Rama flet për takimin me Nanon: Timoni? Fatosi është shofer i sprovuar

June 11, 2017 10:52

Rama flet për takimin me Nanon: Timoni? Fatosi është shofer i sprovuar

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me takimin e zhvilluar një ditë më parë me ish-kreun e Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Gjatë një takimi me sipërmarrës në Golem, Rama tha se Nano pati shumë të drejtë kur u shpreh dje pas bashkëbisedimit mes tyre se situata aktuale politike “nuk është çështje timoni, por destinacioni”.

Sipas Ramës, Nano pati shumë të drejtë me këtë deklaratë, pasi ai në fund të fundit është shofer me eksperiencë.

Fatosi pati të drejtë mbrëmë kur tha se nuk është çështje timoni, por destinacioni. Ai është dhe shofer i sprovuar, i ka të gjithë ingredientët e nevojshëm të eksperiencës dhe teknikës së dhënies së makinës, për të kuptuar se ky nuk është qëllim në vetvete”, u shpreh Rama, fjalë me të cilat preferoi të mbyllte dhe takimin në Kavajë.

Ish-kryeministri, Fatos Nano është rikthyer sërish në vëmendjen politike, pas takimit kokë më kokë të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Takimi mes tyre është zhvilluar në vilën qeveritare në Durrës.

Rama dhe Nano u takuan rreth orës 17:30 dhe biseduan për më shumë se 2 orë.

Pas takimit, Nano është shprehur se “ky është vetëm fillimi”.

“Nuk keni parë gjë akoma,” është shprehur Nano.

“Nuk është më thjesht çështje timoni, është çështje destinacioni”.

Rama dhe Nano janë takuar disa herë kohët e fundit.

June 11, 2017 10:52
Komento

11 Komente

  1. Capi dhia June 11, 10:58

    Fatos Nano president.

    Reply to this comment
    • eno June 11, 16:58

      Edi rama nje mashtrues qe shperdoroi ne menyren me te keqe pushtetin qe i dhane shqipetaret nga jugu ne veri. Na del si halabak me tuta sporti dere me dere duke pergojuar te madh e te vogel por nuk ka asnje justifikim per cfare nuk bere nga ato qe premtoi.
      Edi rama eshte pikerisht ai qe perifrazoi fatos nano disa vite me pare. Ai qe ecte rrugeve te parisit me thonj te paprere.
      Eshte e turpshme qe atij dhe parrtise socialiste qe perfaqesohet nga ai ti jepet vote pas kater vitesh mashtrime dhe lendime mbi kurrizn e popullit shqipetar.
      Vetem ne shqiperi eshte pare qe rroga e gjyqtarit te behet 4 mije dollare ne nje kohe ku nje i papune i jepet nga shteti jo me shume se 70 mije leke te vjetra per te jetuar. Kjo eshte shqiperia e edi rame rrumpalles. e mbushi shqiperine dhe qytete me beton. tiranes ja bllokoi qarkullimin ne qender sikur bllokohen arteret kryesore. Edi rama paska patur leke per te betonuar qytetet e vendit per te shtruar pllaka por nuk ka patur leke per te bere rruegen e Arbrit qe jua premtoi Dibres Bulqizes.

      Reply to this comment
  2. demo June 11, 11:30

    Edi Rama e paraqet veten si nje taxiratxhi,qe i bien ne qafe te gjithe dhe ka nevoje per perkujdesje.Kete e rrahin maloket e Berishes,kete e lene pa makarona ne kampet e emigracionit,kete e torturon Ilir Meta,kete e detyron Basha ne cader te dorzoje qeverine.Tani ka gjetur mbeshtetje te sigurte tek IKANAKU Fatos Nano.Mblidh mente mos bej karagjozin,se ke nje Parti te shkelqyer dhe nje barre te rende mbi supe.Per keshilla ke ata nqe e ruajten Partine Socialiste dhe ta sollen ty ne pjate.Keta jane Arta Dade,Gramoz Ruci,Ermelinda Mexi,Arben Malaj,Ben Blushi,Erion Brace,Servet Pellumbi,etj,.Me keta keshillohu! Edi Rama nuk e ka luksin te perjashtoje asnje prej tyre.

    Reply to this comment
  3. A June 11, 12:13

    FATOS NANO, porsa eshte takuar me EDI RAMEN e ka pyetur çfare leje drejtimi, patente ke? EDI i eshte pergjigjur kam leje drejtimi, patente klasi B. Me kete patente lejohet ti japesh nje mjeti, nje veture deri ne 5(PESE) persona gjithesj. Kurse per ate qe thua ti duhet patente klase D. Sepse eshte leje drejtimi, patente autobusi ku hypin popull masivisht. Pra per kete je pa profesion dhe zanat, duhet te bejsh kurs per shofer autobusi. E mo EDO, i jep mend te tjereve qe te bejne kurse, shkolla profesionale, kurse vete je elif matrak ne zanatin dhe profesionin e shoferit.
    Ky EDI ka pranuar keshillen e TOSIT, qe ta ndrroje slloganin nga çeshtje timoni, ne çeshtje destinacioni.
    Ore EDO kaq naiv je te marresh per baze keshillen e TOSIT, kur destinacioni per te eshte arritja ne ndonje buzuqis ose kazino.
    Pra, te dy si ti EDO je pa zanat, maksimumi nje barbon dhe piktor zhgarravinash dhe tani ky TOSI qe ka 9(NENTE) uje dhe 1(NJE) kos eshte i mire vetem per palle, per buzuqis me thye pajata ne Greqi, ne nje kohe qe po ju mbyteshin njerezit ne det. Kurse ti tjetri ore EDO je vetem per broçkulla, anekdota.
    Prandaj ju te dy si ti EDO dhe ky TOSI, ikni e mos na u dukni se nuk jeni per asgje, veç korrupsionin, tenderat dhe konçesionet i beni mire. Koha e juaj ka mbaruar dhe bashkojuni S.BERISHA + F.NANO + E.RAMA + L.BASHA (PD + PS) = RAMIZ ALIA (PPSH). Kjo eshte Rilindja dhe Republika e Re qe zbatuat dhe propozoni vazhdimesine.

    Reply to this comment
  4. Goni June 11, 12:43

    Kujtojme se ne:
    1.periudhen 91-97 me Berishen president politika deshtoj të bente shtet
    2.periudhen 97-2005 nen drejtimin e PS ku Nano luajti nje role të madh politika deshtoj perseri të bente shtet,ishte rrumpalle……
    O popull !Besoni se keto 2 fytyra mund të bejne shtet duke u dhene nje shans të dyte????????
    KURRE ,por ne na vjen mire kur na kruajne sumen….

    Reply to this comment
  5. Plaku Xhuxhumaku June 11, 14:16

    Ore e di ky Palla qe Fatos Nano eshte shofer leshi. Tosi kur ishte KM shtypi me makine nje gjynafqar rruges se Ndroqit dhe e mbuloi krimin. Me Tosin shofer nuk eshte as ceshtje timoni, e as destinacioni. Me Tosin shofer ruaju greminave dhe aksidenteve se e ke mbas qafe.

    Reply to this comment
    • Bureto June 11, 18:20

      Plak Xhuxhumak: Po shtoj se u rrezua edhe nje here ne qafen Krahes-Fratarit, ku la edhe dy gishta dhe kur Rama i shkoi me nje tufe lulesh ne spital ne Athine. E vertete eshte qe Fatosi i ka qejf si makinat ashtu dhe grate, por jo se eshte i zoti.

      Reply to this comment
  6. prisni se skeni pare gje akoma June 11, 14:20

    Pra mano lryeminister apo minister i jashtem???????

    Reply to this comment
  7. Plaku Xhuxhumaku June 11, 14:42

    Ah, se harrova, dhe po i shpetove gremines perfundon ose ne kazino, ose ne pijetore.

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit June 11, 15:22

    nuk eshte çeshtje timoni,eshte çeshtje sedileje, se kush hapet me shume ne sediljen e prapme. Politika nuk eshte loder me timona por çeshtje pergjegjesie dhe efektiviteti. Kur premton 300 mije vende pune dhe puneson 50 mije sidoqofte nuk arrin rezultatin por shenon prirje pozitive dhe kjo vleresohet. Kur premton se do vesh ne vend drejtesine dhe pastaj thua se k/ministri nuk eshte prokuror ke thene nje gje te arsyeshme, por kur ben pakt qeverisjeje me PD do te thote qe je hedhur ne krahun e pakthim te lumit. Tani del e kafetohesh me Bert Camçakizin duke e vleresuar se di te ngase edhe makine, me duket se po behesh shume joserioz z. kryeminister. Per pune ngasje makine Nano eshte nje xhaje nga ata qe behen “tape”(edhe ne kuptimin e pijanecit) ne trafik per te tjeret, prandaj mjaft me rrufjanlleqet e qilareve dhe paktet e mejhaneve. Behu serioz kryeminister, mos riciklo te pariciklueshmen se do te mbeten peshqesh ne darken e humbjes dhe nqs po kerkon tamam kete, sa trishtim per te majten qe ra peng tek papergjegjrsia jote. E, dhe e fundit, ktheji nderin nipit te mbretit, merre shofer siç gyshi i tij mori shofer gjyshin tend, qe te permbyset historia dhe te na rroje “destinacioni”..

    Reply to this comment
  9. Everteta June 12, 01:10

    Edi mos i beso nje kurvari si Fatos Nano qe shet gjithcka qe te arrij qellimin. Je i zoti vete ke popullin qe te do vazhdo vella perpara ske nevoje per askend. Mos e njollos veten me Fatos hajdutin mashtruesin qe rodhi ku i desh qejfi shperdorroi si i desh qejfi me poziten qe ju besua nuk beri dy leke pune dhe tani e merr per mend. Mend ke vete mos na indinjo me kete palo burre qe kerkon ta portretizosh si te mire. Ai qe tradheton nje here tradheton perhere. Si eshte familja ashtu behet dhe shteti dhe faktet flasin kunder Fatosit vella. Prandaj sa me larg atij hajduti.Ti je i mencur vete vetem po jap nje sugjerim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*