk i bie mendja dikujt që të detyrojë me ligj fshatarët të mos hedhin haletë nëpër përrenj e vija uji?Dikur vinte ndihmësmjeku e mjeku i fshatit shtëpi më shtëpi dhe kontrollonte në se e ke mbuluar gropën e h…s.Sot, kur mundësitë janë shumë më të mëdha, shtëpitë në fshat, shpesh një këtu e një atje, nuk kanë gropa fare, por me tuba plastike që kushtojnë edhe lirë, hedhin fekalet ku të munden, sepse kërkush nuk u kërkon llogari.Ku është Ministria e Mjedisit dhe e Shëndetësisë?
    Shqipëria është bërë një kungull, që nuk din nga ta kapësh, sepse nuk ka bisht.
    Nxirrni ligje dhe i zbatoni, o shtetarë!

    Reply to this comment
  5. Sallakja August 31, 13:00

    Leri more diletante, keto luftra imagjinare, po hap vende
    pune. Shqiperia po shkon ne mjerim, ti merresh me budalliqe.
    Po nuk ishe i afte te krijosh vende pune ? Ik. Nuk do na marre
    malli.

    Reply to this comment
    • elio August 31, 14:09

      Perfekt dakord..zoteria nuk po eshte ne gjendje te krijoje perspektiva ekonomike..taksat vihen per te financuar solidaritetin e ne mbeshtetje te ekonomise e jo per qejfet e ketyre qeveritareve e per te mbajtur me buke rezidencat qeveritare…kur ka fitime taksat paguhen pa problem, por kur nuk kemi buke c’te paguajme..kerkoi tan shkrelit qe po te rikonstrukton çdo ndertese qeveritare e koco kokedhimes te te japin me shume taksa se ne te tjeret na e thave barkun…mendjemadh llafazan..

      Reply to this comment
  6. tekniku August 31, 13:01

    Me këtë drejtësi shoqërore, ulje të korrupsionit, liri ekonomike dhe siguri (në të gjitha dimensionet) që ti dështove të sjellësh, po u heq dëshirën dhe po i motivon fortësisht që të mos paguajnë edhe ata që paguanin.
    Nuk jam naiv që të mendoj se jemi këtu thjeshtë për fajin tënd, po të paktën mos shpall luftra që rëndojnë vetëm mbi kurrizin e të dobëtit, se do dalësh përveçse i dështuar edhe i urryer nga kjo histori.

    Reply to this comment
  7. fjala August 31, 13:12

    ore plere fushat duhet te kishe ber duke futur saliun e banden e tijne burk .pastaj te mereshe me popullin e shkret e fukara duke e cfilitur me taksa ..eeepler o pler ..

    Reply to this comment
  8. fjala August 31, 13:16

    ore plere fushat duhet te kishe ber duke futur saliun e banden e tijne burk .pastaj te mereshe me popullin e shkret e fukara duke e cfilitur me taksa ..eeepler o pler ..e mu thafshin mua te parit duart qe votova per ty

    Reply to this comment
  9. Darius August 31, 13:49

    O edo…o edush..o k…bush…..pirxhi pirxhi se liroi.

    Reply to this comment
  10. olci August 31, 14:25

    Ore qe te ka ikur e morem vesh posi kerkon ti lufte kunder informalitetit ku 99 % e atyre qe ke rreth e rrotull dhe ata qe do kryejne keto kontrolle jane te tille.
    Si ste vjen turp kur ke thene qe prioriteti ne fillim para se te votonim ishte te vije drejtesine ne vend?
    E pra i dashur tralala ti è ke humbur betejen qe ne fillim Duke most I prekur asnje qime atyre qe e shkaterruan dhe zhvaten popullin. I mban akoma aty afer teje prandaj dhe dyshimet do apo sdo ti bien direkt tek ty se ta dhame voten per kete gje.
    Nese nuk je i afte e po pate akoma cipe me more te ikesh se me llafe nuk ushqehet populli.
    Genjeshtar

    Reply to this comment
  11. anonim August 31, 17:17

    Rruge pa krye…! Njelloj si reforma e Partizaneve ne ’46 !!
    Qe sot aktivitetet kane filluar te ulin qepenat,do te jete kolaps i vertete per biznesin e vogel i cili deri tani ka mbijetuar ashtu. Kushdo eshte per formalizim sepse formalizim i ekonomise do te thote shtet/ligj por me kete dhune te premtuar do te jete kolaps..!!
    Shume komentues me siper argumentojne me shume vertetesi zgjidhjet e problemit por jam i sigurt se gjithcka do te shkarkohet tek te varferit qe do te shtojne edhe me shume te papunet dhe pse jo,edhe emigrantet

    Reply to this comment
  12. Drenicak August 31, 17:51

    Une isha per pushime ne Velipoj .
    Atje nuk ekziston shteti atje per 10 dite qendrim nuk kam hasur ne lokale ne shitore qe dikush te pais me faktur fiskale qe paguan nje klient per tvsh.
    Pronaret e shpijave te gjitha parat i merrnin ne te zez .
    Shpresoj qe Edi din dhe don me ndal poshtrimin gjunjezimin e shtetit para kriminelve.

    Reply to this comment
  13. Arben August 31, 19:11

    PERPARA EDI RAMA.

    Reply to this comment
  14. olci August 31, 22:57

    Po patjeter megjithe Salen

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim